U shfaq ne New York, filmi dokumentar burgu i braktisur "Goli Otok"
BEQIR SINA, New York
Goli Otok - Ferri ne Adriatik, eshte historia e vertete e pervojes
tragjike te shqiptarve patriot, atdhetar dhe anti-komunist, mbijeteses se tyre, si
te burgosur politik, ne burgun me famekeq te ish-Jugosllavise . Nga nje
pamje te ngjashme, me ate qe ndodhi edhe ne Shqiperi, "Ky kamp - burg Goli
Otok, sjell drite mes te tjerave per te gjithe mitin e asaj ideologjie per te
pare te verteten e "komunizmit ne fytyre".
MANHATTAN NYC: Ne kineman ‘The Producers Club’ te Manhatanit, te shtunen
ne Nju Jork, u shfaq dy her premiera e dokumentarit "Goli Otok", me skenar
dhe regji te Mrika Krasniqit( bashkepunetoret: muzika- Burim Krasniqi dhe
Drinor Zymberi, kamerman- Festim Rexhepi, Mirton Xhekaj, montazhi-Bajram
Shala, postroduksioni-Astrit Idrizi, producent- Faton Krasniqi, ass.
Regjie-Shkurta Aliu dhe Sabri Pajaziti, narracion- Zenel Buzuku, organizator-
Nexhmi Kelmendi dhe Besa Nrejaj, fotografia- Eriola Kasemi)
Ne kete shfaqje te pranishem ishin dhjetra artedashes shqiptar, shkrimtar
dhe poet, artiste, regjisor dhe aktor, shumica e tyre, aktivist te njohur te
komunitetit.
Aktori shqiptar Ariot Myrtaj, tha ne fillim te shfaqjes se" Goli Otok, do
te thote "Ishulli i zhveshur - Naked Island", i cili, ka qene per me shume
se gjysme shekulli gjate sundimit sllavo komunist, burg-kamp ne detin
Adriatik, per te gjithe burgosurit politik, ne ish Jugosllavi."
Nderkohe, si mesuam nga autorja e ketij filmi "Çuditerisht! autoritet
kroate kan lejuar vetem nje dite udhetim ne kete ishull ( me vize 24 ore) , per
te realizuar rreth 60 minuta film, te cilat, u bene pjese e filmimeve te
germadhave te ishullit te zhveshur, godinave te kampit qe kan mbetur."
Sipas filmit, Goli Otok, tash duket sikur nje "ishull qe eshte bombarduar
qysh nga LDB". Ne ate ishull qe ndryshe eshte i njohur me emrin Goli Otok,
burgu me famekeq, ose Calvari "Gol-Gotha" ne te cilin mbaheshin shumica e te
burgosurve politike ne te gjitha hapesirat e ketij tmerri, nuk u kursyen
as shqiptaret, liridashes dhe paqedashes. Ku, si dihet ne kete ferr nuk u
perjashtuan as disa mijera shqiptare, kryesisht nga ata qe silleshin nga
Kosova, por, edhe ata shqiptare silleshin nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva,
Bujanovci e Medvegja dhe ish te arratisur nga Shqiperia(ne mesin e tyre ne
vitin 1948 edhe dy xhaxhallaret e mi, Ferit dhe Rushit Sina, te arratisur ne
ish Jugosllavi, kaluan dy vjet 1948 - 1950 deri sa i u egzekutuan ne 1950
ne Idrizove - Maqedoni, tregojn ata qe mbijetuan) .
Deshmitaret e gjalle ne filmin e Krasniqit, ndoshta ndonjeri prej tyre,
tash nga mosha edhe nuk jeton me, duke folur para kamerave nga thellesia e
shqiprtit te tyre, tregonin ngjarjet ashtu si i kish perjetuar ne ate kohe.
Njeri prej tyre, tha se per ate burg - kamp qe do te ishte mire t'a quanin
"Xhehnem" ma mire me ta marre shpirtin sesa me te mbajt aty ne Goli Otok" tha
ai. Mirepo kjo thenje e tij ne nje term tjeter, behet fjale, per ate qe
sot eshte ne sinonimin i ferrit te Dantes, qe ndodhi ne "Goli Otok", ujdhes
kjo ne Adriatikun verilindor ne Kroaci. Ne kete ujdhese te zhveshur, e me
gure te thepisur, ku rregjimi sllavo - komunist nuk kurseu as te burgosurit
shqiptare, qe te perjetonin golgoten, ditet me te tmerrshme te jetes se
tyre.
