Falenderime dhe Urrime...
"FB" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia,gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <020a01c84cb1$da7e6ce0$2e01a8c0@hpxg837> |
Miq te nderuar!
Eshte normale qe me mbylljen e nje viti njerezit te bejne bilancet e punes ne fusha te ndyshme.
Ne kete konteks une doja te vleresoja nje nga arritjet e Shqiptaro-Amerikaneve per kete vit (krahas shume veprimtarive te tjera),
Realizimin me sukses te protestes paqesore prane OKB per mbeshtetjen e pamvaresise se Kosoves.
Megjithse ne me pak se dy jave pune, perkushtimi i madh i 4-5 vetave ne komunitetin tone ne Massachussetts, beri qe ne te paraqiteshim denjesisht ne kete takim ne NY. Kjo nderon jo vetem organizatoret por ne rradhe te pare komunitetin tone qe ne syte e te tjereve shihet thjeshte si "Komuniteti i Shqiptareve te Bostonit". Pikerisht per kete arsye doja ti falenderoja qe te gjithe: Organizatoret, Donatoret, Pjesmaresit, si dhe gjithe komunitetin ne pergjithesi per mbeshtejen qe dhane ne realizimin me sukses te ketij aktiviteti.
Ndersa organizatoret ne pergjithesi per kete aktivitet njifen, une edhe njehere doja te beja te njofur emrat e atyre qe ofruan ndihme monetare per realizimin e ketij aktiviteti te cilet jane:
Sejfi Protopapa $ 1,500.00
Katedralja e "Shen Gjergjit" $ 500.00
Nexhat Ibishi $ 300.00
MAAS/BESA $ 100.00
Mark Kozmo $ 100.00
Agim Sejdiu $ 100.00
Afrim Hoxha $ 100.00
Ilir Begolli $ 100.00
Fatmir Begolli $ 100.00
Fahri Begolli $ 50.00
Hysni Begolli $ 50.00
Albana Orgocka $ 50.00
Bledi Furxhi $ 50.00
Gjithashtu te atashuar keni nje liste te te gjithe pjesmaresve, qe duke lene punen dhe preokupimet e tjera, erdhen ne menyre te organizuar nga Bostoni ne NY per kete aktivitet, (krahas disa te tjereve qe erdhen me makinat e tyre, por qe une emrat e tyre nuk i di per momentin).
Doja te falenderoja per preokupimin dhe ata persona qe u rregjistruan per te ardhur, por ne diten e fundit nuk ju be e mundur, per arsye semundje, pune, etj. Si dhe ata qe premtuan per te ndihmuar, por nuk e ben ate, me shprese se premtimet e tyre do ti bejne realitet ne aktivitet e ardheshme.
Mendoj se per te gjithe eshte kenaqesi e veçante te mesojne, se pjesmaresit ne kete aktivitet, me te cilet pata nderin te njifesha gjate udhetimit per NY ishin nga: Camerija, Saranda, Piqerasi, Piluri, Himara, Gjirokastra, Tepelena, Permeti, Vlora, Fieri, Berati, Skrapari, Korça, Devolli, Poradeci, Elbasani, Duresi, Tirana, Kruja, Mirdita, Dibra, Shkodra, Kukesi, Tropoja, Kosova, etj. Shkurt nga gjithe Shqiperia, dhe keta shkonin si Bostoniane duke ardhur nga po kaq shume qytete te ndryshme te MA.
Perfundimisht duke i falenderuar qe te gjithe, desheroj tu urroj Gezuar vitin e Ri 2008 dhe shpresoj qe se shpejti te mblidhemi perseri per te festuar shpalljen e Pamvaresise se Kosoves.
Fatmir Beja
V.O. Me poshte keni pjese te shkeputura nga mesazhet dhe fotografi lidhur me Pjesmarjen e Komunitetit te Bostonit ne takimin e NY.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Avni Mustafaj
Suddenly, seemingly out of nowhere, striding across first avenue, a wave of Albanian flags, banners and ballons, descended on us like the cavelry. As we all turned, smiles distorted our faces and like children we all erupted with cheers and applause. The energy uplifted everyone there and we all relaxed knowing a great day was in our midst. It is a scene I will always cherish and remember.
Thank you all for your contributions and congratulations on a job well done. The Boston Albanian community contijnues to thrive and raise the bar for all of us.
Gjithe te mirat,
Avni
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Agim Sejdiu
Wed, 12 Dec 2007 17:48:38 +0000
Dua qe te shpreh mirenjohje dhe falenderim te gjithe juve qe me prezencen tuaj,dukjen tuaj pastaj shenjat kombetare,flamujt kombetar e Amerikan si dhe me pankartat e sidomos shkuarja te bashkuar ne numer majft te madh e te organizuar mire beri qe te terhiqnim vemendjen e te pranishmeve ne tubimin e nju jorkut,vemendjen e mediave dhe shtuam madheshtin e atij tubimi dhe te gjithe bashke i dham nje mesazh shume te fuqishem botes demokratike se tani eshte koha qe ti njifet e drejta popullit liridashes te kosoves per te jetuar i lire dhe i Pavarur.
Per ket te arritur dua ti falenderoj veqanarisht donatoret te cilet e mundesuan ket shkuarje me 2 autobus ne forme te organizuar .
