[AlbClub] Fw: Ne ato kohera te rrumpalles ...
"Bashkim Kopliku--->Infinito Home" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <010801c8331a$bb767cd0$7301a8c0@pc> |
*** AlbClub Discussion List *** Përshëndetje të Forumit. Ngatërrohet keqas z. Reli, apo hedh qëllimisht të pavërteta në Forum?!! Asnjë presje nga ato që shkruan, nuk është e vërtetë! Në periudhën nga 16.4.1992, deri më 07.4.1993, kur Ministria e Rendit Publik drejtohej nga zëvendëskryeministri Bashkim Kopliku, jo vetëm që nuk ka pasur probleme me "skafet, drogën dhe prostitucionin", por as me piramidat financiare (janë edhe probleme që lindën më vonë!). Policia shqiptare arriti suksese spektakolare, duke ulur ndjeshëm kriminalitetin dhe vendosur qetësinë--natyrisht ka kontributin e vet edhe ministri i kohës, që "ka bërë", e "jo vetëm ka shkruar"! Z. Reli duhet të pyes në detaje, nëse nuk i di faktet-nuk projektohet viti 2000 e sa, në vitin 1992!. Nuk duhet përdorur Forumin për disinformacion, nëse ai i di të vërtetat, por i intereson t'i nxijë. Akoma dëshmitarët janë gjallë-vajmedet sesi do t'u falsifikuaka historia më vonë! Nderime Forumit. Bashkimi ----- Original Message ----- From: Reli To: Bashkim Kopliku--->Gmail Home Sent: Wednesday, November 28, 2007 7:31 PM Subject: Re: [AlbClub] Ne ato kohera te rrumpalles ... Pershendetje, Artikulli eshte i drejte por ka nje problem e shkruan Bashkim Kopliku ish minister i brendshem i cili ne kohen e vete beri qe te lulezonin Skafet, Droga dhe Prostitucioni. Ne Vlore Skafiste e Kontrabandieret kujtojne me nostagji kohet kur skafet niseshin nga Skela dhe furgonat e Policise ishin vartesit e skafisteve dhe kur nga Tirana vinin Kinezet qe i sillte Ministria. Eh kohe te bukura edhe per Trafikun e droges e psortitucionin, edhe per Piramidat Financiare. Por askush nuk e ngriti zerin. Te shkruash gjera te tilla eshte shume e lehte, te besh eshte e veshtire. "Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]> ha scritto: *** AlbClub Discussion List *** Z. Jim, "Në kohën time," pyesini! Ç'të bëje më parë, në atë kohë! A të ndaloje krismat e armëve (mbylleshin njerëzit pasi errej, në Shqipërinë tone post enveriste); apo vjedhjet ditën për diell; apo dyqanet bosh nga "centralizmi demokratik" i çdo gjëje; apo "fshatari pa kooperativa dhe pa tokë"; apo "fabrika që nuk punonin por vetëm vidhesh çdo gjë dhe vetëm prisnin subvencione nga shteti"; apo "NSHN (ndërmarrjet e ndërtimit të komunizmit) që nuk vinin një tullë asnjëra, nuk ndërtohej gjë fare; apo vërshimi i shqiptarëve tashmë të çliruar nga "internimi masiv komunist", por pa një strehë, pa punë"; apo ikjet me eksode masive duke shpërthyer kufijtë e komshinjve tanë; apo policë, fshatarë, punëtorë, intelektualë të gjithë Shqipërisë që ishin mësuar në komunizëm vetëm të vidhnin "në shtet", secili e të gjithë, duke mbajtur në këmbë shtetin më të korruptuar të historisë shqiptare, por edhe më hipokritin (lavirat, thuhej, flasin gjithë ditën për nder); apo nostalgjikët e regjimit komunist, që bëheshin gati për të marrë pushtetin me dhunë, siç i kish mësuar për "50" vjet me radhë, Nëna Parti; apo një pafundësi të tjerash që nuk po i rreshtoj më, se ju mërzita, por që i di mirë kushdo që e ka jetuar atë