"Nje vetevrasje e dyte politike"
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
"Nje vetevrasje e dyte politike" BEQIR SINA- New York Kryediplomati serbe Vuk Jeremiq ne New York, ne vend "qe te heqi vetullat - nxorri syte". BENSONHURST BROOKLYN NY Pas opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, Kryeministri Hashim Thaqi deklaroj :"Tani mbikeqyrjes se pavaresise se Kosoves i erdhi fundi." Kjo deklarate, edhe pse u duk atehere, se nuk kishte peshe, por meqe u be pas vizites se Kryeministrit Thaqi ne SHBA - nxiti shume "hamendje" duke aluduar ne ate se çfare " i thane miqte amerikane" nga Washingtoni Kryeministrit te Kosoves zotit Hashim Thaqi. Serbia dhe kryediplomati i saj Jeremiq beri me kete hap "nje vetevrasje te dyte politike" Disa muaj pas shpalljes se pavaresise te Republikes se Kosoves, konkretisht ne mbledhjen e Asambles se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara, anetaria e saj, Republika e Serbise kerkoje qe te miratohej nje rezolute ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se permese te ciles do ti kerkohej Gjykates Nderkombetare te Drejtesise nje opinion keshilledhenes sa i perkete pavaresise se Kosoves, nese kjo kishte thyere te Drejten nderkombetare. Ne mbledhjen e saj, Asambleja e Pergjithshme e OKB-se me rezoluten 63/3 te miratuar me voten 77 vendeve antare, ku 6 ishin kunder, kurse 74 vende anetare te OKB-se abstenuan, ajo i kerkoi Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, si organ kryesor gjyqesor i Kombeve te Bashkuara qe te jap nje mendim keshilledhenes. Pas te gjitha procedurave Gjykata konstatoi, se Deklarata e Pavaresise se Kosoves nuk kishte shkelur te drejten nderkombetare. Ne favor te ketij mendimi ishin 10 gjykates, kurse 4 kunder. Mendimi i Gjykates ishte eksplicit dhe i qarte, duke vendosur drejtesine para te gjitha gjerave. Esencialisht vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise solli faktin qe Kosova me pavaresine e saj nuk e ka demtuar drejtesine nderkombetare, dhe se para drejtesise dhe botes eshte dale mjafte e fuqishme ne te drejten e saj per shtet. Me kete mendim keshilledhense GJND e vulosi shtetesin e Republikes se Kosoves. OKB - ja refuzon kerkesen e Serbise dhe nxjerr jashte "loje" kryediplomatin serb Jeremiq ..... per te dyten here Perseri me kerkese te Serbise, dhe vete Ministritit te Jashtem serbe Vuk Jeremiq - Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara ka mbajtur konsultime te mbyllura per situaten ne Kosove.Organi me i larte i OKB-se, kete mesejave ka refuzuar thirrjet e Serbise per nje takim te veçante te Keshillit te Sigurimit, ku do te diskutoheshin sipas kerkeses se Serbise "tensionet ne rritje ne mes te Kosoves dhe Serbise." Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremiq, pas kesaj ka protestuar pasi nuk u lejua te adresoje konsultimet ashtu si mendonte ai. “Eshte shume e veshtire, tha ai per ne te kuptojme se perse kaq shume rezistence per te dhene kontribut ne debatin e nje shteti anetar te Kombeve te Bashkuara. Ju mund te pajtoheni ose jo me ate qe ka per te thene Serbia, por te pakten eshte e drejte te na degjoni – ne nuk u lejuam te degjohemi”, tha Jeremiq, duke pranuar "disfaten" politike me keqeardhje. Keshilli i Sigurimit i OKB-se nuk eshte qe te mblidhet te diskutoje situaten ne Kosove, sa here i teket Serbise Situata ne veri te Kosoves, ku ndodhen javen e kaluar perplasje te armatosura te provokuara nga terroristet serbe, te nxitur nga Beogradi - vazhdon te mbetet e mbarsur me rrezik shperthimi dhe diskutime. Ne Nju Jork Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremiç erdhi