....Une jam krenar qe ne kemi arritur aq shpejt nje bashkepunim kaq te madhe dhe ket dua ta forcojme edhe me shume sepse eshte koha e bashkepunimit se ka ardhur koha edhe per Shqipetaret, pra koha po punon me ne e per ne andaj vetem te organizuar e te bashkuar do te mundemi ta shfrytezojm sa ma mire ket dhunti te Perendise.
Uroj qe heren tjeter te dalim edhe me te organizuar por jo me per ket qellim por per te organizuar festen e madhe te Pavaresise se shtetit me te ri ne bote KOSOVES.
Qofshit te nderuar: Agim Sejdiu Boston dhjetor 2007
----------------------------------------------------------------------------
Stefan Koçi
The rally at the UN was a great success in many respects. The event was very well organized and the message was clear - Kosova should be independent NOW.
I wanted to share with you that the Boston / Worcester group made a great impression. We rented two buses, one of them left from South Boston, the other one from Revere. The one from South Boston picked up the Worcester group (and I think we had people all the way from Springfield MA) along the Mass Pike. We were at the plaza at 11:45 AM. We came out with signs, flags and above all, the most impressive sign of the whole event in my opinion - the Albanian flag was raised high in the air by helium balloons - a wonderful project of Ilir Begolli. As we were told by many people who were already in the plaza, the event really started when the Boston group arrived. People felt very emotional. The speeches were emotional - as expected, and some of them, like the one from Ambassador Holbrooke, were cautious about the potential risks before and after the independence is declared.
All in all, the event was an important contribution the Albanian American community made to this great cause. I'd like to thank from the bottom of my heart the people who took the time and went to New York. Thank you! Also, this trip received a great deal of support from individuals (Sejfi Protopapa stands out for covering the expenses for one of the buses) and organizations (Saint George Cathedral being one of them). The list is long. I am sure Fatmir who has been so dedicated and thorough to this event will send a complete list with all the details.
A big thank you goes to the Albanian Kosovar Society of Boston. This wonderful organization was instrumental in spreading the word, getting people to come, preparing the signs and offering all types of support. Great work, dear friends! I can only imagine what kind of party we are going to have to celebrate the declaration of Kosova's independence !!!
I hope you will enjoy some pictures from the event. In no way these images represent the high spirits of this amazing event.
Stefan Kochi
http://picasaweb.google.com/skochi/KosovaUNRally
You are invited to view Stefan's photo album: Kosova UN Rally
Kosova UN Rally
Dec 10, 2007
by Stefan
New York
View Album
Play slideshow
If you are having problems viewing this email, copy and paste the following into your browser:
http://picasaweb.google.com/skochi/KosovaUNRally
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Afrim Hoxha
A big FALEMINDERIT NGA ZEMRA to everyone that made this trip and rally possible and successful.
Eshte veshtire te thuhet se dikush beri me shume e dikush me pak por eshte e pamundshme dhe e padrejte qe te mos Falenderohen personalisht dhe vecanerisht njerezit si Zoteri Sejfi Protopapa, At Artur Liolini, Fatmir Beja dhe Stefan Kochi per kontributet, durimin dhe koordinimin e shkelqyeshem te organizimit ne pergithesi. Pa njerin nga keta, i gjithe organizimi i shkuarje/ardhjes ne NY do te ishte shume me i veshtire e ndoshta edhe i pamundshem. Puna e ketyre ne vecanti dhe puna e pergjithshme ne pergjithesi e beri te mundur qe shqiptareve te tjere ne Nju Jork tu perkujtohet se shqiptaret ne Boston ende e vazhdojne traditen e Fan Nolit e Faik Konices, ne ndihme atdheut. Me organizime si kjo, shihet qarte se Fryma patriotike e Fan Nolit po ringjallet dhe forcohet cdo dite e me shume ketu ne Boston.
Natyrisht Protesta ne NY ishte e qete dhe paqesore, jo e pergjakshme sikur protestat neper Kosove ne vitet e '60 '80 e '90 por megjithate per shume shqiptare nga Kosova kjo proteste ishte nje lloj ringjallje e kujtimeve nga protestat e hershme dhe shpresojme qe kjo proteste te jete KULMI I TE GJITHA PROTESTAVE TE BERA PER PAVARESINE E KOSOVES QE NGA VITET E '60 e deri tani.
Urojme qe shume shpejte te fillojne festimet per punen e mundimshme e te pergjakshme, per Pavaresine e Kosoves.
Faleminderit
Afrim Hoxha
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Rozi Thehoari
"ME NJË DËSHIRË E NJË QËLLIM!"
Ditën e hënë, më 10 dhjetor 2007, u nisën nga Bostoni dy autobusë me shqiptaro-amerikanë, të cilët morën pjesë në mitingun e
madh para Selisë së Kombeve te Bashkuara në Nju-Jork, në manifestimin paqësor për "Njohjen e pavarësisë së Kosovës, Tani!"
Për organizimin e këtij udhëtimi e pjesëmarrjen dinjitoze në mitingun e Nju-Jorkut dha ndihmën e vet gjithë komuniteti shqiptaro-amerikan i Massaçusettsit.
