U prezantua ne New York, libri :" KOSOV A: Rruga e Lirise " i Sergio Bitiçit
[email protected] Wed, 6 Jun 2012 08:28:35 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
U prezantua ne New York, libri :" KOSOVA: Rruga e Lirise " i autorit Sergio Bitiçi BEQIR SINA, New York "KOSOVA: Rruga e Lirise", ofron nje rekord te veçante historik, te rolit vendimtar qe ka luajtur ne disaporen shqiptare, organizata e Rinise Shqiptare te Kosoves ne Boten e Lire dhe te komunitetit shqiptaro-amerikan, te bera se bashku ne mbeshtetje per mbrojtjen e Kosoves, dhe rrezimin e komunizmit ne Shqiperi WEST VILLAGE - MAHATTAN, NEW YORK : Biznesmeni i sukeseshem Sejdi "Sergio" Bytyci, njehereshit dhe veprimtar e aktivist i komunitetit, duke promovuar kete liber mbasi ka çelur edhe dy ekspozita solo, ka arritur te tregoje se nuk eshte vetem nje piktore i apasionuar dhe nje talent i mire i ketij lloj arti ne komunitetin e artisteve, por tani ai na prezantohet edhe si autore i nje libri. Ai se bashku me nje grup veprimtaresh shqiptare, miq te librit edhe keta, poete, shkrimtare dhe artiste shqiptare, si dhe amerikane u mblodhen te ejten e kaluar ne Galerine Westbeth mjaft e njohur ne New York, pjese e nje komuniteti te njohur artistesh ne lagjen West Village, ku anetare i saj eshte edhe vete Bytiçi, i cili prezantoi librin e tij te pare me titull ;" KOSOVO Path to Freedom - KOSOVA: Rruga e Lirise ". Libri i Bitiçit; "KOSOVA: Rruga e Lirise", ofron nje rekord te veçante historik, te rolit vendimtar qe ka luajtur ne disaporen shqiptare, organizata e Rinise Shqiptare te Kosoves ne Boten e Lire dhe te komunitetit shqiptaro-amerikan, te bera se bashku ne mbeshtetje per mbrojtjen e Kosoves, dhe rrezimin e komunizmit ne Shqiperi. Ky eshte dokumenti i pare, i perkushtuar per te pare se si funksionoi dhe si punoi ne ate kohe disapora shqiptare, organizata e Rinise Shqiptare te Kosoves ne Boten e Lire dhe komuniteti shqiptaro-amerikan, kur Kosova ishte Krahine e ish Jugosllavise dhe Shqiperia ishte totalisht, e izoluar nga bota - nen sundimin komunist te Enver Hoxhes. Ne liber theksohet se si shqiptaret e Amerikes se bashku me disaporen shqiptare ne bote dhe organizata e Rinise Shqiptare te Kosoves ne Boten e Lire, dolen ne mbrojtje te te drejtave te shkelura, dhe se si keta shqiptare u bene zeri i shqiptareve per lirine e shqiptareve etnike, qe ishin te shtypur ne ish Jugosllavi, e cila nuk egzistone me, mbas shkermoqjes se saj. Materiali i botuar ne kete liber," KOSOVA: Rruga e lirise ", perbehet nga disa memorandume te rendesishme, drejtuar kancelarive, dhe organizatave boterore me prestigjoze te asaj kohe si OKB-ja e tjere, letra e telegrame drejtuar presidenteve te shteteve me te medha te botes, perfshire Shtepine e Bardhe, artikuj per Kosoven ne gazetat me te njohura te kohes, shqiptare dhe te huaja, fletushka te shperndara nga patrioti i flaket Tahir Kernaja, te cilat u shperndane neper sheshet e qendrat e Washingtonit dhe New Yorkut, nga AKYFW ne mes te viteve te 1960 dhe 2002. Dhe korrespondencen- e ruajtur me kujdes nepermjet faksimileve te telegrameve