Re: [AlbClub] Fw: Çmenduria me patentën e automj etit

"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <00e601c830e9$ad244e10$7301a8c0@pc>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Përshëndetje z. Reli,

Shumë faleminderit për saktësimet.

Jam munduar të marr informacion nga "tri burime të pavarura".  Ja tri emaile nga Italia:

E-maili 1:

Documentat qe duhen ne Itali per rinovim patente jane:

-Nje pulle postale me vlere 14,62 euro.

-Codice fiscale (ekuivalenti i social security number  amerikan) pra numri i identifikimit te personit.

-Vizita tek Okulisti qe kushton 40.00euro. Kjo vizite kryhet ne zyren e rinovimit te patentes prane Automobile Club d'Italia.

Patenta e rinovuar duhet te terhiqet ne te njejten zyre pas 30-45 ditesh (Milano). Nga qyteti ne qytet koha e terheqjes mund  te ndryshoje por cfare kerkohet mbetet gjithmone njesoj.

 

E-mail 2:

Rinovimi i pare i patentes behet pas 10 vjetesh.Praktika  eshte kjo.Idrejtohesh nje autoshkolle qe ketu kryejne edhe  keto praktika,pra rinovim patente,dublikate,kalim prone  (kur blen makine te perdorur)e shpesh eshe sigurime.Te  gjitha keto autoshkolla kane mjekun e tyre te autorizuar  qe leshon çertifikate idoneiteti.Nuk duhet asnje lloj  dokumenti nga komuna o nga ndonje vend tjeter.Behen me ate  qe quhet autocertifikazione.Ne momentin qe une mbush  formularin per rinovim deklaroj se ku banoj.Asnje analize  paraprake.Mjeku i autorizuar ben nje kontroll te  pergjithshem e pyetjet e rastit.Nese ai e sheh te  aresyeshme mund te kerkoje analiza gjaku,ose vizita te  tjera specifike.Pa u sorollate shume leshon çertifikate  idoneiteti,mbi bazen e se ciles te japin nje leje te  perkohshme qarkullimi deri sa te mbrrije patenta e  vertete.Kjo eshte ne rastet normale,pa specifika te  veçanta.Nuk ekziston keerkund qe une te kem grupin e  gjakut ne patente apo te dhena te tjera. Mjeku i autorizuar kushton 60-70 euro,e gjithe praktika  deri ne 100 euro.

 

E-mail 3:

Sot isha tek mjeku per rinovimin e patentes. 

Me pyeti se mos vuaj nga ndonje semundje. Ju pergjigja qe kam diabet, dhe hipertension.

Me tha qe te percaktoja ne dy mozaike me ngjyra, se cilat numra dalloja. Ju pergjigja.

Me kerkoi te dalloja ne distance rreth tre - kater meter, numra dhe shkronja, nje here me njerin sy, dhe pastaj me syrin tjeter. E bera edhe kete veprim.

Pas kesaj me dha te firmosur e te vulosur "Certificato Medico per Conferma di Validità" te cilen me tha se duhet ta mbaja bashke me patenten, me te cilen mund te qarkulloja, deri me ardhjen nga Rroma (nga fundi i janarit) te vertetimit te rregjistrimit te rinovimit te patentes.

Nuk duhet te bej veprime te tjera per rinovimin e patentes.

Nga "scuola guida" me eshte thene qe kostoja e pergjitheshme e rinovimit te patentes eshte 72 euro. Kam bere nje pagese (me pak se 50 euro) qe nuk me kujtohet vlera, gjithmone prane "scuola guida" per te cilen nuk me eshte dhene asnje dokument (i thashe qe te mos harrojne qe kam bere pagesen, mu pergjegjen qe e kane shenuar), me kerkuan "il codice fiscale. 

Mjeku ne "certificato medico" qe me leshoi, vuri nje "marca da bollo" prej 14, 62 euro dhe nje "ricevuta di versamento" prej 9 euro.

 

Fund i e-maileve.

Pastaj kam biseduar me të tre personat, dhe ju kam dërguar tekstin paraprak të shkrimit, për të verifikuar se mos ka ndonjë gjë që nuk shkon (atë tekst që kam për Italia, në shkrim).  Përgjigjja e të treve ka qenë: dakord, afërsisht ashtu është.