Mbështetjen kryesore financiare e dha me zemergjerësi zoti Sejfi Protopapa, e më tej katedralja e Shen Gjergjit. Lista e dhuruesve të
tjerë është e gjatë. Komuniteti shqiptaro-amerikan i Bostonit falënderoi Konsullin eNderit Stefan Koçi, At Artur Liolinin, Sejfi
Protopapën dhe Fatmir Bejën per planin, parapërgatitjen, mirëorganizimin dhe koordinimin e punëve. Vargu i personave që dhanë kontributin e tyre vazhdon me Mark Kozmon, Albana Orgockën, Ilir Koçin e Vera Gjatën në Boston, me Baton Thaçin në Uster, i cili u ndihmua edhe nga profesor Thanas Gjika, me grupin kosovar Agim Sejdiun, Ilir Begollin, Besim Demakun, Nexhat Ibishin, Afrim Hoxhen e te tjerë. Autobusi i parë, i cili u nis nga South Boston në orën 6:30, qëndroi rrugës për të marrë edhe grupin e Usterit. Në autobusin e dytë, i cili u nis nga Revere, Ma, dhe mblodhi shqiptarët e zonës së veriut të
Bostonit, ishin kryesisht shqiptarët kosovarë. Ne mes tyre ishim ne, tri gra të tjera jokosovare, por të lidhura shpirtërisht me ta: unë,
mikja e tyre, dardharja (emër i ngjashëm me Dardania!), Hëna, një nënë nga Çamëria , e cila banon pranë familjeve kosovare me fqinjësi të
mirë, dashuri e mirëkuptim dhe, e treta, vajza turke Aylin. Aylini është e lindur nga një nënë kosovare me banim në Turqi dhe nga një baba turk.
Fatkeqësisht prindërit e saj patën vdekur të rinj dhe ajo ështe rritur dhe edukuar në Amerikë. Vajza turke, një bjonde simpatike, më
tregoi se punonte si manaxhere në "Citizens Bank" dhe rastësisht, në bankë, ishte njohur me klientët e saj, shqiptarët kosovarë. Asaj i
kishin bërë përshtypje klientët kosovarë për ndershmërinë, shpirtin e madh e dhembshurinë ndaj familjes. "Në miqësinë me ta, unë e ndiej se e
kam nënën gjallë dhe kjo më bën krenare ta quaj veten shqiptare",- më tha turkesha. Por në autobus kishim edhe një person të katërt
jokosovar.
Ne po shkonim të demonstronim për pavarësinë e Kosovës dhe shoferin e autobusit e kishim kinez. Ne po shkonim si krushq e dasmorë
për të marrë nusen me emrin "pavarësi"-në Nju-Jork dhe këtë frymëzim na e përforconte më tepër muzika, zëri bilbil i këngëtares kosovare, qe
shperndahej nga boksi i kasetofonit:Jam i lindur-Jam Ilir/ Ku janë gurët xhevahir,/ Mos m'i prek tokat e mia,/ Se nuk jam unë jabanxhia...
Ne, gratë e autobusit, shoqëronim këngën e më pas vazhduan burrat: "Jemi lind te "Kodra e Diellit"/ Jemi fqinj të yjve të qiellit.../
I vështroja ato fytyra të qeta e të shëndetshme burrash e grash e i krahasoja në mendje me pamjet televizive të vitit 1999, kur
dhjetëra familje refugjatësh kosovarë zbrisnin shkallët e avioneve në tokën e bekuar amerikane. Më së shumti pleq, gra e femijë, me plagë në
trup e në shpirt ata hodhën hapat e çlodhur në tokën e Amerikës. Në Boston erdhën 150 refugjatët e parë, të cilëve iu siguruan banimi,
shërbimet sociale, welfare si dhe vizitat e kontrollet mjekësore. Njeri prej tyre, Fadili, ardhur familisht me gruan e dy fëmijët, ishte
vazhdimisht i shokuar, sepse i ishin vrarë ose kishin humbur njëzet vetë nga farefisi i tij. Ai nuk lidhej dot me telefon të mësonte diçka
për të zhdukurit. Për shumë kohë fëmijët e Fadilit trembeshin në gjumë nga kujtimi i trokitjeve të policisë në derë...E tash, pas shumë
vitesh, duke mbijetuar, shqiptarët kosovarë ua kanë shpërblyer mikpritjen komuniteteve amerikane me sjelljen e denjë,me punën e rëndë, kontributin kulturor dhe edukimin e fëmijëve, duke i bërë ata shembuj të shkelqyer në shkollat amerikane. Kryetari i shoqatës, Agim Sejdiu, merr mikrofonin në dorë e u drejtohet udhëtarëve: "Vëllezër dhe motra, qofshi të nderuar që keni gjetur kohë për të shkuar në këtë miting, duke iu përgjigjur thirrjes së Kosovës për t'i dalë në
përkrahje te pavarësisë...Një tubim, një marshim studentor po ashtu ështe organizuar sot edhe në Prishtinë për pavarësinë e Kosovës, me
ç'rast ne solidarizohemi me studentët dhe gjithë popullin liridashës të Kosovës, per Kosovën shtet sovran dhe te pavarur "Tani!"" Agimi vazhdon
të japë porosi për rregullat e demonstrimit paqësor, ndërkaq afrohem tek ndenjesja pranë meje ku është ulur Emineja, e ëma e Agimit, duke e
ndjekur fjalen e të birit me vemendje e admirim. Ajo erdhi kasten nga Gjermania, ku ka gjysmën e familjes, të kremtonte bashke me djemte dhe
farefisin festën e Flamurit në Boston dhe takimin e shqiptarëve ne Nju-Jork. "-Jam e kënaqur që kam ardhur prej Gjermanie,- thote ajo,- më
kanë pru djemtë këtu...Më ka ba të lumtur festa e Flamurit...kur pashë djalin tim, Agimin, që ngriti flamurin në Boston e kur pashë sa të
vllaznuem ishin shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës, m'u ka ba zemra mal!...Kurrë s'e harroj ditën kur kemi ardhur për herë të
parë këtu në Boston!...Veç një dëshirë e kam, të bahet Kosova e lirë e të gëzojmë të gjithë shqiptarët brenda e jashtë saj...Lutem e deshiroj
të më bëhet jeta e gjatë ta gëzoj Kosovën time dhe dashurinë e djemve të mi".