me dy kryetaret e asaj kohe; Marshallin Tito dhe Enver Hoxhen. Pershendetjen e rastit ne kete prezantim e beri vete autori i librit ," KOSOVA: Rruga e lirise ", zoti Sergio Bitiçi, i cili me pase u perkujdes edhe per paraqitjen dhe drejtimin e programit. Autori i librit kujtoje ato vite te veshtira kur Kosova nuk njihej as ne Washington, New York e gjetke. "Ishte nje kohe kur fjala "Kosove" do te thoshte qysh ne fillim te fjales se tij autori i ketij libri Sergio Bitiçi, nuk njihej dhe, kur shqiptaret e Amerikes, qe do te realizonin lobimin e tyre te mrekullueshem e historik ne kryeqytetin amerikan dhe ne kryeqendren boterore New York, ishin ende te rinje, periudhe kjo kur nuk kishte LQSHA as KKSHA, dhe VATRA fatlume per fatet e kombit, kishte lene pas vitet e saj te arta." Me tej ai vijoje duke thene se i ashuquajturi "terr informativ" nuk ekzistonte vetem ne Jugosllavine e asaj kohe por edhe ne Perendim, ku lajmet per tragjidite e shqiptareve sakrifikoheshin per hire te idealizmit te Titos dhe federates qe kishte mesuar artin e te qenet i paanshem ( apo me sakte "te dy aneshem") ne kohen e Luftes se Ftohte. "E megjithate, tha Bitiçi ishte nje organizate shqiptare qe vepronte ne menyre te nendheshme ne SHBA per te sensabilizuar opinionin amerikan per kauzen e shqiptareve qe jetonin ne ish Jugosllavi. Dekleratat, dhe buletinet e saj te nxjerra ne kushte te veshtira, pa mjetet dhe mundesite qe ekzistojne sot u dergoheshin redaksive dhe axhensive me te njohura te kohes, dhe u shperndaheshin diplomateve e njerezve perpara institucioneve te OKB -es, ne New York." Sipas tij e njohur si Rinia Kosovare ne Boten e Lire, ajo veproi per disa dekada duke filluar nga vitet 60-ta, duke ndermarre nje mision ne dukje te pamundshem e qe pak eshte vleresuar sot kur vete Kosova po behet vete me shpejtesi pjese e asaj bote te lire nga e cila flisnin e vepronin djemte e vajzat e saj - ne mergim. Ne fakt, nuk eshte e habiteshme, qe sot kur flitet per rolin e shqiptareve te Amerikes, ne ndihmen qe i dhane Kosoves lançohet kryesisht veprimtaria e atyre viteve 90-ta, e te tjerat lihen ne harrese. Por, historia e shqiptareve te Amerikes dhe ne veçanti ajo e angazhimit per kauzen e Kosoves dhe te shqipetareve ne ish Jugosllavine, do te ishte e paplote pa kontributin dhe rolin qe luajti ne ate kohe Rinia Kosovare ne Boten e Lire. Me kete raste vete Sergio Bitiçi, perkujtoi dhe nderoi nje figure themelore te Rinise Kosovare ne Boten e Lire, qe ia kushtoi gjithe jeten kuazes se atdheut te tij, veprimtarin e ndjere , Tahir Kernaja, i njohur nga shqiptaret si "Babe Tahiri", ose njeriu i demostratave ne Shtetet e Bashkuara per Kosoven dhe te drejtat e tyre ne trojet etnike. Kernaja, tha ai ishte ne ato vite te erreta, trim dhe frymezues per brezin e sapo ardhur te shqipetareve ne SHBA. Pikerishte, ne nje kohe kur UDB-ja, Jugosllave po eleminonte nje e nga nje ne Perendim te gjithe kundershataret politike te regjimit, me nje efikasitet dhe mizori qe linte pas dhe KGB-nen ruse, Tahir Kernaja ishte i vetmi qe nuk druhej te ofroje veten publikisht se bashku me