Duhet djegur Piramida e lugatit komunist
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_Bota Sot » Duhet djegur Piramida e lugatit komunist_ (http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=20&id=86696) Duhet djegur - Piramida e lugatit komunist 23:51, November 4, (http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2010/11/edison.jpg) Shqiptaret shquhen per nje cilesi fatlume te rralle, tejet te vlefshme. Ata, llumin, mbeturinat, plehrat, nuk i mbajne perbrenda, nuk i fshehin, por i nxjerrin jashte, t’i shohin vete, dhe t’i shohin te gjithe. Hordhi nostalgjikesh orembetur ordinere dinake, lukuni delirantesh gjysmake te zhurmshem, tufa minjsh mediatike te shitur, snobe sterile cerebrale nga me te perçudnuarit dhe me te abuzuarit, sahanlepires bredhes te kudondodhur te “mesit” te opinionit sot me kete neser me ate qe qefi te mos i mbetet as ketij e as atij, tuhafe me nam te rrjedhur qyshkur, manipulatore nga me te peshtiret qe ndjekin vetem interesin, turlilloj llafazanesh te neveritshem te cilet neper ekrane televizoresh dhe faqe gazetash jane te hedhur vetem nga trillet e fatit tranzicional dhe per asnje zotesi tjeter, po thone qe varri piramidal i diktatorit kriminel te mos prishet. Varri i lugatit do prishet dhe mbi te do ndertohet Parlamenti i ri ! Sepse faqezinjte zhurmemedhenj, te degjeneruarit e mesiperm, jane nje pike uji ne oqeanin e shqiptareve te cileve diktatori u ka nxire jetet. Prandaj, tani qe neverise mbarekombetare per ate kancer ne mes te kryeqytetit iu shtua edhe nje vullnet i larte institucional, ajo pune do behet, ajo qelbje do pastrohet, ajo semundje do sherohet. Ai varr me ate lugat brenda, jane sot simbole qe i perkasin njerit krah te politikes dhe njeres pjese te elektoratit, asaj se vjetres, asaj se mbetures. Krahu tjeter i politikes, dhe pjesa tjeter e elektoratit, pra te vuajturit qe jane te shumtet, i kane edhe ata simbolet e tyre. Por jo me qelq dhe mermer, dhe jo ne qender te Tiranes. Larg syve te botes, dhe sidomos elektoratit, neper zgeqe qe nuk duken. Ne burgun e Spaçit, te Burrelit, ne hendeqet ku jane flakur kufomat e te pushkatuarve. Prandaj, per te vendosur nje fare ekuilibri, ajo prishje duhet bere patjeter. Sali Berisha, ai qe kurre nuk zbret nga kali dhe kurre nuk kthehet nga rruga, e ka vendosur. Pyetja tani eshte; Ne cilen menyre duhet pastruar ajo kolere ? E para gje qe te vjen vetvetiu ne mendje pas kesaj pyetje jane vargjet, “Te ndertosh nje ndarje per te qene M’e veshtire se te ndertosh nje piramide” Jane vargje te shkruara ne kontekst sentimental nga gjeniu Kadare. Nuk bejne fjale per prishje piramide por per ndertim piramide. Megjithate s’ka asnje problem. Sepse, fale universalitetit te tekstit te Kadarese, ato dy vargje jane frymezues edhe ne kontekstin e sotem, te sjellin ne mendje volumin faraonik te punes qe duhet kryer pas nje dashurie te sforcuar, dhe veshtiresite e panumurta te nje bashkejetese paqesore pas nje ndarjeje radikale. Por kryesorja eshte qe te kujtojne se ne te tilla raste gjithçka duhet bere patjeter bukur. Hedhja ne ere me dinamit i te dyve njekohesisht, edhe varrit edhe lugatit qe ai varr mban brenda, me shume potere, pluhur e tym, nuk duket variant i bukur, pra nuk ploteson kushtin e vargjeve, prandaj duhet gjetur menyre tjeter. Tjetri variant mund te ishte permbysja dhe fundosja e piramides aty ku eshte. Pra me shndrrimin e piramides se sotme ne nje varr te varrosur. Kjo do te bente qe Parlamenti i ri te mbeshtetej mbi beton faraonik, çka, pavaresisht sa e mundur do ishte nga ana teknike, s’duket keq ne pikepamje estetike, dhe