Një mozaik me ngjyra (esse ) Libri "P uthmë"

[email protected] Fri, 15 Jun 2012 18:08:10 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>



 


 
____________________________________

BAJAME ÇELIKU-HOXHA




2012/6/13 Perparim Hysi <[email protected]_ (mailto:[email protected]) 
>


Një mozaik me ngjyra  


(esse ) 



Libri "Puthmë" 
Bajame Çeliku-Hoxha




Nga Përparim Hysi


Kam marrë, si të thuash, shkopin në dorë dhe bredh rrugëve të Tiranës. Aq  
e lehtë nuk është në këtë konglomeratë njerëzish dhe lëvizjesh ,por një 
rrugë  e dy punë: duke ecur mbaj pak atë regjim që mbaja në Amerikë ku dy orë në 
ditë  ecja e ecja,dhe,nga ana tjetër, si librofil që jam,them se 
mos"gabimisht" hasë  në ndonjë bukinist a librashitës rrugësh, ku mund të gjej ndonjë 
libër. Tek  eci e eci, plot dyqane lloj-llojësh ku çfarë nuk gjen,dhe 
gjëkundi qoftë dhe  një librari për të qenë. Kur them librari për të qenë, ku të 
hysh dhe të  kënaqesh vetëm duke parë tituj librash nga më të ndryshëm, por 
më kot është  lodhja ime. Hiç ndonjë kioskë gazetash,ku,prej kohësh,sipër 
njëra-tjetrës  kushedi se ç'libër fshihet. Dhe nuk ke si,me të vërtetë, të 
ndihesh  mirë.
Qyteti pa librari i ngjet një shtëpie të madhe që ka vetëm mure e çati,  
por aspak dritare. Përfytyroni në mund të quhet e bukur një shtëpi e tillë dhe 
 a është, me të vërtetë, e madhe apo një grehinë që të merr mëndjen, por 
dhe të  kallë dhe datën. Do të thoni ju,por,ndoshta ka, po ti ore"muhaxhir" që 
po vjen  nga ana e anës dhe paske nja dy javë që ke zënë kryeqytetin, e zë 
e hedh baltë  për kryeqytetin. E them troç: jam fare i pakënaqur nga mbyllja 
e librarive dhe  fare i pakënaqur me vlerësimin që i bëhet librit qoft dhe 
në Tiranë.  Natyrisht, sado larg ShqipÙrisë që kam qenë, unë e di mirë që 
është mbyllur  Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe për mos vazhduar me të 
tjera. Por,kur  thonë turqit, pas kasavetit, ka selamet. Edhe me mua kështu 
ndodhi. Kur po  kthehesha për në shtëpi, se, ende, nuk e kisha "zbuluar 
Amerikën-librari",  befas në një nga rrugicat (rruga e Kavajës), has në një 
librari. I vogël si  dyqan, por librat qenë sistemuar nëpër rafte dhe "shitësi" 
rrezatonte kulturë.  Patjetër, mendova që është mësues. Dhe mësues qe: m'u 
prezantua:- Ali Hasani,  mësues në pension. U përshëndetëm si kolegë dhe, me 
që kisha 4 libra të miat  për t'ia dhuruar dikujt, befas, ia dhuurova 
kolegut, se më erdhi mirë, që, si  dashamir i lbrit, merrej me libra.





U hodha një sy rafteve. Mbretëronte e "famshmja" Daniel Stil që, si  duket, 
aty bënte vezën e kuqe. Por unë kërkoja libra të "kohës sime", diku nga  
ata libra që, siç theksonte miku im, Resmi Osmani, janë përkthyer nga  
mjeshtëra të pa zëvendësueshëm.
-Harroje, or mik,-më tha kolegu Hasani. Duan nga këto "modernet" e,  
mbasandaj, vlerën ia di vet. Megjithatë, kërkoja e kërkoja në atë "kthinë" 2  x1, 
ku dukeshe sikur kishe hyrë në një çarg dhe nuk bëje dot as dy çapa. Duhet  
t'i shtrije këmbët aq: si "shtrati i Prokustit". Më tej, veç t'i bije murit 
me  kokë. Tek do dilja siç hyra, kolegu (s'kishe si të gjeje njeri më të  
disponueshëm ) , më thotë:
-Asht një çupë andej nga Belgjika që shkruan poezi të bukura.
-Mos është Bajame Çeliku?-i mshova pyetjes me pyetje.
-Bash nji ajo?
-A e njifke,a?
-Po e njoh dhe e kam patur nja dy orë mysafire, në Florida,-i them
-Epo fare mirë, po ta dhuroj këtë libër të sajën.
Pra, siç e shihni, rruga nuk më shkoi kot. Tek po qeshja me këtë dhuratë  
që më erdhi papritur,seç m'u kujtua ajo thënia proverbiale:-Lëviz,-i tha  
rrëkeja pellgut. Se lëvizja është jetë dhe diçka sjell, siç më solli, mua kët  
libër të Bajame Çelikut, me titullin aq sinjifaktiv:"Puthmë !". E falnderova 
 kolegun tim dhe frymën e mbajta në shtëpi. Sa hëngra drekën, fillova 
leximin e  librit.