Rrefimet e ketyre 40 ish te burgosurve shqiptare, nga Kosova, flasin per
60 minuta prekse, per ate qe kaluan neper ferrin e quajtur Goli Otokut, duke
deshmuar per nje trajtim te eger e mizor, ndoshta edhe te paperseritshem
ne historine e njerezimit.
Njeri prej ketyre te mbijetuarve, deri sa qendronte ne nje dhome burgu -
qeli,(biruce) veç dy metra katrore, rrefente se :"Qellimi ka qene i qarte: jo
vetem demtimi fizik, i te burgosurve por edhe thyerja dhe shkaterrimi i
plote shpirteror i çdo te burgosuri. Aty eshte praktikuar rrahja e te
burgosurve ne mes vete (te burgosurit e vjeter rrahnin deri alivanosje dhe vdekje
te burgosurit e rinj - qe vinin ne kete kamp famkeq), nga servil e spiune.
Pas puneve te renda e te mundimshme qe benin gjate dites, te burgosurit per
çdo mbremje ishin te detyruar te kalonin neper kordonin e gjalle te te
burgosurve te penduar dhe te udbasheve te çarkedisur... per t'ju futur friken
te tjerve. Ne Goli Otok, pra te burgosurit me karakter te thyer e te
perbaltur (tipat me imoral) jo vetem qe “veteqeverisnin” ne krejt kampin, por
beheshin edhe xhelate te atyre qe kishin karakter njerezore e te pathyeshem.
Ky burg-kamp famekeq - u be edhe varr i shume te burgosurve, ne mesin e te
cileve pati edhe shume shqiptare, te cilet ose vdiqen dhe u hodhen ne det
(pa nishan) ose mbeten te shkaterruar, fizikisht, moralisht , mederisht, dhe
shqiprterisht gjithe jeten."
Premiera e dokumentarit "Goli Otok", me skenar dhe regji te Mrika
Krasniqit, gjate minutazhit te tij, trajtonte temen duke u bazuar ne tri gjenerata,
ku te mbeturit gjalle jane deshmitaret okular ata qe perjetuan dhimbjen e
thelle te burgut - kamp Goli Otok. Keta ishin 40 personazhe - ish te
burgosur politik, qe po vizitonin mbasi tani kete kamp - burg - kur ai eshte
kthyer ne qender muzeale , ku vizitoret mund te njihen me germadhat e njerit
prej burgjeve me famkeq te kohes ne ish-Jugosllavise, e cila kishte dhjetra
burgje te tilla".
Duke kaluar ne çdo pellembe te vuajtjes se tyre , ne dokumentar tregohet
sesi ne nje ekspedite nje ditore, me ata qe dekada me pare ishin derguar ne
kercellitjen e fergellitjen e hekurave dhe çizmeve te policise serbe, u pane
te rikthehen tash ne ishullin e Goli Otokut, "jo te lidhur me ne pranga
duar e kembe" te rrahur dhe te poshteruar nga gardianet sllav- komunist, por,
per t'u perballur tash me kujtimet e se kaluares, se tyre, qe keto
personazhe i rrefejn mes nje dhimbje te madhe, qe del ne thellesi te palces se
shpirtit fisnik, ne rrefimet e tyre aq prekse.
Nje pyetje shtron çdo njeri nga ne sot, Pse?
Pergjegjja, sepse : "Ashtu si rregjimi diktatorial i Enver Hoxhes, ne
Shqiperi, qe vrau e pushkatoi pa gjyq, burgosi e internoi shqiptaret, vetem e
vetem sepse ata e kundershtuan komunizmin, dhe ideologjine komuniste, se
luftuan e u perpoqen per bashkimin kombetar, se ishin shqiptare patriot e
atdhetar, anti komuniste, do te denoheshin e presekutoheshin. Do te denoheshin e
persekutoheshin shqiptaret edhe ne ate qe quhej dikur ish Jugosllavi dhe
tashme u shkerrmoq, shqiptaret qe ishin ngritur qysh ne ate kohe kundrejt
nje ideologjie te adaptuar serbo-komuniste, e cila deshtoi sepse nuk e mori
parasysh shpirtin triumfal te ketyre burrave e grave, qe kerkonte lirine dhe
demokracine, edhe para sakrifces sublime, u derguan ne burgun kamp Goli
Okot.
