[AlbClub] YJE MBI ALTAR ! (per botim)
Alban GURI <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
YJE MBI ALTAR
Me stinët e vitit
Ndryshojm un dhe Ju
Më e bukura brezni
ritme, koh pa fund!
Me arm dhe me lule
Me zemra që ndizen
Me këngë të përjetshme
është nata jon e pagjum.
Jo, mos u friksoni!
Ju, mos u nënshtroni!
Ju jeni triumfi !
Un dua tju zgjoj.
Ju jeni agimi,
i vetmi refren
që Ju e këndoni
me zë, me zë të plot.
O gjaku i pastër
i etërve shqiptar
O shpresa rinore ,
Ti shpirt legjendar !
Jet të re kërkoni !
Jo, mos bini pre
e ëndrave të kqija !
Përpara, me Lavdi !
Jo, mos u friksoni!
Qiellin bëni streh !
Me një këngë të përbotshme
Shqipërinë ngrini pesh !
Jo, mos u friksoni !
Errësirën largoni!
Me dritën e Yllit tuaj,
Shkëlqeni mbi Altar !
Me arm dhe me lule
Me zemra që ndizen,
Jet të re kërkoni,
Po, kërkoni Dashuri!
Jo, mos u friksoni
kur jeni me Mua,
-thot Zoti, Ati juaj
Përpara, në Ngadhnjim !
Jo, mos u friksoni !
Errësirën largoni!
Me dritën e Yllit tuaj,
Shkëlqeni mbi Altar !
---------------------------------
---------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club