Junus Emre

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Wed, 6 Feb 2013 14:51:34 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=9gMtTc8=fMY_EBoXfhMF_sMLRr3qNjsQSnvKaR9RT0g@mail.gmail.com>
DETI I DITURISË SË ANADOLLIT 03

http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=fd1584c8-d83c-4724-ae86-180141b22681
Në pjesën e tretë të programit do t'ju prezantojmë një dervish të thjeshtë
turkmen me emrin Junus Emre, i cili thëniet e tij i shkruante me një
turqishte të kulluar.
[image: Deti i diturisë së Anadollit 03]
                 Postuar më 17.01.2013 09:55:32 UTC
 Përditësuar më 17.01.2013 11:44:05 UTC

Qytetërimet madhështore themelohen vetëm me personalitete monumentale. Nga
aspekti i rritjes së njerëzve monument Anadollin mund ta krahasojmë me një
burim. Mendoni shekullin e 13-të, kur i gjithë Anadolli zhuritej nga
kryengritjet, luftërat dhe thatësira. Në çdo anë mbisundonte destabiliteti.
Rrënimi i shkaktuar nga dyndjet mongole nuk kishte të llogaritur. Njeriu
besimtar i Anadollit, në një krizë të thellë si pasojë e invazionit mongol,
që digjte e shkatërronte çdo gjë, duke vrapuar drejt krahëve të njerëzve të
zemrës miq të Allahut, gjeti prehje e qetësi, u gjallërua dhe u rilind në
një kohë kur tërë Anadolli ishte përballur me rrezikun e humbjes së
identitetit. Sepse përparimi i mongolëve idhujtarë drejt Perëndimit duke i
mundur me radhë ushtritë më të fuqishme islame, e kishte bërë popullsinë e
Anadollit të vuante, të dëshpërohej, madje ta humbte shpresën. Kështu, nga
mërzitja e madhe, kishin filluar dalëngadalë të dukeshin shenjat e
shkëputjes nga origjina dhe zakonet, traditat dhe mënyra e jetesës e
mongolëve kishin filluar të ktheheshin në modë. Ja pra, në një periudhë të
tillë në tokat pjellore të Anadollit gjelbëronin si natyra në pranverë
Haxhi Bektash Veliu, Mevlana Xhelaledin Rumiu, Hoxhë Nastradini, Ahi Evrani
e shumë dijetarë  të tjerë, që bëheshin shembull në mendim dhe vepër për
popullin duke u këshilluar njerëzve të Anadollit bashkimin dhe dashurinë,
për të cilat kishin më shumë nevojë.

[image: Tyrbja e Junus Emresë]

Midis këtyre të urtëve renditej edhe një dervish i thjeshtë turkmen me
emrin Junus, i cili thëniet e tij i shkruan me një turqishte të kulluar.
Sipas poetit të famshëm turk, Xhemal Sureja, “vjershat e tij ishin si
dhembët e qumështit të gjuhës turke”. Me anë të vargjeve të tij të
kulluara, Sheh Junusi lartësonte moralin dhe mbante gjallë shpirtin e një
populli. Ai ishte shkëndijë e një zjarri, që do të ngrohte zemrat për
mijëra vjet; një pishtar vezullues, që do të ndriçonte errësirën e një
periudhe të skëterrë dhe do të mbulonte me dituri, urtësi dhe edukatë një
shtet të tërë. Dhe aq e madhe ishte drita e tij, aq fortë shkëlqente ajo,
sa që nuk është venitur edhe sot e kësaj dite, pavarësisht se kanë kaluar
me qindra vjet.

Këtë javë do të flasim për Junus Emrenë, një burim drite shumë i fuqishëm,
që me filozofinë e tij të thellë ndriçon “Detin e diturisë së Anadollit”...

Vlerësimi i kohërave të vjetra të historisë me një pikëpamje nga e sotmja
është mjaft e vështirë, sepse për t’i kuptuar drejtë njerëzit dhe ngjarjet
e epokave të shkuara duhen njohur mirë kushtet e atyre moteve.

