Serbet ne Amerike, jane si "pula" para shqiptareve......

[email protected] Sat, 9 Jun 2012 10:38:23 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Perse,  nuk digjet flamuri yne ne SHBA ? 
BEQIR  SINA, New York 
Serbet  ne Amerike, jane si "pula" para shqiptareve...... 
 
BENSONHURST  BROOKLYN NY:  Kjo, loje e Serbeve me zarar, "loje me zjarrin", 
i themi ne shqiptaret, nisi  prej se kur Kosova tashme e pavarur dhe e 
njohur nga 91 shtete, perfshire  shtetet me te medha dhe me te fuqishme te botes 
, shpalli pavaresine e saj nga  Serbia.  
Çadi njohu Kosoven, dhe u be keshtu shteti i 91-te. Dhe, ne kete menyre 
Kosova,  qe ka vetem kater vjet pavaresi, u be shteti me i ri i Ballkanit, 
ndersa  qytetaret e saj realizuan endrren shekullore plot mund e sakrifica, deri 
sa  derdhen gjak per ate flamure. Dhe, Kosova sot mbas nje shekulli te nje 
sundimi  barbar serb, u njoh si shtet i pavarur qe ne ditet e para te 
shpalljes se saj  nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, miku i madh dhe i 
perjetshem i  shqiptareve. 
Nderkohe, qe Beogradi nuk e njeh Kosoven se bashku me aleatet e saj - 
Rusine,  Athinen, Nikosian, Bukureshtin, Madridin dhe Bratislaven, dhe po lobon 
neper  bote te pengoje njohjen e me tejshme - dy vjete e gjysme me pase, se 
Kosova  shpalli Pavaresine ne 10 tetor 2010, ne Genova te Italise, shperthyen 
tensione  ne ndeshjen mes Italise dhe Serbise ne stadiumin “Marassi” te 
Xhenovas, me gjase  jo sportin kesaj rradhe, por Kosoven. Nje gangester serb( 
i cili ndodhet ne burg  dhe nga frika e shqiptareve, ne Itali, kerkoje t'a 
dergonin ne burgun e grave) i  njohur si huligan dhe i rrethuar nga tifozet 
serb - para se te nisete pjesa e  dyte e ndeshjes Itali Serbi, ne shenje 
hidherimi dogji flamurin  kuqezi. 
Keshtu, qe serbet duket se shume vone e kuptuan se Kosoven e kan humbur 
njehere  e pergjithmone, ata tani kan nisur me nje akt urrejtjeje ndaj 
shqiptareve, qe do  te merrte, permasa te tjera po ndaj shqiptareve. Ata vijuan 
udhen me te njejtin  veprim, duke shfryre nje urrejtje ndaj shqiptareve duke 
sulmuar simbolet  kombetare tonat, flamurin kuqezi me shkaben me dy krena. 
Neper stadiumet e tjera  te Europes, prej nga mikja e tyre tradicionale nga 
Rusia, Greqia, Maqedonia, dhe  se fundi dje edhe ne Zviceren neutrale, ata po 
djegin flamurin tone, ku nuk kan  munguar as kete here slloganet anti 
shqiptare si ajo “Kosova eshte  Serbi”. 
Mirepo, nje fakt eshte: se ne te gjithe Europen keta serbet mund t'a djegin 
 flamurin tone, flamurin e lare me gjak, por Kurre! Kurre! sa te jene 
gjalle se  djegin dote dhe nuk "piptijen" sa te jene gjalle ne SHBA. 
Ketu jo vetem se ka ligje, por edhe ka nje shtet, qe i mbrone shqiptaret 
dhe çdo  kombe. Sepse ne se mbi 150 kombe qe jetojne ne Amerike do te digjnin 
simbolet e  njeri tjetrit ne shenje urrejtje, atehere ketu plaste anarkia. 