anetaret e Rinise Kosovare ne Boten e Lire. Nje tjeter figure qe ka ndihmuar me sugjerime dhe keshilla ne te gjitha kohet sipas Bitiçit, ka qene Professor Rexhep Krasniqi Folesi kryesore ishte studiuesi amerikane, profesori i Universitetit Columbia ish diplomati David Philips i cili tha se :"Ky liber eshte nje deshmi e qarte asaj se çfare ka bere Tahir Kernaja, por edhe çfare kane bere shqiptaret e Amerikes dhe Rinia Shqiptare Kosovare ne Boten e Lire, per demokratizimin e Shqiperise rrezimin e Komunizmit, dhe çlirmin e Kosoves pavaresine e saj dhe zgjidhjen e çeshtjes shqiptare, dhe mbi te gjitha eshte edhe nje "deshmi" e autorit te ketij libri zotit Sergio Bitiçi." Disa njerez ketu ne salle, theksoje professor Philips jane deshmitare dhe pjese e kesaj historie te shqiptareve ne diaspore, disa te tjere jane ne arshivat e historise tuaj, disa te tjere kan qene ata qe u kan udhehequr ju - ose kan qene avokatet e çeshtjes shqiptare ne Uashington - "Zeri i Juaj" ne Uashington, te gjithe keni pasur me nje qellim te vetem çeshtjen shqiptare - ne Shqiperi, Kosove e viset shqiptare ne Ballkan. Ju te gjithe se bashku keni bere nje pune te madhe, gjate gjithe kesaj kohe ne Shtetet e Bashkuara. Me pas ne menyre domethense ne kete prezantim profesor David Philips, u shpreh se :"Kjo eshte edhe arsyeja sepse sot SHBA kan lidhje te ngushta me Shqiperine dhe shqiptaret; eshte sepse ne kemi ndare te njejtat vlera me ju - te cilat jane te misheruara tek liria dhe demokracia, tregetia e lire . Shume njerez mendojne se ajo qe ndodhi ne Kosove me nderhyrjen e Natos, "ndodhi brenda nates!" ky eshte nje koncept i gabuar! tha ai duke shtuar se NATO , SHBA dhe aleatet e saj kishin dekada qe mendonin per tu bere mbrojtes se te drejtave te shqiptareve, te cilet po me ndihmen e Natos dhe SHBA kan bere ndryshime te medha, dhe keto fakte ne i gjejme ne çdo faqe te librit "Kosovo Path to Freedom" te autorit Sergio Bitiçi. Vete profesori i Universitetit te Columbia-s, i cili eshte njohes i mire i çeshtjeve shqiptare dhe ka qene i angazhuar per gati çerekshekulli si studiues , si aktiviste, studiues, ligjerues dhe si diplomat ne zhvillimet qe kane te bejne me Balkanin, pohoje se fundi, se ai eshte nismetar i nje projekti te njohur si "Projekti i Fiqnjesise Shqiptare", projekt qe me sa duket promovon integrimin e natyrshem te Shqiperise etnike ne shume fusha te jetes dhe njohjen e kesaj dukurie te pashmangeshme nga komuniteti nderkombetare. Nje numer i pjesmarresve bene komente dhe pyetje per projekt inisiativen e Professor David Philips, si dhe pershendeten ngrohtesisht autorin e librit zotin Bityçi. Ata komentuan dhe rikujtuan pjese nga jeta e tyre ne mergim dhe i dhane meritat qe i takojne autorit te librit ;" KOSOVO Path to Freedom - KOSOVA: Rruga e Lirise ". Nje duartrokitje e veçante u rezervua me kete raste edhe per vellezerit Bytyçi, per kontributin e tyre ne dekada per çeshtjen shqiptare. Nderata qe pershendeten, pyeten dhe komentuan ishin edhe shkrimtari i njohur Naum Prifti, kryetari i Vatres, Dr Gjon Buçaj, veprimtaret Musli Mulosmani dhe Harry