[AlbClub] Re; Perla gazetarie

[email protected]
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Ben nga [email protected]_ (mailto:[email protected]) , shkruan:
 
<<Dua t'i bej nje paralajmerim Pellumb Kulles - kjo i afrohet shume  nivelit 
te tij te humorit dhe e rrezikon me rivalitet, pavaresisht se eshte  shkruar 
seriozisht. >>
 
O Ben i dashur, te lumte ciftja e grepi qe zure keto perla, se sinqerisht  
legjendat si keto, mbi luften partizane, na zbukurojne ditet tona  te hirta! 
Flas per legjendat e jo per betejat e clirimit, te cilat i cmoj  ashtu si jane 
dhe deshmoret i nderoj ashtu si u takon.
 
Ty te faleminderit megjithe zemer per mbrojtjen nga rivaliteti i eger me  
kesi lloj gazetaresh. 
 
Kjo Zenepe Luka, qe thua ti m'u vardis njehere e me kerkonte nje  interviste. 
Une atehere nuk e njihja mire dhe ia dhashe. Parodistet e Vlores  sapo kishin 
mbaruar, nen hyqmin tim, nje turne ne ShBA dhe ata ia paten dhene  asaj 
numrin e telefonit dhe i kishin rekomanduar intervisten. I dhashe  pra nje 
interviste ne lidhje me shfaqjet artistike ku dhe jam i fushes, por jo  pa i kujtuar 
se shakate jane natyra jone e dyte. Ne fund, zonja Luka me krehu  bishtin dhe 
me ftoi te vija ne atdhe e te merresha me politike. "Eja te  angazhohesh me tha 
apo do qe te te ftojne? Po sikur te te propozojne per  minister, vjen?" "Jo, 
ia ktheva, vij vetem po te me ftojne per President. Me  pak, kurre!" Afrim 
Agalliu, parodisti i pare, me pas me njoftoi  se ajo, llacka, e paskesh marre 
seriozisht. U nxitova ta kontaktoj ne  telefon e t'i them se kete rradhe ishte 
shaka. E po te kisha vertet nje ambicje  te tille, nuk do ndiqja kete rruge, me 
intervistat e Zenepe Lukes! Me tha se e  kuptonte shakane dhe shakaja nuk 
hynte ne shkrimin e saj. 
 
Pas dy ditesh ne gazeten SOT, ne faqen e pare, ne gjithe faqen, doli  figura 
ime dhe me germa te stermedha shkruhej: DUA TE BEHEM PRESIDENT I VENDIT  TIM.
 
Nga gjithe shqiptaret vetem Abdi Baleta u tremb edhe beri nje goxha  sarkazme 
ku i paralajmeroi dhe i shpetoi tere shqiptaret nga rreziku qe  paraqisja une.
 
Tregova kete episod per te deshmuar, se me mire se kushdo,  efektomanine e 
zonjes Luka, e kuptoj bukur une dhe te gjitha: bartjen e kockave  prapa te 
plagosures, lenien e amanetit qe nje i shendoshe i le nje te plagosuri  rende, i 
shijova thellesisht ne tere gamen humoristike.
 
Faleminderit dhe per paralajmerimin qe ta kopjova dhe e vura nga  shkrimi yt, 
 ne krye te ketij shkrimi..
 
Kaq per Zenepe Luken dhe kercenimin e saj.
 
Po nga te ruhesh me pare, mor  Beni, mor xhan! Nga niveli i humorit te 
Zenepes apo nga ai i kryeministri  tone!  Ai dikur na konfesoi se tere  cfare tha 
mbi Fatos Nanon, ishin genjeshtra dhe boje e zeze qe ai  perdori, si shef i 
Opozites i paskesh hedhur pa te keq, per  qellime elektorale. Tani pas ca vjetesh 
do na konfesoje per keto deklarata qe po  ben, se ato i duhen vetem per 
qellimin e larte patriotik te  mbajtjes se pushtetit, dhe qe ky dreq pushtet te mos 
bjere ne duar te armiqve te  kombit. Qellim i mire, per nder! 
Para ca kohesh, kur dritat  ne Shqiperi benin pushim dhjete ore ne dite, 
kryeministri tha qe Shqiperia po  gatitej te eksportonte energji elektrike!!!!  
Mirepo kriza u be me e thelle.  
Dje qe dritat ne atdhe  arriten te mungojne mesatarisht 18 ore ne dite, ai e 
ndjeu se ish  nevoja e nje deklarate me te fuqishme. Keshtu qe, po dje, beri  
deklaraten  “Shqiperia siuperfuqi energjitike”!!!!!! 
Nga kontaktet me burime te  brendeshme ne enturazhin e Berishes, u mesua se 
ai po pergatit edhe  deklarata te tjera qe une po i zbuloj ca dite me pare. (E 
kjo nuk quhet  djegje, se jam i sigurte qe ai prapeseprape do t'i beje!). E 
para, javen qe vjen  do te jete  “Shqiperia nje qindarke" qe synon nje nxitje te 
madhe per  biznesin, sidomos per ate te jashtmin qe eshte me varfanjak. 
Pastaj  deklaratat vijojne me  “Pensionet e shqiptareve gjallerojne zilite e  
pensionisteve evropiane”, (Keshtu ai permbush dhe nje nga zotimet madhore te  
fushates). Javen tjeter, ai do dale me dy kryeartikuj qe do zene tere faqet e  para 
te gazetave: “Qytetaret shqiptare, ketej e tutje pa viza, ku t’u doje loçka  
e zemres!" dhe “Vetvrasjet ne Shqiperi, drejt shifres zero. Do te kemi  vetem 
vrasje” 
Te me falin lexuesit, qe do ta  prish pak gojen dhe bile te me fale dhe  vete 
Zenepe Luka, por kjo duhet  thene se perlat e kesaj zonje, jo vetem qe nuk na 
çudisin, por i hane mune  perlave te kryeministrit! 
Tani, miku im i shtrenjte Ben, pas ketyre deklaratave te  zotit Berisha, mua 
me vjen turp edhe te shkruaj neper gazeta kunder  qeverise, sic mund ta kesh 
vene re ketu e shtate muaj!
 
 Me vjen turp sidomos nga te gjithe ata qe mendojne  ekzaktesisht si une e 
nuk prononcohen kurre!
 
Pk
 



************************************** See what's new at http://www.aol.com

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.