Ulaj : Vatren gjithmone e kemi identifikuar me korifenjte e kesaj organizate

[email protected] Wed, 6 Jun 2012 08:18:29 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Interviste  me Professor Binak Ulaj nga Vuthajt e Plaves e te Gucise, dhene 
axhensise se  lajmeve ne gjuhen shqip Illyria News Agency - INA 

Ulaj  : Vatren gjithmone e kemi identifikuar me korifenjte e kesaj 
organizate, me  Nolin, Konicen... 
 
New  York City : Me  28 prill ne New York, u mbajt Konferenca Shkencore ”
Federata Pan-shqiptare e  Amerikes ”VATRA, 100 vjet ne sherbim te Kombit” ku 
studiues te njohur te botes  akademike shqiptare, paraqiten kumtesa, ne te 
cilat ritheksohej roli i kesaj  federate qe nga arritja e saj thelbesore, 
themelimi i shtetit shqiptar, deri ne  kete 100 vjetor. 

Ne  kete konference i ftuar nga shqiptaret e Malit te Zi ishte Professor 
Binak Ulaj  nga Vuthajt e Plaves e te Gucise, i cili ka punuar disa vite ne 
arsim, si  mesimdhenes ne gjimnazin Xhevdet Doda ne Prishtine, ku ka qene edhe 
drejtor i  gjimnazit. Aktualisht ai punon si nepunes i Ministrise se 
infrastruktures. Ne  kete konference ai iu paraqit te pranishemve temen ‘’
Shpalosje Historie –  Kushtuar Kontrirbutit te Shqiptareve te Plaves e te Gucise ne 
ngritjen e  Flamurit Kombetar’’. Duke folur per rolin e Plaves e te Gucise 
ne Levizjen per  Pavaresi, Zoti Ulaj foli gjithashtu edhe per situaten 
aktuale jo te kenaqshme  per shqiptaret ne Mal te Zi. 
Per  te folur me shume rreth kesaj teme dhe veprimtarise se tij - gazetari 
yne ne New  York, Beqir Sina, i mori nje interviste Professor Binak Ulajt. 
Per me shume  lexoni intervisten e plote dhene axhensise se lajmeve ne gjuhen 
shqip INA ne  Maqedoni 
INA  : Me siguri se lexuesve tane u intereson te dine diç per Ju. Andaj, a 
mund te na  thoni se çfare ishte jeta Juaj ? 
Ulaj  : Sapo kisha filluar shkollen tetevjeçare, ne vitin 1956/57, pushteti 
i  atehershem do t’ i mbylle shkollat ne gjuhen shqipe edhe ne komunen e 
Plaves. Ky  veprim do t’ me brengos tej mase, por atehere isha i vogel per te 
kuptuar  qellimet dhe pasojat e nje veprimi te tille. Megjithekete, kjo mase 
e marre me  qellim te mbylljes se perspektives sone, nuk do t’ i zmbraps 
prinderit tane  arsimdashes .Ne shkollat e mesme dhe ato te larta te 
Prishtines, Pejes,Gjakoves,  Prizrenit... do te jemi te perkrahur dhe do te gjejme, 
jo vetem vatren e  diturise, por edhe te edukimit atdhetar. Ndaj, nuk eshte e 
rastit qe sot, per  çdo familje vuthjane bien, mesatarisht, nga nje 
intelektual, qe e ka te kryer  fakultetin, disa prej tyre jane doktore shkencash, 
madje edhe  akademik. 
Pas  kryerjes se studimeve universitare, per aq kohe sa nuk me eshte 
ndaluar pune ne  institucione arsimore,” per shkak te papershtatshmerise moralo- 
politike per  pune ne arsim”, edhe une kam punuar ne arsim. Nga e gjithe 
veprimtaria arsimore,  do e veçoja punen si profesor i gjimnazit “ Xhevdet Doda”
 te Prishtines, nga  viti 1993, e me pas, drejtor, nga viti 1996 deri ne 
vitin 2003. Puna ne arsim, e  bere gjate viteve te nentedhjeta, ne kushte 
jashtezakonisht te renda, ka qene  dhe mbetet njera nder faqet me te ndritshme 
te shkolles shqipe ne Kosove, per te  cilen kam pasur fatin dhe nderin te jap 
edhe une kontributin tim. Edhe ne ate  periudhe, identiteti kombetar i 
shkolles shqipe ngadhenjeu perballe okupimit  klasik serb. Ajo ngadhenjeu, sepse 
kishte vizion te qarte per zgjidhjen e drejte  te çeshtjes shqiptare, per 
realizimin e idealit te shenjte te atdhetarise,  fitimin e lirise. Me kete 
rast nuk mund e te mos e theksoj edhe ndihmen  materiale te bashkatdhetareve 
tane ne mergim.  