Bajraktari, shkrimtari dhe poeti Uk Lushi, kryeredaktori i gazetes shqiptaro amerikane Ylliria, zoti Ruben Avxhiu dhe e bija e autorit. Mysafire te shumte mes tyre edhe afariste, biznesmen, artiste, politikan, gazetare, shkrimtare, poete, sudente e studente shqiptare e amerikan, qe studion neper shkollat amerikane, bashkeshortja e autorit, femijet si dhe vellai i tij Zabiti e te tjeret moren nga nje kopje te librit me neshkrimin e autorit. Pak biografi: Sejdih "Sergio" Bitici aktualisht eshte nje pronar restoranti i njohur ne Nju Jork- me emrin Macellaria . I lindur ne Shqiperi, ai u largua nga vendlindja e tij ne moshen shtate vjeç. Pasi qe jetoje ne Kosove per 15 vjet, ai emigroi ne Itali dhe me pas ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 1966. Ai studioi inxhinieri ne Prishtine dhe fakultetin e Arteve Liberale ne CCNY, i New York City. Nderkohe qe shtate vitet e fundit ai ka qene ndjekes i rregullt ne klasat ne Ligen e Studenteve te Arteve te Nju Jorkut. Pasionet e tij jane ne pikture, shkrime, duke studiuar gjuhe te huaj dhe qe te udhetoje 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 U prezantua në New York libri ;" KOSOVO Path to Freedom - KOSOVA: Rruga e Lirisë " i autorit Sergio Bitiçi BEQIR SINA, New York "KOSOVA: Rruga e Lirisë", ofron një rekord të veçantë historik, të rolit vendimtar që ka luajtur në disaporën shqiptare, organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, të bëra së bashku në mbështetje për mbrojtjen e Kosovës, dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri WEST VILLAGE - MAHATTAN, NEW YORK : Biznesmeni i sukeseshëm Sejdi "Sergio" Bytyci, njëhereshit dhe veprimtar e aktivist i komunitetit, duke promovuar këtë libër mbasi ka çelur edhe dy ekspozita solo, ka arritur të tregojë se nuk është vetëm një piktorë i apasionuar dhe një talent i mirë i këtij lloj arti në komunitetin e artistëve, por tani ai na prezantohet edhe si autorë i një libri. Ai së bashku me një grup veprimtarësh shqiptarë, miq të librit edhe këta, poetë, shkrimtarë dhe artistë shqiptarë, si dhe amerikanë u mblodhën të ejten e kaluar në Galerinë Westbeth mjaft e njohur në New York, pjesë e një komuniteti të njohur artistësh në lagjen West Village, ku anëtarë i saj është edhe vetë Bytiçi, i cili prezantoi librin e tij të parë me titull ;" KOSOVO Path to Freedom - KOSOVA: Rruga e Lirisë ". Libri i Bitiçit; "KOSOVA: Rruga e Lirisë", ofron një rekord të veçantë historik, të rolit vendimtar që ka luajtur në disaporën shqiptare, organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, të bëra së bashku në mbështetje për mbrojtjen e Kosovës, dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Ky është dokumenti i parë, i përkushtuar për të parë se si funksionoi dhe si punoi në atë kohë disapora shqiptare, organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë dhe komuniteti shqiptaro-amerikan, kur Kosova ishte Krahinë e ish Jugosllavisë dhe Shqipëria ishte totalisht, e izoluar nga bota - nën sundimin komunist të Enver Hoxhës. Në libër theksohet se si shqiptarët e Amerikës së bashku me disaporën