Pas shfaqjes, premieres se filmit - dokumentar "Goli Otok", me skenar dhe
regji te Mrika Krasniqit, ne skene u ftua vete zonjusha Krasniqi, e cila,
foli ne forumin e pas shfaqjes. Skenaristja dhe regjisorja e filmit Mrika
Krasniqi, falenderoj te gjithe ata qe kontribuuan ne ndertimin e dokumentarit,
posaçerisht shoqaten e ish te burgosurve politik, ne Kosove, dhe
personazhet qe ajo i ftoi nepermjet shtypit, si deshmitar te atyre rrefimeve te
tmerrshme. Duke besuar qe dokumentari i saj, i ka hapur ose edhe mbyllur
pergjithmone ato plage, ajo tha: "Uroj qe asnje popull ne bote te mos e perjetoj
historine e Goli Otokut dhe histori te tjera te ngjashme dhe kjo te mos
harrohet".
Filmin "Goli Otok" - "Ishulli i Zhveshur", e ndoqi edhe Uk Lushi, i cili
aktualisht eshte ekspert i ekonomise dhe financave, por, aktiv dhe i lidhur
shume me çeshtjet e shqiptarve dhe sidomos me ate te Kosoves mbasi atje
eshte dhe vendlindja e tij dhe per çlirimin dhe lirin e saj ai ka luftuar, se
bashku me shqiptaret e Amerikes. Ai eshte - Shqiptaro-Amerikani i UÇK-s ,
ish luftetar i Batalionit "Atlantiku", publicist dhe autor i librit me te
fundit "Shqiptaro-Amerikanet e UÇK-se, Kronike e Batalionit "Atlantiku",
sugjeroi se kjo gjeme e madhe qe perjetuan edhe shqiptaret, tani duhet te
depozitohet dhe te hyje ne dosjet Strasburgut, koha nuk pret me tha ai duke
shtuar se " ashtu si vepruan çifutet, edhe ne shqiptaret, duhet te marrim nje
te drejte qe njihet me ligjet nderkombetare dhe koha na e mohoi
padrejtesisht per me shume se gjysme shekulli".
"Gjithe ato tmerre qe kane qene, dhe i pame nepermjet ketij filmi
dokumentar dhe e kan motivuar zonjushen Krasnqi te paraqese ne kete dokumentar te
titulluar Goli Ootok, edhe ketu ne New York, tha veprimtari i dallur i
çeshtjes kombetare Mark Gjonaj, duhet falemnderuar. Gjonaj tregoi per burgun -
kamp famekeq qe u be edhe varr i shume te burgosurve politik, ne mesin e te
cileve pati edhe shume shqiptare, duke shtuar se tre axhallaret e mi, tha
Gjonaj, qe per fat te mire nuk vdiqen aty dhe t'i "hanin peshqit", duhet te
behet deshmi e gjalle, per te treguar fytyren e vertete te ideologjise
komuniste".
Te pranishmit, thane se " Ky film duhet te jete nje nxitje per ata qe duan
t'a edukojne brezin e tashem dhe te ardhshem me nje fryme kombetare, dhe
patriotike, per te treguar sesi luftuan dhe sakrifikuan shqiptaret, per liri
e demokraci, ndaj bishes se eger sllavo komuniste.
"Krejt keto tmerre duhet te shnderrohen ne filma te gjalle, jo vetem ne
dokumentar, por ne filma me artista, dhe ata qe jane te gjalle le ti luajne
rrolet e tyre, sikurse te tjeret t'i perterijne jo te gjallet. Kjo ka qene
lufta jone me e veshtira, e shqiptareve per liri. Ajo lufte qe eshte bere me
dekada neper burgjet e Serbise, ate lufte shqiptaret nuk duhet t'a harrojne
- Burgu kamp - Goli Otok, eshte veçse nje deshmi e gjalle e njerit prej
atyre burgjeve ne ish Jugosllavi "e paperpunuara dhe prekese", qe dikush
duhet te jap llogari te dores se pare, te shkeljeve sistematike te drejtave te
njeriut, te, te burgosurve politike, ne burgun famekeq qe quhej dikur ish
Jugosllavi. Ky film dokumentar sherben sot si nje testament per vuajtjet ne
te gjithe ish Jugosllavine te populli shqiptar, nen regjimin komunist
serbo-slllav te Titos dhe Millosheviqit"
Burgu i braktisur ne Goli Otok.
