Re: [AlbClub] Duhet te jete e padurueshme
Rrobo Rrogozhina <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Fantastike ! Mos iksh kurre nga 'Alb-Club' o Pellumb Kulla ! Ti je 'krypa' edhe pse ketu nuk ndihet njeri e duket se askush nuk ka nevoje me per 'krype'. Duket se te gjithe kane ikur, por se ku nuk e di ... Jane zhdukur te gjithe, sikur t'u kene dale para ato 'maskat e zeza" ... Une qesha sa u ngopa. Me ato qe kishe shkruar,ti,shejtan ! Me qyfyret e gazetave shqiptare. Dhe te shqiptareve. Qesha sa per nje vit te gjithe. Pastaj, si budalla, u trishtova. E pse valle u trishtova? Nga qe po se kam qeshur per nje vit te gjithe, Atehere kam per te ndenjur hunde e buze tash e tutje... Pse thua ti ? Per 'memedheun" ? Jo or jo ! Ku une e ku 'memedheu' ? Te fala: Rrobo nga Rrogozhina> Date: Mon, 7 Jan 2008 12:09:46 -0500> From: [email protected]> To: [email protected]> Subject: Re: [AlbClub] Duhet te jete e padurueshme> > *** AlbClub Discussion List ***> > > > Problemi që ngre Dashi është një problem mediopsiqik.> > Nuk jam fare i shqetësuar e nuk besoj se dikush vërtet do të çmëndet,> do të bjerë në depresion të përgjithshëm kombëtar, apo do të shtyjë> pushimet në vendlindje. Dhe i burgosuri qe mezi ka pritur mund te dale> pa frike nga qelite e burgut. Gazetat në mëmëdheun tonë të shtrenjtë> janë totalisht pa kredibilitet. Unë habitem se sa lirshëm shpifet> atje. Aty që nga maja e piramidës qeveritare, deri te sportelët e> kioskave, gënjejnë pa skrupull me një lirshmëri mbresëlënëse.> Gazetapregatitësit dhe gazetakollofitësit jetojnë në një harmoni të> përkryer.> > Unë kam patur më shumë ambicje skenike, se sa shqetësim publik kur kam> nisur të mbledh titujt e tillë, sensacionalë. Nuk hyj në garë me ty,> se kushtet janë fare të pabarabarta. Të shtrirë në kohë gjatë këtyre 5> vjetëve, titujt e veçuar nga unë mund të jenë më goditës. Kurse ti i> ke vetëm të një dite dhe bile vetëm prej njërës nga gazetat e> kryeqytetit tonë të dashur. Pra je i fituar që në nisje. Megjithatë,> si ata maratonistët e devotshëm, unë garën edhe sikur të rrezikoj të> dal i fundit, nuk e braktis.> > Po rreshtoj ca prej titujve:> "Tenton të helmohet. Helmi ish i skaduar". Kjo tregon që, lavdi Zotit,> skaduesi nuk ka vdekur. Bile, nuk ka sepse të bëhet një lajm me këtë> fakt. Njësoj sikur të thuash "Ai fjeti deri në mëngjes dhe pa u zgjuar> fjeti deri në drekë!" Unë mund ta kem veçuar këtë titull, ngaqë atë> ditë gazetat nuk kanë patur asnje vetvrasje, vetëtherje, apo vetëvarje> dhe ato deshin të paktën të tregonin se për t'u degdisur në botën> tjetër, përpjekje të sinqerta jane bërë.> > Një titull tjetër mjaft interesant: "E ngrenë mbi supe për të bërtitur> "Nano ik" i heqin nga xhepi 20 mijë euro"! Por në gazetë nuk thuhej> kush, nga ta që e ngritën mbi supe, i vodhi eurot, të majtët apo të> djathtët? Nuk kuptohej nëse hajduti ish me ata që thoshin "Nano ik",> apo ata që thoshin "Nano rri"?!> > "Mishi i prishur i dërgon tërë dasmorët në spital. Dhëndri në koma"> Ky është titull i denjë për ato që ke zgjedhur ti, bile, fare mirë,> kryetitull për Korrierin tend, se kandidatët për arkivolë kanë qenë me> dhjetra.