Nje pergjigje per I.Kelmendi

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Thu, 7 Jun 2012 13:49:48 +0200
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFme8b2t7=xtq=oALjObBqCMLuUw-fW5AbaRYafGX2QJrA@mail.gmail.com>
Një përgjigje për I.Kelmendi
  <http://zhurnal.mk/image.aspx?img=image_58.jpg>
(Reagim ndaj komentit”Anti-Gruevski Hamdi Nuhiu (!?)”, të autorit Ibrahim
Kelmendi, të botuar në gazetën Zhurnal Plus, Maqedoni, me datë 05.06.2012,
e martë, f.10)

 http://zhurnal.mk/content/?id=12671313527

E zgjodha këtë titull pak më të ‘butë’ të mos kujtoje I.Kelmendi se po
kërkojë tifozeri. Asnjëherë nuk kam kërkuar tifozeri, dhe realisht i kam
urrejtur tifozët. Lexuesi besnik nuk është tifoz i askujt. Ai merr nga të
gjithë, pa përjashtim, dhe nuk injoron asnjërin. I filtron ato që i merr
dhe ndërton konceptet e tij për gjërat që na rrethojnë.

Me pjesën e parë të shkrimit të I.Kelmendit as që jam marr. Jam lexues i
historisë, por nuk jam historian, siç nuk është historian as I.Kelmendi.
Kam opinionin dhe mendimin tim edhe për atë pjesë, por nuk është shumë me
rëndësi. Ndërsa, në komentin e I.Kelmendit pash tendencën e tij për t`u
kthyer në pjesën e parë të shkrimit të tij. Pse ai do të kthehet tek pjesa
e parë,  përgjigjen le ta jap vet ai. E pranoj, kam simpati ndaj Sami
Frashërit, rilindësit kombëtar, dhe e urrej ideologjinë e Leninit, Marksit,
Engelsit. Qysh nuk kam të drejtë t`ia kufizojë simpatitë Ibrahim Kelmendit
për Leninin, Marksin, Engelsin, as ai nuk ka të drejtë të mi kufizojë
simpatitë që kam ndaj Sami Frashërit, Naim Frashërit, Zenel Bastarit,
Rexhep Vokës, Adrenit, Faik Konicës, Fan Nolit etj.

I.Kelmendi mundohet që të krijojë ndonjë lidhje time me Dr.Rufi Osmani.
Nëpër shumë komente të tij, e pash se ai, ndaj Dr.Rufi Osmanit shprehet në
mënyra c`njerëzore, duke e quajtur edhe lideruc. Personalisht, kam respekt
për secilin lider politik shqiptarë në Maqedoni veçanërisht, dhe
përgjithësisht në Ballkan. Cilës do parti qoftë, e vogël apo e madhe, kam
bindjen dhe mendimin se ato kanë përgjegjësi të madhe, edhe pse neve
qytetarëve të thjeshtë na duket sikur vrapim pas kulaçit politik. Kur
përmenda Dr.Rufi Osmanin në reagimin tim të parë, nuk desha ti them
I.Kelmendit se jam anëtarë i RDK, por u habita thjeshtë, se si Dr.Rufi
Osmani i vetmi reagoi me dy tre fjalë, ndërsa asnjë fjalë nuk dëgjova nga
Ali Ahmeti, lideri i BDI. Ajo që shkruaje ti, më shumë e cenon dhe bie në
kundërshtim me politikat e BDI, sesa të RDK. Tekefundit, RDK, është opozitë
dhe ka të drejtë të i shoh me sy kritik të gjitha rrjedhat politike që
ndodhin në Maqedoni.
Po qe se do të reagonte edhe ndonjë bullgar, serb, rus, apo grek, ndaj
shkrimit tënd, unë do ta përmendja, dhe do të thosha: nuk reagoi askush
ndaj këtij shkrimi, përveç këtij. Me këtë gjë, a do të thotë se jam rus,
serb, bullgar, apo grek? Asesi...!!!

