Re: [AlbClub] Universitet me fitim = cilesi me humbje
"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <08f901c827d1$22941f80$7301a8c0@pc> |
*** AlbClub Discussion List *** Përshëndetje Çun Tirane, Do të më falni që nuk ju përgjigjem dot sot, pa u botuar edhe pjesa e tretë, dhe e fundit, e shkrimit tim. Nderime. Bashkimi Bashkim Kopliku Phone: +355 52 23663 Mob: +355 0682200590 Email: <[email protected]> optional: <[email protected]> Please, send important e-mails on both addresses. ----- Original Message ----- From: Cun Tirone To: [email protected] Sent: Wednesday, November 14, 2007 8:26 AM Subject: [AlbClub] Universitet me fitim = cilesi me humbje *** AlbClub Discussion List *** Ne serine e artikujve qe po sidhen ketu prej GSH, insistohet stoikisht se universitetet me fitim jane zgjidhja per Shqiperine. Sidhen shifra prej Koreje, ku thuhet se shumica e universiteteve jane private me fitim. Nga nje googlim gjeta se vetem 78 perqind te shpenzimeve te ketyre universiteteve mbulohen nga te ardhurat prej studenteve. Pra, eshte e qarte qe s'ka vend per fitim. Nga ana tjeter qeveria atje ka nje kontroll shume te forte ndaj ketyre universiteteve, ku dhe rregullat e pranimit nuk i vendos dot njeri simbas qejfit apo "fitimit". Kjo eshte tipike per kapitalizmin aziatik, ku shteti ka shume peshe. Dhe kjo peshe nuk eshte vetem shtrenguese; ku rreth 28 perqind te shpenzimeve te qeverise jane per arsimin. Dhe me kryesorja, Koreja, si dhe vendet e tjera te zhvilluara te Azise kane nje rrjet nacional (shteteror) universitetesh, qe jane shtylla kurrizore e sistemit, ku pergatiten elitat perkatese. Ky model eshte marre nga Japonia. India po behet superfuqi kryesisht prej rrejtit te IIT-ve (Indian Institute of Technology) te famshme, qe baballaret e Indise moderne paten zgjuarsine e patriotizmin t'i ndertonin nen shembullin e MIT-se, megjithse mileti vdiste per buke. Po e njejta gje dhe ne Kine. Mbase ne s'kemi pse shkojme kaq larg per modele. Greqia ka bere nje pune shume te mire me universitetet. Atje kane gjetur forma shume interesante te forcimit te universiteteve publike, pavaresisht financimeve jo te vogla te Evropit. Universitete me fitim ne boten e perparuar jane vec ca shkolla si profesionale (vocational). Edhe Shqiperise i duhen te tilla shkolla, por me shume i duhen universitete cilesore qe te mos nxjerrin rob buoni per Albania. Arsyeja pse fitimi nuk shkon me cilesine s'ka te beje me ideollogjira, por eshte ceshtje hesapi. Cilesia kushton shume dhe nuk lejon fitim. Perkundrazi dhe universitetet private duhet te gjejne fonde shtese, se po mbeten me pagesat e studenteve, morren fund. Si rrjedhoje, po e perseris pyetjen time. A dini ndonje universitet me fitim dhe emer, jo per fitimin? Nje, s'po them dy. Vec diskutimeve teorike, do te ishte me interes qe te shihej se c'ndodh ne universitete private ne Shqiperi. Cuditerisht, Z. Kopliku, nuk i permend fare, megjithse ato kane disa vjet qe operojne. Me duket e pamundur te mos kete degjuar qe nje, prej me "prestixhioseve" ne fjale, beri nje mrekulli nga ana e biznesit vitin qe kaloi. U fali studenteve nje vit te tere! Ne fakt nuk ishte fare dhurate, se paret i morren per vitin e "falur". Pra kulmi i eficiences, pare nga hici! Ky eshte realiteti, pra po u pa fitimi u ... sporti. Megjithate, jam i bindur qe ne artikullin rradhes do te kemi rastin te bindemi qe Sudja e Xhaferri do te ishin pronaret ideal te universiteteve te ardheshem. A nuk ishin keta mjeshtrat e fitimit, per koincidence dhe keta e nxirrnin paren jo nga guri, por nga hici. Si rrjedhoje meqe fitimi eshte ilaci, voila, teorema u vertetua. Çun Tirone _________________________________________________________________ Peek-a-boo FREE Tricks & Treats for You! http://www.reallivemoms.com?ocid=TXT_TAGHM&loc=us ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club