do tu pelqente goxha enderrtareve. Por vetem atyre. Sepse del nje tjeter problem; afersia e frikeshme e nendheshme mund te mos kenaqe gjithe te tjeret te cilet me siguri preferojne flakje dhe distance te pafundme me koleren. Menyren tjeter na e jep pervoja shume shekullore popullore, e cila pervoje i bie shkurt; Lugatin e djeg dhe varrit i ve zjarrin. Kjo po. Duke pasur brenda edhe efektshmerine edhe emocionin, me siguri do ta kenaqi shumicen. Te veprohet keshtu; Piramides se lugatit te tmerrit t’i mbyllen te gjitha vrimat me perjashtim te njeres asaj nga ana e Lanes prej nga te mundin te hyjne e te dalin kamionet. Nga vrima e lene hapur, para se t’i vihet zjarri, brenda piramides te futen mundesisht te gjitha simbolet e tjera te krimit komunist. Te gjinden ku jane e ku s’jane te gjitha bustet dhe statuetat e diktatorit. Edhe te blihen po te jete nevoja. Pastaj te rrasen aty brenda te gjitha soc-kellirat artistike. E para nga te tera vrromat, mozaiku mbi muze, i cili, per aresye te permasave, se pari duhet shkallmuar, pastaj te futet brenda. Me mozaikun duhet bere kujdes se ka nje rrezik. Rreziku eshte se me te degjuar kazmen e pare qe do nise t’i therrmoje, personifikuesit e llumit shqiptaresk atje lart, ata nga proletari me xhakete supit e tehu ne drejtim te 15 kateshit, mund te nuhasin qe u erdhi fundi, te tremben, dhe te zbresin nje nga nje ne fshehtesi dhe ec e gjeji proletaret e felliqur ne ç’vrima jane futur. Pas futjes ne varr te mozaikut, pune kjo me te cilen do merret ai te cilit i perket, deputeti dhe ministri Ferdinad Xhaferri, te mblidhen te gjitha soc-skulpturat qe evokojne djeresn neper fusha, pionieret qe mbledhin kalleza, minatoret me çizme neper galerira, punetoret pararoje me muskuj dhe shpatulla te gjera, dhe te gjitha te vjellat e tjera te kesaj natyre. Nese autoret nisin e llapin, atyre t’u thuhet; Cilen nga te dyja brenda ? Vepren apo veten ? Ne varesi te pergjigjes, te veprohet. Me keta autore do merret deputeti Edi Paloka te cilit me kete rast do t’i duhet qe paraprakisht te marre disa njohuri demonologjike ne faqet perkatese te Internetit. E ben me qef Edi kete pune, se e njoh une ate. Qindra tabelat me emra rrugesh vrasesish ne mbare Shqiperine do t’i mbledhi nje nga nje, do t’i grumbulloje para varrit piramidal, dhe do t’i fuse brenda per t’i djegur, ai qe do ta beje me qefin me te madh kete pune, i paepuri Shab’ Kallçiu. I vetmi problem me Shaben ne kete rast mund te jete se pas kryerjes se kesaj pune ai mund te luaje mendsh nga lumturia e tepert. S’do jete keq qe, nje rruge e disa pune, te mendohet pak edhe per pastrimin e disa kellirave te sotme. Me kete te ngarkohet deputeti tjeter demokrat Gent Strazimiri. Genti do jete ai qe do kaloje ne site te gjitha mediat prej te cilave do seleksionoje me kujdes; gazetat pa lexues, televizionet pa shikues, radiot pa degjues, bisedat kot, kronikat pa thelb, humoret pa kripe, rubrikat bosh, prezantuesit pa talent dhe pa moral profesional, dhe t’i rrase te gjitha brenda piramides pa iu dridhur fare qerpiku. Marrja pjese ne kete operacion vetem e te djathteve nuk eshte rastesi. Eshte rrjedhoje e nje gabimi te Rames. Ai, ne vend qe, si e lyp nje shkathtesi minimale politike, t’i bashkohej ne çast idese se Berishes per ta hedhur ne ere piramiden, vajti e refuzoi ate ide, duke humbur ne kete menyre nje rast te florinjte qe zor se i vjen me. Rastin per te numuruar me gojen e vet, retoriken dhe talentin perkates, nje mije e nje te zezat qe diktatori u ka bere shqiptareve. Ta bente kete per te provuar, kete here me fakte, se me diktatorin dhe