INA  : Ju, z . Ulaj, perveç denimit me burg, ne vitin 1970 dhe ne vitin 
1975, keni  qene edhe ne te ashtuquajturin “ Izolim”. Ç’ ishte kjo mase dhe ne 
çka  bazohej? 
Ulaj  : Nje nder format me te renda te ndeshkimit kolektiv te shqiptareve 
ka qene edhe  e ashtuquajtura : mase e izolimit. Ne fakt e burgosjes, pa 
asnje lloj procedure  gjyqesore. Per te mos e quajtur “izolim” ,term ky qe nuk 
i shkonte propagandes  per “drejtesine” e sistemit juridik serbo-jugosllav, 
zyrtarisht e quanin “  Qendrim ne vend te caktuar”. Me te shperthyer 
demonstratat e 1 prillit 1981, me  “ izolojne”, ne fakt, me burgosin dhe me 
mbajne per disa muaj ne burgje, pa  vendim gjykate. Por, ate qe kam perjetuar 
une dhe qindra intelektuale tjere  shqiptare, profilesh te ndryshme, kur na 
kane arrestuar ne fund te marsit te  vitit 1989, pas pezullimit te asaj gjysme 
autonomie qe e kishte Kosova, ishte  diç qe vetem mendjet patologjike, te 
çekuilibruara rende nga urrejtja ndaj  popullit tone, mund ta benin. 
Arrestimi i nje numri aq te madh intelektualesh,  te perzgjedhur nga organet e 
sigurimit serb, dergimi dhe mbajtja ne burgje  hetuese ne Serbi, kishte per 
qellim shkaterrimin dhe shuarjen e mendimit politik  shqiptar dhe, per nga 
metodat e perdorura te tortures, gjymtimin fizik dhe  shpirteror te te 
arrestuarve.  
INA  : Çka dini per “ Vatren” dhe si e pritet ftesen per te marre pjese ne 
kremtimin  e 100-vjetorit te themelimit te saj? 
Ulaj  :  T' Ju them te drejten, ne “ Vatren “ e kemi identifikuar me 
korifenjte e kesaj  organizate, me Nolin, Konicen...Dhe, si punetor shumevjeçar i 
arsimit, me ka  rene t’ u flas shume here nxenesve, jo vetem per veprat 
letrare, por edhe per  idete dhe angazhimin e drejtperdrejte te tyre ne 
mbrojtjen e çeshtjes shqiptare,  ide keto me te cilat jemi ngritur dhe edukuar. 
Edhe per kete arsye, ftesa per te  marre pjese ne kete kremte te madhe te Dites 
se themelimit te “ Vatres”,  organizates me te konsoliduar dhe me 
integruese shqiptare ne diaspore, ishte nje  nder i veçante per mua, nje lloj 
shperblimi per punen time ne arsim, gje qe me  ka krijuar nje ndjesi gezimi te 
veçante, çfare s’ e kisha perjetuar ndonjehere.  Per kete arsye i falenderoj 
shume : kryetarin e Vatres, dr. Gjon Buçaj, anetaret  e Keshillit organizues 
dhe, posaçerisht, bashkevendesit e mi , z. Uke Gjonbalaj  dhe z. Hysen Ulajn, 
qe me shoqeruan gjate gjithe kohes. Takimin me gjithe ato  personalitete 
fetare, politike, kulturore, s’ do e harroj kurre.   
INA:  Po gjendja e pergjithshme e shqiptareve ne Mal te Zi çfare eshte? 
Çfare ndodhe  me pronat e tyre te nacionalizuara pas nxjerrjes se Ligjit per  
privatizim? 
