[AlbClub] Shenjat e pikesimit

Ulysse <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <C3B3E22F.2994%[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***



Po lexoj keto dite nje tekst mjaft simpatik mbi shenjat e pikesimit. Nuk kam
mundesi qe te dergoj te terin, por kam zgjedhur disa fragmente.

Lexim te mbare
YD

Shtator i vitit 1905. Thirrjet oshetijne ne rruget e Moskes : « Na pagoni
presjet ! » Tipografet e shtypshkronjes Sytine qe jane ngritur ne greve
kerkojne qe ti merren parasysh dhe shenjat e pikesimit ne rrogen qe
llogaritet ne baze te shkronjave. Revolucioni i pare rus fillonte nen
shenjenŠ e pikesimit.
Nje shekull ka kaluar. Keto shkronja tipografike nuk provokojme me
revolucion, por provokojne gjithemone furtuna ne kafken e « shkruesve ».

I lumi lexues i kohes sone : gjitheshka eshte bere per t¹ia lehtesuar punen
dhe ai nuk e kupton sa i lumtur eshte ! Shenjat e pikesimit, thekset,
hapsirat e bardha mes fjaleve, germat e medha, shkronjat kursive dhe te
trasha, kryeradhet, paragrafet dhe kapitujt : gjithe keto perforcime e
ndihma per lexueshmerine e shkrimit.
Ne kohet heroike, asgje e tille : teksti paraqitej toptan, i pa ndare ne
pjese, pa asnje perpunim, pa asnje hapsire mes fjaleve. Duhej qe te
kacafyteshe me teksin bruto. Te gjitha ndihmesat per te lexuarin qe sot na
duken te natyrshme jane rezultat i nje pergatitje te gjate e te veshtire dhe
imponuar pas nje procesi te gjate qe u stabilizua vetem ne shekullin e
XVIII. 
Homo sapiens shkruan dhe lexon qe prej 6000 vjetesh (te ngriturit ne kembe i
kishte marre shume kohe e energji stergjysherve tane). Shkrimi alfabetik
shfaqet para rreth 3400 vjetesh dhe belbezimet e para te pikesimit para 2400
vjetesh. Pra, Homo alphabeticus, ka shkruar e lexuar pergjate nje
njemijevjecari te mire dhe pak me shume, tekste te prezatuara ne at¹ fare
menyre qe neve sot do te na dukeshin krejt nje cmenduri.
Interneti, me ane te nje regresioni te mahniteshem, na jep nje ide, me
adresat e veshtira dhe nendarjet e siteve pa hapsira te bardha mes fjaleve,
pa thekse e pa germa te medha.
Nje tekst, pra, nuk ishte i deshifrueshem menjehere. Per t¹i kapur kuptimin,
lexuesi duhej qe me pare te pergatiste nje lloj kopje gjate seciles ai
vendoste zhalonet e tij mbi nje mbeshtetese (papirus, pergamene, pastaj
leter). Shume doreshkrime te vjetra ruajne gjurmen e ketij « pikesimi » te
shtuar. 
Ideja per t¹a kthyer shkrimin me pak hermetik ka kaluar nepermjet nje rruge
mjaft te ngadalte dhe i eshte dashur qe te perplaset me rezistencen e «
elitave » xheloze te dijeve te tyre.

Ne nuk i njohim te gjithe ata njerez qe kane shpikur shkrimin dhe ne cfare
rrethanash e kane bere ate. Perkundrasi, eshte relativisht e lehte qe te
ndjekesh etapat kryesore te historise se kesaj prejardhje te shkrimit qe
eshte pikesimi.
Pikesimi ka lindur pergjate periudhave te zbrapjes apo te zhdukjes te
prodhimit letrar : detyra e dites nuk ishte krijimi, por rigjetja,
konservimi i tekseve te medhaja te se kaluares dhe perpilimi i versioneve
funksionale, ne nje lloj ndarje te punes intelektuale pergjate shekujve.
Personalitetet e Antikitetit te vonshem grek dhe te Mesjetes se hershme qe
kane kontribuar ne perpunimin, unifikimin dhe perhapjen e tij nuk ishin
shkrimtare. Para se gjithash ishin njerez te ditur, botues doreshkrimesh, te
preokupuar per shpetimin e kryeveprave te letersise dhe per ti bere ato sa
me te kuptueshme. Le te precizojme kalimthi qe keto njerez, emrat e te
cileve nuk i flasin kerkujt, i kane bere nje nder te madh njerzimit. Shume
me teper se te gjithe ato shpataxhij qe kane nderet e bulevardeve dhe
statujave ne qytetet tona.



______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.