Sipas dokumeneteve te historise, thuhet : Pavaresisht se ky ishull kroat ka
qene prej kohesh nje terren per kullotje, qe shfrytezohej per dimrim per
kopete e barinjve lokale, ishulli shterpe, Burgu i braktisur ne Goli Otok,
kurre nuk duket se u fshi nga mremorja e keqe, gjate shekullit te 20-te.
Gjate Luftes se Pare Boterore, Austro-Hungaria i dergoi roberit e luftes ruse
nga Fronti Lindor ne Goli Otok.
Ne vitin 1949, i gjithe ishulli eshte bere zyrtarisht me nje vendim te
posaqem te Beogradit, ne nje Burg te sigurise se larte. Burgu top sekret Goli
Otok, ishte dhe kamp pune qe drejtohej ne ate kohe nga autoritetet e FPR e
ish -Jugosllavise, dhe se bashku me ishullin afer tij Sveti, e cila u mbajt
si nje kamp te ngjashme per te burgosurit femra, u shfrytezua per
kundershtaret e rregjimit komunist ne ish- Jugosllavi.
Deri ne vitin 1956, gjate periudhes se Informbiro, ajo eshte perdorur per
te burgos burgosur politike. Keto perfshinin edhe ata qe kish qene ish
Stalinists te njohur, por edhe anetaret e Partise Komuniste, e te tjere qytetare
paparti te akuzuar ne ate kohe se kishn simpati apo prirja ndaj perendimit
. Nacionalist, dhe patriot. Aty vdiqen ose kaluan kalvarin e vujatjeve
shume antikomunist, serbe, kroate, maqedonas, shqipetar, dhe nacionalistet te
tjere, qe jane burgosur ne Goli Otok.
Aty thuhet se jane derguar edhe te bugosur Jo-politike, te burgosurit qe
ishin derguar gjithashtu ne ishull per te sherbyer nga denime kriminale dhe
disa prej tyre te denuar me vdekje, qe "te rrihnin dhe keq trajtonin" te
burgosurit politik, per te marre ndonje pervilegje ne burg. Pune te mire ose
ndonje ulje denimi. Numri i totalit te te burgosurve dhe viktimave te
masakruar nuk jane te njohura, por nje historian Vladimir Dedijer, vlereson se
aty kaluan me shume se 32.000 te burgosur meshkuj dhe se 4.000 prej tyre jane
te vrare, e hedhur ne det.
Te burgosurit e burgut u futen ne pune te detyrueshme (ne nje gurore guri,
punishte qeramike dhe hekuri dhe mobilieri), pa lidhje me kushtet e motit
kur ne vere temperatura do te arrinte deri ne 35 deri ne 40 ° C, ndersa ne
dimer ata ishin te nenshtruar te punonin ne bore, akull dhe temperaturat e
uleta. Te burgosurit ishin rrahur rregullisht dhe barbarisht, gjithashtu dhe
poshteruar qofte nga rojet kryesisht, por edhe nga te burgosurit e tjere,
spiune e servile.
Ne kohen e Jugosllavise dhe normalizimit te marredhenieve te saj me ish
Bashkimin Sovjetik, Goli Otok burgu - kamp, ka kaluar ne juridiksionin
provinciale te ish Republikes Socialiste te Kroacise (ne krahasim me autoritetet
federale jugosllave). Pavaresisht nga kjo, burgu mbeti nje teme tabu ne
Jugosllavin e dikurshme.
Burgu u mbyll ne vitin 1988 dhe eshte braktisur teresisht ne vitin 1989.
Qe atehere ai ka mbetur i braktisur dhe i shkaterruar nga erozioni dhe
faktoret natyror, por edhe nga banoret e ishujve per rreth. Sot ai eshte
shpallur zone muzeale kombetare, dhe vizitohet nga turistet e huaj dhe vendas .
Filmi-dokumentarit "Goli Otok", me skenar dhe regji të Mrika Krasniqit
Tito?