Por, ne SHBA, ka  edhe Shqiptare!( te kuptohemi jo se nuk ka shqiptare ne 
Europe, por Europa per  ne shqiptaret eshte percaktuar shume bukur nga vargjet 
e potetit tone te madh At  Gjergje Fishtes) qe e kane treguar veten para 
Serbeve te Amerikes se "kush jane  Shqiptaret" . Megjithese, ne Ameriken 
Veriore, serbet jane pese fishe me shume  se ne shqiptaret( kjo statistike ndoshta 
vjen nga qe para shperberjes se  Jugosllavise, te gjithe emigrantet qe 
vinin ne SHBA, regjstroheshin me  dokumentacionin e asaj qe dikur eshte quajtur 
Jugosllavi), nuk kan mundur te  dalin asnjehere kundra shqiptareve per te 
protestuar, ashtu si dalin e veprojne  ne Europe. 
Me  duhet per te permendur vetem nje fakt, qe e kam mbuluar vete si 
gazetare ne New  York.  
3 Prill 1999: ndersa ne te gjithe Europen kishte shperthyer nje vale 
protestash  nacionaliste serbe, neper kryeqendrat e saj - nje grup serbo - 
amerikane, jo  shume te organizuar kishin dale ne rrugen perballe Kombeve te 
Bashkuara per te  protestuar. Ishte diku aty rreth ores 5 :00 te mbas dites - kohe 
kur shumica e  shqiptareve vinin ne pune ne New York, dhe spontanisht u 
organizuan dhe u  mblodhen aq shume sa qe dhe policia nuk ishte e pergatitur 
per te marre masat e  duhura. Shqiptaret, ne njeren ane te rruges dhe serbet 
ne anen tjeter qe kishin  mbetur nje "grushte" (mbasi shumica e tyre, u 
larguan kur pane se dolen  shqiptaret) u acaruan aq shume sa qe gjendja u agravua 
. Nje grup shqiptaresh  filluan te godasin dhe hedhin ne drejtim te turmes 
serbe sende te forta, si gure  dhe shishe , sa qe u deshe nderhyrja e 
policise te ndalonte nje perleshje  "fizike". Ndersa, shqiptaret entusiast 
brohorisnin UÇK - UÇK - Free Kosova Free  Kosova, USA USA, serbet u larguan dhe nuk 
mbeti me "kembe" serbi ne  rruge. 
Ky fakt argumenton se ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Perse, nuk digjet 
 flamuri yne ne SHBA ? dhe perse? Serbet ne Amerike, jane si "pula" para  
shqiptareve......   
Nderkohe, qe tregon se dhe anen tjeter te "medaljes", prej se kur nisi 
lufta e  armatosur ne Kosove, dhe Kosova u çlirua dhe shpalli Pavaresine e saj 
te njohur  deri tani nga 91 shtete dhe shtetet me te fuqishme dhe me te medha 
te botes, si  SHBA, Francen, Angline, Gjermanine, Italine, Japonine, 
Kanadane, Argjentinen dhe  te tjerat, . Ajo tregon se kemi zhvendosjen tani te 
urrejtjes dhe protestave  serbe ndaj shqiptareve te Kosoves. Dhe se ajo eshte e 
qellimsheme, si strategji,  e cila fillon me djegejen e flamurit kuqeezi 
per te provokuar ndonje konflikt te  hapur, per nadrjen e Kosoves. 