Me ardhjen në pushtet të Nikolla Gruevskit, politika greke është gëzuar.
Ata e kanë njohur mirë se kush është Nikolla Gruevski, ndërsa ne shqiptarët
e Maqedonisë, ende nuk po e dimë kush është. Ke të drejtë kur më quan
Anti-Gruevski. Për këtë mund të bazohesh qysh me shkrimin e parë të botuar
në gazetë me titull “ Xhakomo Kazanova ose Kalorësi i lirë”, në të
përditshmen Lajm, Maqedoni, (me 30 janar të vitit 2007, ditë e martë), e
këndej. Të jesh sot Anti-Gruevski nuk është krim, po as nuk d.m.th se je
pro Branko Cërvenkovski.

Për dallim prej I.Kelmendit, kam pasur fatin që nuk kam lindur, nuk kam
jetuar dhe rritur në sisteme utopiste me logjikën ose je me ne ose kundër
nesh, po kam mbërri sistemin demokratik të brishtë, ende të pa aplikuar në
tërësi. Nuk e di, pse hidhërohesh aq shumë kur përmendi Sejfedin
Sulejmanin. Ai njeri sulmoi unifikimin e alfabetit shqip, ishte
anti-kombëtar, dhe nëse ti ke reaguar kundër tij si individ, ose në emër të
LPK, ke bërë mirë. Po, sot të thuash se Greqia po sillet shumë
padrejtësisht ndaj Maqedonisë, të pranosh propozimin e Branko-s për
ndryshimin e emrit me atë formulë, dhe të bësh propagandë publike, në një
medium publik, për mbrojtjen e politikës së Nikolla Gruevskit, është
njëjtë, sikur Sejfedin Sulejmani kur sulmonte unifikimin e alfabetit shqip
në Tiranë.
Është po ky Nikolla Gruevski, i cili i bëri padrejtësi shokut tënd të
idealit Ali Ahmetit, kur ai fitoi votat e shumicës së shqiptarëve të
Maqedonisë, dhe e la jashtë qeverisë.
Është po ky Nikolla Gruevski, i cili sistematikisht Marrëveshjen Kornizë të
Ohrit e zhvlerësoi deri në atë masë, sa të mos ketë kuptim edhe përmendja e
saj.
Është po ky Nikolla Gruevski, i cili përkrahu projektin e Enciklopedisë
Maqedonase, ku fyhen shqiptarët e Maqedonisë, po edhe të Ballkanit, në të
njëjtën kohë fyhen edhe ushtarët amerikan që kanë trajnuar UCK në Maqedoni.
Është po ky Nikolla Gruevski, i cili uzurpoi Burmali Xhaminë, monumentin e
vetëm historik të shqiptarëve të Maqedonisë, në pjesën maqedonase të
Shkupit, dhe në vend të saj tash do të ndërtohet një hotel. Është po ky
Nikolla Gruevski, i cili i vrau dhe i masakroi shqiptarët në Brodec pa
pikën e fajit. Është po ky Nikolla Gruevski, i cili nisi luftën e tij deri
në vrasjen tragjike të Komandant Kushtrimit, Harun Aliut, ky i fundit,
madje duke qenë edhe kryetar partie. Është po ky Nikolla Gruevski, i cili
me ligjin e natalitetit diskriminoi popullatën shqiptare në vend, deri në
atë nivel, saqë shqiptarët e këtushëm u detyruan që këto ndryshime ligji ti
dërgojnë edhe deri tek gjykata kushtetuese për rishqyrtim. Është po ky
Nikolla Gruevski, i cili fëmijët shqiptar qysh në klasë të parë i detyron
që të mësojnë gjuhën maqedonase. Është po ky Nikolla Gruevski i cili krijoi
një skenar të tmerrshëm për shqiptarët e pafajshëm të Sopotit, duke i
mbajtur padrejtësisht me vite nëpër burgje, dhe në fund duke u detyruar për
ti lëshuar nga burgu.