shqiptare në botë dhe organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë, dolën në mbrojtje të të drejtave të shkelura, dhe se si këta shqiptarë u bënë zëri i shqiptarëve për lirinë e shqiptarëve etnikë, që ishin të shtypur në ish Jugosllavi, e cila nuk egzistonë më, mbas shkërmoqjes së saj. Materiali i botuar në këtë libër," KOSOVA: Rruga e lirisë ", përbëhet nga disa memorandume të rëndësishme, drejtuar kancelarive, dhe organizatave botërore më prestigjoze të asaj kohe si OKB-ja e tjerë, letra e telegrame drejtuar presidentëve të shteteve më të mëdha të botës, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, artikuj për Kosovën në gazetat më të njohura të kohës, shqiptare dhe të huaja, fletushka të shpërndara nga patrioti i flakët Tahir Kërnaja, të cilat u shpërndanë nëpër sheshet e qendrat e Washingtonit dhe New Yorkut, nga AKYFW në mes të viteve të 1960 dhe 2002. Dhe korrespondencën- e ruajtur me kujdes nëpërmjet faksimileve të telegrameve me dy kryetarët e asaj kohe; Marshallin Tito dhe Enver Hoxhën. Përshëndetjen e rastit në këtë prezantim e bëri vetë autori i librit ," KOSOVA: Rruga e lirisë ", zoti Sergio Bitiçi, i cili më pasë u përkujdes edhe për paraqitjen dhe drejtimin e programit. Autori i librit kujtojë ato vite të vështira kur Kosova nuk njihej as në Washington, New York e gjetkë. "Ishte një kohë kur fjala "Kosovë" do të thoshte qysh në fillim të fjalës së tij autori i këtij libri Sergio Bitiçi, nuk njihej dhe, kur shqiptarët e Amerikës, që do të realizonin lobimin e tyre të mrekullueshëm e historik në kryeqytetin amerikan dhe në kryeqendrën botërore New York, ishin ende të rinjë, periudhë kjo kur nuk kishte LQSHA as KKSHA, dhe VATRA fatlume për fatet e kombit, kishte lënë pas vitet e saj të arta." Më tej ai vijojë duke thënë se i ashuquajturi "terr informativ" nuk ekzistonte vetëm në Jugosllavinë e asaj kohe por edhe në Perëndim, ku lajmet për tragjiditë e shqiptarëve sakrifikoheshin për hirë të idealizmit të Titos dhe federatës që kishte mësuar artin e të qenët i paanshëm ( apo me saktë "të dy anëshëm") në kohën e Luftës së Ftohtë. "E megjithatë, tha Bitiçi ishte një organizatë shqiptare që vepronte në mënyrë të nëndheshme në SHBA për të sensabilizuar opinionin amerikan për kauzën e shqiptarëve që jetonin në ish Jugosllavi. Dekleratat, dhe buletinet e saj të nxjerra në kushte të vështira, pa mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë sot u dërgoheshin redaksive dhe axhensive më të njohura të kohës, dhe u shpërndaheshin diplomatëve e njerëzve përpara institucioneve të OKB -ës, në New York." Sipas tij e njohur si Rinia Kosovare në Botën e Lirë, ajo veproi për disa dekada duke filluar nga vitet 60-ta, duke ndërmarrë një mision në dukje të pamundshëm e që pak është vlerësuar sot kur vetë Kosova po bëhet vetë me shpejtësi pjesë e asaj bote të lirë nga e cila flisnin e vepronin djemtë e vajzat e saj - në mërgim. Në fakt, nuk është e habitëshme, që sot kur flitet për rolin e shqiptarëve të Amerikës, në ndihmën që i dhanë Kosovës lançohet kryesisht veprimtaria e atyre viteve 90-ta, e të tjerat