> > "Ju rrëfej si i kam ndezur cigaren Enver Hoxhës". Ja një titull me> kriminelë. Duket thjesht si titull memorialistik nga ato shënime që> gazetat tona janë gati t'i paguajnë me flori. Por në të vërtetë edhe> ky titull është për kronikën e zezë, (që atëhere nuk botohej kurrë).> Në ato ditë të ndezjes së cigares, Enver Hoxha pushkatoi katër> komunistë nga stani i tij.> > "Vriten për një lëmë. Në atë lëmë varrosen të dy". Duket që ka qenë> truall që këshilli i fshatit e kish caktuar për varrezë.> > "Bëhet tapë me vjehrrin dhe përdhunon vjehrrën". Pastaj: "Gruaja dhe> dashnori varrosin të gjallë burrin e kurrorës". Këto nuk kanë nevojë> për komente e hollësira, se unë ruhem nga pornot.> > "E vrau me thikën e bukës". Vrasja del në plan të dytë. Në të parin> është mjeti, me të cilin u krye. Gazeta këtu ndihmon familjat e> varfëra, që nuk blejnë dot as helm as armë.> > "Grushta në parlament". E kam veçuar, me qënë se aty nisin të tëra vrasjet.> > "Pronarët e vjetër ndeshen me pronarët e rinj" Kuptohet që këtë nuk e> kam nxjerrë nga ndonjë gazetë sportive dhe ndeshja për të cilën flitet> në titull, nuk ishte në fushën e futbollit. Ky titull, i vetëm, i> thatë, flet për mijëra vrasje. Me sopatë e me kazmë. Me helm e pa> helm. Me thikën e bukës dhe me gjembin e plehut!…> > Mua më tërheqin jashtë mase titujt që parathonë vrasje me bollëk, si> këta më poshtë: "Kapet i kërkuari, por arratisen nga burgu tre të> kapur më parë" dhe një tjetër me arratisje: "Arratiset nga burgu i> Londrës, ngjall tmerr në Milano".> > Ja dhe ca tituj pa komente, nga këta që kam mbledhur lart e poshtë:> "Biznesmeni turk: qysh e korruptova ministrin shqiptar". "Maska vret> vëllanë. Nuk e njohu, se dhe ai ish me maskë". "Deh të vjehrrin dhe i> përdhunon të shoqen". Ky i fundit nuk është lajm i përsëritur më lart,> pra, nuk është lajthitje nga ana ime! Jo,jo! Ky është dhëndër tjetër,> me vjehërr tjetër, në një vend tjetër dhe ka ndodhur pesë muaj më> vonë! Albclubasit nuk duhet të tronditen, se të themi të drejtën,> është një episod më pak dramatik se i pari. Titulli tani nuk shënon> "përdhunon vjehrrën", por "të shoqen e vjehrrit" gjë që tregon se> femra e përdhunuar nuk ishte mamaja e gruas së tij. Është një grua> tjetër, që vjehrri do ta ketë marrë pas vdekjes së vjehrrës së> përdhunuesit. Sado ngjarje e rëndë, prapë ka hapësirë për të> buzëqeshur. Por ne, albclubasit, duke i marrë të dy lajmet së bashku,> duhet të tronditemi thellë se përse ngjasin këto fenomene me dhëndurë> të rinj, që joshen pas gjahut të moshuar. Vërtet ka femra të reja të> larguara nga vendi për aventura semaforiale, por kaqë shumë qënkan> ato?!!!> > Sidoqoftë, i dashur DK, titujt e sotëm, dhe sidomos, vetëm në një> gazetë, flasin më shumë. E pranoj: e fitove garën!> ______________________________________________________________> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:> [email protected] , or visit Alb-Club's page at:> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club Interviste, concerti, news e videoclip! Solo su MSN Video! MSN Video _________________________________________________________________ Scarica GRATIS la versione personalizzata MSN di Internet Explorer 7! http://optimizedie7.msn.com/default.aspx?mkt=it-it ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club