James Holmes per heren e dyte ne gjyqe, i akuzuar per masakren ne Kolorado

[email protected] Wed, 1 Aug 2012 14:18:55 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
James  Holmes per heren e dyte ne gjyqe, i akuzuar per masakren ne  
Kolorado 
BEQIR  SINA, New York 
James  Holmes i dyshuari per masakren ne Aurora, eshte ngarkuar me 142 
pikat(counts),  perfshire 24 te vrasjes me qellim.  
 
AURORA  COLORADO :  Personi i armatosur qe dyshohet se te premten ne 
mesnate me 20 korrik vrau 12  njerez dhe plagosi 58 te tjere ne nje kinema te 
qytetit Aurora ne Colorados,  doli per te dyten here kete te hene ne gjyq, 
nderkohe qe hetuesit ende po  perpiqen te sqarojne rrethanat e ngjarjes.  
Kesaj  rradhe gjyqi u zhvillua me "dyer te mbyllura" duke larguar gazetaret 
dhe  fotoreporteret nga salla e gjyqit, ku po zhvillohej gjykimi i te 
akuzuarit James  Holmes. Ne kete seance largimi i tyre, sipas shtypit amerikan, u 
be me kerkese  te avokateve te te akuzuarit, te cilet thuhet se kerkuan qe 
te mos lejohen  gazetaret dhe kamerat ne salle. 
James  Holmes i dyshuari per masakren ne Aurora, eshte ngarkuar me 142 
pikat(counts),  perfshire 24 te vrasjes me qellim.   
Gazeta  me e madhe e Denver - Post, shkruan sot se ajo ka informcione te 
bazuara nga  zhvillimi i gjyqit te tij Sipas saj akuzat, te cilat rendojne mbi 
te akuzuarin  perfshijne: "24 akuza per vrasje te shkalles se pare, pra 
vrasje me qellim dhe  116 akuza per tentim vrasje, nje akuze per posedim te nje 
mjeti shperthyes dhe  nje akuze per nje pergatitje per te bere nje krim 
nepermjete  dhunes. 
Kjo  gazete ka biseduar me nje avokat te njohur amerikan, i cili i ka thene 
se "Ne  total nga maskra jane te vrare 12 vete nga te shtenat ne mase, dhe 
58 te tjere  po nga ato te shtenat ne mase u plagosen, per kete lloj krimi 
sipas ligjit  amerikan denimi maksimal per James Holmes, eshte sipas tyre se 
ai duhet te  denohet me vdekje, ndersa denimi minimal eshte burg per jeten 
pa  kusht." 
Holmes,  akuzohet edhe per minimin e baneses se tij, me qellim qe te 
shperthej tere  ndertesen. Prokuroria shteterore tashme njoftoi se do te kerkoje, 
per te gjitha  akuzat e ngritura kundra tij: "denim me vdekje per  Holmes". 
Burime  brenda gjyqit, i kane thene kesaj gazete se Holmes ka folur nje 
here, gjate  paraqitjes se tij te dyte ne gjykatore sot, e cila, ndryshe nga 
pamja e tij te  pare me 23 korrik, nuk u transmetua ne televizionin amerikan. 
Kur gjykatesit e  pyeten nese ai pranoi te heqe te drejten e tij - per nje 
seance paraprake brenda  35 diteve, Holms, i cili thuhet se dukej ashtu si 
"pa fund", ashtu siç beri me  23 korrik, u pergjigj, "Po!" 
Hetuesit  thone se Holmes filloi grumbullimin e armeve qe do te perdorte 
per masakren,  kater muaj para se te ndodhte ngjarja te premten me 20 korrik 
2012. Ata thane se  kane prova qe ai i ka blere armet e-perfshire nje arme 
gjahu 12- (gauge  shotgun), nje arme automatike AR-15 me fishek te kalibrit 
40-(caliber) ne maj  dhe qershor.  
Ne  prag te masakres Holmes kishte siguruar armet dhe municionin, siç 
pohohet ne  aktakuze, duke dhene indikacione se sulmi ishte i planifikuar. 
Raportet e  hetuesve kane pershkruar vrasjen siç ishte planifikuar metodikisht; 
pas  arrestimit te Holmes mbasi policia zbuloi ne apartamentin e tij ne 
Kolorado,  provat, ku thuhet gjithashtu se i akuzuari kishte nje fletore, me "plot 
detaje  rreth asaj se si ai ishte duke shkuar per te vrare njerez"  . 
Kjo  eshte paraqitja e dyte e Holmes para gjykates. Para nje jave ai nuk 
kishte thene  asgje, dukej shume i lodhur dhe perpiqej te mos flinte. Tash per 
tash nuk ka te  dhena se çfare kane kuptuar organet hetuese per motivin e 
ketij krimi. Holmes  sipas eksperteve dyshohet se eshte i çmendur - legjitim, 
ai ka kerkuar nje  punetor ne burg si filmi Batman dhe nje dite peshtyu nje 
roje burgu dhe pohoi se  ai nuk ka asnje ide se pse ai eshte pas hekurave. 
Edhe  kete gjykim 24 vjeçari James Holmes, i kishte floket te ngjyrosura 
dhe kishte  pamje te hutuar, por nuk shprehu ndonje emocion te veçante ne 
sallen e  gjyqit. 
Autoritetet  e burgut po e mbajne Holmes-in te izoluar ne qeli ne Aurora te 
Colorados, prane  Denverit. Ai akuzohet se perdori gaz lotsjelles ne nje 
kinema ne qytetin Aurora  gjate shfaqjes se premieres se filmit te ri me 
Batman, “The Dark Night Rises”,  dhe pastaj hapi zjarr mbi shikuesit. Policia e 
arrestoi ate ne sheshin e  parkimit pa ndonje rezistence nga ana e tij 
 
James  Holmes i dyshuari per masakren ne Aurora, eshte ngarkuar me 142 
pikat(counts),  perfshire 24 te vrasjes me qellim.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 44 KB) - not displayed
clip_image002.jpg (image/jpeg, 78.7 KB) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 70.3 KB) - not displayed