me shpresen se Keshilli i Sigurimit i OKB-se "do ti vinte veshin" kerkeses shterpe te Beogradit dhe do te therriste mbledhjen e jashtezakonshme, per te plotesuar "tekat" e Serbise sa here qe ajo pergatit skenare te tilla. Serbia, erdhi ne New York, perseri duke u nise me logjiken e saj qe ashtu si dhe veproi disa muaj pas shpalljes se pavaresise te Republikes se Kosoves, kur kerkoje qe te miratohej nje rezolute ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se permese te ciles do ti kerkohej Gjykates Nderkombetare te Drejtesise nje opinion keshilledhenes per sa i perkiste pavaresise se Kosoves, "nese kjo kishte thyere te Drejten nderkombetare." Dy dite pase ngjarjeve ne veri te Kosoves ne "gracken" e Jeremiqit ra edhe presidenti serb Boris Tadiq i cili akuzoi hapur ambasadorin amerikan ne Prishtine, Kristofer Dell se qendron pas aksionit te Prishtines ne veri te saj. Ketu ka me shume "diversion" dhe nje loje "ala serbeçe" per pushtet, ku mendohet se kryediplomati Jeremiq "duke perfituar nga dora e zgjatur e nderkombetarve ka shume ambicje qe te behet presidenti i ardheshem Serbise". Situata qe u provokua ne pjesen veriore te Republikes se Kosoves, u acarua ne menyre te qellimshme pas tentatives se terroristeve serbe, qe te mbajne nen kontroll dy pikat doganore te kufirit administrativ me Serbine, por mori pergjigjen e merituar nga vendimi i Qeverise se Kosoves dhe Kryeministri Hashim Thaçi. Situata erdhi dhe u acarua duke marre permasa terroriste , sepse serbet te nxitur nga Beogradi duket se "nuk kane ndermend te humbasin fijet e fundit qe i lidhin ata" me krimin e organizuar dhe kontrabaden ne veri te Kosoves. Mirepo kesaj i thone ne shqip " se Serbia i ka bere hesapet pa hanxhine". Sapo situata filloi te dale jashte kontrollit , paqeruajtesit u rikthyen atje dhe forcat amerikane te KFOR-it moren kontrollin e dy pikave doganore 1 dhe 31 duke vendosur dhe nje regjim ushtarak per rreth tyre. Keshtuqe ne realitet çdo gje ndodhi krejt ndryshe ngaqe e kishte menduar dhe planifikuar Serbia, Tadiqi dhe Jeremiqi me palnet e tyre. Prishtina arriti ta ndryshoje rrjedhen tragjike te ngjarjeve duke marre edhe mbeshtetjen nderkombetare dhe sikurse edhe OKB - ja refuzoi kerkesen e Serbise dhe nxorri jashte "loje" perseri kryediplomatin serb Vuk Jeremiq . Ne menyre te drejte e te paanshem si OKB-ja, Brukseli, edhe Uashingtoni zyrtarisht i denuan veprimet e terroristeve serbe dhe kerkuan nga te dyja palet si nga Prishtina e Beogradi te ulin tensionet. Vezhguesit nderkombetar vene ne dukje se OKB-ja, Brukseli, edhe Uashingtoni zyrtarisht dhe pikerisht ne perputhje me te drejten nderkombetare te shpalljes se pavaresise, se Kosoves, terthorazi i thane edhe kesaj rradhe se :" Serbia duhet t'a pranoje se ky eshte territori i shtetit te Kosoves." Ngjarjet ne veri dhe vendimi i Kryministrit Thaqi treguan se "Mbas ketyre ngjarjeve Prishtina shume shpejt do te marri kontrollin e plote ndaj pjeses veriore te Kosoves, , pjese e cila deri tani faktikisht ka qene nen kontrollin e Beogradit. Ekspertet tani jane me shume optimiste se perspektivat e zgjidhjes se problemit te veriut i erdhi fundi." Beogradi deshtoi plotesit mbasi edhe Qeveria e Kosoves tashme ka dhe mbeshtetjen e Parlamentit te Kosoves per vendosjen e rendit ne pikat doganore ne veri te Kosoves dhe ne zbatimin e reciprocitetit me Serbine. Nje e drejte kushtetuese per ushtrimin e kontrollit te plote ne te gjithe territorin e Kosoves. Tashme dy pikat kufitare te Bernjakes dhe Jarinjes, ne kufi me Serbine jane nen kontrollin e KFOR, ushtareve amerikan pas sulmit te se merkures ne mbremje ku grupe