Ovce na rentgenu…
En izmed strožjih zaporov, za ˝neozdravljive˝.
Celice
Zaporniki so izdelovali tele kovinske postelje, ki so krasile celice po
vseh zaporih po jugi…
Ovčji stampedo v kinu…
Kino projektor…
(ukradena) Mladost
Indostrijska cona…
Agresivci
U shfaq në New York, filmi dokumentar burgu i braktisur "Goli Otok"
BEQIR SINA, New York
Goli Otok - Ferri në Adriatik, është historia e vërtetë e përvojës
tragjike të shqiptarve patriot, atdhetar dhe anti-komunist, mbijetesës së tyre, si
të burgosur politik, në burgun më famëkeq të ish-Jugosllavisë . Nga një
pamje të ngjashme, me atë që ndodhi edhe në Shqipëri, "Ky kamp - burg Goli
Otok, sjell dritë mes të tjerave për të gjithë mitin e asaj ideologjie për të
parë të vërtetën e "komunizmit në fytyrë".
MANHATTAN NYC: Në kineman ‘The Producers Club’ të Manhatanit, të shtunën
në Nju Jork, u shfaq dy her premiera e dokumentarit "Goli Otok", me skenar
dhe regji të Mrika Krasniqit( bashkëpunëtorët: muzika- Burim Krasniqi dhe
Drinor Zymberi, kamerman- Festim Rexhepi, Mirton Xhekaj, montazhi-Bajram
Shala, postroduksioni-Astrit Idrizi, producent- Faton Krasniqi, ass.
Regjie-Shkurta Aliu dhe Sabri Pajaziti, narracion- Zenel Buzuku, organizator- Nexhmi
Kelmendi dhe Besa Nrejaj, fotografia- Eriola Kasemi)
Në këtë shfaqje të pranishëm ishin dhjetra artëdashës shqiptar, shkrimtar
dhe poet, artistë, regjisor dhe aktor, shumica e tyre, aktivist të njohur
të komunitetit.
Aktori shqiptar Ariot Myrtaj, tha në fillim të shfaqjes se" Goli Otok, do
të thotë "Ishulli i zhveshur - Naked Island", i cili, ka qenë për me shumë
se gjysmë shekulli gjatë sundimit sllavo komunist, burg-kamp në detin
Adriatik, për të gjithë burgosurit politik, në ish Jugosllavi."
Ndërkohë, si mësuam nga autorja e këtij filmi "Çuditërisht! autoritet
kroate kan lejuar vetëm një ditë udhëtim në këtë ishull ( me vizë 24 orë) , për
të realizuar rreth 60 minuta film, të cilat, u bënë pjesë e filmimeve të
gërmadhave të ishullit të zhveshur, godinave të kampit që kan mbetur."
Sipas filmit, Goli Otok, tash duket sikur një "ishull që është bombarduar
qysh nga LDB". Në atë ishull që ndryshe është i njohur me emrin Goli Otok,
burgu më famëkeq, ose Calvari "Gol-Gotha" në të cilin mbaheshin shumica e të
burgosurve politikë në të gjitha hapësirat e këtij tmerri, nuk u kursyen
as shqiptarët, liridashës dhe paqedashës. Ku, si dihet në këtë ferr nuk u
perjashtuan as disa mijëra shqiptarë, kryesisht nga ata që silleshin nga
Kosova, por, edhe ata shqiptarë silleshin nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva,
Bujanovci e Medvegja dhe ish të arratisur nga Shqipëria(në mesin e tyre në
vitin 1948 edhe dy xhaxhallarët e mi, Ferit dhe Rushit Sina, të arratisur në
ish Jugosllavi, kaluan dy vjet 1948 - 1950 deri sa i u egzekutuan në 1950
në Idrizovë - Maqedoni, tregojn ata që mbijetuan) .
Deshmitarët e gjallë në filmin e Krasniqit, ndoshta ndonjeri prej tyre,
tash nga mosha edhe nuk jeton më, duke folur para kamerave nga thellësia e
shqiprtit të tyre, tregonin ngjarjet ashtu si i kish përjetuar në atë kohë.