Ulaj  :  Edhe pas shpalljes se pavaresise se Malit te Zi ne vitin 2006, per 
te cilen edhe  shqiptaret jane deklaruar pro pavaresise dhe kane pasur 
kurdohere rol  konstruktiv ne kete shtet, avancimi i te drejtave kombetare dhe 
politike te  shqiptareve, jo vetem se ka ngecur, por ne shume aspekte eshte 
degraduar. Ne  vend se shqiptareve t’ u kthehen pronat e nacionalizuara ne 
kohen e ish-  regjimit komunist, siç eshte rasti me Gjirin e Valdanosit ne 
Ulqin, me pronat ne  Malesi dhe rajonin e Tuzit, pyjet dhe kullosat ne rajonin 
e Plaves, Gucise dhe  te Rozhajes, me legjislacionin nacional, perkatesisht 
me Ligjin per privatizim,  disa prej ketyre pronave jane nxjerre ne ankand 
dhe jane shitur nga organi  qendror, Keshilli per Privatizim ne Podgorice, pa 
pelqimin e qeverive lokale.  Keshtu ka ndodhur me shitjen e kripores dhe te 
kompleksit te hoteleve ne Ulqin,  me shitjen e hoteleve ne Plave dhe, ne 
plan per t ‘ u shitur jane edhe pronat  tjera te Ulqinit, si Plazhi i Shtojit, 
Valdanosi, Ada, Liqeni i Shasit, etj.  Perveç kesaj, nuk u jane kthyer 
pronat as pasardhesve te shqiptareve te  perndjekur ne vitin 1913 dhe 1919, ne 
te cilat kane qene vendosur kolone  malazez.  
Derisa  e gjithe siperfaqja e perfshire ne kategorine e te mirave detare ( 
bregdetit), e  komunes se Tivarit, Budves, Tivatit, Kotorrit, Herceg-Novit, 
arrine 43 %,  Ulqinit i jane marre 57 % . Me keto prona qeverise  Podgorica. 
Gjendja  e arsimit ne gjuhen shqipe eshte larg kerkesave dhe nevojave te 
shqiptareve.  Perveç studimeve te mesuesise, ne Mal te Zi nuk ka asnje 
institucion te larte  shkollor ne gjuhen shqipe. Shumica e teksteve shkollore jane 
te perkthyera nga  gjuha malazeze. Perdorimi i gjuhes shqipe ne 
administrate, ne dokumente  personale, ne emerimin e rrugeve, shesheve dhe 
institucioneve, eshte problem i  pazgjidhur qe prej shume kohesh. 
INA  : Dihet se çeshtja e punesimit eshte problem jetesor. Sa jane te 
punesuar  shqiptaret ne institucionet shteterore dhe ne ate lokale? 
Ulaj  :  Çeshtja e punesimit te shqiptareve, ne fakt çeshtja e papunesise 
se tyre, eshte  nder problemet me te theksuara. Deri sa ne mal te Zi jane 
rreth 7 % shqiptare,  ne organet shteterore nuk jane te punesuar as 1 %, por 
vetem 0,5 %. Ne gjykatat  e larta dhe ate supreme, nuk eshte i punesuar asnje 
shqiptar. Prej 80  prokuroreve, sa ka ne Mal te Zi, asnje s’ eshte shqiptar. 
Ne Ministrine e  Mbrojtjes, sipas raportit te Avokatit te Popullit, prej 
201 te punesuarve, vetem  1 eshte shqiptar, ne Ministrine e Shendetesise, 
Punes dhe Mireqenies Sociale,ne  Ministrine e Turizmit dhe ne Ministrine e 
Bujqesise, jane te punesuar vetem nga  2 shqiptare. I njejte eshte edhe rasti me 
te punesuarit ne organet e qeverisjes  lokale. 
