[AlbClub] kemboret e universiteteve
Cun Tirone <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Mendoj se eshte shume pozitive qe erdhi radha te diskutohet per universitetet ne Shqiperi. Rritja e nivelit kulturor e profesional eshte e vetmja rruge per perparimin e shiptareve e te Shqiperise. Trute marrin akoma me shume rendesi ne epoken e globalizmit, dhe kur teknologjite po lehtesojne pikerisht konkurencen e truve. Si rrjedhoje, sa me shume universitete te kene shqiptaret aq me mire eshte. Por ... nuk thone kot qe djalli eshte ne detaje. Desha te thoja, le te mos perpiqemi te shpikim rroten dhe ne kete fushe. Bota ka shekuj qe merret me kete pune, si rrjedhoje, le ta respektojme kete eksperience. Fjalen e kisha tek universitetet private, e sidomos per ato me qellim fitimi. Eshte e qarte, qe ne nje ekonomi tregu, askush, perfshire shtetin, nuk ka te drejte te pengoje dike tjeter si t'i investoje parate e tij. Por, pervoja boterore tregon se universitetet, per te qene ashtu si duhet, kushtojne shume. Universitetet private me emer harxhojne me shume se dyfishin e te ardhurave prej studenteve. Pra, eshte e qarte, jo vetem qe s'ka vend per fitim, por duhen gjetur goxha financime te tjera si nga investive te ketyre universiteteve private (psh. ne stock market), dhurata, e keshtu me radhe. Do te isha kurioz te degjoja nje universitet privat me emer qe del me fitime. Nje tjeter vecanti e universiteteve ne krahasim me aktivitetet e tjera, eshte se produkti i atyre te pareve del ne drite, se paku, mbas kater apo pese vjetesh. Ndersa nje universiteti, per te bere emer, i duhen shume me teper vite. Si rrjedhoje, arsyetimi se konkurenca e tregut do te garantoje cilesine nuk duket se qendron. Dikush (aq me shume ata me moral te dyshimte) mund t'i dy-tre fishoje investimet per ca vjet, pa qene nevoja fare te merret me cilesine e universitetit te tij te arte. Po harxhe do t'i paguajne kungujt perkates dhe shoqeria qe do t'i duihet te beje byrek me kungull. Nga ana tjeter, roli i universiteteve shteterore nuk mund te zevendesohet nga alternariva te tjera. Pergatitja e brezit te ri eshte thelbesore per shoqerine. Si rrjedhoje, ajo duhet ta zgjidhe qesen e te investoje si duhet, se pari, per te mos pasur te ardhmen teresisht te varur nga kapricot e tregut, dhe e dyta, per t'i dhene mundesine atyre qe nuk i kane mjetet, qe do privati, per te bere shkolle dhe hajer per vehte, por dhe per shoqerine vete. Ne fund te fundit, zoti apo natyra ben shperndarje te rastit te truve, pra s'eshte e thene qe Ainshtajnet e ardhshem te mos jene nga bregu i lumit. Eshte e vertete qe sot universitetet shteterore jane ne pike te hallit. Por, kjo s'do te thote tu vihet shqelmi e t'i kendohet vetem tregut cudiberes. Universitetet shteterore kane nevoje per nje reforme te thelle, qe do t'i bente te manaxhoheshin si private, duke marre autonomine e duhur dhe pergjegjesite perkatese qe vijne me te. Kjo do te bente te rritej cilesia e profesoratit, e mesimit, e mbase dikur edhe e kerkimit shkencor. Por, ky eshte nje muhabet i gjate, e mbase per nje here tjeter. Une uroj qe universitetet private te lulezojne e te konkurojne, dhe mbase dikur do te kemi dhe ne universitete te tilla sic duhet dhe me emer. Keto lloj universitetesh, kuptohet qe, ne pergjithesi, do tu kerkojne me shume pare studenteve, por po qe se synojne cilesi, nuk do te arrije te nxjerrin fitime, perkundrazi. Bile shteti duhet te ndijmoje dhe ata me cilesoret nder privatet. Universitete pacavure ka gjithandej ne bote. Ka nga ata qe shesin diplomat dhe ne Internet. Por, vendet qe perparojne kane nje rrjet te fuqishem universitetesh cilesore, qe garanton pikerisht zhvillimin, dhe qe i ben te paperfilleshm universitetet koti, me apo pa fitim. Pershendetja pa kushte e tregut te lire ne fushen universitare i ngjan shume laiser fair per piramidat qe aq shume dem i bene shqiptareve. Prandaj, sic a thashe qe ne fillim, le te mos mundohemi te shpikim rroten, apo te marrim rolin e fenerit per dynjon. Sidoqofte, le presim sa te behemi superfuqi energjitike! Nderkohe, ishalla te gjejme ca qe marrin vesht nga kjo pune, e le t'ia varim atyre kemboret e universiteteve. Çun Tirone _________________________________________________________________ Windows Live Hotmail and Microsoft Office Outlook – together at last. Get it now. http://office.microsoft.com/en-us/outlook/HA102225181033.aspx?pid=CL100626971033 ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club