Njeri prej tyre, tha se për atë burg - kamp që do të ishte mirë t'a quanin
"Xhehnem" ma mirë me ta marrë shpirtin sesa me të mbajt aty në Goli Otok" tha
ai. Mirëpo kjo thënje e tij në një term tjetër, bëhet fjalë, për atë që
sot është në sinonimin i ferrit të Dantes, që ndodhi në "Goli Otok", ujdhes
kjo në Adriatikun verilindor në Kroaci. Në këtë ujdhesë të zhveshur, e me
gurë të thepisur, ku rregjimi sllavo - komunist nuk kurseu as të burgosurit
shqiptarë, që të përjetonin golgotën, ditët më të tmerrshme të jetës së
tyre.
Rrëfimet e këtyre 40 ish të burgosurve shqiptarë, nga Kosova, flasin për 60
minuta prekse, për atë që kaluan nëpër ferrin e quajtur Goli Otokut, duke
dëshmuar për një trajtim të egër e mizor, ndoshta edhe të papërsëritshëm në
historinë e njerëzimit.
Njëri prej këtyre të mbijetuarve, deri sa qendronte në një dhomë burgu -
qeli,(birucë) veç dy metra katrore, rrefente se :"Qëllimi ka qenë i qartë: jo
vetëm dëmtimi fizik, i të burgosurve por edhe thyerja dhe shkatërrimi i
plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar rrahja e të
burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër rrahnin deri alivanosje dhe vdekje
të burgosurit e rinj - që vinin në këtë kamp famkeq), nga servil e spiunë.
Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për
çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër kordonin e gjallë të të
burgosurve të penduar dhe të udbashëve të çarkëdisur... për t'ju futur frikën
të tjerve. Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të
përbaltur (tipat më imoral) jo vetëm që “vetëqeverisnin” në krejt kampin, por
bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm.
Ky burg-kamp famëkeq - u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të
cilëve pati edhe shumë shqiptarë, të cilët ose vdiqën dhe u hodhën në det
(pa nishan) ose mbetën të shkatërruar, fizikisht, moralisht , mederisht, dhe
shqiprtërisht gjithë jetën."
Premiera e dokumentarit "Goli Otok", me skenar dhe regji të Mrika
Krasniqit, gjatë minutazhit të tij, trajtonte temën duke u bazuar në tri gjenerata,
ku të mbeturit gjallë janë deshmitarët okular ata që përjetuan dhimbjen e
thellë të burgut - kamp Goli Otok. Këta ishin 40 personazhe - ish të
burgosur politik, që po vizitonin mbasi tani këtë kamp - burg - kur ai është
kthyer në qender muzeale , ku vizitorët mund të njihen me gërmadhat e njërit
prej burgjeve më famkeq të kohës në ish-Jugosllavisë, e cila kishte dhjetra
burgje të tilla".
Duke kaluar në çdo pëllëmbë të vuajtjes së tyre , në dokumentar tregohet
sesi në një ekspeditë një ditore, me ata që dekada më parë ishin dërguar në
kërcëllitjen e fërgëllitjen e hekurave dhe çizmeve të policisë serbe, u panë
të rikthehen tash në ishullin e Goli Otokut, "jo të lidhur më në pranga
duar e këmbë" të rrahur dhe të poshtëruar nga gardianët sllav- komunist, por,
për t'u përballur tash me kujtimet e së kaluarës, së tyre, që këto
personazhe i rrefejn mes një dhimbje të madhe, që del në thellësi të palcës së
shpirtit fisnik, në rrëfimet e tyre aq prekse.
Një pyetje shtron çdo njeri nga ne sot, Pse?
Përgjegjja, sepse : "Ashtu si rregjimi diktatorial i Enver Hoxhës, në
Shqipëri, që vrau e pushkatoi pa gjyq, burgosi e internoi shqiptarët, vetem e
vetem sepse ata e kundërshtuan komunizmin, dhe ideologjinë komuniste, se
luftuan e u përpoqën për bashkimin kombëtar, se ishin shqiptarë patriot e
atdhetar, anti komunistë, do të dënoheshin e presekutoheshin. Do të dënoheshin
e persekutoheshin shqiptarët edhe në atë që quhej dikur ish Jugosllavi dhe
tashmë u shkërrmoq, shqiptarët që ishin ngritur qysh në atë kohë kundrejt
një ideologjie të adaptuar serbo-komuniste, e cila dështoi sepse nuk e mori
parasysh shpirtin triumfal të këtyre burrave e grave, që kërkonte lirinë
dhe demokracinë, edhe para sakrifcës sublime, u dërguan në burgun kamp Goli
Okot.