Sidoqoftë, kaq ka qenë investigimi im.  Ju që jetoni atje, mund ta saktësoni edhe më tej.

Gjithsesi, edhe në variantin më ekstrem, nuk ka të krahasuar me ato që hiqen këtu tek ne, në Shqipëri.

Respekte.


Bashkimi




  ----- Original Message ----- 
  From: Reli 
  To: [email protected] ; [email protected] 
  Sent: Tuesday, November 27, 2007 12:12 PM
  Subject: Re: [AlbClub] Fw: Çmenduria me patentën e automjetit


  Pershendetje,
  eshte e vertete qe Burokrazia eshte diçka e pakonceptueshme ne SHqiperi, ku per çdoi gje duhen çertifikata, Vertetime e Noterizime.

  Por dua te bej nje saktesim pa i hequr mertitat shkrimit.
  Ne Itali kushton vetem 15? rinovimi i patentes dhe te duhet vizita tek mjeku (siç thuhet ne shkrim) por edhe te shkosh te Motorizzazione Civile per te bere kerkesen per rinovim patente e cila te vjen me Poste.
  Ka dhe nje rruge me te thjeshte, mjafton te shkosh ne nje autoshkolle te cilat kane mjekun e tyre dhe i bejne ata te gjitha.

  "Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]> ha scritto:
    *** AlbClub Discussion List ***




    Çmenduria me patentën e automjetit
    [Gazeta Shqiptare, 27.11.2007]

    Një ndër shkaqet kryesore të stanacionit ekonomik (rënies së biznesit, 
    papunësisë etj.) është burokracia e organeve shtetërore, që kudo veçse 
    pengon dhe sorollat. Rinovimi i patentës së automjeteve, por edhe marrja e 
    patentës, është shembulli më i çmendur i burokracisë shqiptare. Kjo 
    çmenduri mund të zhdukej fare thjesht, me nismën personale të vetë 
    drejtuesit të DPSHTRR (Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të 
    Transportit Rrugor), qoftë aktualit, qoftë dhe i atyre të kaluarve, nëse nuk 
    do të kishin indiferentizmin e skajshëm kriminal, ndaj popullit të tyre. 
    Kjo pasi ligji nuk është i prerë, e lejon një gjë të tillë. Në vijim do të 
    bëjmë edhe propozimin konkret sesi e përse mund të thjeshtohet procedura, 
    duke e bërë siç e kanë vendet e përparuara.


    Si është sot

    Ligji shqiptar kërkon që të rinovosh patentën në periudhat që vijojnë: çdo 
    10 vjet, kur nuk i kishe mbushur 50 vjeç kur ke marrë patentën; çdo 5 vjet, 
    kur ke qenë në moshën 50 deri 60 vjeç, dhe çdo 3 vjet, kur ke qenë mbi 60 
    vjeç (shih ligjin nr.8378, datë 22.7.1998, Kodi Rrugor i Republikës së 
    Shqipërisë", neni 124).

    Këto ditë kam rinovuar patentën, në Durrës, duke zbatuar rregullat e 
    DPSHTRR, pa lëshime. Në fund të këtij shkrimi keni të përshkruar në detaje 
    se ku kam vajtur, sa minuta më është dashur për të kryer punë në atë vend, 
    sa kam paguar etj.

    Do të shihni se jam marrë me rinovimin 8 ditë; jam paraqitur plot 26 herë në 
    zyra apo sportele; kam përshkuar 43,71 km; kam pritur në radhë dhe në zyra e 
    sportele plot 388 minuta, pa futur kohën e ecjes; kam shpenzuar rreth 4680 
    lekë (të reja) cash (lek të thata në dorë). Po të futnim në llogari edhe 
    vlerën e kohës, të themi minimumi 1000 lekë dita e punës, bie të kem 
    shpenzuar gjithsej jo më pak se 12 mijë lekë.

    Me një përllogaritje të përafërt, duke supozuar se ka 1 milion shtetas të 
    Republikës së Shqipërisë, që kanë patenta, rezulton se çdo vit, këta shtetas 
    shpenzojnë rreth 16 milionë euro, dhe përshkojnë rreth 7 milionë kilometra, 
    për të rinovuar patentat e tyre. Të gjitha këto janë vlera që i merren 
    shoqërisë sonë, kot fare.

