Ismaili: Po bashkepunojme ngushte me SHBA ta thyejme izolimin nderkombetar

[email protected] Fri, 8 Jun 2012 07:48:07 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
INA: _http://ina-online.net/ekskluzive/18078.html_ 
(http://ina-online.net/ekskluzive/18078.html) 
_ILIRIA  NEWS AGENCY - Ambasadori i Kosovës në SHBA intervistë ekskluzive 
për  INA_ (http://ina-online.net/ekskluzive/18078.html)  
Bota Sot : _http://www.botasot.info/_ (http://www.botasot.info/) 
 
_Bota Sot_ (http://www.botasot.info/)  
Ambasadori i Kosovës në SHBA intervistë ekskluzive për INA
 
 
U bënë gati dy muaj që përfaqësuesi i dytë diplomatik i Kosovës në  
Washington, Akan Ismaili mori detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës,  duke 
zvëndësuar ambasadorin Avni Spahiu, i cili u emrua në përfundim të mandatit 
 të tij - të plotë, ambasador i Kosovës në Hollandë. Kështu që diplomati 
Ismaili  është ambasadori i dytë i Republikës së Kosovës në Shtetet e 
Bashkuara, prej që  kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në 17 shkurt 2008, dhe SHBA 
ishin ndër  vendet e para që e njohën atë. 
Ambasadori i ri Kosovës në SHBA, Akan Ismaili ia dorëzoi kredencialet  
presidentit, Barack Obama gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti,  
Obama dhe ambasadori Ismaili u shprehën në favor të thellimit të mëtejmë të 
 marrëdhënieve mes Washingtonit dhe Prishtinës. 
Në një intervistë të posaçëme për INA, dhënë gazetarit tonë, në SHBA,  
Beqir Sina, ai thotë se i ka përcjellë nga Presidetja e Kosovës, dhe  
Kryeministri i saj ;" Dëshirat më të mira presidentit Obama për popullin e  Shteteve 
të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për  të 
avancuar dhe dinamizuar marrëdhëniet mjaft të mira ndërmjet dy  vendeve”. 
Në këtë intervistë ambasadori Ismaili mbasi fletë për marëdhënijet e  
shkëlqyera mes dy vendeve çuarjen përpara të tyre, dhe prioritetet e punës së  t
ij - i jep një vend të veçantë në këtë intervistë, dhe vemendjes që pritet 
t'i  kushtojë ai lidhjeve me diasporën dhe bënë një vlersim për rolin dhe 
kontributin  e diasporës shqiptare për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.  
Intervistoi: Beqir Sina/INA  
INA : - Zoti Ambasadori i Kosovës në Uashington, Akan Ismaili, ju  
paraqitët letrat kredenciale Presidentit Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë - në  
Zyrën e famëshme Ovale. Për çka ky është një "ritual" i zakonshëm diplomatik 
për  çdo ambasador të ri kur merr mandatin, pyetja është për ju personalisht 
çfarë do  të thotë kjo ? 
Amb. Ismaili : - Për mua ishte nje privilegj i veçantë pritja nga 
presidenti  Obama. SHBA-të janë aleati jonë më i rëndësishëm dhe miqësia me ta duhet 
të  kultivohet dhe zgjërohet. Në këtë kontekst edhe e kuptoj peshën e 
përgjegjësisë  gjatë përfaqësimit të Kosovës në SHBA, në zhvillimin e një 
bashkëpunimi  afatgjatë dhe të qëndrueshëm. 
INA : - Sipas një njoftimi të ambasadës së Kosovës, Presidenti Obama  tha 
se pret që të punojnë së bashku për thellimin e marrëdhënieve mes dy  
vendeve, në çfarë konteksti mendoni se foli Presidenti Obama, a foli mendon se  në 
atë njëtën tragë me atë që ka thënë Presidenti i parë i Kosovës i ndjeri  
Rugova i cili shpesh here e përsëriste "Miqësi i e përjetëshme me  SHBA" 
Amb. Ismaili : - Ashtu si Presidenti Rugova, si dhe i gjithë lidershipi  
kosovar gjithmonë kanë kuptuar drejt rolin që SHBA-të kanë luajtur në krijimin 
 dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe mendoj se duhet të kuptohet si 
mesazh i  një angazhimi më të madh në krijimin e marëdhenieve të qëndrueshme. 
INA: - Zoti Ambasador Ismaili jeni ambasadori i dytë i Kosovës në  
Washington - cilat janë prioritetet tua? 
