[AlbClub] Te kujtojme 21 dhjetorin...........doc
"Genc Koka" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <000001c8431a$5ca4bd10$6401a8c0@dellpc> |
*** AlbClub Discussion List ***
Nje tregim shume i shkurter per Stalinin.
me rastin e 128 vjetorit te lindies se tij.
( mare nga shkrime te mirnjohura,dhe dokumenta te pas
1957-tes).
21 dhjetori na kujton datelindjen e Josif Visarionovic Stalinit ,128
vjetor,shume admirus, shume adhurus,nga lindia dhe perendimi,ithtare
fanatike nga Shqiperia,kujtojne dhe flasin per kete dite, per kete njeri te
shekullit te kaluar,duke e ngritur ende ne piedestal.. Dhe thone me mburie "
Kemi qene Komuniste " , " Kemi qene Staliniste " ! Shqiptare ka sa te duash
qe vazhdojne dhe e thone kete , te tille kane ardhur edhe ketu ne
Amerike,kush me dallavera,kush me para nendore,kush me bashkim familjar,kush
me martesa fiktive e sa e sa gjera te jashteligjshme,qe vetem ishkomunistet
dhe nje pjese e femijve te tyre vazhdojne dhe i bejne keto.
Baba Stalini thone Shqiptaret ......
...Nuk dihen te gjithe emrat ,por mijra e mijra jane pushkatuar ne nje jave
te shenuar...Ishte 2 Korrik 1937.Byroja Politike urdheroi Sekretaret
lokale te Partise,qe te arestoheshin dhe te pushkatoheshin me nje here
elementet antipushtet (Sovjetik ).
Te ashtuquajturit " Armiq " gjykoheshin rrufe prej nje trojke te perbere
nga nje Sekretar Partie,nje Prokurori dhe nje drejtusi te NKVD-se ( si
Sigurimi ne Shqiperi ),qellimi ish qe te eliminoheshin nje here e mire, te
gjithe armiqte (imagjinare ) qe nuk mund te edukoheshin per ne Socializem
qe do ti krijonte klases puntore nje jete parajse.Zgjidhja finale ne kete
sistem te ri shoqeror do te qe zhdukja e klasave,nepermjet " Kasaphanes "
klasore dhe krijimit te nje feje te re " Bollshevizmit ",me Jezus
Diktatorin qe ne ate kohe ne Rusi ishte Stalini,shenjtoret do te qene
antaret e politbyrose,imagjinoni per nje moment se cilet do te qene te
tille shenjtore ne Shqiperi..Megjithqe thyem Kisha dhe Xhamira, Zoti i Math
Meshirus na shpetoi........
Principet e vrasjeve u bazuan ne Planet 5 Vjecare,duke krijuar qindramijra
armiq dhe sabotatore imagjinare qe u shpune para plotoneve te ekzekutimit
me procese fallco nen dhunen dhe torturen e inkuizicionit te kuq. Hitleri
beri genocidin me Izraelitet,ne Rusi dhe vendet e tjera satelite te lindjes
genocidi u be me " Luften e Klasave " qe krijoi vorbullen e kanibalizmit
modern.
Ne 30 Korrik Jezhovi dhe ndihmesi i tij Mihail Frinovski,pregatiten dhe
perpilluan urdherin Nr.00447 te Politbyrose,qe prej dates 5 deri 15 gusht
1937, te ashtuquajturit "Armiq "( gjithmon imagjinare ),te ndaheshin dhe te
denoheshin sipas dy kategorive. Ata te kategorise se pare te pushkatoheshin
me nje here,kurse ata te kategorise se dyte te internoheshin ne Kamcatke
dhe Siberi.
Ne keto 10 dite u pushkatuan 72.950 dhe u arestuan 259.459. Cdo rajon
perpilloi listen e armiqve duke i a derguar qendres. Familjet e te
arestuarve u internuan . Politbyroja e konfirmoi kete urdher te shkruar nga
Jezhovi. (S.Siebag "The Court of Red Tsar" p.233).
