Re: [AlbClub] Fw: Çmenduria me patentën e automj etit

Reli <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Pershendetje,
eshte e vertete qe Burokrazia eshte diçka e pakonceptueshme ne SHqiperi, ku per çdoi gje duhen çertifikata, Vertetime e Noterizime.

Por dua te bej nje saktesim pa i hequr mertitat shkrimit.
Ne Itali kushton vetem 15€ rinovimi i patentes dhe te duhet vizita tek mjeku (siç thuhet ne shkrim) por edhe te shkosh te Motorizzazione Civile per te bere kerkesen per rinovim patente e cila te vjen me Poste.
Ka dhe nje rruge me te thjeshte, mjafton te shkosh ne nje autoshkolle te cilat kane mjekun e tyre dhe i bejne ata te gjitha.

"Bashkim Kopliku--->Gmail  Home" <[email protected]> ha scritto:                   *** AlbClub Discussion List ***




Çmenduria me patentën e automjetit
[Gazeta Shqiptare, 27.11.2007]

Një ndër shkaqet kryesore të stanacionit ekonomik (rënies së biznesit, 
papunësisë etj.) është burokracia e organeve shtetërore, që kudo veçse 
pengon dhe sorollat.  Rinovimi i patentës së automjeteve, por edhe marrja e 
patentës, është shembulli më i çmendur i burokracisë shqiptare.  Kjo 
çmenduri mund të zhdukej fare thjesht, me nismën personale të vetë 
drejtuesit të DPSHTRR (Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të 
Transportit Rrugor), qoftë aktualit, qoftë dhe i atyre të kaluarve, nëse nuk 
do të kishin indiferentizmin e skajshëm kriminal, ndaj popullit të tyre. 
Kjo pasi ligji nuk është i prerë, e lejon një gjë të tillë.  Në vijim do të 
bëjmë edhe propozimin konkret sesi e përse mund të thjeshtohet procedura, 
duke e bërë siç e kanë vendet e përparuara.


Si është sot

Ligji shqiptar kërkon që të rinovosh patentën në periudhat që vijojnë: çdo 
10 vjet, kur nuk i kishe mbushur 50 vjeç kur ke marrë patentën; çdo 5 vjet, 
kur ke qenë në moshën 50 deri 60 vjeç, dhe çdo 3 vjet, kur ke qenë mbi 60 
vjeç (shih ligjin nr.8378, datë 22.7.1998, Kodi Rrugor i Republikës së 
Shqipërisë", neni 124).

Këto ditë kam rinovuar patentën, në Durrës, duke zbatuar rregullat e 
DPSHTRR, pa lëshime.  Në fund të këtij shkrimi keni të përshkruar në detaje 
se ku kam vajtur, sa minuta më është dashur për të kryer punë në atë vend, 
sa kam paguar etj.

Do të shihni se jam marrë me rinovimin 8 ditë; jam paraqitur plot 26 herë në 
zyra apo sportele; kam përshkuar 43,71 km; kam pritur në radhë dhe në zyra e 
sportele plot 388 minuta, pa futur kohën e ecjes; kam shpenzuar rreth 4680 
lekë (të reja) cash (lek të thata në dorë).  Po të futnim në llogari edhe 
vlerën e kohës, të themi minimumi 1000 lekë dita e punës, bie të kem 
shpenzuar gjithsej jo më pak se 12 mijë lekë.

Me një përllogaritje të përafërt, duke supozuar se ka 1 milion shtetas të 
Republikës së Shqipërisë, që kanë patenta, rezulton se çdo vit, këta shtetas 
shpenzojnë rreth 16 milionë euro, dhe përshkojnë rreth 7 milionë kilometra, 
për të rinovuar patentat e tyre.  Të gjitha këto janë vlera që i merren 
shoqërisë sonë, kot fare.

