Re: [AlbClub] Duhet te jete e padurueshme
"Faruk Myrtaj" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Jane te tera te forta ato qe keni seleksionuar, por me duket se s'ka asgje per tu habitur. Si berthama humoresh e krijimesh te mirefillta, te mevonshme po! Por, a themi dot se shtypi nuk eshte pjese e se teres aty? Sepse nuk ka asnje shkak ta konsiderojme "te lire" shtypin e Tiranes. (Edhe pse monstruoziteti i citimeve ne fjale nuk ka te bej me shume me lirine e shtypit se sa me nivelin profesional te gaz-tareve ne te apo me portretin moral te tyre si qytetar te pergjegjshem.) Duhet te pranojme se liria e fjales sot ne Tirane eshte me e madhe se sa pergatitja profesionale dhe pavaresia e te punesuarve ne shtyp. Relativiteti ndaj lirise se fjales na perfshine dhe neve, matane deteve dhe oqeaneve. Ndjehemi me te lirshem ne thenien ee gjerave, por a nuk e kemi vene re se vargonjte e robberise se rrethanave atje, na mbajne ca si shtrenguar edhe ketu ku jemi?! Vazhdojme inercine e atyre qe kemi pare apo provuar vete dikur, duke neglizhuar faktin se ata qe jetojne e udheheqin e shkruajne atje jane ne rrethana te tjera. Te tjera prej tonave kendej, por te tjera edhe prej atyre qe lame ne DIKUR. Ne Tirane ka gazetare qe ndeshen perdite me te keqen, me poziten dhe opoziten, por edhe me antiopozitarizmin si rol apo pune me rente. Pavarsisht felliqesise qe eshte evidente (jo vetem ne kronikat e zeza), ne shtyp ngrihen hera heres zera qe prishin qetesine e syprinave te vakta apo qe paralajmerojne zhvendosje te ardhme. Kurse profesionalizmi nuk ka si pritet me shpejt se nevoja serioze dhe detyrimi per tu informuar. Pellumb Kulla pak kohe me pare verejti mencur e idhet se atje gallaten e bejne me te madhe ata qe jane me lart! Kokonozi gjithashtu ka bere nje sere analizash te thella e serioze per realitetet e atjeshme, por une nuk shoh ndonje shkak per te qeshur apo per te qare befasueshem nga titujt e gazetave atje. Titujt nuk jane tjeter vecse si fjalimet e premtimet e politikaneve, po aq spekullues si programet e partive, po aq te paturpshem dhe te dhunshem sa bodigardet, dhe po aq te pabesueshem sa pavaresia false. Interesuar per nje ngjarje me polici e prokurori ne Tirane, ne dy tri gazeta lexova se nje i akuzuar per krim ne tentative ishte lene i lire, por nje miku im atje me shkruante "mos beso kroniken e zeze te gazetave! Kij parasysh sikur te gjitha i shkruan filani!" Filani ishte dikush qe mos e zot ta pranosh si i pergjegjshem dhe informues...! Gazetaret atje jane thuajse te tere pa kontrata, bejne c'mund te bjen ne sy, te bejne nga pak emer prej ketyre flakadaneve, te bejne ndonje kompromis apo kercenim me policine apo drejtesine dhe ... te kompensojne pagen e pasigurine e tyre. Eshte nje trishtim midis te tjerash gjera te trishtuara, por ah sikur te ishin vetem titujt apo vetem kronika e zeze keshtu! On Mon, 07 Jan 2008 16:05:24 -0500, D. K. <[email protected]> wrote: > *** AlbClub Discussion List *** > > > ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club