Po  i ceki vetem disa shembuj me karakteristike. Shqiptaret ne komunen e 
Plaves  perbejne 26 % te popullsise. Kufiri shteteror i Malit te Zi me 
Shqiperine, ne  kete komune, kalon kryesisht neper pronat e shqiptareve , ne 
gjatesi prej 80 km.  Dhe, ne organet e policise kufitare te kesaj komune, jane te 
punesuar 160  punetore , por asnje prej tyre nuk eshte shqiptar. Nga 68 te 
punesuar ne Degen e  Ministrise se Puneve te Brendshme ne Plave, vetem 3 jane 
shqiptare, police dhe  asnje shqiptar s’ eshte i punesuar aty ku jepen 
dokumentet personale. As ne  gjykaten komunale, e as ne prokurori, nuk eshte i 
punesuar asnje shqiptar. Nje  nder raste me eklatante eshte edhe ai i komunes 
se Rozhajes, ne te cilen, sipas  te njejtit raport te AP, prej 78 te 
punesuarve, vetem 1 eshte  shqiptar. 
INA  : Pse ende nuk eshte zgjidhur çeshtja e komunes se Tuzit? 
Ulaj  :  Edhe rasti i komunes se Tuzit deshmon per diskriminimin e 
shqiptareve. Prej 21  komunave sa ka Mali i Zi, vetem komuna e Tuzit eshte “ komune 
urbane” ne kuader  te Podgorices. Do te thote se eshte komune pa prone te 
veten, pa buxhet e plane  hapesinore, pa mundesi zhvillimi. Statusi “ komune 
urbane “ nuk ka baze ligjore  dhe eshte edhe ne kundershtim me Karten 
Evropiane per Veteqeverisje Lokale.  Arsyetimet se kjo komune s’ ka resurse te 
mjaftueshme ekonomike, nuk qendron.  Kufiri territorial i komunes perfshine edhe 
nje pjese te Liqenit te Shkodres, me  potenciale te shumta per zhvillimin e 
turizmit, peshkatarise , ka siperfaqe jo  te pakta per kultura bujqesore 
per zhvillimin e perimtarise, vreshtarise...çfare  nuk i kane disa prej 
komunave tjera ne Mal te zi, por qe kane status te plote. E  pse nuk eshte 
zgjidhur drejt çeshtja e statusit, nje pjese te fajit e kane edhe  subjektet 
politike shqiptare ne pushtet.  
INA  : Pra, çfare po bejne shqiptaret ne mal te Zi per t i realizuar te 
drejtat e  tyre? 
Ulaj  : Subjektet politike shqiptare ne Mal te Zi jane angazhuar per 
realizimin e te  drejtave politike, ekonomike, sociale, kulturore, kane hartuar 
dhe paraqitur  Memorandumin per status te veçante te shqiptareve ne Mal te Zi 
( 1992), por, per  fat te keq keto subjekte jane te ndara dhe nuk 
bashkepunojne as per çeshtjet me  jetike te votuesve te tyre. Deshmi per kete eshte 
edhe fakti se numri i  shqiptareve ne Mal te Zi arrin diç mbi 46.000 banore, 
por qe i kane gjashte  subjekte politike. Keshtu te ndare e mospajtues, s’ 
mund te pritet shume. Por,  edhe sikur te ishin unike, pa ndihmen dhe 
perkrahjen e subjekteve politike  shteterore te Tiranes, Prishtines,etj. nuk do te 
arrinin  shume. 
INA  : Sa dhe si eshte bashkepunimi me shtetin ame, Kosoven dhe me viset 
tjera te  banuara me shqiptare? 
Ulaj  :  Tani kufijte jane hapur dhe qarkullimi i qytetareve dhe mallrave 
nuk eshte me i  ndaluar si perpara, por mungon koordinimi i veprimtarise 
politike nga elita  politike ne Tirane, Prishtine, Shkup...Une nuk dua t’ i ceki 
arsyet per kete, se  edhe mund te mos qendrojne, por eshte e pamohueshme se 
keto elita vetem se e  permendin, shkarazi dhe si me droje, poziten e 
shqiptareve ne Mal te Zi, ne  Presheve, Bujanoc e Medvegje...Pa fuqizimin e 
faktorit politik shqiptar, nuk ka  zgjidhje te drejta e te qendrueshme. Per kete 
arsye, elita politike, shkencore  dhe kulturore shqiptareve , kudo qe eshte, 
duhet t ‘ i bashkerendoje veprimet  per ta marre ne duar te veta, siç do te 
shprehej Noli, fatin e metejme te  shqiptareve. Ideja e krijimit te 
raporteve te mira me fqinjet, duke shperfillur  kete mision , perkatesisht duke mos 
e trajtuar me seriozitetin e duhur çeshtjen  e shqiptareve ne shtetet 
fqinje, eshte iluzion. . Forcat nacional-shoviniste ne  keto shtete ende jane ne 
fuqi dhe deshmojne se nuk heqin dore nga programet  antishqiptare te 
hartuara qe nga shekulli XIX e kendej. Deshmite per kete jane  te shumta.  