    Thjeshtimi i procedurave, do të sigurojë edhe kryerjen reale të kontrolleve, 
    sepse siç është sot, shumica nuk bëjnë asnjë kontroll! Po, po, sepse 
    sorollatja është aq e madhe, saqë njerëzit detyrohen të gjejnë një 
    "ndërmjetës" i cili ua kryen të gjitha procedurat ai, natyrisht kundrejt 
    pagesës. E dini se në këto raste pagesa është ose me lekë në dorë, ose edhe 
    "thjesht" me një "faleminderit", që përkthehet në barter me ndere (shkëmbim 
    nderesh): ti më bëre nder sot, unë të bëj nesër!

    Po të bëheshin thjeshtimet që vijojnë të procedurave, që janë krejtësisht në 
    duar të drejtuesve të DPSHTRR, do të kishim edhe kursime ekonomike, por edhe 
    të jetëve të njerëzve.


    Ja si mund të bëhet.

    Personi mjafton të paraqitet vetëm një herë në zyrën lokale të DRSHTRR 
    (Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor), dhe aty të gjejë 
    një person të instruktuar (qoftë mjek apo profesion tjetër i përshtatshëm). 
    Ky person do t'i bëjë një kontroll mjekësor me mjete fare të thjeshta, dhe t'i 
    firmosë dokumentin shëndetësor. Po atë moment, po aty, pas vizitës të bëjë 
    dorëzimin vetëm të fotografisë, po ajo zyrë të shënojë, apo të fotokopjojë, 
    ç'i duhet nga dokumenti i identifikimit i personit (pasaportë, kartë 
    identiteti, patenta e vjetër etj.). Po atë moment, po aty të bëjë edhe 
    pagesën, jo më shumë se 2 mijë lekë. Kaq, asgjë tjetër! Patenta t'i vijë 
    me postë në shtëpi.

    Siç thamë, këtë e ka në dorë ta bëjë që sot, vetë drejtori i DPSHTRR, pa 
    pyetur njeri fare: ligji e lejon-mbase i duhet edhe ndonjë firmë nga 
    kryeministri!

    Me kohë do bërë edhe amendament në Ligj, që patenta të rinovohet çdo 10 
    vjet, deri në moshën 80 vjeç. Pas kësaj moshe, të rinovohet çdo 3 vjet.

    Sa propozuam, nuk ishte një shpikje jona, por marrje shembull nga vende të 
    përparuara, që kanë më shumë para se ne (kanë "prodhimin e brendshëm bruto 
    për person" mbi 10 fish tonin) dhe zbatojnë standardet e sigurisë në rrugë 
    me fish më mirë se ne. Ja si veprohet në dy nga këto vende:


    Italia

    Për të rinovuar patentën në Itali, shkon tek zyra e autoritetit përkatës, 
    paraqet çfarëdo dokumenti identifikimi (patentë, kartë identiteti 
    etj.)-funksionon principi i autocertifikazione (vetë-deklarimi se kush je). 
    Jep edhe codice fiscale (është një numër që dëshmon se personi është i 
    regjistruar si pagues taksash etj.). Aty një mjek, pasi të mat me sy, të 
    pyet se ç'sëmundje ke kaluar (nuk ka nevojë t'i japësh asnjë dokument), të 
    thotë të lexosh një tekst aty përballë (me syze, apo pa to, si të duash ti). 
    Pastaj të tregon një tabelë me ngjyra, ku ti duhet t'i thuash se çfarë numri 
    sheh (është një provë praktike se mos ke daltonizëm, pra që ngatërron 
    ngjyrën e kuqe me të gjelbrën etj.). Me kaq ke mbaruar. Paguan rreth 70 
    Euro.

    Dokumenti të arrin në shtëpi me postë, pas disa javësh. Ke shpenzuar 
    gjithsej jo më shumë se maksimumi 60 minuta nga koha jote. Rinovimi bëhet 
    çdo 10 vjet, për moshat 18 - 50 vjeç, çdo 5 vjet, për 51 - 70 vjeç, dhe çdo 
    3 vjet për moshat mbi 70 vjeç.


