[AlbClub] Un ne miting nuk dal, kam zanat tjeter!

Alban GURI <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

 
  UN NE MITING NUK DAL,  KAM ZANAT TJETER!
   
   
            Un ne miting nuk dal, kam zanat tjeter. Mitingu nuk mund te jete gjithmone alternativa e pakenaqeise, sepse pastaj, kur perseritet shume, duket si piknik.
            Por gjithsesi, ajo qe neser duhet thene me force dhe qe duhet te shpaloset neper tabela e  sllogane, eshte:
   
            *JO varferise qe buron nga INJORANCA e administratoreve publik!
   
            *KOMBET zhvillohen duke u udhehequr nga ELITAT QYTETARE, jo nga hordhite e uritura barbare !
   
            *SHQIPERINE ne EUROPE do ta çoje QYTETARIA dhe kultura europjane, jo injoranca dhe ngadalesia e provincjalëve.
   
            *POSHTE revolucjoni FSHATARO-BANDITESK i “Haxhi Qamilëve” dhe parlamenti i tij anadollak.
   
   
          Këto saktësime, qofshin ushqim dhe shtytje për profesionistët e mitingjeve, përfshi këtu edhe “figurat” e ndritura si Ngjela e Lubonja, të cilët nuk mungojnë asnjëherë në këto raste. Sikur nuk mund të rri një plak pa vajtur për qok tek një i njohur i largët. Fus në këtë polemikë edhe këta dy qytetarë, sepse kanë bër sigurisht shumë më pak se mund të bënin, duke konsideruar vendin që vrapuan të zinin në majë të tribunave dhe foltoreve. Mesa duket, janë vetëm vanitozë dhe pa gjak ose ide.
          Dihet publikisht se Ngjela vetëm flet, me ose pa oreks, pa ua ditur kuptimin fjalëve, duke plagjuar idetë e të tjerëve dhe i përsërit jo mire ato. Po ashtu vihet re një thyerje në moshë, pasi nuk i mbaron kurrë mendimet që nis të shprehë.
          Gjithashtu edhe Lubonja, nis e flet për gjithçka dhe e vazhdon, duke mbaruar me historinë e burgut dhe të të përndjekurve. Do lëvdata i gjori. Kërkon përballje dhe fitore, të gjitha ato që kish mundësi të bënte dhe nuk bëri atje në kampe.
          Të dy janë pjesë dinjitoze e këtij populli të vuajtur kryeqytetas, por jo Kondotierë, as Pretorianë, siç kërkojnë të shiten.
          Ndërsa Edi me të tijët, duhet ta kuptojë mire se po flet në emër të moralit të tjetërkujt, pasi ai vetë dhe sekserët e tij e grabitën qytetin, e shkatërruan atë duke e dekonstruktuar sipas modelit Derrida´. Më pas u pasuruan me ilegalitetin e industrisë së shkatërrimit (jo ndërtimit) dhe për këtë motiv Tirana sot lëngon në të gjitha aspektet.
   
  Pra, pyetja që shtrohet, del e fortë:
   
          Këta që janë mbi gomar të Sanço Panço duhet të ikin,
   
          Ngjela, Lubonja, OJQ-të etj dhe gjithë „sportistët“ ose të punësuarit e mitingjeve do bëjnë një dorë gallatë dhe do i japin lavde vetes,
   
          Rama, Braçe, Klosi etj, me të cilët nuk mund të shkosh as të bësh çiçin nga liqeni, nuk e kanë kuptuar ende se të udhëheqësh njerëz në beteja duhen koqe dhe jo bythka,
   
   
          Kush do ta çojë pashaportën shqiptare drejt respektimit a prima vista nga çdo nënpunës i zakonshëm Europjan ???!!! Pra integrimin real dhe substancjal të shqiptarëve?!

       
---------------------------------

---------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.