terroristesh serbe i vune flaken pikes kufitare nr 1 ne Jarinje, dhe dogjen objektet perreth saj. Demtimet e renda dhe rreziku nga nje risulmim te terroristeve, detyruan KFOR-in te mbyllte doganen ne Jarinje, nderkohe qe ne piken tjeter kufitare, ne Bernjak, kontrollimet tani jane shume te rrepta per shkaqe sigurie. Nga ana e tij kryeministri Hashim Thaqi deklaroi se ai nuk do te zmbrapset dhe akuzoi bandat serbe te dirigjuara nga Beogradi, per djegien e pikes doganore 1 ne Jarinje. Dhuna e provokuar ne kufirin mes Kosoves dhe Serbise, ne pikat doganore 1 dhe 31 per te tensionuar situaten politike deshtoi dhe mori fund. Qeveria e Kosoves pas 3 vjet e gjysem dhe pas forcimit te shtetit ne Kosove nxori ligjin e reciprocitetit per mallrat serbe te cilat jane te ndaluara te futen ne Kosove. Per zbatimin e ketij ligji ishte e nevojshme marrja nen kontroll e pikave doganore ne veri te Kosoves ne kufirin me Serbine. Marrja e kontrollit te ketyre pikave doganore, u pasua nga terrorizmi serbe dhe si rezultat i tensionimit te gjendjes ngjarja u pasua me vrasjen e nje pjesetari te forcave te policise se Kosoves. Ngjarje kjo qe siç tha Kryeministri Thaqi " I bashkoje edhe me shume shqiptaret". Nderkohe kryeministri Thaqi e drejtoje gishtin aty ku duhej " duke e akuzuar Beogradin se eshte ajo qe per qellimet e saja ka nxitur serbet e Kosoves. Thaqi tregoje se Kosova ka shtet dhe se Serbia duhet t'i harroje iluzionet e saj mbi Kosoven, qeveria qe ai drejton tha Kryeministri Thaqi nuk do te heqe dore nga ushtrimi i sovranitetit ne te gjithe territorin e Kosoves. Perkunder ketyre fakteve menjehere ne " graacken" politike te ketyre zhvillimeve ra presidenti serb Boris Tadiq, i cili akuzoi hapur ambasadorin amerikan ne Prishtine, Kristofer Dell dhe SHBA se qendronin pas aksionit te Prishtines ne veri te saj. Ky reagim deshmon se Tadiqi synonte te "ngacemoje" me shume relacionet mes Brukselit dhe Washingtoni per shpalljen e pavaresise se Kosoves. Duke futur ne "konflikt" per Kosoven - SHBA me Europen Çka sot u demantua nga Ambasadorja amerikane ne Serbi, Meri Uorlik e cila ka deklaruar se qeveria e Kosoves ka ndermarre vete aksionin per dergimin e forcave policore ne veri te Kosoves dhe SHBA nuk kan dore siç prtendon Tadiqi presidenti i Serbise Kjo loje politike mes Brukselit dhe Uashingtonit, dhe ngjarjve ne veri te Kosoves erdhen menjehere mbasi Serbia tani qe i dorzuan vete ne Hage, shume te kerkuarit per krimet e luftes, ata aktualisht po bejne perpjekje per te marre statusin kandidat per anetaresim ne BE. Kur dihet fare qart se pengesa kryesore e Serbise ne kete rruge eshte çeshtja e njohjes se Kosoves dhe pavaresise se saj shpallur tashme ne 17 shkurt 2008 dhe e njohur nga 76 vende perfshrire SHBA qe ishin nder te para qe e njohen ate. Qeveria serbe eshte kunder pavaresise se Kosoves, dhe po lobon kunder njohjes se saj nga vendet e tjera sidomos mike te saj me ne krye Rusine, Greqine, Kinen Kuben e Libine e te tjera. Por per te marre pelqimin e Brukselit, me ndermjetesimin e BE-se, Seriba, ka hyre ne negociata me palen kosovare vetem te perfitoje sa te mundet ajo. Nder pikat kryesore te ketyre negociatave ishte analizimi i levizjes se lire, çeshtja e doganave, energjise dhe e tregtise. Negociatat ne fjale qe po ecin deri tani me nje ritem shume te ngadalte u bene edhe shkak i tensioneve dhe si rezultat i presionit nderkombetar qe Beogradi te beje njohjen zyrtare te pavaresise se Kosoves. Situata e krijuar para disa ditesh ne kufirin mes Kosoves dhe Serbise, natyrisht, qe erdhi nga Beogradi dhe ajo ka disa synime nga ana e Beogradit. Kete, Beogradi