Por meqense tani Kosova , eshte e pavarur dhe ka mbikqyrjen e Natos, 
urrejtja e  serbeve kudo ne bote e orkestruar dhe e nxitur nga Beogradi, dhe tani 
nga  Presidenti i sapo zgjedhur ultranacionalisti Tomisllav Nikoliq, jo 
vetem qe ka  pasoje, apo por rrezikon shume si nje perpjekje e paparamenduara te 
nje  konflikti qe serbet e veriut te Kosoves, po tentojne te bejne per 
ndarjen e  Kosoves. Pershkallezimi i urrejtjes se serbeve ndaj shqiptareve, u 
eshte  pershtatur atyre edhe nga mungesa e "vemendjes" se bashkesise 
nderkombetare,  gjate menaxhimit te situatave qe jane koherente per Kosoven. Ashtu si 
djegeja e  flamurit kuq ezi dhe ashtu si ngjarjet ne Mitrovices nuk jane pa 
qellim. Dhe  sidomos ato jane qe sollen ne krye te Serbise, tani nje 
"Millosheviq" tjeter,  Presidentin ultranacionalist Tomisllav Nikoliq 
Dy qellimet kryesore, dhe udhezuese te Beogradit ndaj bashkesise 
nderkombetare -  jane ndarja dhe mos njohja e pavaresise se Kosoves, e cila tani eshte 
bere nje  objektiv legjitim i serbeve ne Veri te armatosur dhe ne perendim 
duke shprehur  urejtje kudo ndaj shqiptareve- Ky lloj stimuli duke luajtur 
me ndjenjat  nacionaliste, djegjen e flamurit ne kete kohe, gjenerohet per te 
perdorur forcen  per te arritur objektivat e kundershtim te Pavaresise se 
Kosoves. Kjo do te  krijoi veshtiresi te konsiderueshme per komunitetin 
nderkombetar ne menyre  efektive, per te mbrojtur nje zgjidhje "jo-luftarake" per 
mbrotjen e civileve  dhe personat e qe jetojne ne Veri te Mitrovices, siç 
ishte edhe rasti me i  fundit te venjes se bombes ne shtepine e nje 
Shqiptari, ku mbeti i vrare nje  kryefamiljare shqiptare. 
Nje gje e tille do te thote se Serbia, jo vetem qe e ka humbur Kosoven dhe 
duhet  t'i kthehet shume shpejt realitetit, sepse ne se Serbia do te 
vazhdoje keshtu,  vetem duke ngjizur kudo perseri shovinizmin e semure te 
ultranacionalizmit te  tyre, siç veproi edhe Millosheviqi me Kosoven ne 1989 me 
fjalimin ne Fushe  Kosove, natyrisht qe ajo do te humbase, edhe Vojvodinen mbasi 
qysh tani kater  parti hungareze, dihet se kan zbardhur planin e tyre me 
kerkesen per autonomi si  etnitet pakice ne Vojvodine dhe ne kuader te Serbise. 
Dhe si spekulohet se  Serbia ka edhe nje kushtezimi i kandidatures se 
Serbise per anetaresim ne  Bashkimin Evropian nga ana e Rumanise, e cila e ka 
ngrite tashme çeshtjen e  vlleheve, te saj - perkatesisht pakices rumune, atje 
ne kufi me  Timisuaren. 
Nderkohe qe nje politikan kosovar ka thene se  :"Pasojat  e politikes se 
Millosheviqit dhe fjalimit te tij para 24 vitesh, ka qene nje  paralajmerim i 
tragjedive qe ndodhen me vone. Ato duket se hetohen edhe sot e  kesaj dite. 
Ne Serbi, ne esence, nuk ka ndryshuar gati asgje nga politika e  
Millosheviqit ndaj popujve te tjere te ish-Jugosllavise, e posaçerisht ndaj  Kosoves 
dhe shqiptareve. Kane ndryshuar vetem rrethanat sepse Serbia me nuk  eshte ne 
gjendje te luftoje kunder askujt. Ndersa pasojat per shtetet qe kane  dale 
nga hapsirat e ish-Jugosllavise shihen ne faktin se ato te gjitha perjetuan  
nje shkaterrim apo stagnim dhe akoma po presin ne rend per integrim ne BE,  
perveç Sllovenise. Politika e atehershme e Millosheviqit ishte nje politike 
e  çmendur. Por ajo politike nuk mund te identifikohet vetem me emrin e  
Millosheviqit. Ai doli vetem si menaxher i shkathet i nje politike te mbrapsht, 
 e cila ishte politika ma shkaterruese dhe luftenxitese pas Luftes se Dyte  
Boterore.