Amb. Ismaili : - Bashkëpunimi i ngushtë më qeverinë amerikane në thyerjen e 
 izolimit ndërkombëtarë që po mundohet të krijojë Serbia mbetet prioriteti  
kryesor i përcaktuar nga qeveria e Kosvës dhe ministria e puneve te 
jashtme.  Këtu hyjne njohjet dhe anëtarësimi në organizma të ndëryeshme 
ndërkombëtare. Se  dyti prioriteti i ambasadës janë krijimi i bashkëpunimit më të 
ngushtë me  përfaqsues të Kongresit, Senatit, instituteve me influence në 
politikën e  jashtme amerikane, si dhe me përfaqsues të komunitetit të biznesit në 
Amerike.  Krejt kjo me qëllim të zgjërimit të bashkëpunimi institucional mes 
tyre dhe  përfaqsueseve të Qeverisë së Kosovës. 
Në fund, por jo më pak të rëdësishëm, e shohim bashkëpunimin e ngushtë me  
përfaqsuesit e komunitetit shqipëtarë në Amerikë në realizimin e objektivave 
të  përbashkëta. 
INA : - Jeni në njërin prej vendeve më të rëndësishme për sa i takon  
Kosovës, pra në Uashington. Brukseli , Londra dhe Uashingtoni janë vende ku si  
thonë gazetarët ndonjëherë varen e edhe fatet e kombeve, kancelaritë e botës. 
 Faktikisht një fat të këtill ka përjetuar Shqipëria në vitin 1919 , për 
mos  coptimin e saj nga qëllimet grabitaqare të fqinjëve tanë, me ndërhyrjen e 
 Presidentit Widrow Willson - por edhe Kosova me Presidentin Bill Klintonin 
dhe  George W. Bush. Pra, si do t'a "shfrytëzonit" ju këtë rast të madh 
diplomatik,  për të bërë edhe më shumë për Kosovën, e kam fjalën për njohjet e 
saj  ! 
Amb. Ismaili : - Duke treguar në zhvillimet që ka pasë Kosova gjatë këtyre 
12  viteve, e sidomos në progresin e arritur gjatë viteve të pavarësisë. 
Progresi i  arritur do të tregohet edhe me rastin e përfundimit të pavarësisë 
së mbikqyrur,  i disenjuar në bazë të dokumentit të njohur si 'Plani 
Ahtisari'. Më përmbylljën  e mbikqyrjes përfundon një fazë e rëndësishme, ku vendi 
jonë ka demonstruar  përmbushjen e të gjitha elementeve në ndërtimin e një 
shteti të lirë e  demokratik, multietnik dhe multikulturorë, ku sundon ligji 
dhe ekonomia e tregut  të lirë. 
INA:- Në mos gabohem paraardhësi i juaj ambasadori Spahiu si  ambasadori i 
parë i Republikës së Kosoës në Uashington, e rriti nivelin e  takimeve me 
miqt tanë amerikan në Senat e Kongres dhe Administratën amerikane,  në fushën 
diplomatike, çfarë do të jetë në fokusin tuaj në këtë këndëvështrim ?  pra 
takimet duke mos perjashtuar edhe komunitetin tonë ! 
Amb. Ismaili : Bashkëpunimi me Departamentin e Shtetit është i rëndësishëm, 
 por nuk duhet të jetë i vetmi. Mendoj se fokusi i ambasadës në fazën e 
ardhme do  të jetë në zgjërimin e fokusit dhe rritjen e prezencës. Gjithashtu 
synojmë edhe  rritjen e kualitetit të dialogut mes institucioneve të Kosovës 
dhe instucioneve  amerikane. 
INA : - Si mendoni pse ka "ngecur" njohja në se do të më lejonit të  
shprehesha kështu nga disa vende që SHBA, i kanë si shumë të afërta , sidomos  
disa vende të vogla në Azi dhe Ameriken e Jugut , por që janë shumë të lidhura  
me SHBA? 
Amb. Ismaili : - Secila njohje ka kushtet e saj dhe secila kërkon vëmendje 
të  veçante. Dua të them, se nuk ekziston një formulë që do të mund të 
aplikohet në  princip universal për të siguruar të gjitha njohjet. Andaj edhe 
angazhimi jonë  është për secilin shtet veç e veç dhe i pandalëshëm. Si 
rezultat, së fundi ne  kemi arritur të sigurojmë disa njohje, por edhe ministri 
Hoxhaj ka paralajmëruar  se së shpejti do të kemi tre njohje të reja. 
INA : - A mendoni se Kosova në Uashington është përball një "kundra  
lobingu" të Beogradit në fushën diplomatike për mos njohjen e saj nga vendet e  
tjera dhe prishjen e imazhit të saj se Kosova ka shtet dhe di të bëjë shtet  ? 
Amb. Ismaili : - Shihet qartazi se politika e jashtme e Serbise është që sa 
 më shumë të izolojë Kosovën ne të gjitha mekanizmat ndërkombëtare. Kjo 
tentohet  edhe në Washington, përmes grupeve lobuese në nivele të ndryshme, 
qofshin ato në  Konges apo nëpër institute të ndryshme. 
INA : - A ka ambasada juaj ndonjë projekt sesi do të tërhiqen  bizneset 
amerikane në Kosovë, dhe a ka Kosova fuqi të tërheq bizneset amerikane  ? 