e beri me qellim qe serbet qe jetojne te grupuar ne veri te Kosoves te mbanin lidhje e forta me Beogradin por qe edhe te hapnin para botes nje situate te rezikeshme. Faktikisht dihej se serbet e Kosoves me ndihmene Beogradit e kishin deri dje kontrollonin edhe doganen lokale dhe pushteti nderkombetar dhe shqiptar ishte mjaft formal atje, deri para se te ndodhnin keto ngjarje. Kjo status quo qe ka ekzistuar ne veri te Kosoves deri me 20 korrik, dhe ju konvenonte keshtu atyre qe e drejtonin ate nga Beogradi por tani ajo nuk do te ndodh me dhe mori fund. Prishtina vendosi tani ndalimin mbi tregtine me Beogradin, duke e motivuar kete mase me, fluksin e madh te kontrabandes, edhe pse ai ishte i njohur mbareboterisht ne kete pike kryesore tranziti per kontrabandistet e te gjitha kategorive, edhe para 20 korrikut. Pas ketyre ngjarjeve aktualisht kontrolli ne kufi tani iu rikthye serisht Forcave Nderkombetare. te KFOR-it te kontrolluara nga ushtaret amerikan. Nderkohe, qe te ejten ne Keshillin e Sigurimit te OKB-ja mbajti konsultimet e veta per situaten ne veri te Kosoves me dyer te mbyllura ne lidhje me kete çeshtje. Sipas eksperteve kjo eshte hear e dyte qe ne OKB - kryediplomati serbe Vuk Jeremiq ne vend "qe te heqi vetullat - nxorri syte". Mbasi kesaj rradhe vendimi i OKB-es ishte se : " nuk do te kete mbledhje te jashtezakonshme te Keshillit te Sigurimit" por takim te rradhes ne javen e dyte te muajit gusht. Scroll down for more ... A Kosovo Serb protester talks on a mobile phone as the Serbia-Kosovo border crossing in Jarinje burns in the background yesterday French soldiers install wire to help protect the borders in the newly-independent Kosovo today Swedish soldiers from KFOR ( NATO-led peacekeeping Kosovo Force) stand guard at a check-point today Ukrainian U.N. police officers stand guard in the ethnically divided town of Mitrovica yesterday A man walks through a burning abandoned border post at Zubin Potok in Kosovo yesterday Two men head towards the border crossing yesterday "Një vetëvrasje e dytë politike" BEQIR SINA- New York Kryediplomati serbë Vuk Jeremiq në New York, në vend "që të heqi vetullat - nxorri sytë". BENSONHURST BROOKLYN NY Pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hage, Kryeministri Hashim Thaqi deklaroj :"Tani mbikëqyrjes së pavarësise së Kosovës i erdhi fundi." Kjo deklaratë, edhe pse u duk atëhere, se nuk kishte peshë, por meqë u bë pas vizitës së Kryeministrit Thaqi në SHBA - nxiti shume "hamendje" duke aluduar në atë se çfarë " i thanë miqtë amerikanë" nga Washingtoni Kryeministrit të Kosovës zotit Hashim Thaqi. Serbia dhe kryediplomati i saj Jeremiq bëri me këtë hap "një vetëvrasje të dytë politike" Disa muaj pas shpalljës së pavarësisë të Republikës së Kosovës, konkretisht në mbledhjen e Asambles së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, anëtaria e saj, Republika e Serbisë kërkojë që të miratohej një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së përmesë të cilës do ti kërkohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një opinion këshillëdhënës sa i përketë pavarësisë së Kosovës, nëse kjo kishte thyerë të Drejten ndërkombëtare. Në mbledhjen e saj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me rezolutën 63/3 të miratuar me voten 77 vendeve antarë, ku 6 ishin kundër, kurse 74 vende anëtare të OKB-së abstenuan, ajo i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organ kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara që të jap një mendim këshillëdhënës. Pas të gjitha procedurave Gjykata konstatoi, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Në