Shpresa shqiptare e politikës amerikane

[email protected] Tue, 31 Jul 2012 09:11:36 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 

_ILIRIA NEWS AGENCY -  Shpresa shqiptare e politikës amerikane_ 
(http://ina-online.net/ekskluzive/19805.html)  Shpresa shqiptare e politikës  amerikane
 
 
Nga Uk Lushi 
Kur Roza dhe Zef Gjonaj, të sapomartuar me 1966 emigruan në Nju Jork, ata  
nisën të bënin nga dy punë. Çifti i ri kishte filluar të kursente çdo “penny”
  dhe pas dy vitesh ndërsa nusja e re ishte në dhimbjet e lindjes së 
foshnjës së  parë ajo ende nuk e kishte mësuar anglishten mjaftueshëm që të dinte 
të pyeste  se ku ishte infermeria e lindjes. 

Një fqinj amerikan pasi kishte dëgjuar  rënkimet e gruas pa hezituar kishte 
trokitur në derë dhe me dashamirësi e kishte  dërguar fqinjën me barrë në 
spital. Gruaja e re ishte bërë nënë. Foshnja e  porsalindur ishte djali Mark 
Gjonaj. St, 43 vjet më vonë, ai është një biznesmen  që ka vendosur të futet 
në politikën amerikane. 

Kush është  sipërmarësi Mark Gjonaj

Gjonaj, i biri i dy prindërve shqiptarë,  lindur në vitin 1968 në qarkun e 
Bronksit në Nju Jork, shitblerës  patundshmërish, pronar i qindra 
apartamenteve dhe ndër aktivistët më të  suksesshëm shqiptaro- amerikanë, i ka vënë 
vetvetes synim të bëhet përfaqësuesi  i Zonës Zgjedhore 80 në Asamblenë e 
shtetit të Nju Jorkut në Albany.  Strategjikisht ai është përcaktuar të testojë 
ujërat e politikës së shtetit të  Nju Jorkut së pari.

Suksesi në biznes mund të jetë arsye për komoditet  dhe ngurrim për 
angazhim politik për shumë njerëz; por jo për Gjonajn.  

Ai në deklarimet publike si motive kryesore të kandidimit të tij ka  
përmendur dy: dëshirën të përfaqësojë politikisht banorët e zonës ku ai i ka  
arritur sukseset e tij afariste dhe nevojën që komuniteti shqiptaro-amerikan të  
ketë pjesëtarët e tij në zyrat e shtetit amerikan të cilit i paguan taksa 
dhe  obligime të tjera.

Moskokëçarja politike e  komunitetit

I vetëdijshëm për indiferencën dhe moskokëçarjen  politike të një pjese të 
shqiptaro-amerikanëve mbi sistemin politik amerikan, si  asnjëherë më parë 
në historikun e komunitetit, Gjonaj ka organizuar disa tubime  informative 
dhe edukative për nevojën dhe rëndësinë e regjistrimit të të gjithë  shtetasve 
amerikanë me prejardhje shqiptare në listat e votuesve. Gjatë fushatës  ua 
ka shpjeguar votuesve, dhe veçanërisht atyre me prejardhje shqiptare, 
natyrën  duale të të qenit qytetar. 

Gati në çdo paraqitje elektorale Gjonaj u ka  përsëritur 
shqiptaro-amerikanëve që nëse duan fuqizim dhe pjesën e tyre të  financimit shoqëror ata duhet 
të regjistrohen dhe të dalin në votime për të  vendosur se kush dëshirojnë 
të jetë përfaqësuesi i tyre në kryeqytetin e shtetit  të Nju Jorkut– Albany. 

Me zgjuarsi, Gjonaj ka këmbëngulur që shqiptarët  e Amerikës më në fund, në 
vend se të mbledhin para për shoqata dhe asociacione  komunitare nga paratë 
personale, duhet të bëhen drejtues dhe punëtorë të zyrave  ku vendoset për 
financimin e çerdheve, shkollave, agjencive të punësimit dhe  shtëpive të 
pleqve për fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit që jetojnë dhe  punojnë në 
Zonën Zgjedhore 80. 


Po joshqiptarët kë duan të  votojnë?