kohë, dhe që "ka pasur sy për të parë". Kjo ka qenë Shqipëria që na la komunizmi ynë i lavdishëm. Të gjitha këto u zhdukën, brenda pak muajve e pak vjetëve! Jo me shkop magjik, i nderuari z. Jim, por me punën tonë, të atyre të "kohërave të rrumpallës", keni qejf t'i quani ju. Është tipike shqiptare qe mos t'i themi kujt puna e mbarë. Është bërë atëherë, një punë kolosale, z. Jim, por duhet të kesh sy për ta parë. Unë jam krenar për atë që kam bërë, me kolegët e mi idealistë. "Po ne që ishim në fillim të viteve '90, a lamë gjë pa bërë, pra për t'u vazhduar nga të tjerët, nga ata që do të vinin pas?" Nuk ka nevojë t'i përgjigjem kësaj pyetje, sepse dihet përgjigjja për një shtet demokratik, është evidente. Edhe burokracia e marrjes së patentave, ka vite që ekziston, që në komunizëm, por ama ka kohë që ka ardhur koha të vihet dorë, të bëhet "si në Perëndim". Lexoj mllef, ironi në mes rreshtave tuaj, z. Jim. Nga shumë gojë shqiptare ziliqare, dëgjohen sulmet "ke dështuar", "nuk ke bërë asgjë" apo "duhet të bëje më shumë" etj., kur, siç duhet të jetë për këdo, vjen një kohë dhe duhet të zëvendësohesh nga të tjerët. Këto sulme ofenduese, i thonë kryesisht njerëz që për vete nuk kanë arritur të bëjnë asgjë për të tjerët, apo siç thotë një shprehje popullore: "kanë qenë kurrkushi". Është normale që të ikësh, të zëvendësohesh. Është pjesë e demokracisë, e sistemit, që njerëzit që "kanë qenë dikushi", sidomos politikanët e niveleve të larta, duhet t'u lëshojnë vendin të tjerëve, me hir e me pahir (në Amerikë, pas 8 vjetësh, presidentit i thotë ligji, kushtetuta, që t'i lëshojë vendin tjetrit). Nuk i thotë njeri ish-presidentit "dështak", "nuk ke bërë gjë fare", apo "përse nuk e bëre ti kur ishe" etj., siç e bëjmë ne shqiptarët. Edhe ky i stomi, Berisha, duhet të kritikohet se po rri, e jo po të ikte. Ata, ish-ët nderohen për jetë për atë që ka bërë, edhe kritikohet konkretisht për atë që ka bërë keq-por ama kurrë nuk kritikohen "sepse nuk rregulluan çdo gjë". Mendon bota, jo vetëm për ish-ët që ikin, por edhe për aktualët, sepse të gjithë janë kandidatë për t'u bërë ish-ë. Bile, në Amerikë, por edhe në vende të tjera, keni vënë re, as fjalën "ish" nuk e përdorin, por të drejtohen: "president", "ministër", "zëvendëskryeministër", "deputet", "ambasador", "kolonel" etj., edhe kur ti nuk je më në këto funksione. Nejse, e zgjata, por thashë të jap një përgjigje "të përgjithshme", jo vetë për z. Jim personalisht. Tani të zbresim në nivel më konkret të diskutimit. Nëse e keni fjalën se mos "po kritikoj vetëm tani, që është në fuqi Berisha" dhe "nuk kam kritikuar më parë, qoftë dhe për patentat"?! Atëherë duhet t'ju them se nuk e paskeni lexuar me vëmendje shkrimin: unë kritikoj edhe "ata përpara", që në paragrafin e parë të shkrimit, ja po citoj nga shkrimi: "Kjo çmenduri mund të zhdukej fare thjesht, me nismën personale të vetë drejtuesit të DPSHTRR (Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor), qoftë aktualit, qoftë dhe i atyre të kaluarve". Respekte. Bashkimi ----- Original Message ----- From: Jim Agolli To: [email protected] Cc: 'Bashkim Kopliku--->Gmail Home' Sent: Wednesday, November 28, 2007 4:23 AM Subject: Ne ato kohera te rrumpalles ... Z. Bashkim, Ne