[AlbClub] Hylli i Dritës shkëlqeft mbi gjith n jerëzmin !
Alban GURI <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
I dashur Mik,
te uroj me gjith zemer Gezuar Krishtlindjet !
Ty dhe familjes sate ju ardht nji shkëlqim mbas mesnate, nji drit e fortë, Ylli i Dritës, në vazhdim e deri fund të rrugëtimit të jetës tuaj !
I falenderoj miqt e vërtet dhe ju bahem pasqyr ku të shihen se jan të pist hipokritët, dashakeqët dhe ziliqarët.
Zoti i Madh po vepron kudo, e po kuptoj çdo dit e ma teper se na ktu, na jemi duke rezultu Sakrifica e Tij ma e Madhe mbi tok.
Duke mos dasht me fry buxhetin e kompanive greke te telefonise, por edhe per munges fondesh personale, kam mendu ket vit me shprenda mesazhet e urimit ne rrug interneti.
Dashnija e Atij qi lind sonte, do t´triunfoj vetëm pasi ta kemi ndjek në akte drejtsie dhe vërtetsie.
Ndër kto të vërteta spikatën Dashnija e Tij për të gjith por edhe kamzhiku për profanatorët e tempullit të të Atit. Për mos me harru episodin kur gjarpnit dinak e hileqar i shpypi kokën, me vërtetsi dhe kurajo.
Jo çdo buzqeshje, tolerim, oportunizëm, hipokrizi apo fjalë retorike janë Dashni !!!
Ai sonte lind për të shkëlqyer fort në jetën ton, me të gjitha të vërtetat që nuk ishin në shërbim të vetvetes, por në shërbimin dhe dobinë tonë, të mbarë njerëzmit.
Drita solli jetë dhe jeta shkëlqeu fort për mbarë botën. Le tí hapim mirë sytë, mendjet dhe zemrat, në mënyrë që Urimi i sivjetshëm të ler gjurm pozitive në jetën ton monotone !
Ai nuk tradhtoi njeri, nuk iu shtrir askujt, nuk përdori buzqeshjen false dhe hipokrizin, por me Dashnin e të Vërtetës qi i kish dhuru i ATI, u tregoi njerzve, bashkvllazënve, të Vërtetën e Madhe, të Vërtetën e Tij, deri në kryq.
E ne kryqin nuk na e kërkon kush... por Dashnin e Vërtet e kena detyrim prej Tij.
Ai që të thot të vërtetën ka ba aktin ma të madh të Dashnis ndaj teje ! E kundërta nuk asht Krishtnim !
Gëzuar !
Albani
---------------------------------
---------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club