Nderkohë bilbili kosovar vazhdonte këngën: "Shqiponjat rrinë mbi gur/Lisat i rrit toka perpjetë/.../Shumë e pritëm natën-ditë/ Siç pret
dita diellin.../" Lisat shekullorë që i rriste toka përpjetë dhe ata kishin mbi kokë një pjesë qielli dardan, qiell të pamohueshëm.
Pikërisht, ne këto çaste meditimi poeti Ndue Hila shkruante poemën "Kushtrimi":
"E hej, kushtrim o vëllezër/ Dardania do besë/ Të mos qëndrojmë më si skllevër/ Vetëm nën Zot, Dardania e pavarur të mbesë.../"
Në të hyrë të qytetit të Nju-Jorkut në autobus befas ra qetësia. Pushuan bisedat, këngët, lodrat e fëmijëve. Në pjesën e pasme
të ndjenjëseve Ilir Begolli me shokë filluan të përgatisnin ballonat kuq e zi e të shpalosnin flamujt e kuq me shqiponjë. Disa burra
vendosën plisat mbi kokë, ndërsa nuset e reja rregullonin në qafë shallet e kuqe me shqiponjë. Qetësi solemne. Në fytyrën e gjithsecilit
dallohej hapur dëshira e shpresa, të cilat buronin nga thellësia e ndjenjave...Udhëtonim nga Bostoni historik në një ditë historike, me
një "shans" historik e na dukej sikur tok me ne ndodheshin e frymonin edhe Noli, Konica e idhtarët e tyre e na jepnin kurajë e guxim...
P A V A R Ë S I A E K O S O V Ë S T A N I !
Dy autobusët tanë qëndruan afër sheshit Dag Hammarskjold pranë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara. Grupi ynë bostonian, rreth 100 vetë,
mbanim në duar pankartat, flamurët dhe tufat e mëdha me ballonat kuq e zi që tundeshin në ajër mbi kokat tona e i jepnin mjedisit një pamje të
veçantë. Fatmir Beja hapi një flamur te madh shqiptar dhe gjithsecili e kapi nga një cep për ta mbajtur flamurin në pozicionin
shtrirë/pjerrtazi. Dhe ashtu, së toku hodhëm hapat e parë në atë shesh ndërkombëtar, aty ku fillonte e mbaronte rruga e gjatë e pritjes
njëshekullore e Kosovës martire. Papritur vajzat e nuset e reja filluan këngën:
"Pavarësia...Pavarësia...
Robnia vjen e shkon,
Por drejtësia rron gjithmon..."
Kjo kengë u pasua nga brohoritjet tona: "Pavarësia Tani!" "Pavarësia Tani!" Grupi i Bostonit në dekikë ishte shndërruar në një
ansambël masiv festiv, i cili tërhoqi vemendjen e medias dhe të mijëra bashkatdhetarëve, të cilët kishin mbushur sheshin. Më kujtohet, miket e
mia shqiptare njujorkeze ma bënin me dorë që të afrohesha e të përshëndetesha me to, por unë nuk e lëshoja dot flamurin që e mbaja te
cepi, ose më mirë, flamuri nuk më lëshonte mua...Takimi ynë dhe përfshirja në grupin e stërmadh të shqiptaro-amerikanëve ardhur nga të
gjitha anët e Amerikës, i dha nje ngjyrim ceremonial dhe emocional manifestimit. Flamuri shqiptar u ngrit lart në ajër i mbajtur nga
ballonat kuq e zi që i kishte përgatitur me helium Ilir Begolli, shoqëruar nga brohoritjet e manifestuesve. Më vonë do të dëgjonim fjalë
vlerësuese e falënderuese në adresë te grupit tonë: "...Ngjarja festive filloi me mberritjen e grupit te Bostonit!"
Një nuse e re kosovare pranë meje më tha se kurrë nuk kishte parë kaq shumë shqiptarë në Amerikë. Ajo filloi te kendonte nje këngë, e cila u pasua nga të gjitha gratë tona: "Kur sa shoh shqiptar me sy / Tan Kosova asht aty..."
Pasuar nga kënga e burrave me plisa në kokë: " Shqipërinë e dua se jam shqiptar, / Kosovën e dua se jam kosovar..."