pergjithesi i kam lexuar shkrimet e tua, por keto dy te fundit mu desh ti rilexoj. Ishte shume interesant ai per Fondacionin "Qemal Stafa". (Koment: - Vrasja e te cilit eshte akoma nje engigme. - Nuk pati ndonje merite aq kolosale per te qene Nomber One. - Me mire qe "u vra" nga "okupatori" sepse ndryshe do ta kishqe qorruar Enveri . he nejse. ) Por edhe kjo puna e patentave ishte me spec. Vetem nje pyetje kisha; - Valle kur ju ishit bashke me Meksin ne drejtimin e shtetit tone "cope-cope" si ishte kjo puna e patentave? Sa ecte burrokracia e patentave ne ato kohera te rrumpalles? Apo policet ishin si gjysem civila se vinin ujin ne zjarr fare per te te pyetur patenten, sepse dihej edhe vete mbase e kishin te fallsifikuar. Sa keq me vjen qe nuk bere me shume ne kohen kur ishe ne fik. Sidoqofte potenciali yt intelektual vlen per tu vleresuar. Shendet. -----Original Message----- From: [email protected] [mailto:[email protected]] On Behalf Of Bashkim Kopliku--->Gmail Home Sent: martedì 27 novembre 2007 1.48 To: Undisclosed-Recipient:; Subject: [AlbClub] Fw: Çmenduria me patentën e automjetit *** AlbClub Discussion List *** Çmenduria me patentën e automjetit [Gazeta Shqiptare, 27.11.2007] Një ndër shkaqet kryesore të stanacionit ekonomik (rënies së biznesit, papunësisë etj.) është burokracia e organeve shtetërore, që kudo veçse pengon dhe sorollat. Rinovimi i patentës së automjeteve, por edhe marrja e patentës, është shembulli më i çmendur i burokracisë shqiptare. Kjo çmenduri mund të zhdukej fare thjesht, me nismën personale të vetë drejtuesit të DPSHTRR (Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor), qoftë aktualit, qoftë dhe i atyre të kaluarve, nëse nuk do të kishin indiferentizmin e skajshëm kriminal, ndaj popullit të tyre. Kjo pasi ligji nuk është i prerë, e lejon një gjë të tillë. Në vijim do të bëjmë edhe propozimin konkret sesi e përse mund të thjeshtohet procedura, duke e bërë siç e kanë vendet e përparuara. Si është sot Ligji shqiptar kërkon që të rinovosh patentën në periudhat që vijojnë: çdo 10 vjet, kur nuk i kishe mbushur 50 vjeç kur ke marrë patentën; çdo 5 vjet, kur ke qenë në moshën 50 deri 60 vjeç, dhe çdo 3 vjet, kur ke qenë mbi 60 vjeç (shih ligjin nr.8378, datë 22.7.1998, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë", neni 124). Këto ditë kam rinovuar patentën, në Durrës, duke zbatuar rregullat e DPSHTRR, pa lëshime. Në fund të këtij shkrimi keni të përshkruar në detaje se ku kam vajtur, sa minuta më është dashur për të kryer punë në atë vend, sa kam paguar etj. Do të shihni se jam marrë me rinovimin 8 ditë; jam paraqitur plot 26 herë në zyra apo sportele; kam përshkuar 43,71 km; kam pritur në radhë dhe në zyra e sportele plot 388 minuta, pa futur kohën e ecjes; kam shpenzuar rreth 4680 lekë (të reja) cash (lek të thata në dorë). Po të futnim në llogari edhe vlerën e kohës, të themi minimumi 1000 lekë dita e punës, bie të kem shpenzuar gjithsej jo më pak se 12 mijë lekë. Me një përllogaritje të përafërt, duke supozuar se ka 1 milion shtetas të Republikës së Shqipërisë, që kanë patenta, rezulton se çdo vit, këta shtetas shpenzojnë rreth 16 milionë euro, dhe përshkojnë rreth 7 milionë kilometra, për të rinovuar patentat e