    Amerika (USA)

    Për të rinovuar patentën në SHBA, shkon tek zyra e autoritetit përkatës, 
    paraqet vetëm patentën e vjetër (nuk të duhet dokument tjetër identiteti), 
    dhe "Social security number" (është një numër që dëshmon se personi është i 
    regjistruar në rrjetin e sigurimeve shoqërore etj.). Të interesuarit i 
    bëhet, nga një zyrtar që nuk është domosdoshmërish mjek, një kontroll për 
    leximin e shkronjave dhe dallimin e ngjyrave (për daltonizmin). Pagesa 
    varet nga mosha: nga 18 deri 85 vjeç, paguajnë 24 dollarë gjithsej, mbi 
    moshën 80-85 vjeç (sipas shtetit), paguajnë rreth 8 dollarë.

    Patenta të arrin në shtëpi pas rreth një muaji. Ke shpenzuar gjithsej jo më 
    shumë se maksimumi 30 minuta nga koha jote. Procedura mund të bëhet edhe 
    on-line (me internet), dhe e gjitha zgjat punë disa dhjetëra sekonda, në 
    vartësi të shkathtësisë me kompjuterin. Rinovimi bëhet çdo 5 deri 6 vjet 
    (sipas shtetit) deri në moshën 80-85 vjeç (sipas shtetit); dhe çdo 2-3 vjet 
    (sipas shtetit), për moshën mbi 80-85 vjeç. Kur të afrohet afati i skadimit 
    të patentës, të vjen në shtëpi një lajmërim që të mos harrosh të bësh 
    rinovimin (këtu tek ne, në Shqipëri, jo vetëm nuk të lajmëron njeri, por 
    edhe të këpusin gjoba pa fund, po harrove, po vonove, po...).


    Procedura e detajuar shqiptare

    Po i botojmë shënimet që kemi mbajtur, që lexuesit të kuptojnë më mirë 
    çmendurinë e procedurave tona. Në vijim, janë rreshtuar sipas radhës, vendi 
    ku kam shkuar--dokumenti që kam marrë ose ç'kam bërë-rruga e përshkruar në 
    km, për të shkuar e për të ardhur-koha e shpenzuar, pa rrugën-pagesa që 
    është bërë.


    Dita e parë
    1- DRSHTRR (Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor) Durrës, , 
    sporteli kryesor-Mora udhëzimet se ç'duhet bërë-6,4 km-30 min.-0 lek;

    2-Fotograf-Fotografi me përmasat 4X5, 6 copë-1 km-10 min.-300 lekë;

    3-Fotograf-Marrja e fotografive-1 km-3 min.-0 lekë;


    Dita e dytë

    4-Zyra e Gjendjes Civile-Certifikate lindjeje, me fotografi, 1 copë, dhe 
    Certifikatë Familjare-1 copë-0,4 km-45 min.-100 lekë;

    5-Njësia Administrative e Bashkisë-Vërtetim Banimi-1 copë-0.01 km-15 
    minuta-0 lekë;

    6-Qendra Shëndetësore që Mbulon lagjen-Nuk ishte mjekja, vinte pasdreke-0,8 
    km-5 min.-0 lek;

    7-Qendra Shëndetësore që Mbulon lagjen-Shënime nga kartela PERSONALE, për 
    ISKSH, 1 copë-0,8 km-15 min.-0 lek;


    Dita e tretë

    8-ISKSH-Kartelë shëndetËsore-1 copë-1,1 km-15 min.-20 lekë;

    9-Qendra Shëndetësore që Mbulon lagjen-Formular për vizitat mjekësore-5 
    copë-0,8 km-20 minuta-0 lekë;


    Dita e katërt

    10-Spital, tek Qendra e Gjakut-Vërtetim për grupin e gjakut, regjistrim, 
    datën firmën e infermieres, vulën -2,7 km-30 min.-0 lek;

    11-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik), tek Shefja e 
    shërbimit-Formular Analizash, me një fotografi, i paplotësuar komplet, 1 
    komplet-1,6 km -30 min.-0 lekë;

    12-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik), tek Zyra e Pritjes-Fatura e 
    Pagesës, 1 copë-0,05 km-5 min.-550 lekë;

    13-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik), Vizitë tek Shërbimi i 
    Oftalmologjia (okulisti)-Plotëson në Formularin e Analizave, Regjistrim, 
    datën firmën e mjekut, firmën e infermieres, vulën-0,05 km-10 min.-0 lekë;

    14-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik),--Vizitë tek Shërbimi i O.R.L 
    (veshët)- Plotëson në Formularin e Analizave, Regjistrim, datën firmën e 
    mjekut, firmën e infermieres, vulën-0,05 km-10 min.-0 lek;

