[AlbClub] Thucididi dhe Lufta e Peloponezit

bato ipare <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

-3-
   
  GRINDJA E EPIDAMNUS-IN (Durresin)
   
  Qyteti i Epidamnus  eshte ne te djathte  kur i afrohesh gjirit Ionik. Ai eshte ne territor te huaj, te banuar nga nje race ilire, te quajtur Taulantians. Qyteti eshte nje koloni e Korfuzit dhe qe krijuar nga Phalius, i biri i Eratocleides, nje korinthas nga familja e Heraclids. Midis koloneve, kishte gjithashtu nje numer korinthasish dhe dorianesh.
  Me kalimin e kohes, Epidamnus u be i fuqishem dhe i populluar; por me pas vijuan shume vite me turbullira politike, te shkaktuara, nga c`thone ata, prej luftes me banoret e huaj te atij vendi. Per shkak te saj, Epidamnus filloj te dobesohesh dhe humbi shume prej fuqise se saj. Me ne fund, tamam para fillimt te luftes midis Athines dhe Spartes, partia demokratike nxorri jashte qytetit anetaret e partise aristokratike, te cilet shkuan dhe u bashkuan  me armikun e huaj te qytetit dhe  filluan te merrnin pjese ne sulmet  e tyre piraterike ne det e ne toke. Demokratet brenda qytetit tashme  u gjenden ngushte dhe derguan nje delegacion ne Korfuz, duke iu lutur qytetit nene qe ti ndihmonte e te mos i linte ata qe te vdisnin. Ata u kerkuan ndihme korkyrasve qe te ndermjetesonin nje fare marreveshje me partine e perzene nga qyteti dhe  t`i ndihmonin ne dhenien fund te luftes me te huajt. Ambasadoret zune vend ne tempullin e Hera-s ne Korkyra(Korfuz), dhe atje paraqiten kerkesat e
 tyre. Por populli i Korfuzit refuzoi ti pranonte keta ambasadore dhe i ktheu ata mbrapsh pa arritur asgje.
  Kur populli i Epidamnusit e pa se nuk mund te priste asnje ndihme nga Korfuzi, ata nuk dinin c'te benin me perballe situates se krijuar.  Si pasoje, ata derguan njerez ne Delfi per te pyetur Zotin nese ata duhej tua jepnin qyetetin korinthasve, te cilet e kishin krijuar ate, e keshtu te siguronin ndihme pre tyre. Pergjigja nga Delfi ishte qe ata duhet tua kalonin qytetin korinthasve dhe te pranonin lidershipin e tyre. Keshtu, duke iu bindur orakullit, ata derguan perfaqesues ne Korinth, dhe ua ofruan kolonine korinthasve. Ata vune ne dukje se themeluesi i pare i Epidamnusit kish ardhur nga Korinthi, bene publike pergjigjen qe qyteti kishte marre nga Delfi, dhe i luten korinthasit qe tu vinin ne ndihme e te mos lejonin shkaterrimin e tyre.
  Korinthasit pranuan qe t'i vinin ne ndihme qytetit. Simbas tyre, ata kishin te drejte te benin nje gje te tille duke qene se kolonia i takonte Korinthit po aq sa edhe Korfuzit; dhe  ne te njejten kohe ata i urrenin korkyrasit, sepse keta te fundit nuk tregonin repsektin e duhur te nje kolonie ndaj qytetit meme. Ndryshe nga kolonite e tjera, korkyrasit nuk u ofronin korinthasve  te drejtat e zakonshme dhe nderimet ne festimet publike, ose nuk u vinin ne dispozicion vendet me te pershtatshme per  ofrimin e kurbanve (sakrificave). Ne vend te kesaj, ata e shihnin me percmim qytetit nene, duke pretenduar se fuqia e tyre financiare  ne ate kohe i bente ata te barabarte me me shtetet me te pasura te Hellasit, dhe se forcat e tyre ushtarke ishte me te medha se sa ato te Korinthit. Vecanerisht ata mburreshin me superioritetin e tyre detar duke e bazuar ate ne faktin se Korfusi, para tyre, kishte qene  i banuar nga marinaret e famshem te Phaecias. Ne fakt ky lloj besimi i
 inkurajonte ata ti kushtonin nje vemendje te vecante flotes se tyre, e cila s`ishte aspak e vogel ne numer. Ne fillim te luftes ata kishin  nje flote prej 130 anije triremesh.
  E gjithe kjo kishte lene nje shije te keqe, keshtuqe Korinthi ishte me se i gatshem ti dergonte Epidamnusit te gjithe ndihmen e nevojshme. Ata vune shpallje per vullnetare qe donin te vendoseshin atje, dhe derguan nje force ushtarake te perbere nga Ambrakiote, Leucedians dhe qytetare te tyre.Per te evitura anijet e Korkyres, kjo force marshoi nepermjet tokes deri ne Apolloni, qe ishte nje koloni e Korinthit.