tyre. Të gjitha këto janë vlera që i merren shoqërisë sonë, kot fare. Thjeshtimi i procedurave, do të sigurojë edhe kryerjen reale të kontrolleve, sepse siç është sot, shumica nuk bëjnë asnjë kontroll! Po, po, sepse sorollatja është aq e madhe, saqë njerëzit detyrohen të gjejnë një "ndërmjetës" i cili ua kryen të gjitha procedurat ai, natyrisht kundrejt pagesës. E dini se në këto raste pagesa është ose me lekë në dorë, ose edhe "thjesht" me një "faleminderit", që përkthehet në barter me ndere (shkëmbim nderesh): ti më bëre nder sot, unë të bëj nesër! Po të bëheshin thjeshtimet që vijojnë të procedurave, që janë krejtësisht në duar të drejtuesve të DPSHTRR, do të kishim edhe kursime ekonomike, por edhe të jetëve të njerëzve. Ja si mund të bëhet. Personi mjafton të paraqitet vetëm një herë në zyrën lokale të DRSHTRR (Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor), dhe aty të gjejë një person të instruktuar (qoftë mjek apo profesion tjetër i përshtatshëm). Ky person do t'i bëjë një kontroll mjekësor me mjete fare të thjeshta, dhe t'i firmosë dokumentin shëndetësor. Po atë moment, po aty, pas vizitës të bëjë dorëzimin vetëm të fotografisë, po ajo zyrë të shënojë, apo të fotokopjojë, ç'i duhet nga dokumenti i identifikimit i personit (pasaportë, kartë identiteti, patenta e vjetër etj.). Po atë moment, po aty të bëjë edhe pagesën, jo më shumë se 2 mijë lekë. Kaq, asgjë tjetër! Patenta t'i vijë me postë në shtëpi. Siç thamë, këtë e ka në dorë ta bëjë që sot, vetë drejtori i DPSHTRR, pa pyetur njeri fare: ligji e lejon-mbase i duhet edhe ndonjë firmë nga kryeministri! Me kohë do bërë edhe amendament në Ligj, që patenta të rinovohet çdo 10 vjet, deri në moshën 80 vjeç. Pas kësaj moshe, të rinovohet çdo 3 vjet. Sa propozuam, nuk ishte një shpikje jona, por marrje shembull nga vende të përparuara, që kanë më shumë para se ne (kanë "prodhimin e brendshëm bruto për person" mbi 10 fish tonin) dhe zbatojnë standardet e sigurisë në rrugë me fish më mirë se ne. Ja si veprohet në dy nga këto vende: Italia Për të rinovuar patentën në Itali, shkon tek zyra e autoritetit përkatës, paraqet çfarëdo dokumenti identifikimi (patentë, kartë identiteti etj.)-funksionon principi i autocertifikazione (vetë-deklarimi se kush je). Jep edhe codice fiscale (është një numër që dëshmon se personi është i regjistruar si pagues taksash etj.). Aty një mjek, pasi të mat me sy, të pyet se ç'sëmundje ke kaluar (nuk ka nevojë t'i japësh asnjë dokument), të thotë të lexosh një tekst aty përballë (me syze, apo pa to, si të duash ti). Pastaj të tregon një tabelë me ngjyra, ku ti duhet t'i thuash se çfarë numri sheh (është një provë praktike se mos ke daltonizëm, pra që ngatërron ngjyrën e kuqe me të gjelbrën etj.). Me kaq ke mbaruar. Paguan rreth 70 Euro. Dokumenti të arrin në shtëpi me postë, pas disa javësh. Ke shpenzuar gjithsej jo më shumë se maksimumi 60 minuta nga koha jote. Rinovimi bëhet çdo 10 vjet, për moshat 18 - 50 vjeç, çdo 5 vjet, për 51 - 70 vjeç, dhe çdo 3 vjet për moshat mbi 70 vjeç. Amerika (USA) Për të rinovuar patentën në SHBA, shkon tek zyra e autoritetit përkatës, paraqet vetëm patentën e vjetër (nuk të duhet dokument tjetër identiteti), dhe "Social security number" (është