favor të këtij mendimi ishin 10 gjykatës, kurse 4 kundër. Mendimi i Gjykatës ishte eksplicit dhe i qartë, duke vendosur drejtësinë para të gjitha gjërave. Esencialisht vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë solli faktin që Kosova me pavarësinë e saj nuk e ka dëmtuar drejtësinë ndërkombëtare, dhe se para drejtësisë dhe botës është dalë mjaftë e fuqishme në të drejtën e saj për shtet. Me këtë mendim këshillëdhënsë GJND e vulosi shtetësin e Republikës së Kosovës. OKB - ja refuzon kërkesën e Serbisë dhe nxjerr jashtë "loje" kryediplomatin serb Jeremiq ..... për të dytën herë Përsëri me kërkesë të Serbisë, dhe vetë Ministritit të Jashtëm serbë Vuk Jeremiq - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur konsultime të mbyllura për situatën në Kosovë.Organi më i lartë i OKB-së, këtë mesëjavë ka refuzuar thirrjet e Serbisë për një takim të veçantë të Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutoheshin sipas kërkesës së Serbisë "tensionet në rritje në mes të Kosovës dhe Serbisë." Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, pas kësaj ka protestuar pasi nuk u lejua të adresojë konsultimet ashtu si mendonte ai. “Është shumë e vështirë, tha ai për ne të kuptojmë se përse kaq shumë rezistencë për të dhënë kontribut në debatin e një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara. Ju mund të pajtoheni ose jo me atë që ka për të thënë Serbia, por të paktën është e drejtë të na dëgjoni – ne nuk u lejuam të dëgjohemi”, tha Jeremiq, duke pranuar "disfatën" politike me keqëardhje. Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk është që të mblidhet të diskutojë situatën në Kosovë, sa herë i teket Serbisë Situata në veri të Kosovës, ku ndodhën javën e kaluar përplasje të armatosura të provokuara nga terroristët serbë, të nxitur nga Beogradi - vazhdon të mbetet e mbarsur me rrezik shpërthimi dhe diskutime. Në Nju Jork Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç erdhi me shpresën se Këshilli i Sigurimit i OKB-së "do ti vinte veshin" kërkesës shtërpe të Beogradit dhe do të thërriste mbledhjen e jashtëzakonshme, për të plotësuar "tekat" e Serbisë sa herë që ajo përgatit skenare të tilla. Serbia, erdhi në New York, përsëri duke u nisë me logjikën e saj që ashtu si dhe veproi disa muaj pas shpalljës së pavarësisë të Republikës së Kosovës, kur kërkojë që të miratohej një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së përmesë të cilës do ti kërkohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një opinion këshillëdhënës për sa i përkiste pavarësisë së Kosovës, "nëse kjo kishte thyerë të Drejten ndërkombëtare." Dy ditë pasë ngjarjeve në veri të Kosovës në "grackën" e Jeremiqit ra edhe presidenti serb Boris Tadiq i cili akuzoi hapur ambasadorin amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell se qëndron pas aksionit të Prishtinës në veri të saj. Këtu ka më shumë "diversion" dhe një lojë "ala serbëçe" për pushtet, ku mendohet se kryediplomati Jeremiq "duke përfituar nga dora e zgjatur e ndërkombëtarve ka shumë ambicje që të bëhet presidenti i ardhëshëm Serbisë". Situata që u provokua në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, u acarua në mënyrë të qëllimshme pas tentativës së terroristëve serbë, që të mbajnë nën kontroll dy pikat doganore të kufirit administrativ me Serbinë, por mori përgjigjen e merituar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministri Hashim Thaçi. Situata erdhi dhe u acarua duke marrë përmasa terroriste , sepse serbët të nxitur nga Beogradi duket se "nuk kanë ndërmend të humbasin fijet e fundit që i lidhin ata" me krimin e