Gjonaj ka fituar përkrahjen e shumë votuesve me  prejardhje italiane, 
irlandeze, hebreje, afrikane, kineze dhe hispano-latine, të  cilët angazhohen dhe 
bëjnë punë vullnetare për fushatën. Ka disa vite qëkur  politikani i ri nga 
Bronksi ka krijuar një rrjet fantastik të lidhjeve politike  në nivel lokal 
dhe federal, mirëpo asambleistja në detyrë – Naomi Rivera – është  një 
kundër-kandidate që i takon kastës së politikanëve karrieristë dhe  mbështetet 
nga krahët e pushtetshëm të babait dhe vëllait të saj – Joel dhe Jose  
Rivera, të dy anëtarë të rrethit të brendshëm të aparatçikëve të Partisë  
Demokratike. 

Në fakt, kjo ndërlidhje familjare dhe mungesa e rezultateve  për banorët e 
Zonës 80 nga ana e zonjës Riviera kanë qenë shtysa shtesë pse  Gjonaj kishte 
marrë vendimin të kandidonte. Mark Gjonaj thotë se nuk mund ta  pranojë që 
dikush pa rezultate të vendosë për fatin e qindra mijëra qytetarëve  dhe 
investimeve të tyre. Gara nuk do të jetë e lehtë.

A është ky  fillimi i një rruge të gjatë?

Sipas të dhënave të censusit  federal nga viti 2000, në Zonën Zgjedhore 80, 
e cila përfshinë lagjet Mosholou  Parkëay, Pelham Gardens, Pelham Parkëay, 
Allerton dhe Morris Park, jetojnë rreth  9.500 shqiptaro-amerikanë. Nuk mund 
të mohohet kontributi financiar i shumë  shqiptaro-amerikanëve dhe 
pjesëtarëve të etnive të tjera në organizimet  fondmbledhëse për fushatën e Gjonajt, 
por ndihmën më të madhe atij ia ofrojnë  ata që regjistrohen për votim deri 
30 ditë përpara datës 13 shtator 2012, që  është dita e zgjedhjeve.

Me 13 shtator 2012, shqiptaro-amerikanët nga  Bronksi e kanë rastin të 
ndihmojnë Mark Gjonajn të shkojë në Albany. Gjonaj ka  treguar një profil serioz 
që ofron zgjidhje për problemet ekonomike, arsimore,  shëndetësore dhe të 
sigurisë; si dhe një përvijim intelektual të cilin e sheh  vetëm te 
politikanët premtues. Ndërsa amerikanët e Bronksit me origjinë nga  mbarë rruzulli do 
të votojnë për Gjonajn, shqiptarët do të bënin mirë të  telefononin të 
afërmit e tyre, nëse i kanë në Bronks, dhe t’i lusin të dalin në  vendvotimet e 
Zonës 80. Duke i ndihmuar Gjonajt të vendoset në Albany (mbase)  hapet 
rruga, që, pas disa vitesh të kemi edhe Kongresmenin apo Senatorin e parë  me 
prindër shqiptarë në Ëashington. Pse jo? 


Politika dhe  komuniteti i shqiptarëve të Amerikës 



Për gati një shekull e gjysmë ekzistencë komuniteti  i shqiptarëve të 
Amerikës ka dhënë me qindra personalitete të dalluara në  biznes, avokati, 
kulturë, shkencë, sport, zbavitje dhe ushtri. Ky komunitet, i  vogël po i gjallë, 
arritjen më titanike e ka realizuar në politikën amerikane ku  ka ndikuar në 
mënyrë vendimtare që Ëashingtoni të mbështesë energjikisht  krijimin dhe 
ndërtimin e shteteve shqiptare në Ballkan. Mund të tingëllojë si  paradoks, 
porse i tërë ky lobim është bërë pa praninë e shqiptarëve të Amerikës  në 
institucionet politike të shtetit më të fuqishëm në botë. Kjo ka ndodhur pak  
për shkak të preokupimit me çështjen shqiptare në tokat e origjinës dhe pak 
për  shkak të plogështisë politiko-organizative. 

Sido që të jetë, viteve të  fundit nga komuniteti megjithatë ka lajme të 
mira. Shqiptarët e Amerikës janë  aktivizuar politikisht dhe me dhjetëra prej 
tyre janë duke kandiduar për t’u  bërë titullarë të zyrave përfaqësuese dhe 
vendimmarrëse në institucionet e  shtetit amerikan. Bazuar sidomos në 
profesionalizmin e fushatës, nga të gjithë  pretenduesit, njëri është më 
shpresëdhënësi dhe në ngritje e sipër të  shndërrohet në yll të politikës amerikane. 
Ai quhet Mark  Gjonaj.


Autori është aktivist shqiptaro-amerikan në New York të  SHBA-së