[AlbClub] Bursat për Master dhe punë kërkimo re në Universitetin e Oxford-it

"Programi i Bursave - Fondacioni Soros" <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros, njofton se ka nisur
faza e parë e aplikimeve për bursat OSI/FCO Cheving për periudhën 2008-2009.
Bursat jepen për studime pasuniversitare deri në një vit. Ato mbulojnë të
gjitha taksat universitare, shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e jetesës
të nevojshme për një person. 

Jepen këto bursa:

*	Bursa kërkimore pranë Universitetit të Oksfordit 

- Bursë nëntë mujore për kërkime pasuniversitare që ndihmojnë në procesin e
doktorimit të kandidatit në vendin e tij. Kjo bursë jepet për kërkime në
shkencat humanitare, Shkencat shoqërore, ose Të Mjedisit. 

*	Bursë për Master 

- Në Universitetin e Oksfordit, për këto fusha: 
Filolozofi e lashtësisë M.St., Antropologji, Arkeologji M.St., Politika
sociale krahasuese M.Sc., Pune Sociale bazuar mbi prova M.Sc., Kriminologji
dh Drejtësi Kriminale M.Sc., Histori Sociale dhe Ekonomike M.Sc., Ekonomi
për Zhvillim M.Sc., Anglisht M.St., Studime të mjedisit, Letërsi Europiane
M.St., Forced Migration M.Sc., Qeverisje globale dhe diplomaci M.Sc., Gjuhët
greke/latine dhe Letërsi M.St., Studime të antikitetit të vonë dhe periudhës
bizantine të vonë M.St., Gjuhësi (Gjuhësi e aplikuar & mësimi i një gjuhe të
dytë M.S.c. ose Gjuhësi e përgjithshme & Filologji krahasuese M.St),
Magister Juris (M.Jur.), Histori Moderne M.St., Studime moderne të
popullsisë çifute M.St., Gjuhët moderne M.St., Studime Orientale, Teologji
filozofike M.St., Studime të Rusisë & Evropës Lindore M.Sc., Shkenca dhe
Feja M.St., Studime Sllave M.St., Sociologji M.Sc., Teologji M.St dhe
Studime gjinore M.St.. 

- Në Universitetin e York-ut, për Master në Filozofi politike (Ideja e
Tolerancës) 

Aplikantët duhet të kenë rezultate të shkëlqyera akademike, një motivim të
qartë se përse dëshirojnë të studiojnë, dhe një zotërim të rrjedhshëm të
gjuhës angleze.

 
<http://www.soros.al/oxford_master_research/Masters%20Notes%20%20Application
%20form%20Final.DOC> Klikoni këtu 
për formularin e aplikimit për master (për t'u dorëzuar në Fondacion)

 <http://www.soros.al/oxford_master_research/appform0809.pdf> Klikoni këtu 
për formularin e aplikimit për master (për t'u dërguar në Universitet)
 
<http://www.soros.al/oxford_master_research/9%20month%20Notes%20%20Applicati
on%20form%20Final.DOC> 
Klikoni këtu 
për formularin e aplikimit për punë kërkimore 

 <http://www.soros.al/oxford_master_research/Advert%20(long)%20Final.DOC>
Klikoni këtu 
për informacion më të zgjeruar

 <http://www.soros.al/oxford_master_research/bookletApaper.pdf> Klikoni këtu

për një guidë mbi procesin e aplikimit për studime pasuniversitare në
Universitetin e Oksfordit

Për detaje të mëtejshme dhe formularët e aplikimit mund të na kontaktoni në:
Rruga “Pjeter Bogdani”, Pallati 23/1, Tiranë. 
Tel: +355 4 234621/234223/235856, 
Fax: +355 4 235855

Aplikimet e plotësuara duhet të sillen në zyrën e Fondacionit Soros në dy
kopje (origjinale dhe fotokopje të gjithë materialeve në dy zarfa të
veçantë) në adresën e mësipërme jo më vonë se data 17 Dhjetor 2007. Pritet
që intervistat e kandidatëve që kanë kaluar përzgjedhjen e pare të mbahen
midis 7 prill 2008 - 18 prill 2008. Do të merren në konsideratë vetëm
kandidatët që paraqiten për këtë intervistë.

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.