Thjeshtimi i procedurave, do të sigurojë edhe kryerjen reale të kontrolleve, 
sepse siç është sot, shumica nuk bëjnë asnjë kontroll!  Po, po, sepse 
sorollatja është aq e madhe, saqë njerëzit detyrohen të gjejnë një 
"ndërmjetës" i cili ua kryen të gjitha procedurat ai, natyrisht kundrejt 
pagesës.  E dini se në këto raste pagesa është ose me lekë në dorë, ose edhe 
"thjesht" me një "faleminderit", që përkthehet në barter me ndere (shkëmbim 
nderesh): ti më bëre nder sot, unë të bëj nesër!

Po të bëheshin thjeshtimet që vijojnë të procedurave, që janë krejtësisht në 
duar të drejtuesve të DPSHTRR, do të kishim edhe kursime ekonomike, por edhe 
të jetëve të njerëzve.


Ja si mund të bëhet.

Personi mjafton të paraqitet vetëm një herë në zyrën lokale të DRSHTRR 
(Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor), dhe aty të gjejë 
një person të instruktuar (qoftë mjek apo profesion tjetër i përshtatshëm). 
Ky person do t'i bëjë një kontroll mjekësor me mjete fare të thjeshta, dhe t'i 
firmosë dokumentin shëndetësor.  Po atë moment, po aty, pas vizitës të bëjë 
dorëzimin vetëm të fotografisë, po ajo zyrë të shënojë, apo të fotokopjojë, 
ç'i duhet nga dokumenti i identifikimit i personit (pasaportë, kartë 
identiteti, patenta e vjetër etj.).  Po atë moment, po aty të bëjë edhe 
pagesën, jo më shumë se 2 mijë lekë.  Kaq, asgjë tjetër!  Patenta t'i vijë 
me postë në shtëpi.

Siç thamë, këtë e ka në dorë ta bëjë që sot, vetë drejtori i DPSHTRR, pa 
pyetur njeri fare: ligji e lejon-mbase i duhet edhe ndonjë firmë nga 
kryeministri!

Me kohë do bërë edhe amendament në Ligj, që patenta të rinovohet çdo 10 
vjet, deri në moshën 80 vjeç.  Pas kësaj moshe, të rinovohet çdo 3 vjet.

Sa propozuam, nuk ishte një shpikje jona, por marrje shembull nga vende të 
përparuara, që kanë më shumë para se ne (kanë "prodhimin e brendshëm bruto 
për person" mbi 10 fish tonin) dhe zbatojnë standardet e sigurisë në rrugë 
me fish më mirë se ne.  Ja si veprohet në dy nga këto vende:


Italia

Për të rinovuar patentën në Itali, shkon tek zyra e autoritetit përkatës, 
paraqet çfarëdo dokumenti identifikimi (patentë, kartë identiteti 
etj.)-funksionon principi i autocertifikazione (vetë-deklarimi se kush je). 
Jep edhe codice fiscale (është një numër që dëshmon se personi është i 
regjistruar si pagues taksash etj.).  Aty një mjek, pasi të mat me sy, të 
pyet se ç'sëmundje ke kaluar (nuk ka nevojë t'i japësh asnjë dokument), të 
thotë të lexosh një tekst aty përballë (me syze, apo pa to, si të duash ti). 
Pastaj të tregon një tabelë me ngjyra, ku ti duhet t'i thuash se çfarë numri 
sheh (është një provë praktike se mos ke daltonizëm, pra që ngatërron 
ngjyrën e kuqe me të gjelbrën etj.).  Me kaq ke mbaruar.  Paguan rreth 70 
Euro.

Dokumenti të arrin në shtëpi me postë, pas disa javësh.  Ke shpenzuar 
gjithsej jo më shumë se maksimumi 60 minuta nga koha jote.  Rinovimi bëhet 
çdo 10 vjet, për moshat 18 - 50 vjeç, çdo 5 vjet, për 51 - 70 vjeç, dhe çdo 
3 vjet për moshat mbi 70 vjeç.


