Shqiperia dhe Kosova ne kerkim per pilotin shqiptar James Berisha

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 (http://www.hermesnews.org/) 

_http://www.hermesnews.org/articoli/stampa-articolo.asp?IDARTICOLO=20424_ 
(http://www.hermesnews.org/articoli/stampa-articolo.asp?IDARTICOLO=20424) 

Shqiperia dhe Kosova ne kerkim per Xhejms  Berishen
Piloti shqiptar humbet cdo lloj kontakti




Beqir Sina
Nju  Jork

SHBA- Ambasadat e  Shqipërisë në Kajro te Egjiptit dhe Riad të Arabisë 
Saudite janë vënë në dijeni  me humbjen e kontakteve me pilotin shqiptar nga 
Kosova, Xhejms Berisha. Njoftime  të kufizuara thonë se edhe ambasadat e 
SHBA-se, në Afrikën Qëndrore dhe jugore  janë duke kërkuar informacion mbi fatin e 
Xhejms Berishës. Sakaq, burime  konfidenciale në SHBA, bejne te ditur se 
edhe Ministria e Jashtme e Kosovës,  është duke kërkuar me të gjitha 
kapacitetet e saj fatin e pilotit shqiptar nga  Kosova i cili është duke përfunduar 
misionin e tij “Fluturimi për Kosovën” një  mision i vështirë rreth e 
përqark botës me aeroplan privat për të sensabilizuar  njohjen e Kosovës.

Piloti shqiptar është me pasaporte amerikane, Ai quhet  Xhejms Berisha, 
është nga Kosova dhe konkretisht nga Bestrovci, ish banor i El  Pasos në 
Teksas, i cili e kreu vitin e kaluar ( maj 2010) fluturimin në mbi 40  shtete të 
Amerikën Qëndrore, Jugore, dhe Karaibeve, SHBA dhe Kanada me qëllim që  të 
fitojë nëpërmjet këtij fluturimi sensabilizmin e këtyre vendeve dhe qeverive  
të tyre për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. 

Ka vijuar  minisionin e tij edhe nga ato vende që deri tani nuk e kanë 
njohur pavarësinë e  Kosovës ose hezitojnë të njohin atë për shkaqe politike dhe 
arsye të tjera. Ka  fluturuar nga njëra pjesë në pjesën tjetër të 
hemisferës duke "shkelur", edhe  hapesirën e kontinetit të Afrikës, për pavarësinë e 
Kosovës me aeroplanin e tij  privat. 

Mësohet se ndihma e shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës per të  gjetur 
fatin e pilotit shqiptar ka agazhimin maksimal të strukturave shtetërore,  të 
cilat janë vënë në lëvizje duke bërë me të gjitha mënyrat gjetjen e tij dhe  
vendosjen e kontakteve. Xhejms Berisha është një pilot me origjinë nga 
Kosova, i  përfshirë vullnetarisht në procesin e lobimit për pavarësinë e 
Kosovës.  

Mirëpo, kur atij i mbeten për arsye teknike edhe tre shtete, Eritrea,  
Libia dhe Egjipti, vendet e fundit në misionin e tij në Afrikë, në Republikën  
Eritrea, ai po udhëtonte me aeroplan komercial duke humbur që nga ai moment  
çfardo lloj lidhje me stafin e tij dhe ministrinë e jashtme të Kosovës. Nga  
burime konfindeciale thuhet se stafi i tij dhe ministria e jashtme e 
Kosovës  janë me të vërtetë te frikësuar se diçka e keqe ka ndodhur, mbasi ata 
kane  humbur të gjitha kontaktet me Xhejms Berishen prej dates 15 gusht. 

Sipas  informacioneve te siguruara, thuhet se ai duhej të kthehej në Sudan 
të mërkurën  me 17.08.2011, sepse siç pati deklaruar edhe vete ai atje ka 
disa shqiptarë që  punojnë për OKB-së në Sudan dhe ata janë atje duke pritur 
për të. Mirëpo, deri  tani ai nuk ka kontaktuar njeri atje dhe të gjithë po 
përpen të kontaktonin atë  gjatë gjithë kohës, por të gjitha mënyrat për 
kontakt deri tani janë të  pasuksesshme. Stafi i tij thotë se “kemi njoftuar 
tashmë në Ministrinë e Punëve  të Jashtme të Kosovës, por burimet e tyre të 
informacionit janë shumë të  kufizuara”. 

Stafi shprehet se "Frika e tyre është se ai është arrestuar  nga 
autoritetet e Eritreas, dhe se ai ka mohuar një thirrje telefonike. Herën e  fundit ai 
ka kontaktuar nga Asmara, Eritrea.

Në fund të një komunikate  thuhet se Xhejms Berisha është njeri shumë i 
mirë, me një mision të përulur, por  shumë të rëndësishme. Ai është duke 
rrezikuar jetën e tij, me qëllim për të  rritur ndërgjegjësimin për çështjen e 
Kosovës në botë. Stafi i tij duke mbetur  me shpresë për ndihmën e shqiptarve 
duke shpresuar se do te kontaktoni miqt tuaj  ne kontinentin e Afrikes, per 
ta kuptuar se ku ndodhet Xhejmsii, pret çfardo  informacioni për vendndodhjen 
e tij.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.