Jeta studentore muslimane: takimet,pija(alkooli) dhe besimi???
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Jeta studentore muslimane: takimet,pija(alkooli) dhe besimi???<http://www.alb-drejtesia.com/artikulli.php?id=671>Huma Ahmad http://www.alb-drejtesia.com/artikulli.php?id=671 Liria Të rinjtë mezi presin ditën kur ata do të largohen nga shtëpia,të shkojnë në universitet dhe përfundimisht të jenë të lirë. Të lirë nga prindërit,nga kufizimet e mënyrës së të jetuarit,nga të gjithë ata që u tregojnë se çfarë duhet të bëjnë. Për këtë shkak në universitet mund të takosh një gjeneratë të tërë që bëjnë çfarë dëshirojnë. Jeta është e shkurtë thonë ata,le të kënaqemi sa kemi mundësi. E njëjta ndodh edhe me muslimanët. Në universitet ti ndeshesh me gjërat më të habitshme,musliman që nuk falen,musliman që dalin në takime të dashurisë,që shkojnë në ahengje dhe që pinë. Pse po ndodh kjo? E para,kur studentët shkojnë në universitet ata më në fund e kuptojnë se ajo në çka kanë besuar ka qenë e verbër. Religjioni bëhet si një përrallë,që kur ata rriten e kuptojnë se një gjë e tillë nuk duhet besuar. Shumica kanë njohuri të pakta për Islamin dhe ndoshta kalimthi kanë mësuar disa rituale. Pse të besojmë në diçka si religjioni,pyesin ata. Në fund të fundit ne nuk mund të shohim parajsën ose ferrin. Kultura islame për ata nënkupton të martuarit me dikë që ata kurrë nuk e kanë njohur. Nënkupton martesat e rregulluara nga prindërit,dhe ndalimin e takimeve dhe argëtimit. Për vajzat kultura Islame ofron edhe më pak. Ajo do të nënkupton standarde të dyfishta dhe ti shërbesh bashkëshortit deri në fund të jetës. Alternativa perëndimore në krahasim me këtë duket shumë më tërheqëse. Në kulturën perëndimore “dashuria dhe romanca” janë me sa duket kudo. Gjithkush është në kërkim të një dashurie të lirë. Të takosh dikë,të dalësh,të kërkosh kënaqësinë tingëllon shumë më mirë . Por çka me dobësitë?Për dashuri në shikim të parë,duhet të kesh imazhin e duhur,flokët e duhura dhe veshjen e duhur. Vajzat dëshirojnë të jenë si super modelet,ata nuk tregojnë moshën e tyre të vërtetë. Kush me kë po del,çfarë mendojnë shoqëria ime,çfarë do të ndodh nëse nuk e kam vajzën apo djalin e duhur,çfarë mendon e dashura apo i dashuri im,të gjitha këto bëhen të rëndësishme. Mërzitja,dëshpërimi,dhe hidhërimi bëhen normë. Paramendoni se nga sa dhimbje do të shpëtonin të rinjtë po të ndiqnin alternativën islame. Në Islam,nuk ka lojëra. Nëse dy njerëz dëshirojnë të kenë lidhje ata duhet të jenë të drejtë me njëri-tjetrin. Ndryshe nga ajo që ndodh sot në mesin e muslimanëve,ata të dy takohen dhe bëjnë kontratë për martesë. Gratë trajtohen me respekt,nuk ka bombardime seksuale si në shoqërinë perëndimore. Marrëdhëniet seksuale në kulturën perëndimore gjithashtu shpesh shikohen si ves apo mëkat i trupit. Por edhe në Islam,marrëdhëniet seksuale shikohen si diçka natyrore. Përderisa ajo ndodh në rrethana të drejta,kur të dytë i janë të përkushtuar njëri-tjetrit në martesë. Pirja,gjatë studimeve fatkeqësisht është gjithashtu një rregull. Nëse nuk pinë ose nuk shkon nëpër ahengje shikohesh si njeri i çuditshëm. Pirja është diçka e hijshme dhe një mënyrë e socializimit të njerëzve,dhe e argëtimit. Ai që nuk pi ka më pak vlerë dhe është jashtë rrethit shoqëror. Pirja dhe gjitha dëmet që sjell ajo është e shkulur me gjithë rrënjë nga Islami. Në këtë mënyrë shmangen shumë probleme si fatkeqësitë, shtatzënitë, dhuna