U këndua himni kombëtar shqiptar e amerikan. Kur Eli Fara kendoi himnin shqiptar kënga e saj u shoqërua nga mijëra manifestues. Fjala e
hapjes së mitingut nga Drejtori Ekzekutiv i Këshillit Shqiptaro-Amerikan Avni Mustafaj filloi me parrullën "Kosova!" "Kosova!", emër ngjethës, i cili u përsërit shumë herë nga mijëra manifestues. Jehona e fortë e zërave, dukej sikur përplasej me forcë e shkrepte te muri anësor i ndërtesës se OKB-së, e cila ka formën e
kutisë së shkrepses, e me imagjinatë shpaloste në eter flakën e kuqe të flamurëve tanë që valëviteshin kudo në sheshin e manifestimit...Në fjalimin e tij zoti Avni Mustafaj iu drejtua gjithë qeverive dhe popujve të botës për të njohur pavarësinë e Kosovës, Tani !. Z Avni i ftoi vendet evropiane të vizitojnë Kosovën ku do te gjejnë djemtë e Skënderbeut dhe vajzat e Nënës Terezë. Ai iu drejtua popullit të Kosovës me këto fjalë: "Vëllezër dhe motra të Kosovës, ne jemi mbledhur
sot të tregojmë respektin dhe dashurinë tonë për ju dhe t'ju sigurojmë se ju nuk jeni të vetëm në përpjekjet tuaja. Qeveria amerikane dhe çdo
vend i Evropës i mbështesin aspiratat tuaja për pavarësi.
Shqiptaro-amerikanët do të bëjnë ç'të jetë e mundur që pavarësinë ta bëjnë realitet dhe realitetin prosperitet."
Në ditën e sotme iu dërgua një deklaratë Sekretarit te Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon në emër të të gjitha organizatave shqiptaro-amerikane. "Populli i Kosovës ka të drejtë të jetë i lirë nga Serbia...e cila e okupoi ilegalisht më 1912...", thuhej ndër të tjera në deklaratë e kërkohej njohja e pavarësisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Riçard Holbrooke siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane për çështjen e Kosovës." Sot nuk është dita e pavarësisë, por do të jetë e afërt ajo ditë...ndërkohë duhet të jeni të qetë e të bashkuar", deklaroi ai. Në vijim, të njëjtin premtim dhanë edhe autoritetet e tjera amerikane, duke këshilluar pritje, qetësi dhe durim...Pritjen dhe durimin e ka të regjistruar ne gene populli shqiptar përjetësisht...Demonstruesit bërtasin: "USA"..."Klinton"..."Bush"...Kthej syte majtas e djathtas e vështroj fytyrat e motrave e vëllezërve kosovarë dhe lexoj "durimin" në sytë e tyre. Pastaj dalloj lot kur Eli Fara interpreton disa këngë për Kosovën. Një shqiptar kosovar hoqi plisin nga koka e ia vendosi Elit mbi flokët e saj të zinj. Kënga u ndez, u rrit, u perhap e u këndua nga të gjithë pjesëmarrësit, duke u ndërprerë nga thirrjet: "Pavarësia Tani!" "Pavarësia Tani!"...Në fjalën e tyre demonstruesit shqiptarë
përmendën me zjarr, patos e urti nevojën urgjente të pavarësisë së Kosovës, shoqëruar nga bërtitësit e demonstratës "Kosova Sot!" "Kosova Now!" ...Siç do ta vargëzonte poeti Hila: "Rrëmbejeni, o vëllezër, Pavarësinë e vendoseni në prag!" Një gazetar i huaj iu afrua grupit te Bostonit dhe iu lut çiftit kosovar Adem dhe Lirie Mehmeti t'u bënte një fotografi. Ademi, një burrë i ri muskuloz, i qeshur e me plisin në kokë mbante ne duar flamurin tonë, ndersa Liria ishte mbeshtjellë me një shall të kuq ku ishte stampuar shqiponja dhe parulla "Pavarësia e Kosovës sot". Pas pozimit Ademi tha: "Nga ky shesh i botës ku u fotografuam, fytyra ime
do t'i tregojë botës se së shpejti do të jemi të lirë!..." Protesta paqësore për pavarësinë e Kosovës, e cila ia arriti plotësisht qëllimit, mbaroi rreth orës 2, sipas programit.
Tubimi ishte paqësor, kaloi në qetësi, pa incidente, duke u dhënë një mesazh komunitetit shqiptaro-amerikan, organeve te larta te SHBA-së dhe gjithë
botës. Pas mitingut ne bostonianët u takuam me grupin e Malësisë së Madhe, me miqtë njujorkezë, me profesorët e Akademisë shqiptaro-amerikane dhe me liderët e organizatave patriotike që merrnin pjesë në këtë tubim.
Gjithandej dëgjuam fjalë të mira përshëndetëse e falënderuese për pjesëmarrjen tonë aktive, urime që i përkisnin direkt kontributit, mbështetjes dhe dëshirës së mirë të shqiptaro-amerikanëve të Bostonit dhe të rrethinave..."- Kur ju pamë të vinit përmes Avenysë së parë me flamurët shqiptarë, me ballonat e pankartat, me hovin dhe me brohoritjet tuaja, ne u gëzuam si fëmijë e ju pritëm me duartrokitje e thirrje te gëzueshme, -na tha Avni Mustafaj.- Ju na mbushët me energji
ne të tjerët dhe na dhatë të kuptonim se një ditë e madhe po fillonte. Atë skenë e atë ngazëllim do ta kem ne kujtesë..."- përfundoi ai duke falenderuar e përgëzuar komunitetin shqiptaro-amerikan të Bostonit. Ndërsa Altin Alimehmeti ndër të tjera tha: " Komuniteti shqiptar i Bostonit po bëhet emblema e diasporës shqiptaro-amerikane. Le të shpresojmë se komunitetet e tjera shqiptare të Amerikës do t'ju marrin ju si model...Në manifestimet kombëtare në dekada, unë nuk mbaj mend të kem qenë kaq krenar e i prekur në shpirt si sot! Dhe një pjesë jo e vogël e këtij entuziazmi, zemërmadhësie e patriotizmi erdhi dhe nga grupi i Bostonit."