Pas shfaqjes, premieres së filmit - dokumentar "Goli Otok", me skenar dhe
regji të Mrika Krasniqit, në skenë u ftua vetë zonjusha Krasniqi, e cila,
foli në forumin e pas shfaqjes. Skenaristja dhe regjisorja e filmit Mrika
Krasniqi, falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e
dokumentarit, posaçërisht shoqatën e ish të burgosurve politik, në Kosovë, dhe
personazhet që ajo i ftoi nëpërmjet shtypit, si deshmitar të atyre rrëfimeve të
tmerrshme. Duke besuar që dokumentari i saj, i ka hapur ose edhe mbyllur
përgjithmonë ato plagë, ajo tha: "Uroj që asnjë popull në botë të mos e
përjetoj historinë e Goli Otokut dhe histori të tjera të ngjashme dhe kjo të mos
harrohet".
Filmin "Goli Otok" - "Ishulli i Zhveshur", e ndoqi edhe Uk Lushi, i cili
aktualisht është ekspert i ekonomisë dhe financave, por, aktiv dhe i lidhur
shumë me çështjet e shqiptarve dhe sidomos me atë të Kosovës mbasi atje
është dhe vendlindja e tij dhe për çlirimin dhe lirin e saj ai ka luftuar, së
bashku me shqiptarët e Amerikës. Ai është - Shqiptaro-Amerikani i UÇK-s ,
ish luftetar i Batalionit "Atlantiku", publicist dhe autor i librit me te
fundit "Shqiptaro-Amerikanet e UÇK-së, Kronike e Batalionit "Atlantiku",
sugjeroi se kjo gjëmë e madhe që perjetuan edhe shqiptarët, tani duhet të
depozitohet dhe të hyjë në dosjet Strasburgut, koha nuk pret më tha ai duke
shtuar se " ashtu si vepruan çifutët, edhe ne shqiptarët, duhet të marrim një
të drejtë që njihet me ligjet ndërkombëtare dhe koha na e mohoi
padrejtësisht për më shumë se gjysmë shekulli".
"Gjithë ato tmerre që kanë qenë, dhe i pamë nëpërmjet këtij filmi
dokumentar dhe e kan motivuar zonjushën Krasnqi të paraqesë në këtë dokumentar të
titulluar Goli Ootok, edhe këtu në New York, tha veprimtari i dallur i
çështjes kombëtare Mark Gjonaj, duhet falemnderuar. Gjonaj tregoi për burgun -
kamp famëkeq që u bë edhe varr i shumë të burgosurve politik, në mesin e të
cilëve pati edhe shumë shqiptarë, duke shtuar se tre axhallarët e mi, tha
Gjonaj, që për fat të mirë nuk vdiqën aty dhe t'i "hanin peshqit", duhet të
bëhet dëshmi e gjallë, për të treguar fytyrën e vërtetë të ideologjisë
komuniste".
Të pranishmit, thanë se " Ky film duhet të jetë një nxitje për ata që duan
t'a edukojnë brezin e tashëm dhe të ardhshëm me një frymë kombëtare, dhe
patriotike, për të treguar sesi luftuan dhe sakrifikuan shqiptarët, për liri
e demokraci, ndaj bishës së egër sllavo komuniste.
"Krejt këto tmerre duhet të shndërrohen në filma të gjallë, jo vetëm në
dokumentar, por në filma me artista, dhe ata që janë të gjallë lë ti luajnë
rrolet e tyre, sikurse të tjerët t'i përtërijnë jo të gjallët. Kjo ka qenë
lufta jonë më e vështira, e shqiptarëve për liri. Ajo luftë që është bërë me
dekada nëpër burgjet e Serbisë, atë luftë shqiptarët nuk duhet t'a
harrojnë - Burgu kamp - Goli Otok, është veçse një dëshmi e gjallë e njerit prej
atyre burgjeve në ish Jugosllavi "e papërpunuara dhe prekëse", që dikush
duhet të jap llogari të dorës së parë, të shkeljeve sistematike të drejtave të
njeriut, të, të burgosurve politikë, në burgun famëkeq që quhej dikur ish
Jugosllavi. Ky film dokumentar shërben sot si një testament për vuajtjet në
të gjithë ish Jugosllavinë të populli shqiptar, nën regjimin komunist
serbo-slllav të Titos dhe Millosheviqit"
Burgu i braktisur në Goli Otok.
