Ansambli ”Skampa” nga Elbasani, ko ncert ne Sarajeve
[email protected] Wed, 1 Aug 2012 14:16:59 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Koncert i Ansamblit ”Skampa” nga Elbasani, ne Sarajeve Koncert i SH.K.A ”Skampa” nga Elbasani, organizuar ne kuader te aktiviteteve per festimin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise SARAJEVE : (Bota Sot) : Ne kuader te organizimit te aktiviteteve te ndryshme per festimin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Sarajeve ne bashkepunim me Qendren kombetare te Veprimtarive Folklorike-Tirane, si dhe Sarajevo Art-BeH, javen e kaluar organizoi disa koncerte ne Sarajeve te Shoqerise Kulturo Artistike “SKAMPA”, nga Elbasani. Koncerti i pare hapes, u mbajt ne ambient te hapur para qendres BBI, ne qender te qytetit te Sarajeves, ku moren pjese personalitetet me te larta shteterore dhe kulturore te Bosnje dhe Hercegovines, perfaqesues te trupit diplomatik si dhe shume qytetare te Sarajeves dhe turiste nga vende te ndryshme te botes qe ishin ne vizite ne Sarajeve. SH.K.A. “Skampa” nga Elbasani, shfaqi nje repertor te shkelqyer te kengeve dhe valleve shqiptare, me kostume te bukura popullore dhe u pershendet me entuziazem te madh nga publiku vendor dhe turistet e shumte. Gjate qendrimit kater ditor ne Sarajeve, anetaret e Sh.K.A. “Skampa” defiluan neper qendrat dhe rruget kryesore te qytetit, me flamurin kombetar, pllakatin me mbishkrimin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, si dhe veshje kombetare te trevave te ndryshme shqiptare. Gjithashtu, u mbajten koncerte ne ambient te hapur ne qendrat kryesore te tri komunave me te medha te Sarajeves. Anetaret e Shoqerise Kulturo Artistike “Skampa” vizituan dhe Ambasaden tone ne Sarajeve, ku u priten nga Ambasadori Flamur GASHI. Mediat e shkruara dhe elektronike, e cilesuan ne raportet e tyre muajin korrik, si muajin e kultures shqiptare ne Sarajeve/BeH. Vetem gjate muajit korrik 2012, ne kuader te aktiviteteve per festimin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, Ambasada Shqiptare ne Sarajeve/BeH, ka organizuar tri aktivitete te medha kulturore si: Koncerti i Orkestres Simfonike te Radiotelevizionit Shqiptar, ekspozita e piktorit nga Tirana z.Mustafa ARAPI , kater koncerte te Shoqerise Kulturore Artistike “Skampa” nga Elbasani. Te gjitha keto aktivitete i percollen mbi dhjete mije spektator si dhe pothuajse te gjitha mediat e shkruara dhe elektronike pergatiten reportazhe dhe lajme nga keto aktivitete duke vene ne pah arritjet e Shqiperise ne 100 vite pavaresi, si dhe resurset e shumta ekonomike dhe turistike te vendit tone. Koncerti hapjes i SH.K.A.”Skampa” ne platon e qendres BBI, ashtu si edhe koncerti i Orkestres Simfonike te Radiotelevizionit Shqiptar, u transmetua drejtperdrejte nga Televizioni shteteror BHT1.