organizuar dhe kontrabadën në veri të Kosovës. Mirëpo kësaj i thonë në shqip " se Serbia i ka bërë hesapet pa hanxhinë". Sapo situata filloi të dalë jashtë kontrollit , paqeruajtësit u rikthyen atje dhe forcat amerikane të KFOR-it morën kontrollin e dy pikave doganore 1 dhe 31 duke vendosur dhe një regjim ushtarak për rreth tyre. Kështuqë në realitet çdo gjë ndodhi krejt ndryshe ngaqë e kishte menduar dhe planifikuar Serbia, Tadiqi dhe Jeremiqi me palnet e tyre. Prishtina arriti ta ndryshojë rrjedhën tragjike të ngjarjeve duke marrë edhe mbështetjen ndërkombëtare dhe sikurse edhe OKB - ja refuzoi kërkesën e Serbisë dhe nxorri jashtë "loje" përsëri kryediplomatin serb Vuk Jeremiq . Në mënyrë të drejtë e të paanshëm si OKB-ja, Brukseli, edhe Uashingtoni zyrtarisht i dënuan veprimet e terroristëve serbë dhe kërkuan nga të dyja palët si nga Prishtina e Beogradi të ulin tensionet. Vëzhguesit ndërkombëtar venë në dukje se OKB-ja, Brukseli, edhe Uashingtoni zyrtarisht dhe pikërisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të shpalljes së pavarësisë, së Kosovës, tërthorazi i thanë edhe kësaj rradhe se :" Serbia duhet t'a pranojë se ky është territori i shtetit të Kosovës." Ngjarjet në veri dhe vendimi i Kryministrit Thaqi treguan se "Mbas këtyre ngjarjeve Prishtina shumë shpejt do të marri kontrollin e plotë ndaj pjesës veriore të Kosovës, , pjesë e cila deri tani faktikisht ka qënë nën kontrollin e Beogradit. Ekspertët tani janë më shumë optimistë se perspektivat e zgjidhjes së problemit të veriut i erdhi fundi." Beogradi dështoi plotësit mbasi edhe Qeveria e Kosovës tashmë ka dhe mbështetjen e Parlamentit të Kosovës për vendosjen e rendit në pikat doganore në veri të Kosovës dhe në zbatimin e reciprocitetit me Serbinë. Një e drejtë kushtetuese për ushtrimin e kontrollit të plotë në të gjithë territorin e Kosovës. Tashmë dy pikat kufitare të Bërnjakës dhe Jarinjës, në kufi me Serbinë janë nën kontrollin e KFOR, ushtarëve amerikan pas sulmit të së mërkurës në mbrëmje ku grupe terroristësh serbë i vunë flakën pikës kufitare nr 1 në Jarinjë, dhe dogjën objektet përreth saj. Dëmtimet e rënda dhe rreziku nga një risulmim të terroristëve, detyruan KFOR-in të mbyllte doganën në Jarinjë, ndërkohë që në pikën tjetër kufitare, në Bërnjak, kontrollimet tani janë shumë të rrepta për shkaqe sigurie. Nga ana e tij kryeministri Hashim Thaqi deklaroi se ai nuk do të zmbrapset dhe akuzoi bandat serbe të dirigjuara nga Beogradi, për djegien e pikës doganore 1 në Jarinjë. Dhuna e provokuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, në pikat doganore 1 dhe 31 për të tensionuar situatën politike dështoi dhe mori fund. Qeveria e Kosovës pas 3 vjet e gjysëm dhe pas forcimit të shtetit në Kosovë nxori ligjin e reciprocitetit për mallrat serbe të cilat janë të ndaluara të futen në Kosovë. Për zbatimin e këtij ligji ishte e nevojshme marrja nën kontroll e pikave doganore në veri të Kosovës në kufirin me Serbinë. Marrja e kontrollit të këtyre pikave doganore, u pasua nga terrorizmi serbë dhe si rezultat i tensionimit të gjendjes ngjarja u pasua me vrasjen e një pjesëtari të forcave të policisë së Kosovës. Ngjarje kjo që siç tha Kryeministri Thaqi " I bashkojë edhe më shumë shqiptarët". Ndërkohë kryeministri Thaqi e drejtojë gishtin aty ku duhej " duke e akuzuar Beogradin se është ajo që për qëllimet e saja ka nxitur serbët e Kosovës. Thaqi tregojë se Kosova ka shtet dhe se Serbia duhet t'i harrojë iluzionet e saj mbi Kosovën, qeveria që ai drejton tha Kryeministri Thaqi nuk do të heqë dorë nga ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës. Përkundër