Vritet me thikë, Dino Hasanaj, drejtor i Agjensisë së Privatizimeve
[email protected] Thu, 14 Jun 2012 10:07:01 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Vritet me thikë, Dino Hasanaj, drejtor i Agjensisë së Privatizimeve Ka vdekur nga plagët e marra me thikë, Dino Asanaj, Shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, por mbetet e paqartë lokacioni i saktë dhe motivet e këtij akti. Më herët, njerëz të afërt me AKP’në, i kanë thënë Express se Dino Asanaj tashmë po trajtohet në QKU. Qendra Klinike Universitare njoftoi se Dino Asanaj i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjikal, por nuk shpëtoi. Mjekë të kësaj klinike thanë se gjendja e Asanajt ishte e rëndë. Ai kishte plagë të rënda në fyt dhe afër zemrës. Një zyrtar policor ka saktësuar se Dino Asanajn e kanë therur me thikë në zyrën e tij, në AKP. Agjencia Kosovare e Privatizimit ku ka punuar Asanaj është themeluar si një organ i pavarur publik që ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht të pavarur për të bërë kontrata, për të marrë, mbajtur ose shitur pronën.