Amerika (USA)

Për të rinovuar patentën në SHBA, shkon tek zyra e autoritetit përkatës, 
paraqet vetëm patentën e vjetër (nuk të duhet dokument tjetër identiteti), 
dhe "Social security number" (është një numër që dëshmon se personi është i 
regjistruar në rrjetin e sigurimeve shoqërore etj.).  Të interesuarit i 
bëhet, nga një zyrtar që nuk është domosdoshmërish mjek, një kontroll për 
leximin e shkronjave dhe dallimin e ngjyrave (për daltonizmin).  Pagesa 
varet nga mosha: nga 18 deri 85 vjeç, paguajnë 24 dollarë gjithsej, mbi 
moshën 80-85 vjeç (sipas shtetit), paguajnë rreth 8 dollarë.

Patenta të arrin në shtëpi pas rreth një muaji.  Ke shpenzuar gjithsej jo më 
shumë se maksimumi 30 minuta nga koha jote.  Procedura mund të bëhet edhe 
on-line (me internet), dhe e gjitha zgjat punë disa dhjetëra sekonda, në 
vartësi të shkathtësisë me kompjuterin.  Rinovimi bëhet çdo 5 deri 6 vjet 
(sipas shtetit) deri në moshën 80-85 vjeç (sipas shtetit);  dhe çdo 2-3 vjet 
(sipas shtetit), për moshën mbi 80-85 vjeç.  Kur të afrohet afati i skadimit 
të patentës, të vjen në shtëpi një lajmërim që të mos harrosh të bësh 
rinovimin (këtu tek ne, në Shqipëri, jo vetëm nuk të lajmëron njeri, por 
edhe të këpusin gjoba pa fund, po harrove, po vonove, po...).


Procedura e detajuar shqiptare

Po i botojmë shënimet që kemi mbajtur, që lexuesit të kuptojnë më mirë 
çmendurinë e procedurave tona.  Në vijim, janë rreshtuar sipas radhës, vendi 
ku kam shkuar--dokumenti që kam marrë ose ç'kam bërë-rruga e përshkruar në 
km, për të shkuar e për të ardhur-koha e shpenzuar, pa rrugën-pagesa që 
është bërë.


Dita e parë
1- DRSHTRR (Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor) Durrës, , 
sporteli kryesor-Mora udhëzimet se ç'duhet bërë-6,4 km-30 min.-0 lek;

2-Fotograf-Fotografi me përmasat 4X5, 6 copë-1 km-10 min.-300 lekë;

3-Fotograf-Marrja e fotografive-1 km-3 min.-0 lekë;


Dita e dytë

4-Zyra e Gjendjes Civile-Certifikate lindjeje, me fotografi, 1 copë, dhe 
Certifikatë Familjare-1 copë-0,4 km-45 min.-100 lekë;

5-Njësia Administrative e Bashkisë-Vërtetim Banimi-1 copë-0.01 km-15 
minuta-0 lekë;

6-Qendra Shëndetësore që Mbulon lagjen-Nuk ishte mjekja, vinte pasdreke-0,8 
km-5 min.-0 lek;

7-Qendra Shëndetësore që Mbulon lagjen-Shënime nga kartela PERSONALE, për 
ISKSH, 1 copë-0,8 km-15 min.-0 lek;


Dita e tretë

8-ISKSH-Kartelë shëndetËsore-1 copë-1,1 km-15 min.-20 lekë;

9-Qendra Shëndetësore që Mbulon lagjen-Formular për vizitat mjekësore-5 
copë-0,8 km-20 minuta-0 lekë;


Dita e katërt

10-Spital, tek Qendra e Gjakut-Vërtetim për grupin e gjakut, regjistrim, 
datën firmën e infermieres, vulën -2,7 km-30 min.-0 lek;

11-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik), tek Shefja e 
shërbimit-Formular Analizash, me një fotografi, i paplotësuar komplet, 1 
komplet-1,6 km -30 min.-0 lekë;

12-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik), tek Zyra e Pritjes-Fatura e 
Pagesës, 1 copë-0,05 km-5 min.-550 lekë;

13-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik), Vizitë tek Shërbimi i 
Oftalmologjia (okulisti)-Plotëson në Formularin e Analizave, Regjistrim, 
datën firmën e mjekut, firmën e infermieres, vulën-0,05 km-10 min.-0 lekë;

