U themelua “QSA”-Kumanovë

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sun, 10 Jun 2012 23:19:12 +0200
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=gNRiW3d5p2JQoCY_cnF5HTXOAQ=w_Q+OjN1n+zdvcoA@mail.gmail.com>
*U themelua “QSA”-Kumanovë*



Me datë 10 qershor 2012, në lokalet e QSA-Kumanovë, u bë themelimi i
shoqatës humanitare Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit( QSA).

Kjo shoqatë është produkt i shoqatave simotra, QSA-Belgjikë, QSA-Zvicër,
QSA-Gjermani, QSA-Preshevë, dhe tashmë së fundmi edhe në Kumanovë.

Qëllimi i saj është afrimi i ndihmave të llojllojshme për rastet sociale në
Komunën e Kumanovës dhe të Likovës.

Deri më tash, QSA-Preshevë ka realizuar një mori aktivitetesh të cilat janë
në plan të implementohen edhe në Kumanovë. Në mesin e atyre aktiviteteve
janë edhe: ndërtimi i shtëpive për të varfrit, projekti bukë dhe shpresë
për familjet skamnore, projekti rreze drite e shpërndarjes së karrocave për
invalidët e varfër, ndihma e nxënësve dhe studentëve të varfër etj.

Financimi i kësaj shoqate bëhet nga popullata shqiptare që jeton dhe vepron
në vendet e pasura perëndimore. Ndërsa aktiviteti i shoqatës kryhet mbi
baza vullnetare.

Struktura organizative e kësaj shoqate është publike dhe për këtë arsye do
të përmendim edhe ekipin e përzgjedhur në përbërje të:

Dr.Rexhail Ramadani, Mr.Iljasa Salihu, Femi Rashiti, Mr.Ardian Ramadani,
Dr.Avni Avdiu dhe Hamdi Nuhiju.

QSA-Kumanovë fton opinionin publik që ti bashkëngjitet kësaj ideje, sidomos
biznesmenët që kanë mundësi të ndihmojnë raste të caktuara sociale. Po
ashtu ftojmë edhe mediumet shqiptare që ta përkrahin idenë tonë, si dhe
qytetarët e thjeshtë për pjesëmarrjen në aktivitetet e shoqatës që do të
zhvillohen.


*Zyra për informim*