Amb. Ismaili : Ambasada do të synojë të përmbushë objektivat e përcaktuar  
sipas strategjisë së ministrisë së punëve të jashtme. Ketu hyjne prezantimi 
ndaj  investitorëve amerikan të mundësive për investime në Kosovë, përmes 
privatizimit  në Agjensionin e Privatizimit, privatizimit të ndërmarrjeve të 
mëdha, investimet  në infrastrukturë, burime të energjisë, turizëm, etj. 
Investitorët amerikan janë  prezent globalisht dhe nuk kanë kurrëfarë pengesa që 
të jenë prezent edhe në  Kosovë, përderisa kemi mundësi biznesi dhe 
kapacitete njerëzore. 
Në të njejtën kohë Ambasada e Kosovës dëshiron që brenda vetes të mbledh  
njohuri për gjithë ofertën e institucioneve të ndryshme financiare në SHBA, 
që  të mund të këshillojmë bizneset nga Kosova të intersuara për burimet më 
të  përshtatshme, procesin nëpër të cilin duhet kaluar dhe me kushtet që 
duhet  plotësuar. Deri tani kemi zhvilluar takimet iniciale dhe ekziston një 
vullnet  për bashkëpunim në të gjitha këto institucione. 
INA:- Po me afaristët dhe besinesment shqiptarë në Amerikë, si do të  
punoni! 
Amb. Ismaili : Me parime të njëjta por shpresoj se me një dinamikë më të  
lartë. Besoj se do të niveli i mirëkuptimit do të jetë më i lartë dhe 
prezantimi  do të jetë më i lehtë. Do të ishtë një ndihmë e madhe për ne nëse të 
gjithë  biznesmenët shqiptarë të na njohtojnë për interesin e tyre për 
investime në  Kosovë në mënyrë që ti mbajmë të njoftuar me të gjitha më të rejat që 
ne arrijmë  t'i sigurojmë në ndërkohë, qoftë në procesin e privatizimit, 
koncesionimeve apo  mundësitë e bashkëinvestimit nëpër biznese të ndryshme në 
Kosovë. 
INA :- Çfarë kërkon ambasadori i Kosovës në Uashington nga disapora  
shqiptare në SHBA? 
Amb. Ismaili : Një bashkëpunim më të ngushtë dhe më dinamik në realizimin e 
 synimeve të përbashkëta. Mendoj se avansimi i mirëkuptimit ndaj çështjes  
shiptare në SHBA ka qenë si rrjedhojë e integrimit të plotë të komunitetit 
tonë  në jetën amerikane dhe roli që ata arritën të luajnë në politikën 
amerikane.  Puna e komunitetit me kongresistë e senatorë dhe komunikimi i 
drejtpërdrejtë me  ta në distriktet e veta është edhe sot e rendësishme në ruajtjen 
e pozicionit që  kemi ndërtuar. Ky komunikim ne na lehtëson shumë punën dhe 
siguron mirëkuptimin  e SHBA-ve për pozitën ku jemi dhe ambiciet 
evro-atlantike që synojmë. 
Si ambasadë ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me KKSHA (NAAC), të cilin jem
i  shumë të interesuar që ta zgjerojmë edhe më tutje edhe me shoqata e 
organizatat  e tjera në komunitet. 
INA: - Çfarë strategjie zhvillimore për diasporën mendon se duhet të  
përdorë ambasada e Kosovës në Uashington, kur dihet se këtu jeton dhe vepron një  
komunitet shqiptarësh nga Kosova ndër më të mëdhenjët në SHBA? 
Amb. Ismaili : Ekzistojnë nisma të reja të Qeverisë së Kosovës ndaj  
komunitetit tonë në SHBA, nisma që dë të përkrahen dhe lehtësohen nga Ambasada  
jonë dhe nga Konzullata ne New York. Ne jemi të gëzuar për këto nisma dhe do 
të  punojmë së bashku me Qeverinë që këto të jetësohen sa më shpejt.  
INA : - Zoti Ambasadori i Kosovës në Uashington, Akan Ismaili, ju  morët 
pjesë në festimet madhështore të 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, në  Nju 
Jork, çfarë dini ju për Vatrën dhe si e përcollët atë ngjarje historike për 
 komunitetin tonë ? 
Amb. Ismaili : Për Vatrën di nga ato që kam lexuar për të dhe ajo ka një  
reputacion të shkëlqyer. Në Vatra dhe në organizatat tjera shqiptare të 
Amerikës  duhet të kërkojmë pikënisjen e ndërtimit të miqësisë 
shqiptaro-amerikane që ka  arritur kulmin në intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe në pavarsimin 
e saj. Kjo  miqësi ka filluar pikërisht si rezultat i punës së diasporës 
tone. Ngjarjet në  Vatra i kam përcjell nga afër dhe i kam shfrytëzuar për 
ndërtimin e kontakteve  të reja me pjestarë të komunitetit tonë në SHBA.