Për një sqarim "të panevojshëm"!

[email protected] Wed, 6 Jun 2012 21:32:23 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Për një sqarim "të  panevojshëm"!



BENSONHURST BROOKLYN NY : Nuk e di  pse? por jam thellësisht i zhgënjyer me 
bashkëkombasin tim - avokatin  Pjerin Luma. Për disa arsye që do t'i rendis 
më poshtë. E para :" Mbasi  kisha pritur mbas analizës së parë të 
kryeredaktorit  Ruben  Avxhiut, të bërë nga ai me plot argumenete dhe 
profesionalizëm, në  gazetën shqiptaro amerikane Illyria, ku ai sqaroi opinion shqiptaro - 
amerikan  se kur dhe si duhet që shqiptarët të ngjisin shkallët e suksesit 
në Amerikë, dhe  si ata duhet të mësohen të kërkojnë ndihmën financiare të  
komunitetit. Kolegu Avxhiu me plot elekuencë  sa bukur ai u tregojë  
shqiptarëve që duhet t'a kuptojnë vetë, meqenëse jetojnë në Amerikë,të mos  "hedhin" 
më para kotë, sepse, si e themi ne shqiptarët "Paraja duhet në kohë të  
keqe - " 
 
 
 
E dyta , nga Lumaj si avokat dhe si ish- presekutuar gjatë regjimit të  
Enver Hoxhës ( gjithmon me sa kam lexuar se nuk e kam njohur më parë ) prisja  
një përgjigje të një avokati ose të një kandidati për "senator" e jo një  
përgjigje si ajo që ktheu ai në një forum të ashtuquajtur Examiner. E cila,  
ishte një pergjigje ordinere, me shpifje dhe plotë të pa  vërteta. 
 
 
 
    Sinqerisht, që deri më sot, nuk kam parë nga shtresa  ime ndonjë ish të 
burgosur politik, ish të presekutuar, apo pjestar të  ndonjë familje 
fisnike, të bjerë aq poshtë në debate, si ai që ka rënë  bashkëkombasi im në 
forumin e Examiner, me artikullin e Pjerin Lumës.  I cili për mendimin tim i 
ngjante më shumë atyre muhabeteve të  disa kafeneve të shqiptarëve në Amerikë. 
Pikërishtë, aty  ku mblidhen e gatuajnë për çdo ditë atë "çorbën e 
thashethemve", për  të gjithë ata që janë në rrugë të mbarë në komunitet, të paktën 
sipas  meje më të mirë sesa kjo shpurrë që bëjnë si "gratë e këqia", ditë e 
natë  dhe deri tani nuk kan lënë njeri pa marrë nëpër gojë, sharë ose  
përgojosur.

Madje do të shkoj edhe  me larg me mendimin tim - kur në nivele të tilla 
diskutimesh hynë një avokat ose  edhe më keq një njeri që pretendonte deri dje 
edhe të bëhej "Senatori" i SHBA.  Mirëpo, në  Amerikë, çdo dy vjet dhe çdo 
pesë vjet "digjen" me mijëra e  mijëra kandidatura , vajë hallin po të 
shkruanin edhe ata si Pjerin Lumaj, çfarë  do të ndodhte........ Po i kujtojë 
vetëm një rastë Lumajt, kur DioGuardi  kandidojë për një vend në Senat, me 
çfarë akuzash u përballua deri tek  "përvetësim parash", dhe ai asnjëherë nuk iu 
përgjigjë  akuzave.

Reagimi i Lumajt në Examiner , vë në pozitë të "vështirë''  edhe ata pak 
njerëz që e lexojnë atë, mbasi anglishtja e tij  duket aq e  "varëfër"sipas 
një shqiptarëje që ka lexuar artikujt e Lumajt, sa që ajo i  drejtohet atij 
publikisht me anë të një E-Maili kështu  :