një numër që dëshmon se personi është i regjistruar në rrjetin e sigurimeve shoqërore etj.). Të interesuarit i bëhet, nga një zyrtar që nuk është domosdoshmërish mjek, një kontroll për leximin e shkronjave dhe dallimin e ngjyrave (për daltonizmin). Pagesa varet nga mosha: nga 18 deri 85 vjeç, paguajnë 24 dollarë gjithsej, mbi moshën 80-85 vjeç (sipas shtetit), paguajnë rreth 8 dollarë. Patenta të arrin në shtëpi pas rreth një muaji. Ke shpenzuar gjithsej jo më shumë se maksimumi 30 minuta nga koha jote. Procedura mund të bëhet edhe on-line (me internet), dhe e gjitha zgjat punë disa dhjetëra sekonda, në vartësi të shkathtësisë me kompjuterin. Rinovimi bëhet çdo 5 deri 6 vjet (sipas shtetit) deri në moshën 80-85 vjeç (sipas shtetit); dhe çdo 2-3 vjet (sipas shtetit), për moshën mbi 80-85 vjeç. Kur të afrohet afati i skadimit të patentës, të vjen në shtëpi një lajmërim që të mos harrosh të bësh rinovimin (këtu tek ne, në Shqipëri, jo vetëm nuk të lajmëron njeri, por edhe të këpusin gjoba pa fund, po harrove, po vonove, po...). Procedura e detajuar shqiptare Po i botojmë shënimet që kemi mbajtur, që lexuesit të kuptojnë më mirë çmendurinë e procedurave tona. Në vijim, janë rreshtuar sipas radhës, vendi ku kam shkuar--dokumenti që kam marrë ose ç'kam bërë-rruga e përshkruar në km, për të shkuar e për të ardhur-koha e shpenzuar, pa rrugën-pagesa që është bërë. Dita e parë 1- DRSHTRR (Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor) Durrës, , sporteli kryesor-Mora udhëzimet se ç'duhet bërë-6,4 km-30 min.-0 lek; 2-Fotograf-Fotografi me përmasat 4X5, 6 copë-1 km-10 min.-300 lekë; 3-Fotograf-Marrja e fotografive-1 km-3 min.-0 lekë; Dita e dytë 4-Zyra e Gjendjes Civile-Certifikate lindjeje, me fotografi, 1 copë, dhe Certifikatë Familjare-1 copë-0,4 km-45 min.-100 lekë; 5-Njësia Administrative e Bashkisë-Vërtetim Banimi-1 copë-0.01 km-15 minuta-0 lekë; 6-Qendra Shëndetësore që Mbulon lagjen-Nuk ishte mjekja, vinte pasdreke-0,8 km-5 min.-0 lek; 7-Qendra Shëndetësore që Mbulon lagjen-Shënime nga kartela PERSONALE, për ISKSH, 1 copë-0,8 km-15 min.-0 lek; Dita e tretë 8-ISKSH-Kartelë shëndetËsore-1 copë-1,1 km-15 min.-20 lekë; 9-Qendra Shëndetësore që Mbulon lagjen-Formular për vizitat mjekësore-5 copë-0,8 km-20 minuta-0 lekë; Dita e katërt 10-Spital, tek Qendra e Gjakut-Vërtetim për grupin e gjakut, regjistrim, datën firmën e infermieres, vulën -2,7 km-30 min.-0 lek; 11-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik), tek Shefja e shërbimit-Formular Analizash, me një fotografi, i paplotësuar komplet, 1 komplet-1,6 km -30 min.-0 lekë; 12-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik), tek Zyra e Pritjes-Fatura e Pagesës, 1 copë-0,05 km-5 min.-550 lekë; 13-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik), Vizitë tek Shërbimi i Oftalmologjia (okulisti)-Plotëson në Formularin e Analizave, Regjistrim, datën firmën e mjekut, firmën e infermieres, vulën-0,05 km-10 min.-0 lekë; 14-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik),--Vizitë tek Shërbimi i O.R.L (veshët)- Plotëson në Formularin e Analizave, Regjistrim, datën firmën e mjekut, firmën e infermieres, vulën-0,05 km-10 min.