diktaturen, partine e tij dhe FRESSH-in e Spiropalit, s’e lidhin asgje prej gjeje etj. etj. E jo vetem, por me te drejte, mund te shpresonte qe permes ketij pohimi refuzues, ne zgjedhjet e ardheshme te merrte edhe vota te te lekundurve. Por nuk e beri. Dhe duke mos e bere i hoqi shansin Shalsit, Shkrelit dhe Lame kolonjarit, dhe disa te tjereve qe te kishin edhe ata fatin te jepnin nje dore ne spektaklin e rastit. Nga ana tjeter, duhet thene edhe kjo, nuk do qe’ keq qe, per te njejtat aresye qe lidhen me elektoratin e lekundur, edhe Sali Berisha, te bente edhe ai ca naze te tipit; edhe mund ta kishim lene pa shembur per tu kujtuar shqiptareve ç’tmerre dhe çudira ka bere diktatura etj. etj. gje kjo te cilen edhe ai nuk e beri. Nuk e beri, por, ne ndryshim me Ramen, kjo mosberje ate nuk e demton pothuaj fare, sepse ai eshte gia’ maje kalit, maje po atij kali te cilit Rama po kerkon t’i hipe, çka s’eshte aspak e njejta gje. Veprimi i fundit do jete ky; Do vihen ne rresht per nje ose “in fila indiana”, si ka qef te thote Muç Nanua, deputetet qe nderrojne krahun politik gjate mandatit. Atyre do t’u thuhet; Edhe ju qe vazhdimisht nderroni krahun politik, edhe elektorati qe vazhdimisht j’u voton, vendin e kini aty brenda ku pas pak pritet te behet hataja. Tani, zgjidhni e merrni. Meqenese elektorati, ngaqe eshte i madh, ne piramide nuk futet dot, ju si e keni hallin ? Do zini ment, apo t’ju fusim ketu brenda ? Pas kesaj vazhdimi do varet nga pergjigja e secilit. Pasi te jene bere keto pergatitje dhe varri te jete mbuluar me shkarpa, per t’iu vene flaka, do pritet nje e Xhuma’ mbrema kur dihet se lugati fle. Zjarrit qe do vazhdoje shtate dite e gjashte net’ mes brohorimash popullore te pa permbajtura, shkrepsen do t’ia vere Ilir Meta. Qe hiri te derdhet i teri ne Lane, dhe nga Lana ne det, do kujdeset Edi Rama. Fjalimin madheshtor me tekst te zgjedhur do ta buçasi Sali Berisha. 4 nentor 2010 _www.edisonypi.com_ (http://www.edisonypi.com) Duhet djegur. Shqiptarët shquhen për një cilësi fatlume të rrallë, tejet të vlefshme. Ata, llumin, mbeturinat, plehrat, nuk i mbajnë përbrenda, nuk i fshehin, por i nxjerrin jashtë, t’i shohin vetë, dhe t’i shohin të gjithë. Hordhi nostalgjikësh orëmbetur ordinerë dinakë, lukuni delirantësh gjysmakë të zhurmshëm, tufa minjsh mediatikë të shitur, snobë sterilë cerebralë nga më të përçudnuarit dhe më të abuzuarit, sahanlëpirës bredhës të kudondodhur të “mesit” të opinionit sot me këtë nesër me atë që qefi të mos i mbetet as këtij e as atij, tuhafë me nam të rrjedhur qyshkur, manipulatorë nga më të pështirët që ndjekin vetëm interesin, turlilloj llafazanësh të neveritshëm të cilët nëpër ekrane televizorësh dhe faqe gazetash janë të hedhur vetëm nga trillet e fatit tranzicional dhe për asnjë zotësi tjetër, po thonë që varri piramidal i diktatorit kriminel të mos prishet. Varri i lugatit do prishet dhe mbi të do ndërtohet Parlamenti i ri ! Sepse faqezinjtë zhurmëmëdhenj, të degjeneruarit e mësipërm, janë një pikë uji në oqeanin e shqiptarëve të cilëve diktatori u ka nxirë jetët. Prandaj, tani që neverisë mbarëkombëtare për atë kancer në mes të kryeqytetit iu shtua edhe një vullnet i lartë institucional, ajo punë do bëhet, ajo qelbje do pastrohet, ajo sëmundje do shërohet. Ai varr me atë lugat brenda, janë sot simbole që i përkasin njërit krah të politikës dhe njërës pjesë të elektoratit, asaj së vjetrës, asaj së mbeturës. Krahu tjetër i politikës, dhe pjesa tjetër e elektoratit, pra të vuajturit që janë të shumtët, i kanë edhe ata simbolet e tyre. Por jo me qelq dhe mermer, dhe jo në qëndër të Tiranës. Larg