INA  : Dihet se shqiptaret paten rol me rendesi per shpalljen e pavaresise 
es Malit  te Zi. Sa ua ka kthyer Qeveria e Malit te Zi borxhin?  
Ulaj  :  Vota e shqiptareve per pavaresine e Malit te Zi ka qene 
vendimtare.  Megjithekete, Mali i Zi vazhdon t’ i neperkembe te drejtat e shqiptareve 
dhe te  mos i perfill kerkesat e ligjshme te tyre. Ç’ eshte e verteta, Mali 
i Zi e ka  njohur pavaresine e Kosoves ne nje moment te rendesishem, por kjo 
nuk mjafton.  Ndonese hapja e nje pike te perbashket kufitare me Shqiperine 
eshte shenje e  mire, ate duhet pare ne kuader te permbushjes se kushteve 
per anetaresimin e  ketij shteti ne BE.  
INA  : Cili eshte vizioni i shqiptareve te Malit te Zi per te ardhmen e 
tyre dhe per  hyrjen e ketij shteti ne BE ? 
Ulaj  :  Eshte me se e vertete se shqiptaret ne Mal te Zi, qe prej kohesh, 
kane luajtur  rol konstruktiv ne kete shtet. Ata jane dhe do ta japin 
kontributin e tyre per  hyrjen e ketij shteti ne BE. Por, pervoja e deritashme me 
zbatimin e ligjeve te  nxjerra nga Kuvendi i Malit te Z, qe nga periudha e 
pavaresimit e kendej (  2006), deshmon se çeshtja e shqiptareve ne kete shtet 
nuk eshte avancuar,  perkundrazi, ne shume aspekte eshte degraduar. Te 
dhena e lartcekura jane  treguesit me te mire te kesaj gjendjeje.  
INA  : Me çfare mesazhi largoheni nga SHBA-te? 
Ulaj  :  Duke pasur parasysh potencialin politik, ekonomik te shqiptareve 
ne SHBA,  konsideroj se eshte me se i domosdoshem angazhimi i tyre ne 
veprimtarite  institucionale shteterore te Shqiperise, Kosoves, qofte me perfaqesim 
te  drejtperdrejte, qofte me forma tjera. Zeri i tyre, veçmas per çeshtje 
me rendesi  te veçante, duhet degjuar dhe duhet te kete ndikim. Kjo, aq me 
pare kur te kihet  parasysh arsimimi dhe pervoja e kuadrove shqiptare , e 
fituar ne shtete te  demokracise se larte, ku sundon ligji, çfare jane edhe 
SHBA-te. Vetem te  bashkuar do te jemi faktor vendimtar per te sotmen dhe te 
ardhmen tone te  perbashket, kudo qe te jemi. Pra, shqiptaret ne Amerike duhet 
te jene te  bashkuar, te kene, patjeter, nje qender te perbashket kulturore 
e sportive, te  bukur dhe me hapesira te mjaftueshme, ku do te mblidheshin 
ashtu siç u mblodhem  te “ Vatra”. Intervistoje Beqir SINA
IMG_1246.JPG (image/jpeg, 31.9 KB) - not displayed
IMG_1169.JPG (image/jpeg, 54.8 KB) - not displayed
IMG_1170.JPG (image/jpeg, 55.8 KB) - not displayed
IMG_1245.JPG (image/jpeg, 33.2 KB) - not displayed
IMG_1246.JPG (image/jpeg, 31.9 KB) - not displayed
IMG_1249.JPG (image/jpeg, 35.1 KB) - not displayed
IMG_1093.JPG (image/jpeg, 33 KB) - not displayed
IMG_1094.JPG (image/jpeg, 32.8 KB) - not displayed