"Pjerino, anglishtja e ketij artikulli eshte skandaloze! Nje  kandidat per 
senat nuk mund ta masakroje anglishten - gjuhen e senatit ne ate  fare feje. 
Skandaloze. 
Eshte e pabesueshme qe nje njeri qe ka jetuar me  shume se 10 vjet ne nje 
shtet anglishtfoles te mos dije te shkruaje anglisht.  Eshte e pabesueshme qe 
nje njeri qe ka lexuar nje liber te vetem ne anglisht,  apo qofte edhe 
gazeten e perditshme, te vazhdoje te shkruaje ne kete  menyre.
Eshte e pabesueshme qe nje njeri i shkolluar te shkruaje ne kete  menyre 
skandaloze.
Eshte e pabesueshme qe nje avokat apo jurist qe e ushtron  profesionin ne 
nje ambjent anglishtfoles te shkruaje ne nje menyre kaq  skandaloze. 
Skandaloze fare. E turpshme. SKANDALOZE."

Deri  këtu argumenti im  ishte ana profesionale dhe etike për çdo njerin 
nga ne  të mësohemi se si të shkruajm publikisht !
 
 
 Mirëpo, për sa i përket shtresës më fisnike të Shqipërisë, gjatë  gjithë 
historisë së saj, madje edhe gjatë periudhës së egër komuniste për  
gjysmëshekulli diktaturë, atë e karakterizoi virtyti i lartë,  megjithëse se u privua 
dhe vuajti ajo nuk u thye në  karkater, mbrojti patriotizmin shpirtëror 
kombëtar, besimin fetar dhe  rujatja e pa njollosur traditën familjare.

Pjerin  Luma, megjithëse i perket një shqiptari të kulturuar, i edukuar dhe 
shkolluar në  SHBA, ngaqë është një anti Berishë i "çmendur" dhe këtë ska 
nevojë të  ta thotë njeri, mjafton të lexosh se çfarë shkruan ai,  vetëm e 
vetëm se  Berisha i përket konfesionit Musliman, ai e "ngatërron" jo pa  
qëllim çdo gjë me fenë, dhe futet në ujra që as vetë nuk di se ku e çojnë,  dhe 
se çfarë dëmi na bënë ne të gjithë shqiptarëve, sidomos në opinionin  
amerikanë. Ky avokat dhe njeriu që "jetojë " shumë pak vetëm disa ditë me  ëndrrën 
për t'u bër kandidatë për "Senator" në SHBA, të gjithë Muslimanët  shqiptarë 
i quan "terroristë" , ashtu si propaganda e  Beligradit.

Këtu natyrishtë që futem edhe unë si  Musliman....prandaj edhe po reagojë 
se nuk jamë i tillë si na quan avokati Lumaj  !

Nuk dëshirojë të debatojë me këtë bashkëkombas  , dhe jo vetëm me këtë, por 
me kërkendin , por, meqenëse me aerdhi shkrimi i  tij i tipit nga ato që na 
la ne Shqipëtarve të Shqipërisë, në mendje fara e  keqe tamam si ato "flet 
rrufet" e kooperativave bujqësore, që kam parë  dikur në Shqipërinë e kohës 
së Enver Hoxhës, avokati Luma, në mënyrë të  "panevojëshme" ka marrë si 
shembull edhe emrin tim - pa të drejtën time,  dhe me shumë gabime në sqarimin 
që ka dashtë të bëjë. 

Dhe më e keqja është se mua më ngatërron me dikë tjetër ! çka do të thotë 
se ai  ka "humbur kontrollin" e përqendrimit të tij - me këtë rast, ndoshta 
sepse  njohuria e tij është "shumë e varfër", ashtu si i gjithë ai shkrimi i 
tij i  mbushur plotë me të pa vërteta në Examiner. Lumaj thotë në atë shkrim 
se  :"Gazetar i vetëm për të  mbajtur një punë mes Ilirisë dhe tij - pa u  
komprometuar ishte Beqir Sina, i cili u largua prej Ilirisë, pasi ai nuk 
ndjehej  "rehat" me atë çfarë po ndodhte në Shtabin e Ilirisë. Ai tani është 
duke punuar  për gazetën Dielli, e cila ka filluar të dalë që nga viti  1902".

Sqaroi zotin Lumaj se unë nuk kam qenë  asnjë ditë i punësuar tek Illyria, 
por dy vitet e fundit si gazetarë i lirë kam  bashkëpunuar me të, për çka 
faleminderojë botuesin V. Bajramin dhe kolegun  tim R. Avxhiun për bashkëpunim 
korrekt dhe  reciprok.