lihen në harresë. Por, historia e shqiptarëve të Amerikës dhe në veçanti ajo e angazhimit për kauzën e Kosovës dhe të shqipëtarëve në ish Jugosllavinë, do të ishte e paplotë pa kontributin dhe rolin që luajti në atë kohë Rinia Kosovare në Botën e Lirë. Me këtë rastë vetë Sergio Bitiçi, përkujtoi dhe nderoi një figurë themelore të Rinisë Kosovare në Botën e Lirë, që ia kushtoi gjithë jetën kuazës së atdheut të tij, veprimtarin e ndjerë , Tahir Kërnaja, i njohur nga shqiptarët si "Babë Tahiri", ose njeriu i demostratave në Shtetet e Bashkuara për Kosovën dhe të drejtat e tyre në trojet etnike. Kërnaja, tha ai ishte në ato vite të errëta, trim dhe frymëzues për brezin e sapo ardhur të shqipëtarëve në SHBA. Pikërishtë, në një kohë kur UDB-ja, Jugosllave po eleminonte një e nga një në Perëndim të gjithë kundërshatarët politikë të regjimit, me një efikasitet dhe mizori që linte pas dhe KGB-nën ruse, Tahir Kërnaja ishte i vetmi që nuk druhej të ofrojë veten publikisht së bashku me anëtarët e Rinisë Kosovare në Botën e Lirë. Një tjetër figurë që ka ndihmuar me sugjerime dhe këshilla në të gjitha kohët sipas Bitiçit, ka qenë Professor Rexhep Krasniqi Folësi kryesorë ishte studiuesi amerikanë, profesori i Universitetit Columbia ish diplomati David Philips i cili tha se :"Ky libër është një dëshmi e qartë asaj se çfarë ka bërë Tahir Kërnaja, por edhe çfarë kanë bërë shqiptarët e Amerikës dhe Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, për demokratizimin e Shqipërisë rrëzimin e Komunizmit, dhe çlirmin e Kosovës pavarësinë e saj dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare, dhe mbi të gjitha është edhe një "dëshmi" e autorit të këtij libri zotit Sergio Bitiçi." Disa njërëz këtu në sallë, theksojë professor Philips janë deshmitarë dhe pjesë e kësaj historie të shqiptarëve në diasporë, disa të tjerë janë në arshivat e historisë tuaj, disa të tjerë kan qenë ata që u kan udhëhequr ju - ose kan qenë avokatët e çështjes shqiptare në Uashington - "Zëri i Juaj" në Uashington, të gjithë keni pasur me një qëllim të vetëm çështjen shqiptare - në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare në Ballkan. Ju të gjithë së bashku keni bërë një punë të madhe, gjatë gjithë kësaj kohe në Shtetet e Bashkuara. Më pas në mënyrë domethënse në këtë prezantim professor David Philips, u shpreh se :"Kjo është edhe arsyeja sepse sot SHBA kan lidhje të ngushta me Shqipërinë dhe shqiptarët; është sepse ne kemi ndarë të njëjtat vlera me ju - të cilat janë të mishëruara tek liria dhe demokracia, tregëtia e lirë . Shumë njerëz mendojnë se ajo që ndodhi në Kosovë me ndërhyrjen e Natos, "ndodhi brenda natës!" ky është një koncept i gabuar! tha ai duke shtuar se NATO , SHBA dhe aleatët e saj kishin dekada që mendonin për tu bërë mbrojtës së të drejtave të shqiptarëve, të cilët po me ndihmën e Natos dhe SHBA kan bërë ndryshime të mëdha, dhe këto fakte ne i gjejmë në çdo faqe të librit "Kosovo Path to Freedom" të autorit Sergio Bitiçi. Vetë profesori i Universitetit të Columbia-s, i cili është njohës i mirë i çështjeve shqiptare dhe ka qenë i angazhuar