[AlbClub] Kulti i Individit ne Internet

Reli <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Aurel Muçaj
Burimi:  
http://www.qeveria.eu/fun/article-506-thread-0-5.html

Se pari po sqaroj se ç'eshte Kulti i Individit. 
 Kulti i individit eshte adhurimi qe diktatori i ben vetes se tij duke imponuar kete gje edhe vartesve te tij. 
 Kulti i individit gjate Diktatures se Xhaxhit shpuri në dhunimin e demokracisë brenda në parti, në sterilizimin e administratës dhe në shtrembërimin e realitetit. 
  
 Dhe kete e kane te qarte me shume se kushdo ata qe kane jetuar ne kohen e Monizmit. 
 Statuja dhe Parrulla te perhapura ne çdo cep. 
 Madje edhe dollia e pare neper dasma behej ne emer te Xhaxhit. 
 “Adhurimi pa kushte ndaj kryetarit” nuk imponoj ne kohen e Xhaxhit, por preferohej. 
  
 Ne ditet e sotme Kulti i Individit vazhdon te jete po aq i forte dhe dinak sa ne kohen e Monizmit, por ketu nuk dua te filloj te bej analize politike mbi kultin e individit ne "demokracine" Shqiptare, por per Kultin e Individit ne Internet. 
  
 Ne faqen zyrtare te Parlamentit Shqiptar, siç shkrova edhe disa dite me pare sa futesh te del fotografia e Jozit. 
  
 Tani ka mbushur faqen zyrtare te Parlamentit Shqiptar me fotot e saj dhe te gjitha me titullin 
 "Oh sa e bukur jam!!"  
 siç mund ta lexoni edhe  
 Ketu. 

Ne asnje faqe te Parlamenteve Europiane nuk ka foto personale dhe per prove po ju jap 5 faqe te parlamenteve te ndryshem. 
  
 PARLAMENTI SHQIPTAR 
 PARLAMENTI GREK 
 PARLAMENTI FRANCEZ 
 PARLAMENTI GJERMAN 
 PARLAMENTI ITALIAN 
 PARLAMENTI AMERIKAN 
  
 Siç mund ta shikoni edhe vete ne asnje prej tyre nuk ka foto personale te Kryetarit te Parlamentit, sepse Parlamenti eshte nje Istitucion jo nje prone private e kryetarit dhe faqja e Parlamentit pasqyron kete institucion dhe nuk mund te kthehet ne nje faqe personale te Kryetares se Parlamentit siç ndodh ne Shqiperi, ku Jozi e ka mbush me fotot e saj sikur te ishte nje Fotomodele e jo Kryetarja e Parlamentit Shqiptar. 
  
 Por le te shkojme tek faqet e tjera. 
 Faqja e Qeverise Shqiptare eshte nje turp akoma edhe me i madhe. 
 http://www.keshilliministrave.al 
  
Sa futesh te del surrati i Sales dhe vetem kjo nuk premton mire, por po ta shohesh me me hollesi aty nuk ka asnje lajm rreth Qeverise Shqiptare, JO, ka vetem foto te Sales neper takime te ndryshme. 
 Te gjitha fjalite fillojne: 
 Kryeministri Berisha organizoi 
 Kryeministri Berisha mirëpriti etj etj 
 por qe kane nje emerues te perbashket Kryeministri Berisha. 
 pastaj ne site keni nje Galeri Fotosh te Kryeministrit. 
 http://www.keshilliministrave.al/showalbum.php?albumID=16&gj=gj1 
  
 Le te shkojme tek siti i Presidentit te Republikes. 
 Do thoni ju, tani me ne fund do te gjeme nje site serioz. 
 Jo, me vjen keq,  
 ketu kemi nje foto akoma edhe me te madhe qe ja kalon Sales e Jozit bashke. 
  
Madje Topi akoma pa u bere President se pari u merakos te vinte foton e tij ne faqe te pare dhe per kete thone gjuhet e liga shkoi tek Fotografet me te mire ne Tirane, madje qe e ka keshilluar vete Jozefina  Topalli Topin. 

 Presidenti Grek (pa foto)
  
 Pra siç mund ta shikoni vetem ne Shqiperi ndodhin gjera te tilla, sepse ne Qeverisemi nga njerez qesharak, qe kujtojne se jane te pavdekshem dhe qe jane dashuruar me veten e me pushtetin qe kane dhe nuk kane ndermend ta braktisin kurre ate. 
  
Websitet istitucionale jane paraqitja e pare qe behet, por fakti qe lene per te deshiruar flet akoma edhe me shume rreth punes qe bejne keto Istitucione dhe faktet sesi eshte katandisur Shqiperia e tregojne kete.


  


www.vlora.it
       
---------------------------------

---------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.