Dhe them me sinqeritet nuk kam për  qëllim që me këtë shkrim dhe kurrësesi 
nuk dëshirojë të bëhem avokati gazetës  Illyria, sepse nuk kam as 
autorizimin e saj - por as tagrin, as nuk jamë  avokat për t'a bërë këtë, sepse, si 
botuesi i saj - por edhe kolegu im janë  në gjendje t'a bëjnë shumë më mirë 
sesa unë atë. Kjo është punë e tyre dhe nuk  më takon mua të përzihem se çfarë 
bëjnë ta vetë.

Por, ajo që më  shqetëson mua dhe qëllimi im në këtë shkrim është tek ajo 
fryma anti  muslimane që shoh vazhdimisht tek shkrimet e avokatit Lumaj - dhe 
më prek edhe  mua. 

Dhe të gjitha këto lloj sulmesh që bënë  Lumaj dhe shokët e tij - për ne 
muslimanët, janë si "një pikë uji në  Oqean", sidomos, kur ai dhe ata duke 
dashur të sulmojnë Kryeministrin  Berisha, si anti Berishë, që janë së bashku 
në "korë" me një grup militantësh të  PS,(nga ata ish anëtarë të PPSH), në 
diasporë, e fusin Shqipërinë dhe Kosovën në  "vorbullën" e "terrorizmit" 
ndërkombëtarë, atë të Al Qaedas dhe të Bin Ladenit,  duke thënë sipas tyre se 
kryeterroristi i vrarë, një vit më parë, sipas tyre na  paska vizituar në kohën 
e Berishës President, edhe Kosovën por edhe  Shqipërinë.......Kjo jo që nuk 
është aspak e vërtet, por ma shqip kësaj i thonë  :" Për inat të sime 
vjehrre do të shkoj të fle me Mullixhinë!" .  

Ky është një version i përhapur nga agjenturat serbe në  Shqipëri dhe 
Kosovë, që nuk ia vlen në çfarëdolloj mënyre të paktën ne  shqiptarëve të merremi 
me këtë supergënjeshtër, qoftë duke e përgënjeshtruar  atëose jo.


Në fund, po  sinqerisht nuk mundem të rri pa u ndalë fare pak, ashtu si 
koleg të mirë që  e kam, tek sulmi i paskrupullt që i bënë Lumaj, kolegut tim 
të nderuar Ruben  Avxhiut, sepse, këtu Lumaj me sa duket nuk e njeh fare atë, 
por më e keqja ai  bie viktimë e llafazanëve të komunitetit, teksa mundohet 
të denigrojë  atë.

Avxhiu, sa për sqarim, i them Lumajt,  është gazetari më i kompletuar i 
botës shqiptare, dhe mbi të gjitha është  një person me integritet të plotë dhe 
i kompletuar si gazetarë profesionist me  dy Universitete atë të Tiranës 
dhe Columbia, zotëron në mënyrë perfekte katër  llojë gjuhësh. Dhe ka aq shumë 
miq koleg gazetarë në Shqipëri e Kosovë, dhe në  diasporë, lexues në 
Shqipëri , Kosovë e diasporë, sa do ta kishte zili çdo  gazetarëdhe vetë Lumaj.


Rubeni mbi të  gjitha është i biri i një familje fisnike, i biri i një 
inxhinieri të njohur në  Shqipëri, shumë i afërt nga familja me ish kryetarin e 
Vatrës Inxhinier Agim  Karagjozin një nga familjet më të mira shqiptare nga 
Gjirokastra. Rubeni është  mik dhe koleg i nderuar i imi dhe shumë kolegeve 
tanë në diasporë, Ai është i  sjellshëm dhe i edukuar i dashur dhe i 
respektuar më të gjithë  lexuesit.

Me këtë rast zoti Lumaj do të i thoja heren tjetër të mos  e përdori emrin 
tim as për mirë dhe as për  keq.......


Beqir SINA

138 Avenue  "S"
Brooklyn NY. 11223
New York USA
Tel (718) 864 2413
E-Mail [email protected]_ (mailto:[email protected])