Një shaka e shemtuar online

dilaver baxhaku <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.art-cafe,gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
     --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---

 
   
  Një shaka e shëmtuar online
   
  Sikur të mos mjaftojnë mesazhet plot me shuma të mëdha dollarësh e me premtime të tjera joshëse, që, të gjithë e dimë, synojnë postën tonë, e për më së shumti kartat e depozitave bankare, këto ditë ishte dhe është në qarkullim një tjetër sit aspak serioz, që të bën të turpërohesh me veten. Për çfarë bëhet fjalë?.. Para pak ditësh pashë në postën time një ms nga Hi5, i cili më njoftonte se shoqja ime..., që është njëra nga pjesëtaret e listave tona, dhe e cila para një muaji qe në Tiranë për të promovuar librin e saj, më kishte ftuar të futesha në këtë grup. Megjithëse mesazhi ishte në kartelën anti-spam, kur pashë se cila ma kishte dërguar nuk hezitova ta hap: aty thuhej se ajo më ftonte të bëhesha pjesëtar i atij grupi argëtues, ku do të gjeja shumë nga miqtë dhe të njohurit e mi. Dhe pashë se vërtetë shumë syresh ishin në fakt pjesëtarë, kishin aty fotot, emrat apo pseudonimet. (Nuk është rasti t'i përmend). Pashë edhe foton e shoqes sime... Epo, mendova, do të jetë
 diçka interesante dhe e mbusha modularin, i cili në fakt ishte gati dhe lypte vetëm paswordin tim... Nuk kaloi shumë dhe nipi im më njoftohet në Skype nga Gjermania e më pyet se ç'ishte ai propozimi që i kisha çuar?.. Pas një dialogu të shkurtër, doli se unë i kisha dërguar atij një ms ku e ftoja të merrte pjesë në grupin Hi5 (!!!!). Me hajër, i thashë, nuk të kam nisur asnjë ms apo ftesë. Por ai ma dëshmoi dhe doli se gjithçka ishte e vërtetë. Atëherë e kuptova: proçkën e kishte bërë Hi5-sa. Me zor gjeta shtegun për të dalë nga ky sit abuzues dhe u ndjeva diçka i lehtësuar. Por nuk ishte e thënë të kisha mbarur punë me Hi5-sën zullumqar: pas disa orësh nisën të më vijnë ms-përgjigje nga miqtë apo të njohurit e mi. Le po edhe nga adresa "zyrtare", si AlbClub etj. Nuk u desh shumë të kuptoja se "mesazhi apo ftesa ime" për të marrëpjesë në Hi5 u kishte shkuar të gjithë personave apo institucioneve adresat e të cilëve i kam në rubrikën time elektronike! Sigurisht edhe
 ndonjërit nga ju. I merakosur sa s'ka, i bëra një ms shoqes sime dhe e pyeta se si është kjo punë? "Oh, - më tha,- lere mos e pyet se na ka hapur telashe të gjithëve" - dhe më tregoi se jo vetëm ajo po edhe kolegë të tjerë të listave tona kishin rënë viktima të këtij siti a grupi, që është pak ta quash jo serioz. 
   
  Është rasti që me anë të kësaj ndërhyrjeje t'u lyp të falur të gjithë personave të bezdisur me këtë rast nga unë, edhe pse pa dashjen time.
   
  Është rasti, po ashtu, të nxirret një konkluzion: të bëhet shumë kujdes e të mos u zihet besë ms nga adresa të panjohura, sado të "besueshme" të jenë ato, sepse furia e sulmit për të thyer postat elektronike në internet ka mbërritur në kulm. Kohët e fundit kjo "përvojë" është bërë shumë joshëse dhe po përdoret rëndomë edhe nga site apo grupe shqiptare, të cilët pa të keq të "trokasin" në derën e postës elektronike e të ofrojnë shërbimet e tyre pa ua lypur; njëri si këto, dhe mbase i pari ndër ta, është i vetëquajturi "Postieri ynë", i cili duket se i ka mbledhur adresat tona në internet dhe ua ka shpërndarë bizneseve të ndryshme në Shqipëri. Kështu, sepse një agjensi udhëtimesh, në fund të ofertës së saj, shënonte se adresën time ia kishte dhënë "Postieri ynë" (!). Nuk e di se si janë të rregulluara me ligj këto punë, dua të them se ka apo jo të drejtë një "postier" t'ia japë asdresën time një tjetri, apo të më trokasë përditë duke më ofruar shërbime... por një gjë më
 vjen ta them: nuk ndjehem mirë. 
   
  Nderime
   
  d.b.
   
   
   
   
   
   
   
   
   




       
---------------------------------
La tua mail nel 2010? Creane una che ti segua per la vita con la Nuova Yahoo! Mail

______________________________________________________________
          Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.   
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Art-Cafe's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/art-cafe
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.