[AlbClub] Dy filma tjere
Ardiani <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Tatjeta klub, i pashe dy filma, The Hunting Party edhe 30 Days of Night, e thashe t'ju kallxoj, nashta ju intereson. I pari ban fjale per humbjen, dhimbjen, e mbijetesen e nji gazetari amerikan n'luften e Bosnjes. Ai asht viktime e nji masakre, e kjo shkakton qe ai t'demoralizohet. Me kohe, ai, tue e ndjeke traditen shekullore kaubojiane, nis i vetem me e gjete Radovan Karaxhiqin, fajtorin kryesor qe ja ka shkaktue humbjen. Pas do dramave e komedive plot me humor ngjyre t'zeze, e qebesa edhe nji akcioni bukur tensionues n'fund, une si shikues duhet me e pa qe Kombet e Bashkueme e komuniteti nderkombtar s'jane tue e ba punen e vet. Paj, nuk e di se sa ka me mujte me mrri ky mesazh te shikuesi i huej, i cili ma merr mendja, ma shume ngazllehet mas Ricard Girit, se sa asaj qe ai ka me e thane. Ma merr mendja, ku me dite, nashat s'asht ashtu... A, nji gja qe syn e lashe pa e vrejte: serbte n'ket film paraqiten mo zo' ma keq: pa dhambe, psikopata, hajvonata, xhungllasha, etj etj, e autori i filmit s'e ka tentue asnji fije t'korrekteses politike per me i balancue pak. Kjo asht mire. Edhe n'filmin e dyte, 30 dite nate, personazhet negative paraqiten keq, pa dorza. Harrova me ju thane qe ata jane vampira edhe dalin me nji sheher n'Alaske, i cili ka hy n'stinen e dimnit, me c'rast Dielli nuk ka me le per 30 dite. Do banore t'atij vendi, pasi qe e kapercejne trullimin e fillimit, dmth momentet e tipit "shka a ka bahet kshtu?", fshehen, ikin, e mundohen me mbete gjalle. Pas nji mueji, Dielli del apet e do pshtojne. Nuk asht qe i kam pa kta filma njanin mbas tjetrit, n'fakt filmin per gazetarin n'Bosnje e kam pa para nja dy jave, e n'nderkohe i kam pa edhe shume filma tjere. Mirepo, ajo qe m'shtini me e ba paralelen asht se, perderisa (ndoshta?) asht dashte qe une me u identifikue pak me gazetarin amerikan, ose t'pakten me ja kuptue dhimbjen, mue s'mu ka ba aspak vone per te. Bile, nja dy tri here ofshava tue mendue: athue syn kuptohet dhimbja e boshnjakeve pa u pa permes pervojes s'nji amerikani, e per ma teper gazetari? Kurse, te filmi i dyte, te momentet kur banoret e atij katundi t'Alaskes fshiheshin prej vampirave neper tavane t'shpive, une e ndija veten aty, bashke me ta. Ka pase momente n'film, t'cilat m'kane kthye n'Gjakoven e para 8 vjete, si psh rasti kur nji personazh i thote nji plaku qe ishte tue shkue n'nevojtore: mos e lsho ujin se ban zhurme. Ose, rastet kur kqyrnin pertej nji zgavrre n'perde se a mos po kalon ndonji polic rruges. Ksi, vampir, se u habita. Absurditetin e administrimit a mbrojtjes prej kombeve t'bashkume syn pretendoj me ja transmetue kuj, sepse, edhe pertej perkufizimit se absurditeti asht absurd e syn kaperthehet prej mendjes s'shndoshe (mendjes s'smute s'ke cka i ban), absurditeti i administrimit t'kombeve t'bashkume asht i pakapshem prej dikuj qe s'e ka kapacitetin e njifare Franc Kafke. Poashtu syn besoj qe ja transmetoj kuj t'dhanen qe vampirat e filmit 30 Days of Night jane serbet e filmit The Hunting Party, e jo ato karikatura. "Po kush dreqin beson qe vampirat egzistonje, allahile?" Perderisa vampirat nuk egzistojne, duhet me u knaqe me ato karikaturat e The Hunting Party. Uroj i pafshit vetem neper filma. Kryesorja asht qe Dielli po do me dale apet. Ka gjasa qe po do me dale edhe knej kah Ballkani: po lexoj per do ministra t'guximshem serbe n'Qeveri t'Kosoves, po lexoj per nji perkrahje solide per Cede Jovanoviqin, kandidat per kryetar t'Serbise. Po lexoj qe Sala i Berishajve po do me ba centrale berthamore e Hashimi i Thacit po do me prodhue energji diellore, e kjo do me thane qe duna me ja shkunde pluhnin Shtigjeve Yjore e me i pa edhe 'i here. Tana t'mirat, Ardiani ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club