Sipas dokumeneteve të historisë, thuhet : Pavarësisht se ky ishull kroat
ka qenë prej kohësh një terren për kullotje, që shfrytëzohej për dimrim për
kopetë e barinjve lokalë, ishulli shterpë, Burgu i braktisur në Goli Otok,
kurrë nuk duket se u fshi nga mremorja e keqe, gjatë shekullit të 20-të.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, Austro-Hungaria i dërgoi robërit e luftës ruse
nga Fronti Lindor në Goli Otok.
Në vitin 1949, i gjithë ishulli është bërë zyrtarisht me një vendim të
posaqëm të Beogradit, në një Burg të sigurisë së lartë. Burgu top sekret Goli
Otok, ishte dhe kamp pune që drejtohej në atë kohë nga autoritetet e FPR e
ish -Jugosllavisë, dhe së bashku me ishullin afër tij Sveti, e cila u mbajt
si një kamp të ngjashme për të burgosurit femra, u shfrytëzua për
kundërshtarët e rregjimit komunist në ish- Jugosllavi.
Deri në vitin 1956, gjatë periudhës së Informbiro, ajo është përdorur për
të burgos burgosur politikë. Këto përfshinin edhe ata që kish qenë ish
Stalinists të njohur, por edhe anëtarët e Partisë Komuniste, e të tjerë
qytetarë paparti të akuzuar në atë kohë se kishn simpati apo prirja ndaj
perendimit . Nacionalist, dhe patriot. Aty vdiqën ose kaluan kalvarin e vujatjeve
shumë antikomunist, serbë, kroatë, maqedonas, shqipëtar, dhe nacionalistët të
tjerë, që janë burgosur në Goli Otok.
Aty thuhet se janë dërguar edhe të bugosur Jo-politikë, të burgosurit që
ishin dërguar gjithashtu në ishull për të shërbyer nga dënime kriminale dhe
disa prej tyre të dënuar me vdekje, që "të rrihnin dhe keq trajtonin" të
burgosurit politik, për të marrë ndonjë përvilegje në burg. Punë të mirë ose
ndonjë ulje dënimi. Numri i totalit të të burgosurve dhe viktimave të
masakruar nuk janë të njohura, por një historian Vladimir Dedijer, vlerëson se
aty kaluan më shumë se 32.000 të burgosur meshkuj dhe se 4.000 prej tyre
janë të vrarë, e hedhur në det.
Të burgosurit e burgut u futën në punë të detyrueshme (në një gurore guri,
punishte qeramike dhe hekuri dhe mobilieri), pa lidhje me kushtet e motit
kur në verë temperatura do të arrinte deri në 35 deri në 40 ° C, ndërsa në
dimër ata ishin të nënshtruar të punonin në borë, akull dhe temperaturat e
ulëta. Të burgosurit ishin rrahur rregullisht dhe barbarisht, gjithashtu
dhe poshtëruar qoftë nga rojet kryesisht, por edhe nga të burgosurit e tjerë,
spiunë e servilë.
Në kohën e Jugosllavisë dhe normalizimit të marrëdhënieve të saj me ish
Bashkimin Sovjetik, Goli Otok burgu - kamp, ka kaluar në juridiksionin
provincialë të ish Republikës Socialiste të Kroacisë (në krahasim me autoritetet
federale jugosllave). Pavarësisht nga kjo, burgu mbeti një temë tabu në
Jugosllavin e dikurshme.
Burgu u mbyll në vitin 1988 dhe është braktisur tërësisht në vitin 1989.
Që atëherë ai ka mbetur i braktisur dhe i shkatërruar nga erozioni dhe
faktorët natyror, por edhe nga banorët e ishujve për rreth. Sot ai është
shpallur zonë muzeale kombëtare, dhe vizitohet nga turistet e huaj dhe vendas .
Filmi-dokumentarit "Goli Otok", me skenar dhe regji të Mrika Krasniqit
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.