këtyre fakteve menjëherë në " graackën" politike të këtyre zhvillimeve ra presidenti serb Boris Tadiq, i cili akuzoi hapur ambasadorin amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell dhe SHBA se qëndronin pas aksionit të Prishtinës në veri të saj. Ky reagim dëshmon se Tadiqi synonte të "ngacëmojë" më shumë relacionet mes Brukselit dhe Washingtoni për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Duke futur në "konflikt" për Kosovën - SHBA me Europën Çka sot u demantua nga Ambasadorja amerikane në Serbi, Meri Uorlik e cila ka deklaruar se qeveria e Kosovës ka ndërmarrë vetë aksionin për dërgimin e forcave policore në veri të Kosovës dhe SHBA nuk kan dorë siç prtendon Tadiqi presidenti i Serbisë Kjo lojë politike mes Brukselit dhe Uashingtonit, dhe ngjarjve në veri të Kosovës erdhën menjëherë mbasi Serbia tani që i dorzuan vetë në Hagë, shumë të kërkuarit për krimet e luftës, ata aktualisht po bëjnë përpjekje për të marrë statusin kandidat për anëtarësim në BE. Kur dihet fare qart se pengesa kryesore e Serbisë në këtë rrugë është çështja e njohjes së Kosovës dhe pavarësisë së saj shpallur tashmë në 17 shkurt 2008 dhe e njohur nga 76 vende përfshrirë SHBA që ishin ndër të para që e njohën atë. Qeveria serbe është kundër pavarësisë së Kosovës, dhe po lobon kundër njohjes së saj nga vendet e tjera sidomos mike të saj me në krye Rusinë, Greqinë, Kinën Kubën e Libinë e të tjera. Por për të marrë pëlqimin e Brukselit, me ndërmjetësimin e BE-së, Seriba, ka hyrë në negociata me palën kosovare vetëm të përfitojë sa të mundet ajo. Ndër pikat kryesore të këtyre negociatave ishte analizimi i lëvizjes së lirë, çështja e doganave, energjisë dhe e tregtisë. Negociatat në fjalë që po ecin deri tani me një ritëm shumë të ngadaltë u bënë edhe shkak i tensioneve dhe si rezultat i presionit ndërkombëtar që Beogradi të bëjë njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës. Situata e krijuar para disa ditësh në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, natyrisht, që erdhi nga Beogradi dhe ajo ka disa synime nga ana e Beogradit. Këtë, Beogradi e bëri me qëllim që serbët që jetojnë të grupuar në veri të Kosovës të mbanin lidhje e forta me Beogradin por që edhe të hapnin para botës një situatë të rezikëshme. Faktikisht dihej se sërbët e Kosovës me ndihmëne Beogradit e kishin deri dje kontrollonin edhe doganën lokale dhe pushteti ndërkombëtar dhe shqiptar ishte mjaft formal atje, deri para se të ndodhnin këto ngjarje. Kjo status quo që ka ekzistuar në veri të Kosovës deri më 20 korrik, dhe ju konvenonte kështu atyre që e drejtonin atë nga Beogradi por tani ajo nuk do të ndodh më dhe mori fund. Prishtina vendosi tani ndalimin mbi tregtinë me Beogradin, duke e motivuar këtë masë me, fluksin e madh të kontrabandës, edhe pse ai ishte i njohur mbarëbotërisht në këtë pikë kryesore tranziti për kontrabandistët e të gjitha kategorive, edhe para 20 korrikut. Pas këtyre ngjarjeve aktualisht kontrolli në kufi tani iu rikthye sërisht Forcave Ndërkombëtare. të KFOR-it të kontrolluara nga ushtarët amerikan. Ndërkohë, që të ejten në Këshillin e Sigurimit të OKB-ja mbajti konsultimet e veta për situatën në veri të Kosovës me dyer të mbyllura në lidhje me këtë çështje. Sipas ekspertëve kjo është hear e dytë që në OKB - kryediplomati serbë Vuk Jeremiq në vend "që të heqi vetullat - nxorri sytë". Mbasi kësaj rradhe vendimi i OKB-ës ishte se : " nuk do të ketë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit" por takim të rradhës në javën e dytë të muajit gusht.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 14.6 KB) - not displayed