syve të botës, dhe sidomos elektoratit, nëpër zgëqe që nuk duken. Në burgun e Spaçit, të Burrelit, në hendeqet ku janë flakur kufomat e të pushkatuarve. Prandaj, për të vendosur një farë ekuilibri, ajo prishje duhet bërë patjetër. Sali Berisha, ai që kurrë nuk zbret nga kali dhe kurrë nuk kthehet nga rruga, e ka vendosur. Pyetja tani është; Në cilën mënyrë duhet pastruar ajo kolerë ? E para gjë që të vjen vetvetiu në mendje pas kësaj pyetje janë vargjet, “Të ndërtosh një ndarje për të qënë M’e vështirë se të ndërtosh një piramidë” Janë vargje të shkruara në kontekst sentimental nga gjeniu Kadare. Nuk bëjnë fjalë për prishje piramide por për ndërtim piramide. Megjithatë s’ka asnjë problem. Sepse, falë universalitetit të tekstit të Kadaresë, ato dy vargje janë frymëzues edhe në kontekstin e sotëm, të sjellin në mendje volumin faraonik të punës që duhet kryer pas një dashurie të sforcuar, dhe vështirësitë e panumurta të një bashkëjetese paqësore pas një ndarjeje radikale. Por kryesorja është që të kujtojnë se në të tilla raste gjithçka duhet bërë patjetër bukur. Hedhja në erë me dinamit i të dyve njëkohësisht, edhe varrit edhe lugatit që ai varr mban brenda, me shumë potere, pluhur e tym, nuk duket variant i bukur, pra nuk plotëson kushtin e vargjeve, prandaj duhet gjetur mënyrë tjetër. Tjetri variant mund të ishte përmbysja dhe fundosja e piramidës aty ku është. Pra me shndrrimin e piramidës së sotme në një varr të varrosur. Kjo do të bënte që Parlamenti i ri të mbështetej mbi beton faraonik, çka, pavarësisht sa e mundur do ishte nga ana teknike, s’duket keq në pikëpamje estetike, dhe do tu pëlqente goxha ëndërrtarëve. Por vetëm atyre. Sepse del një tjetër problem; afërsia e frikëshme e nëndheshme mund të mos kënaqë gjithë të tjerët të cilët me siguri preferojnë flakje dhe distancë të pafundme me kolerën. Mënyrën tjetër na e jep përvoja shumë shekullore popullore, e cila përvojë i bie shkurt; Lugatin e djeg dhe varrit i vë zjarrin. Kjo po. Duke pasur brenda edhe efektshmërinë edhe emocionin, me siguri do ta kënaqi shumicën. Të veprohet kështu; Piramidës së lugatit të tmerrit t’i mbyllen të gjitha vrimat me përjashtim të njërës asaj nga ana e Lanës prej nga të mundin të hyjnë e të dalin kamionët. Nga vrima e lënë hapur, para se t’i vihet zjarri, brenda piramidës të futen mundësisht të gjitha simbolet e tjera të krimit komunist. Të gjinden ku janë e ku s’janë të gjitha bustet dhe statuetat e diktatorit. Edhe të blihen po të jetë nevoja. Pastaj të rrasen aty brenda të gjitha soc-këllirat artistike. E para nga të tëra vrromat, mozaiku mbi muze, i cili, për arësye të përmasave, së pari duhet shkallmuar, pastaj të futet brenda. Me mozaikun duhet bërë kujdes se ka një rrezik. Rreziku është se me të dëgjuar kazmën e parë që do nisë t’i thërrmojë, personifikuesit e llumit shqiptaresk atje lart, ata nga proletari me xhaketë supit e tëhu në drejtim të 15 katëshit, mund të nuhasin që u erdhi fundi, të tremben, dhe të zbresin një nga një në fshehtësi dhe ec e gjeji proletarët e fëlliqur në ç’vrima janë futur. Pas futjes në varr të mozaikut, punë kjo me të cilën do merret ai të cilit i përket, deputeti dhe ministri Ferdinad Xhaferri, të mblidhen të gjitha soc-skulpturat që evokojnë djerësn nëpër fusha, pionierët që mbledhin kallëza, minatorët me çizme nëpër galerira, punëtorët pararojë me muskuj dhe shpatulla të gjëra, dhe të gjitha të vjellat e tjera të kësaj natyre. Nëse autorët nisin e llapin, atyre t’u thuhet; Cilën nga të dyja brenda ? Veprën apo veten ? Në varësi të përgjigjes, të veprohet. Me këta autorë do merret deputeti