  Kur korkyrasit morren vesh se popullsi dhe  trupa te reja kishin arritur ne  Epidamnus dhe se kolonia i ishte kaluar Korinthit, ata reaguan te zemeruar. Sapo moren vesh lajmin, ata bene gato per det 25 anije, te cilat u ndoqen me pas nga nje flote tjeter. Duke lundruar deri perballe Epidamnusit,  me  kercenime e nje gjuhe nga me fyeste, ata kerkuan qe epidamnasit te ripranonin ne qytet partien e perzene. Keta te merguar nderkohe kishin shkuar ne Korkyre dhe ne emer te lidhjeve te vjetra familjare ( duke treguar varret e stergjysherve te tyre  aty) ishin lutur qe te ndihmoheshin per tu kthyer ne qytet. Se dyti ata kerkuan qe Epidamnusi ti nxirrte jashte trupat ushtarake dhe banoret e rinj te ardhur nga Korinthi.
  Epidamnasit i hodhen poshte te dyja kerkesat, dhe korkyrasit filluan veprimet ushtarke kunder tyre me ane te 40 anijeve. Ata kishin me vete te merguarit, te cileve u kishin premtuar qe ti vinin ne pushtet, si dhe ushtrine ilire. Duke zene pozicion perballe hyrjes se qytetit, ata shpallen se do ti ofronin imunitet te gjithe atyre qe do te braktisnin qytetin, qofshin ata qytetare apo te tjere; kush nuk pranonte te perfitonte nga kjo mundesi do te konsiderohesh si armik. Atehere, duke qene se nuk paten asnje pergjigje ndaj kesaj oferte, ata filluan te rrethonin qytetin, i cili eshte i vendosur ne nje gji.
  Shpejt lajmesit arriten ne Korinth me njoftimin se Epidamnusi ishte  rrethuar, dhe korinthasit filluan te pregaditeshin per te derguar ndihma. Ne te njejten kohe ata vune shpallje ku kerkonin vullnetare per te krijuar nje koloni te re ne Epidamnus. Ata qe do te shkoni atje do te kishin te drejta absolutisht te barabarta, dhe ata qe nuk ishin te gatshem tu hypnin anijeve menjehere, por megjithate donin te kishin pjesen e tyre ne kolonine e re, mund ta blenin kete te drejte, se bashku me mundesine per te ndenjur me mbrapa, me ane te te venit si garanci te nje shume prej 50 dhrahmas korinthiase. Kjo oferte pati nje pergjigje te gjere si prej atyre  qe donin te lundronin menjehere,  ashtu edhe nga ata paguan vetem kaparin (depositen)...
  Kur korkyrasit degjuan per keto pregaditje, ata derguan nje delegation ne Korinth, te shoqeruar nga disa perfaqesues te Spartes dhe Sikionit, si mbeshtetje. Atje ata kerkuan qe Korinthi ti terhiqte te gjithe trupat e veta dhe kolonistet nga Epidamnusi, duke qene se Epidamnusi nuk ishte problem i tyre. Megjitate, ata ishin te gatshem, ne qofte se Korinthi do te donte ta kundershtonte pikepamjen e tyre, te pranin nje arbiter per te gjykuar. Qytete te Peloponezit do te zgjidheshin ne menyre te perbashket, qe te vepronin si  arbitra, dhe kolonia do te shkonte ne anen qe keta arbitra do te zgjidhnin. Pervec kesaj menyre, si alternative, ata proposuan  qe e gjithe ceshtja ti cohesh  orakulit te Delfit. Ata i kerkuan Korinthit qe te mos fillonte luften, duke thene, se ne qofte se korinthasit e fillonin, korkyrasti vete, jo per faj te tyre, do te ishin te detyruar, thjesht per tu vetembrojtur, te kerkonin miqesi ne vende te tjera ku ata nuk kishin deshire te benin miq.
  Pergjigja e korinthasve ndaj ketyre proposimeve ishte se  ne qofte se Kerkyra terhiqte floten dhe ushtrine e huaj nga Epidamnusi, atehere bisedimet mund te ishin te frutshme; por ishte absurde te flitesh per arbitrazh, kur qyteti ishte akoma i rrethuar.
  Korkyrasit u kunderpergjigjen  duke then se ne qofte se korinthasit  gjithashtu do te terhiqnin forcat e tyre nga Epidamnusi, ata do te benin cfare u kerkohesh.. Ose, ata ishin te gatshem ti linin te dyja palet te qendronin ne pozicionet  qe kishin, dhe te siguronin  mbajtjen e nje armepushimi deri sa te deklaroheshin  resultatet e arbitrimit.
  Asnje prej ketyre propozimeve nuk ishte i pranueshem per korinthasit. Nderkohe anijet e tyre ishin pajisur dhe aleatet e tyre ishin gati. Ata cuan perpara nje lajmerues qe te shpallte  deklarimin e luftes, dhe nisen nje flote prej 75 anijesh dhe 2000 kembesoreve  per te luftura kunder korkyrasve ne Epidamnus. 

       
---------------------------------
Never miss a thing.   Make Yahoo your homepage.

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.