dhe madje edhe përdhunimi. Në universitet dhe në botë,suksesi në jetë nuk ka lidhje me religjionin. Ajo varet nga mendimet e të tjerëve,nga karriera,nga ajo se sa para fiton etj. Nëse je fetar ti ke dështuar në jetë. Por pse e kemi këtë ndarje dhe këtë verbëri në religjion? Kurani vazhdimisht na tregon se nuk duhet të kemi besim të verbër,të mos e ndjekim besimin e atyre që ishin para nesh. Megjithatë,ne si musliman jemi ndalur së menduari. Ne ndoshta mendojmë se çfarë do të thonë shokët tanë dhe njerëzit tjerë,por ne nuk mendojmë për çështjet e vërteta. Ne kalojmë shumë kohë me gjininë e kundërt,duke menduar për karrierën,paratë etj,por ne harrojmë të mendojmë për vdekjen dhe se sa nga këto gjëra ne do të mund ti marrim me vete? “Çdo njeri do të shijojë vdekjen,e shpërblimet tuaja u plotësohen Ditën e Kijametit,e kush i shmanget zjarrit e futet në xhennet,ai ka arritur shpëtim,e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues”.(3.185) A nuk do të duhej të shfrytëzojmë kohën për të menduar se çka do të ndodhë me neve pasi që të varrosemi?Në fund të fundit,cili është kuptimi i jetës nëse ne nuk i llogarisim veprat tona?Nëse nuk do të kishte Krijues, cili do të ishte kuptimi i të qenurit i ndershëm apo i mirë? Nëse shikojmë jetën tonë ne shohim se çdo gjë është e pacaktuar,gjetja e një pune,madje edhe të jetuarit deri nesër. Në fakt ne mund të vdesim në çdo kohë,kjo është e përcaktuar-e vetmja gjë e sigurt në jetën tonë. Shumica prej neve besojnë se mund të ndryshojnë më vonë,ose të bëhen fetarë më vonë. Ne po luajmë bixhoz me jetën tonë. Allahu na e përkujton rëndësinë e kësaj: “O ju që besuat,kini frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni,pos vetëm duke qenë muslimanë.”(3.102) Secili prej neve duhet të vendosë. Në Ditën e Gjykimit do të jemi ne ata që do të pyetemi për veprat tona. “Ne ta shpallëm ty librin me argumente për njerëz,e kush orientohet në rrugën e vërtetë,ai e ka për vete,e kush e humb, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre.(39.41) Ky është definimi i drejtë i lirisë. Të mësosh për Islamin dhe për botën në mënyrë të hapur. Të mendosh për jetën dhe vdekjen. Dhe pasi të mësosh të vërtetën,ti bindesh fjalës së Zotit. “E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai(Kurani) është e vërtetë prej Zotit tënd dhe kështu ti besojnë atij dhe të binden ndaj tij. E Allahu patjetër do ti udhëzojë ata që besuan në rrugën e drejtë.”(22.54) Kur studentët të kenë këtë besim të fortë intelektual në Islam, degjenerimi dhe pabesia rreth tyre bëhet e qartë. Bukuria dhe urtësia e rrugës së Islamit,është qartë alternativa më e mire. Çfarë bëjnë të tjerët është pak e rëndësishme. Nëse të tjerët mendojnë se namazi dhe nderi i bëjnë të duken si njerëz të çuditshëm,ata akoma do të falen dhe do të jen të ndershëm sepse ata e njohin besimin e tyre. Kur’anat tanë janë lënë në raftet më të lartë,të mbuluar nga pluhuri. Ai më së shumti lexohet kur dikush vdes. Kurani është për të gjallët. Rruga e kuptimit dhe ndjekjes së Islamit vjen nga leximi. Sa prej neve janë muslimanë dhe asnjëherë nuk e kanë lexuar Kuranin në gjuhën e tyre amtare? Sa prej neve janë muslimanë dhe asnjëherë nuk e kanë hapur një libër të haditheve? Sa prej neve e mbrojnë Islamin para të huajve,por nuk e ndjekin vet rrugën e Islamit? Lusim Allahun të na falë dhe të na drejtojë në rrugën e drejtë. InshAllah. Marr nga iloveAllah.com *Përktheu: Nermine Ibraimi*