-0 lek; 15-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik). Vizitë tek Shërbimi i Patologjisë (zemra)- Plotëson në Formularin e Analizave. Regjistrim, datën firmën e mjekut, firmën e infermieres, vulën-0,05 km-30 min.-0 lek; 16-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik). Vizitë tek Shërbimi i Kirurgjisë- Plotëson në Formularin e Analizave. Regjistrim, datën firmën e mjekut, firmën e infermieres, vulën-0,03 km-10 min.-0 lek; 17-Poliklinika (drejtoria e shëndetit publik), tek Shefja e shërbimit-Formular Analizash, me fotografi, Regjistrim, datën firmën e mjekes, firmën e infermieres, vulën-0,03 km-10 min.-0 lek; 18-Dyqan fotokopjimi-Fotokopje e Lejes së drejtimit, pararendësja-1,2 km-5 min.-10 lek; Dita e pestë 19- DRSHTRR, sporteli kryesor-Dorëzim i të gjithë dokumenteve të mësipërme. Shkruan një Kërkesë Për Pajisje me Leje Drejtimi, shënohet nga klienti, dy here emri dhe mbiemri, edhe në krye të pusullës, edhe në fund të usullës -6,4 km-30 min.-0 lek; 20- DRSHTRR-Kasa, paguhen për "Konfirmime të ndryshme mbi lejen e drejtimit, firmos edhe klienti-0,01 km-5 min.-200 lekë; 21- DRSHTRR, sporteli kryesor-Dorëzim fature-0,01 km-5 min.-0 lek; Dita e gjashtë (e teta kalendarike) 22- DRSHTRR, sporteli kryesor--kishte gabime në dokumentet e tyre, në shkrimin e emrave të prindërve të mi-6,4 km-5 min.-0 lekë; Dita e shtatë (e 15-ta kalendarike) 23- DRSHTRR, sporteli kryesor-Faturë për "Dëmtim i lejes së drejtimit", shkruhet në faturë, pavarësisht se nuk e kisha fare të dëmtuar, firmos edhe klienti-6,4 km-20 min.-0 lekë] 24- DRSHTRR, arka-Pagesë e Faturës së mësipërme, firmos edhe klienti-0,01 km-5 min.-3500 lekë. 25- DRSHTRR, sporteli kryesor -Marrje e shenjave të gishtit-0,01 km-15 min.-0 lek; Dita e tetë (e 24 kalendarike) 26-Pas një jave, prapë në DRSHTRR -Marrje patente-6,4 km-5 min-0 lek Në mbyllje, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, aq më tepër për ne shqiptarët, që gjuhën kemi gjënë më origjinale: Mos të harrojnë të ndreqin edhe gabimet drejtshkrimore. Shkurtimit i DPSHTRR (Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor), është shkruar gabim në patentat ekzistuese: është vendosur nga një pikë pas çdo shkronje (D. P. SH. T. RR. ), gjë që bie në kundërshtim me kërkesat e "Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe" (shihni seksionin 84, ku shkruhet se "shkurtimet e emrave të [...] shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë as ndërmjet, as pas tyre"). Natyrisht, fajin kryesor, për të gjitha sa përshkruam, e kanë punonjësit e DPSHTRR dhe të shëndetësisë, të cilët përditë kryejnë këto procedura, dhe nuk marrin masa për ta ndryshuar këtë situatë. Por nuk janë pa faj as edhe shqiptarët e tjerë që nuk dalin në rrugë të protestojnë duke ulëritur, kundër kësaj qeverisjeje që tallet me ta. Bashkim Kopliku 24.11.2007 Phone: +355 52 23663 Mob: +355 0682200590 Email: <[email protected]> optional: <[email protected]> Please, send important e-mails on both addresses. ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club www.vlora.it ------------------------------------------------------------------------------ ------------------------------------------------------------------------------ L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club