14-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik),--Vizitë tek Shërbimi i O.R.L 
(veshët)- Plotëson në Formularin e Analizave, Regjistrim, datën firmën e 
mjekut, firmën e infermieres, vulën-0,05 km-10 min.-0 lek;

15-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik).  Vizitë tek Shërbimi i 
Patologjisë (zemra)- Plotëson në Formularin e Analizave.  Regjistrim, datën 
firmën e mjekut, firmën e infermieres, vulën-0,05 km-30 min.-0 lek;

16-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik).  Vizitë tek Shërbimi i 
Kirurgjisë- Plotëson në Formularin e Analizave.  Regjistrim, datën firmën e 
mjekut, firmën e infermieres, vulën-0,03 km-10 min.-0 lek;

17-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik), tek Shefja e 
shërbimit-Formular Analizash, me fotografi, Regjistrim, datën firmën e 
mjekes, firmën e infermieres, vulën-0,03 km-10 min.-0 lek;

18-Dyqan fotokopjimi-Fotokopje e Lejes së drejtimit, pararendësja-1,2 km-5 
min.-10 lek;


Dita e pestë

19- DRSHTRR, sporteli kryesor-Dorëzim i të gjithë dokumenteve të mësipërme. 
Shkruan një Kërkesë Për Pajisje me Leje Drejtimi, shënohet nga klienti, dy 
here emri dhe mbiemri, edhe në krye të pusullës, edhe në fund të 
usullës  -6,4 km-30 min.-0 lek;

20- DRSHTRR-Kasa, paguhen për "Konfirmime të ndryshme mbi lejen e drejtimit, 
firmos edhe klienti-0,01 km-5 min.-200 lekë;

21- DRSHTRR, sporteli kryesor-Dorëzim fature-0,01 km-5 min.-0 lek;

Dita e gjashtë (e teta kalendarike)

22- DRSHTRR, sporteli kryesor--kishte gabime në dokumentet e tyre, në 
shkrimin e emrave të prindërve të mi-6,4 km-5 min.-0 lekë;


Dita e shtatë (e 15-ta kalendarike)

23- DRSHTRR, sporteli kryesor-Faturë për "Dëmtim i lejes së drejtimit", 
shkruhet në faturë, pavarësisht se nuk e kisha fare të dëmtuar, firmos edhe 
klienti-6,4 km-20 min.-0 lekë]

24- DRSHTRR, arka-Pagesë e Faturës së mësipërme, firmos edhe klienti-0,01 
km-5 min.-3500 lekë.

25- DRSHTRR, sporteli kryesor -Marrje e shenjave të gishtit-0,01 km-15 
min.-0 lek;


Dita e tetë (e 24 kalendarike)

26-Pas një jave, prapë në DRSHTRR -Marrje patente-6,4 km-5 min-0 lek


Në mbyllje, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, aq më tepër për ne 
shqiptarët, që gjuhën kemi gjënë më origjinale:

Mos të harrojnë të ndreqin edhe gabimet drejtshkrimore.  Shkurtimit i 
DPSHTRR (Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor), 
është shkruar gabim në patentat ekzistuese: është vendosur nga një pikë pas 
çdo shkronje (D. P. SH. T. RR. ), gjë që bie në kundërshtim me kërkesat e 
"Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe" (shihni seksionin 84, ku shkruhet se 
"shkurtimet e emrave të [...] shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë as 
ndërmjet, as pas tyre").

Natyrisht, fajin kryesor, për të gjitha sa përshkruam, e kanë punonjësit e 
DPSHTRR dhe të shëndetësisë, të cilët përditë kryejnë këto procedura, dhe 
nuk marrin masa për ta ndryshuar këtë situatë.  Por nuk janë pa faj as edhe 
shqiptarët e tjerë që nuk dalin në rrugë të protestojnë duke ulëritur, 
kundër kësaj qeverisjeje që tallet me ta.



Bashkim Kopliku
24.11.2007

Phone: +355 52 23663
Mob: +355 0682200590
Email: 
optional: 

Please, send important e-mails
on both addresses. 

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club




www.vlora.it
       
---------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la Nuova Yahoo! Mail

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.