FESTA QË PRESIM
Gjate rruges ne kthim për ne Boston, autobusi ynë i ngjante një tubimi që mbledh miqtë ne nje dite feste, ku kënga e vallja s'pushojnë.
Të çliruar nga emocionet, te çlodhur e të shpenguar shqiptarët kosovarë shprehën gëzimin e tyre me këngë, brohoritje e vallzim. Të gjithë e përgëzonim Ilirin për suksesin që kishte arritur me dekorimet. Iliri na falenderoi e tha : " Të shpresojmë që kjo është hera e fundit që kërkojmë atë që na ështe mohuar me dekada të tëra dhe që kësaj radhe të mbyllet kapitulli i çështjes së Kosovës një herë e përgjithmonë. Grumbullimi ynë i ardhshëm pranë Kombeve të Bashkuara të jetë për të mirëpritur ambasadorin e shtetit të Kosovës." ...Studenti Afrim Hoxha shtoi : "-Natyrisht, protesta ne Nju-Jork ishte e qetë e paqësore, jo e
pergjakshme si protestat e Kosovës te viteve '60, '80 e '90...Për shumë shqiptarë nga Kosova kjo proteste ishte një lloj ringjalljeje e kujtimeve nga protestat e hershme dhe shpresojme qe ky miting te jete kulmi i të gjitha protestave të bëra për pavarësinë e Kosovës që nga vitet '60 deri tani." Kryetari i Shoqates, Agim Sejdiu, edhe ai nuk i permbante dot gezimin dhe emocionet. "...Kaluam një ditë të gjatë sot bashkë,- tha ai,- por po kthehemi krenarë dhe të gëzuar sepse kryem një obligim kombëtar e iu pergjegjëm thirrjes së Kosovës për t'i dalë ne perkrahje pavarësisë. Ne i dërguam një mesazh të fortë e unik botës demokratike se popullit të Kosovës duhet t'i njihet e drejta për të jetuar i lirë dhe në pavarësi, tani!...Sot koha po punon për ne shqiptarët dhe vetëm të bashkuar e të organizuar do të arrijmë që ta shfrytëzojmë mirë këtë kohë në të mirën tonë kombëtare. Ne, shqiptarët kosovarë, jemi krenarë që kemi arritur shpejt një bashkëpunim te shkelqyeshem me shqiptarët e Bostonit dhe ky është një sukses që do të na shoqerojë gjithnjë. Uroj qe se shpejti të organizojme festën e madhe të pavarësisë."
Dita e 10 dhjetorit 2007 ishte dita më e gjatë e vitit. Ngjarja e Nju-Jorkut është emetuar në sytë e historisë pergjithnjë.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pictures for you!
From: Richard Lukaj
------------------------------------------------------------------------
Pictures from Richard Lukaj
(1 of 43 pictures)
If selecting "See pictures" doesn't work, copy-and-paste this address into your browser:
http://share.shutterfly.com/action/welcome?sid=0CZN2bJw4aMWFa
-------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mark Kozmo
Thanks Stefan. Kudos to you, Fatmir, and Agim for organizing the Boston contingent. You all did
a great job and it was a good and fun day for all. Thanks also the the big donors for the two
buses -- I think it was Sejfi Protopapa, St. George's Church, and Ilir Begolli who gave the lions'
shares.
Avni, Rich, Martin, Lou and the rest of the NAAC organizers. I thought it was very well done
yesterday. None of you spoke too long and you mixed things up well to keep it interesting. Many
people commented on how well done and professional it was. Even people who were not there emailed
similar feedback they had heard.
Thanks for weverything yesterday -- here is my favorite picture!!!
http://picasaweb.google.com/lh/viewPhoto?uname=skochi&aid=5142547894300853809&iid=5142548306617714674
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Rreth 5000 shqiptare te Amerikes, ne Nju Jork, brohorasin fuqishem - USA- USA- Kosova - Kosova - Pavaresi - Pavaresi
Dag Hammarskjold Plaza,OKB-NY: Rreth 5000 shqiptare nga Nju Jorku, Miçigani, Illionosi, Nju Jersi,Kenektiket,Bostoni,Teksasi,Virgjinia, Washington D.C, e Maryland demonstruan te henen para selise se Kombeve te Bashkauar, ne mbeshtetjeje te pavaresise se Kosoves dhe ne shenje falenderimi per qendrimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Manifestuesit shqiptare, te grupuar ne disa shoqata, organizata, entetet fetare si dhe studente e kolegjeve dhe universiteteve amerikane , mbanin flamuj shqiptare, amerikane, NATO-s, dhe te Bashkimit Europian dhe hidhnin vazhdimisht parrulla e sllogane te fuqishme, ku kerkohej qe zgjidhja me shpejte te jete statusi final i Kosoves - Pavaresia e saj.