Është po ky Nikolla Gruevski, i cili nisi ndërtimin e një kishe në Kala të
Shkupit, duke ndryshuar identitetin kulturor dhe historik të kësaj kalaje.

Është po ky Nikolla Gruevski, i cili ndërtoi kryqin gjigant në Vodno të
Shkupit, me para të qytetarëve të Maqedonisë, duke i përfshirë edhe
shqiptarët.

Është po ky Nikolla Gruevski, i cili në secilin skaj të Maqedonisë, po
ndërton kisha e kryqe, ndërsa ndalon ndërtimin e minareve me vetëfinancimin
e shqiptarëve edhe në zona të banuara tërësisht me shqiptarë.

Është po ky Nikolla Gruevski, i cili nënçmoi qindra e mijëra herë
politikanët e Kosovës, e të Shqipërisë, gjatë pritjeve, por edhe gjatë
shkuarjes së tij tek ato vende.

Është po ky Nikolla Gruevski, i cili për demarkacionin kufitar me
Republikën e Kosovës, nuk dëshironte të bisedoj me autoritetet e
Prishtinës, po me Beogradin, edhe pse Maqedonia në atë kohë, patë pranuar
Republikën e Kosovës si shtet.

Është po ky Nikolla Gruevski, i cili lejoi që në ditë Ramazani, afër njërës
prej xhamive të Shkupit, të organizohen festat e pijeve alkoolike, dhe duke
mos i respektuar aspak ndjenjat e qytetarëve shqiptarë mysliman të
Maqedonisë.

Është po ky Nikolla Gruevski, i cili kryetarin e Komunës së Çairit, nga
radhët e BDI, Izet Mexhitin, ende sot e kësaj dite po e pengon, për
emërtimin e shkollave fillore me emra patriotësh shqiptarë. Është po ky
Nikolla Gruevski, i cili me paratë e taksapaguesve shqiptarë, nisi
projektin e turpit, Shkupi 2014, ku e bastardizoi tërësisht qytetin e
Shkupit, po edhe nuk i mori parasysh kërkesat e shqiptarëve që në ato buste
të gjenden edhe heronj e heroina shqiptare( edhe pse më vonë, vet i zgjodhi
disa emra, sa për të zbutur shqiptarët).

Është po ky Nikolla Gruevski, personi që pengonte ndërtimin e bustit të
Xhemë Hasë Gostivarit, në Gostivar, me arsyen se Xhemë Hasë Gostivari ka
qenë kundër maqedonasve dhe Maqedonisë.

Është po ky Nikolla Gruevski që burgosi padrejtësisht edhe gra të moshuara,
në aksionin e fundit policor, duke i dënuar si luftëtare kundër NATO-së.
Është po ky Nikolla Gruevski, i cili bëri marrëveshje me Serbinë për
shkëmbime policësh, ku policët serb do të patrullonin vetëm në Tetovë e
Gostivar, ndërsa në Preshevë, Medvegjë e Bujanocë, nuk do të kishte as një
shanse teorike që policët shqiptarë të Maqedonisë të patrullojnë. Është po
ky Nikolla Gruevski i cili, manifestimin e vetëm muzikor të shqiptarëve të
Maqedonisë, Nota Festë, e largoi nga buxhetimi, dhe shqiptarët e këtushëm
do të detyrohen që në mënyra private ta financojnë këtë manifestim.

Është po ky Nikolla Gruevski, i cili në Mbrëmjet Poetike Strugane, mbrëmje
ndërkombëtare, nuk lejon që poezitë të lexohen edhe në gjuhën shqipe, edhe
pse Struga është qytet shqiptarë, dhe shqiptarët në Maqedoni, janë etnitet
shtet formues.

Është po ky Nikolla Gruevski i cili i shtrëngoi bizneset shqiptare, duke i
inspektuar dhe tatimuar në mënyra të rrepta, ndërsa rriti deri në qiell,
korrupsionin qeveritarë.