    15-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik). Vizitë tek Shërbimi i 
    Patologjisë (zemra)- Plotëson në Formularin e Analizave. Regjistrim, datën 
    firmën e mjekut, firmën e infermieres, vulën-0,05 km-30 min.-0 lek;

    16-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik). Vizitë tek Shërbimi i 
    Kirurgjisë- Plotëson në Formularin e Analizave. Regjistrim, datën firmën e 
    mjekut, firmën e infermieres, vulën-0,03 km-10 min.-0 lek;

    17-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik), tek Shefja e 
    shërbimit-Formular Analizash, me fotografi, Regjistrim, datën firmën e 
    mjekes, firmën e infermieres, vulën-0,03 km-10 min.-0 lek;

    18-Dyqan fotokopjimi-Fotokopje e Lejes së drejtimit, pararendësja-1,2 km-5 
    min.-10 lek;


    Dita e pestë

    19- DRSHTRR, sporteli kryesor-Dorëzim i të gjithë dokumenteve të mësipërme. 
    Shkruan një Kërkesë Për Pajisje me Leje Drejtimi, shënohet nga klienti, dy 
    here emri dhe mbiemri, edhe në krye të pusullës, edhe në fund të 
    usullës -6,4 km-30 min.-0 lek;

    20- DRSHTRR-Kasa, paguhen për "Konfirmime të ndryshme mbi lejen e drejtimit, 
    firmos edhe klienti-0,01 km-5 min.-200 lekë;

    21- DRSHTRR, sporteli kryesor-Dorëzim fature-0,01 km-5 min.-0 lek;

    Dita e gjashtë (e teta kalendarike)

    22- DRSHTRR, sporteli kryesor--kishte gabime në dokumentet e tyre, në 
    shkrimin e emrave të prindërve të mi-6,4 km-5 min.-0 lekë;


    Dita e shtatë (e 15-ta kalendarike)

    23- DRSHTRR, sporteli kryesor-Faturë për "Dëmtim i lejes së drejtimit", 
    shkruhet në faturë, pavarësisht se nuk e kisha fare të dëmtuar, firmos edhe 
    klienti-6,4 km-20 min.-0 lekë]

    24- DRSHTRR, arka-Pagesë e Faturës së mësipërme, firmos edhe klienti-0,01 
    km-5 min.-3500 lekë.

    25- DRSHTRR, sporteli kryesor -Marrje e shenjave të gishtit-0,01 km-15 
    min.-0 lek;


    Dita e tetë (e 24 kalendarike)

    26-Pas një jave, prapë në DRSHTRR -Marrje patente-6,4 km-5 min-0 lek


    Në mbyllje, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, aq më tepër për ne 
    shqiptarët, që gjuhën kemi gjënë më origjinale:

    Mos të harrojnë të ndreqin edhe gabimet drejtshkrimore. Shkurtimit i 
    DPSHTRR (Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor), 
    është shkruar gabim në patentat ekzistuese: është vendosur nga një pikë pas 
    çdo shkronje (D. P. SH. T. RR. ), gjë që bie në kundërshtim me kërkesat e 
    "Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe" (shihni seksionin 84, ku shkruhet se 
    "shkurtimet e emrave të [...] shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë as 
    ndërmjet, as pas tyre").

    Natyrisht, fajin kryesor, për të gjitha sa përshkruam, e kanë punonjësit e 
    DPSHTRR dhe të shëndetësisë, të cilët përditë kryejnë këto procedura, dhe 
    nuk marrin masa për ta ndryshuar këtë situatë. Por nuk janë pa faj as edhe 
    shqiptarët e tjerë që nuk dalin në rrugë të protestojnë duke ulëritur, 
    kundër kësaj qeverisjeje që tallet me ta.



    Bashkim Kopliku
    24.11.2007

    Phone: +355 52 23663
    Mob: +355 0682200590
    Email: 
    optional: 

    Please, send important e-mails
    on both addresses. 

    ______________________________________________________________
    If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
    [email protected] , or visit Alb-Club's page at:
    http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club





  www.vlora.it


------------------------------------------------------------------------------
  L'email della prossima generazione? Puoi averla con la Nuova Yahoo! Mail

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.