Makina mishgrirse e Pushtetit Komunist ushqehej me viktima te tjera te
pafunt,nga 28 gushti I 1937 deri ne 15 dhjetor te po ati viti,Politbyroja
shtoi per pushkatimin edhe te 22.500 te tjerve,pastaj edhe 48.000 te
tjere.Ne ate kohe vdekja u be nje gje e rendomte,njerzit habiteshin kur
takonin njeri tjetrin dhe shiheshin qe ishin gjalle.
Denimet e individeve shpinin ne torture gjith familjen e tyre.
Megjithate nuk qe ndonje gje e madhe thesh Jezhovi, "Me mire shume larg se
sa mjaftusahem "..Ay urdheroi arestimin e 767.387 vetave,nga te cilet
386.798 u pushkatuian me nje here ( S. Siebag-Stalin ).Ay urdheroi qe tu
shkatroheshin familjet armiqve, me urdherin Nr.00447,ndersa femijet jetime
te tyre te shpiheshin neper kampe perqendrimi ( gjoja edukimi ). Ketu ka
mejtime qe gjith ky teror eshte bere direkt nga Stalini ,ndersa te tjere
mendojne , qe ishte ambicja e aparatcikeve revolucionare per te eliminuar
shoku shokun ne pushtet.Ishte nje ambicje ndermjet qendres dhe rajoneve.Pas
ketij terori,Jezhovi I u kthye nacionaliteteve duke cfarosur polaket dhe
tekniket gjermane ne teritorin Rus. Sipas urdherit te firmosur prej tij
Nr.00485,nen akuzen " Diversioniste dhe Spiune " , u pushkatuan shume
drejtuse bollshevike me kombesi polake, me ta vajten drejt gremines femijet
dhe grate e tyre, ne nje total prej 350.000 te arestuar, 144.000 ishin
polake,Po ashtu nga 247.157 te pushkatuar 110.000 ishin po polake.
( Montefiore - Stalin -Court of the red Tsar - page 234 ). Sipas
dokumentave te fundit, per "Genocidin Bollshevik ". Jane konfirmuar qe jane
arestuar 1.500.000 ( njemilion e peseqind mije ) , qytetare,nga te cilet
700.000 u pushkatuan.
"Goditni dhe shkatroni pandalese " ,urdheronte vartesit e tij Jezhovi.Ne
kete operacion duhej te cfaroseshin polaket,gjermanet,kulaket ,cifutet
etj.etj.
170.000 koreane u internuan,me ta bullgare dhe maqedonas. Stalini I
shkruante Jezhovit ne ate kohe : "Shume mire,cfarosi spiunet Polake qe duan
te cenojne interesat e Bashkimit Sovjetik ". ( imagjinate paranoikesh
sh.a.).Ketyre internimeve i u shtuan Kurdet,Finlandezet,
Estonet,Iranianet,Greke e Lituane,Kineze dhe Rumune.Trenat udhetonin plot e
perplot me njeres qe internoheshin ne Siberi drejt vdekjes dhe cfarosjes.
NKDV ekzekutoi ne ate kohe 6.311 priftrinj dhe funksionare komuniste. 4% e
popullsise ne Mongoline satelite te Rusise u fshine nga faqia e
dheut.Mareshali Cibalsang,Mareshali Damid u Pushkatuan bashke me Mareshalin
Bollshevik Rus Tukacevskin.
Mijra njeres ekzekutoheshin ,shifrat shkonin lart e me lart sa nuk arini te
regjistroheshin,varet e tyre rafshoheshin per te mos lene gjurma
historike,por ato pjeserisht u gjeten pas 1956-tes. ( Siebag- Jezhov the
Pison Dwarf-1937-1939 P.235 ).