* * *
Bajame Çeliku, tanimë nuk është më e panjohur për lexuesit. Ajo me librat  
e saj në prozë e poezi,e ka çarë rrugën e saj dhe,po të shihet me një sy  
kritik, ka vëndin e saj të nderit në Letërsinë Shqiptare. Nga 16 librat që ka  
botuar deri tani,tri janë romane. Dhe të shkruash romane,nuk është aq e 
lehtë.  Ajo që e bën më të afërt me lexuesin,Bajame Çelikun, është fakti se 
Bajamja i  takon asaj shtrese të nëpërkëmbur nga regjimi që u përmbys. Ajo i 
theu këmbët  ugareve të Savrës së Lushnjës dhe,kur duhet të shkruante, i duhej 
të korrte  grurin fushave apo të prashiste dhe ca më keq: të hapte kanale 
apo të thyente  betonin e ndonjë ndërtese të vjetër. Me të drejtë, Faslli 
Haliti ( epo nuk m'u  nda ky si një pikë referimi?!!!) ,thotë :- Po ti çele 
vonë, moj Bajame !
Duke thënë vetëm kaq, Faslli Haliti, nuk ka thënë pak. Po vërtet që "  
çeli" vonë kjo, Bajamja, por është një "çelje" aq e plotë dhe e bukur, sa kur  e 
sheh, përmjet vargjeve të saj, nuk të bëhet që të ndahesh. Kështu më ndodhi 
 dhe me "Puthëm". Një libër ku i gjen të tëra: edhe dashurinë, si një 
ndjenjë  madhore e të bukur; po edhe dashurinë për Atdhenë; po edhe tema të 
tjera, si:  dashuria për njerinë; dhimbja për njerëzoren; gjen edhe atë 
ftohtësinë të një  premtimi të rremë, gjen epo çfarë nuk gjen...
Ajo çfarë nuk gjen në vëllimin "Puthmë", është vetëm se mungon urrejtja.  
Urrejtja për ata që i vranë fëmijërinë; i vranë rininë; i vranë dashurinë; i  
vranë arsimimin. Dhe për çudi: asgjëkundi një varg urrrejtje. Atë e ka bërë 
 dalje.Si diçka që nuk ka ekzistuar, që mbetet dhimbje e që duam t'a 
harrojmë.  Për ta Parë në këtë prizëm. autorja vjen me një bonsens unik dhe të  
papërsëritshme.


"Puthmë" ka 110 poezi. Njëra më e bukur se sa tjetra.( Domenin) në vëllim  
e zënë poezitë e dashurisë. Kur flitet për dashurinë, ke seç mëson nga 
poezitë  e Bajames: është dinjitoze, e drejtpërdrejtë, as ia bën tërr syri dhe 
nuk të  lodh:as kur ta fal dashurinë, por as dhe kur, për një tekë apo për një 
 andrall, e humb atë. Ajo di ta japë dashurinë me atë çiltërsinë e një 
ëngjëlli  të pafajshëm, por, gjithësesi, është e ndërgjegjshme. Nuk shkruan 
kuturu dhe  ta konsideroj qoftë dhe një vjershë të çastit, si një harlisje, 
hazdisje apo  dhe si epsh dhe aq. Jo. Përkundrazi, dashuria në poezinë e Bajames 
është aq e  ndjerë dhe aq jetësore, sa zor t'ia gjesh shoqen. Dhe jo vetëm 
kaq. Në poezinë  e saj, sikur zë e përjeton çaste që, me të vërtetë, të 
japin kënaqësi. Nuk do  ta teproja, po do të thosha, që azmatikët (unë jam vet 
një i tillë, prej  40-vjetësh ) ,këtu sikur ngopen me frymë, se tek vargjet 
ka një blerim  pranveror që të kënaq. Kurrë nuk i bie pragut, të dëgjojë 
dera. Jo. Pa shikoni  si thotë, mes tjerash: "Puthmë ! Me mua ti puthu!/se 
shpirti s'më bie në  gjumë/ kur vesa të na lagë, ti ngutu/ të gjesh detin e 
thellë tek unë...
Në dashuri, Bajamja, nuk është si anë pritje që, ja, ndoshta, po sjell  
"bujashka lumi" dhe aq.Jo.Shpesh -dhe kjo e ngre lart stekën e poezive të  
saj-ajo është si "lidere", sikur të merr prej dore dhe të çon në ato "vise" që  
pret që t'i njohësh. "Mos harro,-shkruan ajo,-3 jam unë ajo që të kërkova 
valë  mbi valë ..
Natyrisht, jo çdo dashuri realizohet. Aq më tepër një dashuri e"vrarë"  nga 
mëndje përçude. Bajamja e përjeton me dhimbje një "vrarje" të tillë, por,  
megjithatë, nuk shrfyn, por me dhimje, thotë:" dashurinë kërkon mes flakëve/ 
 s'e gjen tanimë e askurrë. Dhe shikoni, ju lutem, se sa qytetari ka në 
këtë  poezi të shkurtër, që po e jap të plotë:


