[AlbClub] Kjo eshte nje merite e JASHTEZAKONSHME
"Jim Agolli" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Edhe pse jemi duke hyre ne vitin 2008, edhe pse jane bere disa here zgjedhje te ndryshme, edhe pse vendi yne ka disa dhjetera vite qe ka shtetin e tij, perseri autoriteti yne si Shqipetare eshte vetem ne renie. Opinioni nderkombetar ndaj vendit tone nuk eshte permiresuar ende. Per me teper duhet te shtoj se jo vetem qe nuk eshte permiresuar por akoma nuk u eshte afruar standarteve qe kishte ne kohen kur ne ishim mbreteri. Sa bukur qe tingellon. Vertet ne dikur ishim nje mbreteri. Nje mbreteri modeste ne te cilen ligjet zbatoheshim me korrektesi. Nje mbreteri qe ishte prane njerezve te saj; e prirur tishkolloje ne perendim ne vendet me te perparuara te kohes. Nje mbreteri qe mundohej tu siguronte te ardhmen e njerezve te saj ne atdheun e tyre. Nje mbreteri ne administraten e se ciles sherbenin me te aftet. Kjo eshte nje merite e JASHTEZAKONSHME e Mbretit Zogu I. Nje merite qe historia kombetare duhet ta zbardhe e ta respektoje. Ne na duhej, dhe aktualisht na duhet nje Mbret si ai. I zgjuar, trim, dhe diplomat si ai. Nese ai do te ishte gjalle, Kombi yne nuk do ishte ne kete gjendje. Nuk do te ishte kaq e mundimshme per te arritur standartet europiane apo euroatlantike. Me humbjen tende ne kemi humbur shume I dashtun Mbret I Shqipetareve. Shpirti yt u prefte ne paqe. ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club