Kur masakra filloi,Stalini pothuajse u fsheh nga syte e publikut , bente
takime vetem me femije ( pioniere) qe e pershendesnin dhe ralle here me
delegacione te parendesishem dhe te improvizuar.Ay pat folur ne publik vetem
dy here gjat 1937-tes dhe nje here ne 1938 duke anulluar gjith dite
pushimet e tij. ( kjo zgjati gjer ne vitin 1945 ).
Shkrimtari Ilia Eremburg,rastesisht ne ato dite terori tekon ne rruge
Pasternakun,
perqafohet me te dhe i thote : "..Dikush duhet ti thote Stalinit se cpo
behet .."
Pasternaku i u pergjigj : " Ata te gjithe marin urdhera po nga Stalini
".....
.....Isak Babeli dashnori i gruas te Jezhovit , drejtori i teatrit
Mejerhold,thote Eremburgu, ka kycin e ketyre gjerave.
"Natyrisht Jezhovi luan pjesen e tij por nuk eshte ay ne themel te gjerave
"..
Stalini ishte ideatori ( mastermind-i ) i te gjithave,por qendronte larg
dhe nxirte te tjeret ne pah.
Ne fakt vrasjet filluan qysh ne 1917 kur Lenini mori fuqine dhe nuk pushuan
sistematikisht gjer ne vdekjen e Stalinit.Ky sistem shoqeror bazohej ne
gjakderdhje te vazhduar,ne degradimin e njerezve duke i shndruar me dhune
ne spiune,duke genjyer dhe hipnotizuar popullin injorant per mirqenien dhe
lumturine e ardheshme te shoqerise.Terori nuk qe vetem pasoje e
monstruozitetit te Stalinit,por kjo nuk do te ndodhte po te mos qe Stalini .
Kamenievi thesh qe duhej te gjendej dikush, te nenvizohej si armik,te
pregatitej cdo gje per te dhe pastaj pasi te kryheshin te gjitha
keto,shkohej per te fjeteur..
Armiqesija dhe urejtia nderfshatare ishte e pafrenuar ne fshatin Sovjetik
midis sektit Bollshevik dhe pjeses tjeter fshatare.
Ne 1937 Stalini shkoi ne Caricin ( me von Stalingrad )me
Voroshillovin,pasi u kthye ne Moske u tha manjateve :" Ne qeme atje bashke
me Voroshillovin, brenda nje jave zbuluam armiqte ne ushtri,megjithqe ne nuk
i njihnim punet ushtarake,por ne i zbuluam duke gjykuar punen e tyre qe
aktualisht benin me ushtrine.... antibollshevizmi qe shfaqet ne disa qarqe
ne Gjermani eshte i mjaftushem per kete.......".
Ne ate kohe shkatrimi ekonomik kishte aritur kulmin,Molotovi shkruante per
kanibalizmin e shfaqur ne 1937. Ne 14 Prill 1937 Prokurori I Pergjithshem
Vishinski i shkruante Kryeministrit duke e njoftuar per raste kanibalizmi ne
Celiabinsk ne Urale. Ku nje grua kishte ngrene femijen 4 muajsh,nje tjeter
femijen 8 vjecar,nje tjeter 13 vjecar e kishin vrare dhe pastaj ngrene..
Korupsioni qe shfaqur gjithkund.Jagoda ndertonte pallate dhe mblidhte
diamante.Jakir ndertonte daca ( shtepi pushimi luksoze ) si feudalet e
shekujve te shkuar.Grate e mareshaleve,Olga Budioni dhe mikesha e saj Galina
Jegorova kishin bere sallonet e prities,si aristokratet princeror te Carit.
Maria Shvanixe pyeste ne ditarin e saj : " Ku jane planet ?.......Ndertohen
daca private...
....shpenzohen cmendurisht rubla per banesa luksoze dhe shtepira personale
pushimi te elites"...
