SHBA: Roja kufitare gjene ne shkretire pese trupa te djegur brenda nje automjeti
[email protected] Mon, 4 Jun 2012 10:57:02 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
SHBA: Roja kufitare gjene ne shkretire pese trupa te djegur brenda nje automjeti PHOENIX - ARIZONA :Nje zyre e sherifit ne Arizona thote per median se ne zonen Casa Grande te Qarkut Pinal County's Vekol Valley , autoritetet kufitare, kane gjetur pese trupa te djegur brenda nje furgoni - i tipit SUV,qe ishte i shkrumbuar se bashku me trupat e njerezve brenda, saj dhe ne pamundesi per t'u verifikuar. Sipas zyres se Sherifit te ketij Qarku, ku u gjende automjeti i djegur, tersisht thuhet se ka shume mundesi ky akte mund te jete bere si rezultat i dhunes te grupeve te kartelit te droges ne kete zone. Zyra e Sherifit sqaroi se me saktesisht trupat e shkrumbuar dhe automjeti u gjeten ne Qarkun Pinal - Luginen Vekol, nje zone teper e thyer kjo, e pershkruar si nje zone malore me shkretetire, e cila eshte nje zone e njohur nga policia qe perdoret si korridor nga kontrabanda e droges dhe emigranteve te paligjshem per t'i kaluar ata nga Meksika ne Phoenix dhe me tej duke i futur me ne brendsi te territorit te SHBA. Duke iu referuar shtypit amerikan thuhet se :"Trupat ishin djegur aq keq se hetuesit nuk mundet ne asnje menyre te percaktoje gjinine e tyre apo etnicitetin. Ndersa, eshte shume e qarte nese viktimat ishin nga Meksika, apo jo zyra e Sherifit ka njoftuar konsullaten meksikane ne Arizona per verefikim."Duke pasur parasysh te gjithe keta tregues, ne e dime se kemi te bejme me vrasje dhe zhdukje te informacionit," tha te shtunen Pinal County Sheriff Paul Babeu . . Nje Patrulle kufitare, me agjentet e saj dalloi rreth ores 4:30 te mengjesit te djeshem me oren lokale nje makines bardhe Ford Expedition, ne mes te shkretetires. Automjeti u zhduk pavaresisht nje perpjekje nga autoritetet federale dhe lokale per te gjetur ate. Zyra e Sherifit theksoi se "Pse automjeti i pare terhoqi vemendjen e autoriteteve eshte i paqarte?. Ne agim, nje nga agjent e kufirit ndoqi gjurmet e automjetit qe ishte larguar ne drejtim te autostrades Interstate 8 - ne shkretetire. Automjeti qe la gjurmet ishte nisur me sa duket, duke shkuar ne vije ajrore per nje distance me te shkurter ne shkretetire, por kur diktoje Patrullen u largua menjehere" thote zyra e Sherifit. Nderkohe, qe agjentet po ndiqnin gjurmet qe vazhdonin per disa milje, agjentet arriten te shohin me dylbi se automjeti po digjej . Kur ata iu afruan automjetit qe ishte bere shkrumb me aparatet, brenda, automjetit gjeten trupat e djegur, nje ne vendin e pasagjerit dhe kater te shtrire ne pjesen pasme te garazhit. Dy vendet e para ai i shoferit dhe sedilejes se pare ishin bosh, tha Babeu . Sherifi tha se hetuesit do te perpiqen te percaktoje nese viktimat kishin vdekur para se te SUV te digjej ose nese ata kishin qene te gjalle kur automjetit i eshte vene zjarri ."Vetem nje gje eshte e qarte se keta njerez u vrane, por ne nuk e dime menyren e vdekjes," tha ai. Zyra e Sherifit thote se shtrirja e dhunes, veçanerisht ne pjesen perendimore te Qarkut Pinal - rreth 35 kilometra ne jug te Phoenix - eshte deshmi se tani kemi me shume kontrabande te droges ne veri te kufirit, dhe krimi ne kete zone nuk eshte ulur. /Beqir SINA/ Video e FoxNews _http://www.myfoxphoenix.com/story/18684347/2012/06/02/5-bodies-found-in-burned-vehicle_ (http://www.myfoxphoenix.com/story/18684347/2012/06/02/5-bodies-found-in-burned-vehicle) 5 bodies found in burned vehicle 5 bodies found in burned vehicle
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 80.9 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 107 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 154.6 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 118.9 KB) - not displayed