Edi Paloka të cilit me këtë rast do t’i duhet që paraprakisht të marrë disa njohuri demonologjike në faqet përkatëse të Internetit. E bën me qef Edi këtë punë, se e njoh unë atë. Qindra tabelat me emra rrugësh vrasësish në mbarë Shqipërinë do t’i mbledhi një nga një, do t’i grumbullojë para varrit piramidal, dhe do t’i fusë brenda për t’i djegur, ai që do ta bëjë me qefin më të madh këtë punë, i paepuri Shab’ Kallçiu. I vetmi problem me Shabën në këtë rast mund të jetë se pas kryerjes së kësaj pune ai mund të luajë mendsh nga lumturia e tepërt. S’do jetë keq që, një rrugë e disa punë, të mendohet pak edhe për pastrimin e disa këllirave të sotme. Me këtë të ngarkohet deputeti tjetër demokrat Gent Strazimiri. Genti do jetë ai që do kalojë në sitë të gjitha mediat prej të cilave do seleksionojë me kujdes; gazetat pa lexues, televizionet pa shikues, radiot pa dëgjues, bisedat kot, kronikat pa thelb, humoret pa kripë, rubrikat bosh, prezantuesit pa talent dhe pa moral profesional, dhe t’i rrasë të gjitha brenda piramidës pa iu dridhur fare qerpiku. Marrja pjesë në këtë operacion vetëm e të djathtëve nuk është rastësi. Është rrjedhojë e një gabimi të Ramës. Ai, në vend që, si e lyp një shkathtësi minimale politike, t’i bashkohej në çast idesë së Berishës për ta hedhur në erë piramidën, vajti e refuzoi atë ide, duke humbur në këtë mënyrë një rast të florinjtë që zor se i vjen më. Rastin për të numuruar me gojën e vet, retorikën dhe talentin përkatës, një mijë e një të zezat që diktatori u ka bërë shqiptarëve. Ta bënte këtë për të provuar, këtë herë me fakte, se me diktatorin dhe diktaturën, partinë e tij dhe FRESSH-in e Spiropalit, s’e lidhin asgje prej gjëje etj. etj. E jo vetëm, por me të drejtë, mund të shpresonte që përmes këtij pohimi refuzues, në zgjedhjet e ardhëshme të merrte edhe vota të të lëkundurve. Por nuk e bëri. Dhe duke mos e bërë i hoqi shansin Shalsit, Shkrelit dhe Lame kolonjarit, dhe disa të tjerëve që të kishin edhe ata fatin të jepnin një dorë në spektaklin e rastit. Nga ana tjetër, duhet thënë edhe kjo, nuk do qe’ keq që, për të njëjtat arësye që lidhen me elektoratin e lëkundur, edhe Sali Berisha, të bënte edhe ai ca naze të tipit; edhe mund ta kishim lënë pa shembur për tu kujtuar shqiptarëve ç’tmerre dhe çudira ka bërë diktatura etj. etj. gjë kjo të cilën edhe ai nuk e bëri. Nuk e bëri, por, në ndryshim me Ramën, kjo mosbërje atë nuk e dëmton pothuaj fare, sepse ai është gia’ majë kalit, majë po atij kali të cilit Rama po kërkon t’i hipë, çka s’është aspak e njëjta gjë. Veprimi i fundit do jetë ky; Do vihen në rresht për një ose “in fila indiana”, si ka qef të thotë Muç Nanua, deputetët që ndërrojnë krahun politik gjatë mandatit. Atyre do t’u thuhet; Edhe ju që vazhdimisht ndërroni krahun politik, edhe elektorati që vazhdimisht j’u voton, vendin e kini aty brenda ku pas pak pritet të bëhet hataja. Tani, zgjidhni e merrni. Meqënëse elektorati, ngaqë është i madh, në piramidë nuk futet dot, ju si e keni hallin ? Do zini mënt, apo t’ju fusim këtu brenda ? Pas kësaj vazhdimi do varet nga përgjigja e secilit. Pasi të jenë bërë këto përgatitje dhe varri të jetë mbuluar me shkarpa, për t’iu vënë flaka, do pritet një e Xhuma’ mbrëma kur dihet se lugati fle. Zjarrit që do vazhdojë shtatë ditë e gjashtë net’ mes brohorimash popullore të pa përmbajtura, shkrepsen do t’ia vërë Ilir Meta. Që hiri të derdhet i tëri në Lanë, dhe nga Lana në det, do kujdeset Edi Rama. Fjalimin madhështor me tekst të zgjedhur do ta buçasi Sali Berisha.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 5.4 KB) - not displayed