Organizatoret jane shume te kenaqur, pasi mendohet te kane arritur te zhvillojne, dje edhe manifestimin me te madh te shqiptareve deri tani ne SHBA, qe prej kohes se luftes se Kosoves dhe clirimit te Kosoves. Gjate manifestimit paqesor, pjesemarresit pershendeten , miqt e medhenje te shqiptareve, si ambasadorin Hollbruk, kongresmenin Vito Fosella, Eliot Engel, David Filips, per perpjekjet e tyre titanike per finalizimin e statusit.
Komunitetit Shqiptar ne Amerike, i udhehequr nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan se bashku me shoqata dhe organizata te tjera Shqiptaro-Amerikane si dhe me mbeshtetjen e plote te Kishes Katolike Shqiptare, Qendres Islame Shqiptare, Kishes Ortodokse Shqiptare, u bene thirrje te gjithe vellezerve e motrave tona nga te gjithe trojet shqiptare te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Presheves dhe Çamerise, qe ti u bashkoheshin atyre, te henen ne mesedite ne nje demonstrate madheshtore paqesore me moton TE NJIHET PAVARESIA E KOSOVES MENJEHERE, demostrat kjo qe u zhvillua ne sheshin Dag Hammarskjold ne Avenue 1 dhe rrugen 47.
Ne demonstrate, qene ftuar dhe anetare te kongresit e senatit Amerikan, miq te deshmuar te çeshtjes shqiptare. Hymnet e te te dy vendve, shenuan hapjen madheshtore te kesaj proteste. Ato u kenduan nga kengetarja e mirenjohur nga Shqiperia Eli Fara, si dhe shqiptaro amerikanja Silvia Tousun.Bekimin e kreu Imam Yzeiri. Demostraten madheshtore, e drejtoje Avni Mustafaj dhe Illir Zherka. Fjalen kryesore e mbajti Richard Lukaj. Ndersa pershendeten, kongresmeni Vito Fosella, ambasadori Richard Hollbruk, kongresmeni Eliot Engel dhe David Flips, ambasadori i shqiperise ne Kombet e Bashkuara shkelqesia e tij z Ardian Neritani, si dhe kercimtari i fameshem shqiptaro amerikan Toni Dovolani.
Demostrata perkoje me 10 Dhjetorin, kur treshja negociuese Wizner-Ishinger-Harchenko dorezoje ne Nju Jork,raportin rreth bisedimeve te deshtuara Shqiptaro-Serbe, Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara, zotit Ban Ki Mun. Serbia dhe miqte e saj vazhdojne perpjekjet per ta shtyre pafundesisht njohjen e pavaresise dhe per rikthimin e shqiptareve ne zgjedhen sllave.
Ishte shume e rendesishme qe komuniteti Shqiptar ne Amerike, nje pararoje e perhershme e çeshtjes kombetare, qe me dinjtet dhe veper e ka deshmuar thirrjen 'MBAHU NENO MOS KE FRIKE SE KE DJEMTE NE AMERIKE', doli edhe ne kete manifestim paqesor ne menyre kaq masive, per ti treguar Kombeve te Bashkuara dhe komunitetit nderkombetar se pavaresia eshte zgjidhja e vetme dhe se ç'do shtyrje tjeter e njohjes se pavaresise se Kosoves, eshte e papranueshme. Ka ardhur koha, thane oratoret gjate fjalemeve te tyre qe sakrificat e atyre qe rane ne lufte per lirine e Kosoves te kurorezohen me njohjen e menjehershme te pavaresise se saj. Derisa te njihet pavaresia e Kosoves, askush qe e quan veten Shqiptar nuk mund te rrije i qete. Per memedhene edhe nje here Shqiptar, mos rri, po duku, Shqiptar!
Organizatoret e kesaj proteste thane se pavaresia e Kosoves eshte alternativa e vetme dhe e drejte historikisht dhe e domosdoshme politik. Demostrata ishte paqesore, dhe kaloje pa as me te vogelin incident, çka ka fituar edhe admirimin e autoriteteve te policise se Nju Jorkut, qe e vezhguan nga afer demostraten. Ne fund veprimtari i dalluar i çeshtjes kombetare ne Washington, zoti Ilir Zherka, lexoje nje peticion-kerkese te nenshkruar nga te gjitha organizatat dhe shoqatat e komunitetit shqiptaro-amerikan, permes te ciles kerkojne njohjen e pavaresise se menjehershme te Kosoves, dhe e cila do t'i dorezohet Zyres se sekretarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Mun. Ne proteste kane marre pjese me shume se 5.000 shqiptare nga Bostoni, Detroiti, Teksasi, Çikago, Florida, Washington D. C. Merylandi si dhe nga Kanadaja. Pati zera se nuk do te mbahej kjo demostrat, çka shkatoje me te drejte dhe u duk krejt e pa kuptimte,per te perhapur nje çoroditje ketille. Pikerishte, ne keto momente vendimtare per fatet e kombit. Demostrata ishte e shqiptareve te Amerikes, dhe e askerkujt tjeter, ajo ishte demostrata per Pavaresine e Kosoves, qe do te hyje ne librin e historise se shqiptareve te Amerikes, pa dallim, krahine, feje apo ideje.
