“Vatra” dhe Harry Bajraktari teleg ram ngushëllimi për Arbër Xhaferrin

[email protected] Fri, 17 Aug 2012 15:25:19 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_Fillimi_ (http://ina-online.net/)  | _Maqedoni_ 
(http://ina-online.net/maqedoni/maqedoni/index.1.html)  | 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


 




_ILIRIA NEWS AGENCY -  “Vatra” dhe Harry Bajraktari telegram ngushëllimi 
për Arbër Xhaferrin_ (http://ina-online.net/maqedoni/20375.html)  
_http://ina-online.net/maqedoni/20375.html_ 
(http://ina-online.net/maqedoni/20375.html) 
“Vatra” dhe Harry Bajraktari telegram ngushëllimi për Arbër Xhaferrin
 
 
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” ka shprehur ngushëllime në 
adresë  të familjes Xhaferri dhe PDSH-së. 

“Ne e ndjejmë veten shpirtërisht pranë  jush në këto çaste të vështira dhe 
ndan dhimbjen me Ju për humbjen e njeriut të  dashur, politikanit të urtë 
dhe vizionar, udhëheqësit me këndvështrim  perëndimor, parlamentarit debatues, 
filozofit të kthjellët, njeriut të  përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave 
dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoni  dhe Rajon, rilindasit të kohëve 
moderne, mendimtarit progresiv, njeriut të  dialogut, promovuesit të lirive 
njerëzore. Vatranët shprehin dhimbjen për ikjen  para kohe të njërit prej 
politikanëve më të orientuar Kombëtar, i cili të gjithë  jetën e tij e vuri në 
shërbim të çështjes Kombëtare”, theksohet në telegramin e  “Vatra”, duke 
shtuar se Arbën Xhaferi ishte dhe një mik i Vatrës dhe i  vatranëve.

“Ne e ndjejmë se shuarja e politikanit Arbën Xhaferi është një  humbje 
kombëtare që do ta ndjejë jo vetëm politika shqiptare në Maqedoni, por i  gjithë 
Kombi. Arbëri ishte modeli i politikanit që di të debatojë dhe të  
promovojë ide progresiste kombëtare. Kontributi i Arbër Xhaferit në çështjen  
kombëtare mbetet një vlerë e pazëvendësueshme”, thuhet në telegramin e  “Vatra”.

Harry Bajraktari, një nga veprimtarët e dalluar të çështjes  shqiptare në 
SHBA ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Xhaferri dhe  PDSH-së. 

“Me keqardhje këtu në SHBA mora lajmin mbi vdekjen e të  dashurit tuaj, 
Arbër Xhaferri, i cili me veprimtarinë e tij la gjurmë të thella  në politikën 
kombëtare në të gjitha trojet shqiptare, veçmas tek shqiptarët e  
Maqedonisë. Ai ishte themeluesi i PDSH-së dhe përmes këtij subjekti luftoi për  të 
drejtat kombëtare të shqiptarëve të këtyre viseve, që politika shoviniste  
sllavo-maqedonase i kishte privuar me dekada. 
Vdekja e hershme e këtij  personaliteti politik nuk është humbje vetëm për 
familjen tuaj, por në  përgjithësi për gjithë politikën shqiptare, sepse 
idetë e tij për kombin ishin  të thella dhe të studiuara mirë nën prizmin e 
avancimit integrues. 
Arbën  Xhaferrin kam pasur rast ta njoh edhe personalisht. Ju lutemi 
pranoni  ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe të pakonpensueshme”, 
thuhet  në mesazhin e Harry Bajraktari.  (INA)