Re: [AlbClub] Mbi shtupin

"D. K." <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

I dashur Nga halli

Shprehjen tuaj te meposhteme:
 *PS - rrofsh DK se na shkunde!*
une e marr si shprehje te nje brenge qe e ndjeme gjithnje e me shume;
Albklubi po na mungon te gjitheve.

Dal e hedh nje sy te komshijte e me vjen te qaj. Me vjen te ve kujen per ate
qe kemi humbur apo qe lame te humbase, ate qe ishte mbase ishte gjeja me e
fisme intelektualisht, qe prodhoi ndonjehere populli internetist shqiptar, me
gjithe horroret e te sharve, sarkazmes, ulurimave etj, ne periudhen   saj te
adoleshences, pra territjes, sic thuhej dikur.

Eshte e vetmja liste qe ne syte e mi kishte nivelin evropian e atyre siteve
ku jam i shtrenguar te jem i pranishem me koleget e mi te punes, per shkak
te profesionit ti, por ku diskutohen edhe mjaft probleme te pergjitheshme si
ne albclub etj.

Personalisht nuk u shqova per ndonje ndihmese ne te, por kjo nuk me pengonte
ti hidhnja ndonje sy sa here qe kisha kohe e shpesh here te kenaqesha me ato
qe gjeja aty.
Te pakten kjo me ndodhte here here!

Po tani?

Qelqi qe thyhet, thone... vec ne ndodhte ndonje mrrekulli. Ndonese nuk jemi
popull, qe u dalluam ndonjere per besim ne zot, se jemi shume me dinake se
sa duhet per nje hapje te tille te mendjes, ama ne cudira e mrrekullira kemi
besuar gjithe jeten dhe sa me pak ato realizohen, aq me shume besojme...

Mbase, Hallexhiu im i mire...

Por nuk ta fsheh se dyshoj shume ne kete ringjallje.

 Krishti vertet u ringjall, pas tre ditesh, por nul ndenji me shume se dyzet
dite midis te gjalleve...

Xhaxhai na paralajmeroi, por nuk e besuam.

DK






2008/1/10, Pseudonim NgaHalli <[email protected]>:
>
>                  *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>
>
>
> Juve miqve te mij te dashur, ngaqe jeni ne Hene, ju duket Toka meme si nje
> topth solid.
> Po jo bre se nuk eshte keshtu.
> Se po te zoom-oni e zoom-oni e zoom-oni, do shihni se MEDIA nuk eshte nje
> INSTITUCION, sikunder asnje institucion nuk eshte nje INSTITUCION ketu.
> Si redaksite e gazetave ashtu edhe Ministrite a cfaredolloj ndertese
> publike qe zhvillon veprimtari ne sherbim te tij e paguar nga taksat e tij
> (publikut) ne fund te fundit nuk eshte gje tjeter vecse nje bashkesi
> individesh.
> Keta te fundit nuk jane gje tjeter vecse ish te njohurit tuaj, apo
> bashkeshortet, nipat apo mbesat e tyre.
> Shqiptare safi, me mungesat perkatese te trasheguara nga sistemi i kaluar,
> te fituara nga tranzicioni aktual, produkte te shkollave jo kushedi se
> cfare, banore te periferise a qendres, kryeqytetas autoktone a te ardhur
> rishtas, ne kohe te lire shofere te pakujdesshem apo dashnore diku te
> zjarrte e diku tradhetare, bartes te traditave dhe mentaliteteve krahinore,
> e keshtu me radhe.
> Ju flisni per Korrierin, por Korrieri ne vetvete eshte vecse nje cope
> leter, pasi korrieret e vertete jane Lili, Tili, Vili, Gili, Albani, Arjani,
> Ristani dhe Dritani, me shefa sektori Ruzhdiun, Fehmiun dhe Kadriun.
> Punojne per dava 200 euro ne muaj, bejne nga dy pune, i ke gjithe diten e
> deri naten vone verdalle, aq sa kur e kam pyetur njeren ne konfidence se si
> ju del koha te lexoni libra (se une e konsideroja a priori se gazetaret nuk
> mund te bejne pa lexuar letersi) me tha: "E kush lexon me qe nga koha e
> shkolles?!"
>
> Miq, jepini Cezarit ate qe i takon dhe lerini gazetaret shqiptare ne hall
> te tyre.
> Sa per ate qe ky popull kete gazetari meriton, une nuk jam edhe aq.
> Natyrisht qe populli eshte byk per vete, por ata njerez qe shpenzojne per te
> blere gazete, ka gjasa te jene me me kulture se ato/ata 22-23 vjecaret qe
> sapo kane mbaruar gjuhe-letersine (per te konsideruar me te miret e atyre qe
> mbushin faqet e brendshme, se ka edhe pa arsim te larte fare).
> Pastaj nuk duhet harruar se shtypi ka edhe nje mision unik. Po ketu pastaj
> do me duhej te rendisja Xhiken, Biken dhe Kiken, bisnecmena te njohur qe
> jane edhe financonjesit primare te shypit made in albania, ndaj me mire po e
> le me kaq.
> Se si thote ime gjyshe: "Kur e quajne Osman, s'ke cfar i ban!"
>
> Ngahalli
>
> PS - rrofsh DK se na shkunde!
>
>
>
> ------------------------------
> Never miss a thing. Make Yahoo your homepage.<http://us.rd.yahoo.com/evt=51438/*http://www.yahoo.com/r/hs>
>
>
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> [email protected] , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
>
>

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.