Është po ky Nikolla Gruevski, i cili nuk gjen zgjidhje për administratorët
shqiptarë të punësuar në administratën shtetërore, që marrin rroga dhe
qëndrojnë në shtëpi, ndërsa të gjithë administratorët maqedonas të punësuar
në administratë, punojnë si njerëz normal, marrin rroga dhe janë në rrjedha
me të gjitha ndryshimet administrative, kushtetuese dhe ligjore në këtë
shtet.

Është po ky Nikolla Gruevski, i cili nuk lejon valëvitjen e flamurit
shqiptarë në Kumanovë, edhe pse shqiptarët e Kumanovës, e kapërcejnë madje
edhe 30 përqindëshin e popullsisë.

Nga radhët e Nikolla Gruevskit, është edhe kryetari i Komunës së Vevcanit,
i cili nxiti fyerjen dhe turpin ndaj shqiptarëve mysliman të Strugës dhe të
tërë Maqedonisë, ndërsa ai nuk pranonte të kërkoj falje, dhe si rezultat i
kësaj politike, tash së voni u shkarkua myftiu Dr.Ferat Polisi, për të
kënaqur orekset dhe epshet e Nikolla Gruevskit. Nga radhët e Nikolla
Gruevskit, është edhe kryetari i Velesit e Prilepit, që nuk po lejojnë
ndërtimin e xhamisë së vetme, dhe këtë gjë po e pranojnë haptas krerët e
VRMO-DPMNE. Është po ky Nikolla Gruevski i cili lejoi udhëtimin e
huliganëve maqedonas në sallat sportive dhe stadiume në Serbi, dhe fyerjen
e shqiptarëve nga ato stadiume, duke u shprehur në mënyra fashiste dhe
c`njerëzore. Për këtë gjë, askush nuk u dënua, askush nuk kërkoi falje.
Është po ky Nikolla Gruevski,i cili vazhdimisht ankohet tek Greqia, tek
Bullgaria, tek Serbia, në këtë mënyrë duke hequr jashtë qafe fuqitë e
mëdha, dhe duke u marr me maltretimin e shqiptarëve të këtushëm. Të jesh
sot Anti-Gruevski, nuk është krim, por nder. Është e saktë, se me hyrjen e
Maqedonisë në NATO, kjo garniturë politike, po edhe të gjitha garniturat
tjera do të janë në mbyqkyrje më të madhe.

Kemi si shembull, Ambasadën e SHBA-së, në Tiranë, e cila përzihet në
gjithçka. Po, pse Ambasada e SHBA-së në Shkup nuk përzihet në gjithçka?
Shqiptarët e këtushëm do të frymonim më lirshëm, po qe se prishet kjo
rehatia politike e Nikolla Gruevskit. Kjo gjë bëhet, vetëm me futjen e
Maqedonisë në NATO. Kur ti thua se NATO-ja, po sillet padrejtësisht ndaj
Maqedonisë, po edhe Greqia njashtu, ti në fakt, shprehesh kundër BDI-së,
dhe liderit të saj Ali Ahmeti, kundër PDSH, dhe liderit të saj Menduh
Thaçi, kundër RDK, dhe liderit të saj Dr. Rufi Osmanit, kundër BDSH, dhe
liderit të saj Bardhyl Mamuti, kundër DR, dhe liderit të saj Kastriot
Haxhirexha, kundër BDK dhe liderit të saj Hysni Shaqirit, si dhe kundër të
gjithë shqiptarëve të Maqedonisë.
BDI-ja i fitoi zgjedhjet parlamentare në vend, me platformën e saj për
futjen e Maqedonisë në NATO dhe BE. Ndërsa me logjikën se NATO dhe Greqia
po sillen padrejtësisht ndaj shqiptarëve, BDI, nuk do të fitonte as katër
vota, e jo më të fitonte kaq deputet.
Për të mos u zgjatur me shumë, kësaj herë po ndalem me kaq.

Hamdi Nuhiju