Thuam një fjalë malli
Të të thur një varg 
jepëm një vështrim
Të të thur një strofë
Jepëm ti një puthje
Të të jap shpirtin tim.


Shkurt, pak, sakt.Qart dhe pa u druajtur. Mos vallë është aq e lehtë ?  Nuk 
e besoj. Aq më tepër që kemi të bëjmë me një femër: nënë dhe gjyshe  
njeherësh, por sa e hapur dhe e drejtpërdrejtë. Pse kujtoni se ende nuk ka  qoft 
dhe në ata që shkruajnë, nuk ka qoshka ku janë fshehur "talebanë" që  
çiltërsinë e marrin si çoroditje apo flliqësi. Apo dhe ana tjetër, po nga  
ata"modernë" apo të kohës që këto vargje i marrin si një thirrje për një flirt  dhe 
aq. Padyshim.Po Bajamja nuk i njeh këto "monopate" kaq të rrezikshme? Me  
siguri, ajo e di mirë, por këtu qendron dhe madhështia e saj:di të të shikoj  
drejt në sy dhe ky shikim e bën portretin e saj dhe më të bukur, dhe poezinë 
 më të prekshme.


* * *


Kur shkrova "mozaik me ngjyra" për vëllimin "Puthmë!" kam parasysh, se  tek 
vëllimi sheh dhe dashurinë për atdhenë (poetes i shpëtojnë lot për  
atdhenë) , por aty gjen dhe motive të tjera.
Plagën e prostitucionit e ka dhënë shumë dhimbshëm: si një tavolinë ku  nuk 
shijiohet asgjë. Poetja e di mirë: nuk ka dashuri, pa u ndjerë dashuria.  
Asgjë njerëzore nuk është e huaj për poeten.Duke dhënë "logorinë" e një nëne  
myzeqare që vetëtima i ka vrarë vjazën 20-vjeçe, ajo di ta ndajë dhimbjen 
me  të. Pra,"mozaikët" që ka qendisur Bajame Çeliku në librin e saj, janë 
njëri më  i bukur se tjetri. Libri jo vetëm lexohet me një frymë, por është aq 
çlodhës  dhe kreativ,sa kushdo do të gjejë atje një "talisman" inspirimi për 
ta kaluar  kohën sa më bukur.
Unë i uroj Bajame Çelikut-Hoxha, një krijimtari të mbarë dhe e falnderoj  
për kënaqësinë që më dha me këtë vëllim me kaq vlerë.


Tiranë, á 13 qershor 201237

 
 
 
Bajame Hoxha - Çeliku
 


Bajame Hoxha - Çeliku, u rrit nëpër  kampet e intërnimit me punë të 
detyruar. Pas viteve '90 doli nga kampet e  përqëndrimit dhe vazhdoi studimet. 
Ndërkohë iu dha e drejta për të botuar të  gjitha ato që sistemi i kalbur i E.H. 
ia mohoi. Ajo tani jaton bashkë me  familjen e saj, burrin e tre fëmijët në 
Bruksel (Belgjikë), ku fitoi Azilin  politik.  

Bajame hoxha-çeliku është Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe  Artistëve 
të Shqipërisë që nga viti 1998. 
Ka botuar pas demokracisë nëntë libra dhe pesë libra i ka në  shtëpi 
botuese ku së shpejti do të dalin në qarkullim. 
Ajo shkruan në prozë, në poezi, për të rritur dhe për  fëmijë. 
Librat që ka shkruar: 
"PERTEJ DHIMBJES" - Roman
"NATA E NJE MARTESE" -  Roman
"VAJET E PRANVERES" - Roman
"DIKU ATY" - Poezi 
"GJYSMA IME" -  Poezi 
"PUTHME" - Poezi 
"ANA DHE KLAJDI" - Poezi për fëmijë
"MIU MIY  KACAMIU" - Poemë për fëmijë
"TOMI DHE ZHERRI" - Poezi për  fëmijë.