[AlbClub] Duhet te jete e padureshme...
yd <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <C3A8483D.2AF%[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Nuk shoh asnje nga kanalet televizive shqiptare, por para dy javesh isha ne Gjermani tek nje shoku im i femijerise, dhe aty mu dha rasti qe te shikoj disa nga keto kanale. Per fat te mire kishim aq shume gjera per t'i treguar njeri-tjetrit, sa nuk qelloi qe te shoh gjate, por ne momentin qe po shikoja, spikeria e kanalit 24 ore (mos gaboj), po njoftonte shpalljen e 10 qytetareve me te mire te Tiranes per vitin 2007 nga ana e bashkise. Pra, lajmi ishte : shpallja e 10 qytetareve me te mire te Tiranes. Edhe sot e kesaj dite, nuk e di se kush ishin ato 10 qytetare te nderuar. Nuk mora vesh as emrat e tyre, as nuk i pashe te filmuar. Gjate gjithe kohes pashe e degjova kryebashkiakun me papijon te zi qe nxirrte nga goja fraza te gjate e te veshtira per t'u marre vesh. Mungese profesionalizmi? Propagande e detyruar? Apo te dyja bashke? Nuk dua te behem pedant (edhe une i kam mesuar gjate studimeve), por cdo gazetar para se te shkruaje duhet te beje pyetjet : - Cili? - Cfare? - Ku? - Kur? - Perse? Si dhe pyetjet shtese : - Me cilin? - Me cfare? Mora shembullin e mesiperm sepse vetem ate pashe e degjova, por nuk ka dyshim qe kjo duhet te ndodhe dhe me kanalet e tjera televizive, qofshin ato pro se majtes apo pro se djathtes. E them kete, se po te atij nivel jane dhe gazetat qe i lexoj ne internet. Asnje nga mediat nuk kerkon (ndoshta dhe nuk do) qe te jete neutrale per te krijuar BESIM tek lexuesi apo shikuesi. Besimi krijon dhe personalitetin e gazetarit apo gazetes. Kur do te vije ajo kohe kur shqiptari te thote : "Thoni cfare te doni, por une do te shkoj e ta vertetoj tek gazeta X apo gazetari Y". Te gjitha gazetat shqiptare jane mbushur fund e krye nga provinciale rreth te pesedhjetave qe kane mbaruar dikur per gjuhe-letersi dhe qe e kane per mburrje te shprehin simpatite e tyre personale e politike, dhe jo te informojne. YD ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club