Organizatat Pjesemarrese:
Vatra, Albanian Aid Society, Albanian American Women Organization, Albanian American Cultural, Foundation Albanian American Committee of Illinois, Albanian American National Organization, Albanian American Society Foundation, Albanian Catholic Churches, American Cultural Center of Michigan, Albanian Islamic Centers, Atdheu na Bashkon, Albanian Orthodox Churches, Albanian Yellow Page, Ana Malit, Balkan Care Foundation, Bashkimi Demokrat, Democratic League of Kosova NY/Detroit, Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave, Besa/Massachusetts Albanian American Society, Democratic League of Dardania NY/Chicago, Fondi Humanitare Malesia, Fondi Perbashket Shqiptar - Paterson, Partia Levizja e Legalitetit, Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, Kraja Foundation, Kosova Albanian Society of Boston, Komuniteti Shqiptar Hasan Prishtina, Plave Guci Foundation, Shoqata Ded Gjo Luli, Shoqata Adhetare Dibrane, Shoqata Rugova, Shqiptaro-Amerikanet per Demokraci, dhe Shoqata Ulqini ne SHBA.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Keze (Kozeta) Zulo
......Une me gjithe popullin kosovar, kam qysh ne bark te nenes ne Demonstrata, thote zonja nga Kosova, Shqipe Biba.
Ke te drejte i themi ne, Kosova ka nje shekull qe kerkon Pavaresine!
..........Qe nga larg shikoheshin tullumbacet kuq e zi, lart ne qiell, me flamurin shqiptar, shikoje njerezit qe mbanin pankarta: Duam Kosoven te Pavarur! Free Kosova, Free Kosova! Drejtesi, Drejtesi per Kosoven! Te denohen Kriminelet!
Ne podium shikoje organizatoret e ketij tubimi mjaft te preokupuar per kete dite!
Fjalen e hapjes e mbajti Drejtori Ekzekutiv i Keshillit Shqiptaro-Amerikan Z.Avni Mustafaj: Ai e filloi me parrullen: Kosova! Kosova! Fjala e tij i elektrizoi te gjithe demonstruesit, ata brohorisnin duke ngritur flamujt, pankartat, e kerkesa per Kosoven e Pavarur dukej sikur merrte dhene dhe shkonte deri atje ku vendoset fati i popujve, popujt qe kerkojne Liri, dhe ulej kembekryq aty, prane Kombeve te Bashkuara.
Z.Richard Lukaj biznesmen i njohur ne Amerike, demonstroi dhe njehere mbeshtetjen e tij te fuqishme per ceshtjen e Kosoves dhe kerkoi qe Kosova te shpallet e pavarur.
Me mjaft emocion dhe brohoritje te vazhdueshme u prit dhe fjala e superstarit shqiptaro amerikan, Z.Toni Dovolani. Pjesemarrja e tij ne kete proteste paqesore, ja shtonte dhe me shume rendesine atij dhe seriozitetin ceshtjes se Kosoves. Dihet qe bota i shfrytezon mjaft mire yjet e veta ne momentet kyce, keshtu qe dhe ne duhet te dime t'i respektojme dhe t'u japim vendin e duhur ne situatat shume delikate qe po kalon populli i Kosoves.
Superstari shqiptar nga Kosova, ka marr pjese disa here ne shown me te pare "Dancing with stars"dhe eshte bere teper i njohur nga miliona amerikane me simbolet tona kombetare, dhe per kete u mireprit me brohorritje nga pjesemarresit.
Ndersa Eli Fara kendoi Himnin e Flamurit shqiptar, kurse Silvia Tosun Himnin e Flamurit Amerikan.
Here pas here Eli Fara do te interpretonte kenge te ndryshme per Kosoven martire, per Camerine.Ah sa here do mblidhemi ne ketu, me thote dikush pas meje.Plaget e Shqiperise nuk sherohen me kollaj, Shqiperia kullon gjak ja kthen nje vajze e veshur me kostum kombetar.
Organizatori i ketij tubimi paqesor per Kosoven, Z.Avni Mustafaj i cili e realizoi me sukses kete organizim, ne bashkepunim me te gjitha organizatat e tjera shqiptaro-amerikane, i shperndau pjesemarresit duke i falenderuar ata, gjithashtu nje mirenjohje te vecante do t'u jepte Kongresmeneve Z.Egel dhe Z.Fossella, qe moren pjese ne kete tubim, Ambasadorit Z.Holbrooke dhe Z.David Philips, keshilltar per marredheniet me jashte te cilet kane dhene nje kontribut te madh ne arenen nderkombetare per ceshtjen e Kosoves.
Duke u shperndare disa media te huaja dhe amerikane ndalonin pjesemarresit dhe organizatoret per t'i marr ne intervista. Keshtu NBC news, nje nga kanalet prestigjioze te Amerikes i mori ne interviste Znj.Shqipe Biba, Z.Musa Daka dhe Z.Q.Zylo per kete tubim per Kosoven.
E gjithe kjo proteste paqesore do te pasqyrohet nga producenti i talentuar Z.Adem Belliu,
nga gazetaret e mirenjohur te Komunitetit shqiptar, Z.Beqir Sina dhe Z.Halil Mula...etj
Shperndahemi qetesisht, me shpresen se do te takohemi perseri se shpejti per te celebruar Diten e Madhe te Kosoves, Kosoven e Pavarur, TANI!
Manhattan, 10 Dhjetor 2007
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Nga Kostandin Mosko
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
Lista per New York P.xls
(application/vnd.ms-excel, 37 KB) - not displayed