Budioni tregonte se Voroshillovi per festen e 1 Mait ne rreth te ngushte
itha Stalinit : "Duhet te cfarosim te gjithe armiqte,Ivani i Tmershem ( i IV
),vrau bojaret per te fuqizuar pushtetin e tij,asnje nuk i kujton emrat e
tyre ( te vrareve )..
"Populli te kupton Josif Visarionovic,Ay ju kupton dhe ju mbeshtet shton
Molotovi dhe Mikojani shton akoma :" Ivani Tmershem vrau pake bojare ,ay
duhej ti vriste te gjithe qe te krijonte nje shtet te forte " :..
Brenda nje viti e gjysem 5 nga te 15 antaret e Politbyrose,98 nga 139
antaret e Kom. Qendror dhe 1108 nga te 1966 delegatet e Kongresit te XVII
u arestuan.Jezhovi paraqiti listen per denimin me pushkatim te 383
funksionarve te larte Bollshevike qe ishin arestuar.
Pjesa me e madhe e vendimeve me vdekje u firmosen nga
Stalini,Molotovi,Voroshillovi
dhe Kaganovici,por shume prej tyre qene nenshkruar edhe nga Zhdanovi dhe
Mikojani.Ne 12 Nentor 1938,Stalini dhe Molotovi nenshkruan urdherin per
ekzekutimin e 3167 vetave.Zakonisht ne funt te listave ata shkruanin : "
Per VMN ose Vishka"..
Molotovi ka pas pranuar pas 1956-tes qe kish firmosur per te gjitha listat e
arestimeve..ne ato dite terori. Stalini perseri bashke me manjatet e tij
urdheruan vrasien e 39.000 te arestuarve apo te dyshimteve,ne liste vinte
shenimin : " Shoku Jezhov,per ata qe ne ane te emrit kam vene shenimin ar
duhet te arestohen,neqoftese jane ende te lire". Ne disa lista te tjera
vinte shenimin : " Ekzekutoini te gjithe te 138-tet ".
Molotovi kur merte listat shenonte vetem numrin e atyre qe duhej te
vriteshin ,jo emrat.
Ne 5 Korrik 1937 Byroja Politike urdheroi qe te izoloheshin neper kampe
perqendrimi 5 deri 8 vjet grate e tradhetarve dhe femijet e tyre ti merte
shteti per ti bere spijuna ne sherbim te NKDV-se..18.000 gra dhe 25.000
femije u hoqen nga familjet e tyre.,por kjo nuk mbeti me kaqe,ne 15 gusht
Jezhovi nxori dekretin qe femijet 1 deri 3 vjec qe ishin te
izoluar,paraqitnin rezik shoqeror,kurse ata nga 3 vjec deri 15 duhej te
burgoseshin sipas shkalles te rezikshmerise qe mund te kishin ne te
ardhme...(Montefiore.-Stalin,The Court of the Red Tsar ).Pothuajse 1 miljon
femije u riten neper jetimore,shumica e tyre nuk i paten pare nenat per 20
vjet me radhe 1937-1957.
Pati te atilla tragjedira (sipas gjykimit te botes se lire perendimore,jo
Shqiperis te kohes 46 vjecare te pas luftes se dyte ), ku femije 10- 12
vjecare u denuan me burgime te renda per grupazhe kunder Pushtetit
Sovjetik.60 femije nen kete akuze u denuan ne Leninsk-Kuznetsk.
Ne korespondencat e Stalinit ka letra ku babai denoncon djalin dhe kerkon qe
djali i tij te denohej me rende.etj..etj.
Stalini kenaqej duke u zbavitur me koleget e tij,luante me ta si macia me
miun.Stencki qe dikur ka pas qene shok dhe mik i afert i Buharinit qysh ne
femini,pasi u be antar i Kom.Qend. dhe u lidh me Stalinin,shkroi:
"Shoku Stalin .Mora letren tuaj dhe u falnderoj per besimin.Une nuk kam
qene i paster.Me vjen turp qe isha ne grupin e Buharinit...",pas disa ditesh
Stecki u arestua dhe u pushkatua po njesoj si edhe te tjeret.Stalini luante
edhe me Budionin,e frikesonte gjithmon me arestimin qe i u be oficerave te
shtabit te tij.