për gati çerekshekulli si studiues , si aktivistë, studiues, ligjerues dhe si diplomat në zhvillimet që kanë të bëjnë me Balkanin, pohojë së fundi, se ai është nismëtar i një projekti të njohur si "Projekti i Fiqnjësisë Shqiptare", projekt që me sa duket promovon integrimin e natyrshëm të Shqipërisë etnike në shumë fusha të jetës dhe njohjen e kësaj dukurie të pashmangëshme nga komuniteti ndërkombëtarë. Një numër i pjesmarrësve bënë komente dhe pyetje për projekt inisiativën e Professor David Philips, si dhe përshëndetën ngrohtësisht autorin e librit zotin Bityçi. Ata komentuan dhe rikujtuan pjesë nga jeta e tyre në mërgim dhe i dhanë meritat që i takojnë autorit të librit ;" KOSOVO Path to Freedom - KOSOVA: Rruga e Lirisë ". Një duartrokitje e veçantë u rezervua me këtë rastë edhe për vëllezërit Bytyçi, për kontributin e tyre në dekada për çështjen shqiptare. Ndërata që përshëndetën, pyetën dhe komentuan ishin edhe shkrimtari i njohur Naum Prifti, kryetari i Vatrës, Dr Gjon Buçaj, veprimtarët Musli Mulosmani dhe Harry Bajraktari, shkrimtari dhe poeti Uk Lushi, kryeredaktori i gazetës shqiptaro amerikane Ylliria, zoti Ruben Avxhiu dhe e bija e autorit. Mysafirë të shumtë mes tyre edhe afaristë, biznesmen, artistë, politikan, gazetarë, shkrimtarë, poetë, sudentë e studente shqiptarë e amerikan, që studion nëpër shkollat amerikane, bashkëshortja e autorit, fëmijët si dhe vëllai i tij Zabiti e të tjerët morën nga një kopje të librit me nëshkrimin e autorit. Pak biografi: Sejdih "Sergio" Bitici aktualisht është një pronar restoranti i njohur në Nju Jork- me emrin Macellaria . I lindur në Shqipëri, ai u largua nga vendlindja e tij në moshën shtatë vjeç. Pasi që jetojë në Kosovë për 15 vjet, ai emigroi në Itali dhe më pas në Shtetet e Bashkuara në vitin 1966. Ai studioi inxhinieri në Prishtinë dhe fakultetin e Arteve Liberale në CCNY, i New York City. Ndërkohë që shtatë vitet e fundit ai ka qenë ndjekës i rregullt në klasat në Ligën e Studentëve të Arteve të Nju Jorkut. Pasionet e tij janë në pikturë, shkrime, duke studiuar gjuhë të huaj dhe që të udhëtojë
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 35 KB) - not displayed
IMG_0081.JPG
(image/jpeg, 33 KB) - not displayed
IMG_0082.JPG
(image/jpeg, 37.8 KB) - not displayed
IMG_0084.JPG
(image/jpeg, 32.2 KB) - not displayed
IMG_0088.JPG
(image/jpeg, 35.8 KB) - not displayed
IMG_0089.JPG
(image/jpeg, 38.6 KB) - not displayed
IMG_0091.JPG
(image/jpeg, 38.1 KB) - not displayed
IMG_0100.JPG
(image/jpeg, 39.4 KB) - not displayed
IMG_0103.JPG
(image/jpeg, 35.6 KB) - not displayed
IMG_0111.JPG
(image/jpeg, 43.7 KB) - not displayed
IMG_0115.JPG
(image/jpeg, 45.1 KB) - not displayed
IMG_0120.JPG
(image/jpeg, 37.9 KB) - not displayed
IMG_0129.JPG
(image/jpeg, 43.7 KB) - not displayed
IMG_0002.JPG
(image/jpeg, 34.8 KB) - not displayed
IMG_0010.JPG
(image/jpeg, 31.5 KB) - not displayed
IMG_0018.JPG
(image/jpeg, 34.7 KB) - not displayed
IMG_0024.JPG
(image/jpeg, 32.7 KB) - not displayed
IMG_0026.JPG
(image/jpeg, 41.7 KB) - not displayed
IMG_0039.JPG
(image/jpeg, 16.6 KB) - not displayed