Megjithate Budjoni pat mare listen e oficerave te tij te arestuar dhe ivajti
Voroshillovit,duke i thene qe shume oficere ishin te pafajshem,por
Voroshillovi i tmeruar i pat thene : "Shoku Simeon,fol vete me Shokun
Stalin,une nuk di gje dhe nuk me ke thene gje,mos me ngatero ne kete
pune..."
Ne takimin me Stalinin Dudioni i tha :"..Ne qoftese te gjithe keta jane
armiq,atehere kush e beri revolucionin ? Kjo do te thote qe edhe ne duhet te
arestohemi poashtu ".
"Cpo thua Simeon Mihajlovic,i thote Stalini duke qeshur," A mos je marosur "
?...dhe thret Jezhovin, " Shoku Jezhov, Budjoni eshte ketu,do qe te
arestohemi te gjithe.".dhe qeshte me te..Ne te vertete nga lista qe i
paraqiti Budioni,disa oficere u liruan.
Stalini ishte i specializuar qe te zbavitej me viktimat e tij ,pas nje kohe
i arestonte..Ne fillim te viti gruaja e nje nepunesi te larte te Industrise
se Rende Orxhonikidzes,u thir ne zyre nga Stalini...ay i tha asj : "Kam mare
vesh qe ti ne pune shkon ne kembe .."..
Te nesermen ne deren e shtepise se saj kish vajtur nje limuzine,qe epriste
per ta shpene ne pune..dy dite me von ,i shoqi ju arestua.......
Gjeneralet ,diplomatet,spijunet,gazetaret dhe shkrimtaret , qe kishin qene
ne luften e Spanjes u fundosen ne nje grope
tradhetaresh,vrasesish,trockiste,disfatiste,intrigante etj.etj nofka te vena
nga NKDV-ja , enkas per ti eliminuar.Ambasadori Antronov-Ovsinko ne Madrid,u
thir nga Stalini dhe u arestua si trockist.Gazetari Mihail Kolstov,qe pat
qene ne Spanje mori nofken duke u tallur nga Stalini : " Don Mihajl ".dhe
qeshte me te duke epyetur: "Me siguri ti nuk ke nderment qe te vrasesh
vehten , jo " ?...Dhe me nje here sapo dolli nga zyra e Stalini u arestua.
Ne zyren e Stalinit vinin njera pas tjetres letra dhe lista emrash te
atyre qe ekzekutoheshin neper rajone.Tipike ka qene ajo e 21 tetorit 1937 me
11 te pushkatuar njehersh ne Saratov,8 ne Leningrad,pas saj edhe 12 te tjere
po atje pas nje ore,6 ne Minsk,prape 5 te tjere nje totale prej 82. Letra i
vinin prej shokesh te ngushte te tij qe i kerkonin nderhyrjen dhe ndihmen e
tij qe mos i ekzekutonin.Leter tragjike ka pas qene ajo e mikut te Stalinit
Vano Xhaparidzes.
Jezhovi ishte shefi i organizimit te terorit bashke me Molotovin,Kaganovicin
dhe Voroshillovin. Manjatet kishin ne dore jeten dhe vdekjen e secilit..
Vite me von ne kujtimet e tij Nikita Hrushovi i kujton te gjitha bemat e
teroit te asaj kohe.
Terori ka qene i pafund, sikudo atje ku ka pas patur folene dhe kane r
sunduar komunistet, klanet e tyre,famijljet e tyre...
Zoti e shpetofte njerzimin !
Ing.Genc S.Koka
Florida, Dhjetor -19 / 2007.
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club