Në vitet, që ka jetuar Junus Emreja, Anadolli ishte në një gjendje tepër të
mjerë për shkak të përçarjes dhe trazirave politike, por ishte gjithashtu
një hapësirë gjeografike e pasur me besime, ku bashkëjetonin fe të
ndryshme. Përballë pakënaqësisë dhe mungesës së shpresës, që kishin
shkaktuar turbullirat politiko-ekonomike të asaj kohe, trojet e Anadollit
nxorën si kundërhelm njerëz të mençur e të ditur, që quheshin “evlia”. Këta
ishin teologë shumë të mirë, zotëronin në majë të gishtave
oratorinë/letërsinë, por ishin edhe persona tepër të suksesshëm. Dhe falë
filozofisë së tyre për jetën, që e themeluan rreth dashurisë hyjnore, ata i
vunë masat në lëvizje, i bënë njerëzit të ndihen sërish të gjallë, i
bashkuan popujt nën strehën e një konsensusi dhe uniteti fetar shumë herë
më fuqishëm se më parë.

Ja pra, Sheh Junusi ishte një nga udhëheqësit më të fortë të këtij
konsensusi dhe solidariteti shpirtëror. Ai e nisi jetën si një dervish i
thjeshtë dhe e vazhdoi atë me të njëjtën modesti. Për 30 vjet me radhë ai i
kishte shërbyer me devotshmëri mësuesit të tij. Thuhet se gjatë asaj kohe
Junus Emreja nuk kishte çuar në portën e teqesë asnjëherë qoftë edhe një
dru të shtrembër për zjarr. Madje kur e kishin pyetur rreth kësaj, ai ishte
përgjigjur me fjalët: “Nga kjo portë nuk kalon dru i shtrembër.” Me pak
fjalë, ai ishte një personalitet që jo vetëm fliste, por edhe vepronte
drejtë. Ai e kishte sinqeritetin të skalitur në shpirt.

*[image: Çezma Junus Emre në Vjenë]*

Ky personalitet dhe karakter, që të jepte besim, ka luajtur një rol të
rëndësishëm në respektin, që Sheh Junusi gëzonte anembanë hapësirës
gjeografike të Anadollit dhe më gjerë. Madje sinqeriteti i nuhatej që në
vargjet e para të vjershave të tij. Fjalët e tij nuk mund të dilnin kurrë
nga një zemra e njeriu të pasinqertë. Edhe nëse vërente një gabim, Junusi e
kërkonte sërish tek vetja. Kjo mënyrë sjelljeje ishte edhe çelësi, që i
hapi atij rrugën për t’u bërë i besueshëm dhe njeri i të drejtës.

*“Njeriu ekziston me katër gjëra”*, thonë të vjetërit:*“Ujë, zjarr, ajër
dhe tokë.”* Edhe Sheh Junusi na i shpjegon këto elemente në librin e tij me
titull “Risale” (Broshurë), por duke i shprehur ato me ekuivalentet e tyre
në shpirtin e njeriut:

*           Toka është durim, thjeshtësi, t’i bësh mirësi popullit dhe të
jetosh me nder.*
 *           Uji është pastërtia dhe bujaria tek njeriu.*

 *           Era tregon madhështinë e njeriut, por edhe pamjen e tij të
shtirur.*

 *           Dhe natyrisht zjarri; ai është lakmia, pasioni dhe nepsi i
pangopur brenda njeriut.*

 Era dhe zjarri janë burimi i gjallërisë dhe fuqisë së njeriut. Jeta buro
nga këto elemente. Por nëse nuk ekuilibrohen me ujin dhe tokën, ato mund ta
çojnë njeriu në rrënim. Prandaj, Junus Emreja kërkon që vese si zemërimi
dhe koprracia, veçori këto që i përkasin zjarrit dhe erës, të zëvendësohen
me bujarinë, urtësinë dhe durimin, cilësi këto të ujit dhe tokës.

Ai kështu ka vepruar edhe për vete. Shikoni me vëmendje historinë e jetës
së tij, lexoni vjershat e tij, dëgjoni legjendat që tregohen për të dhe do
të vëreni vetëm një bashkim të harmonizuar të virtyteve. Vetëm se ai mbi të
gjitha virtytet ka vendosur dashurinë. Pra i ka zbukuruar dhe thelluar
virtytet me dashuri. *“Kur dashuria lulëzon e gjithë dhimbja pushon”, ka
thënë ai.* Sa e thatë dhe vrazhdë është gjithçka na rrethon në mungesë të
dashurisë; më mirë se Junusi dhe Rumiu këtë nuk mund ta shpjegojë kurrkush.
Sepse Sheh Junusi gjatë gjithë jetës së tij ka ngarë pas dashurisë, si një
fllad që shëtit vend më vend.

Mirëpo mos vallë ankohej ai nga kjo? Jo, aspak. Ai, me vetëdije të plotë
dhe dëshirë të madhe, e kishte shndërruar të gjithë jetën e tij në një
udhëtim dashurie shpirtërore. Dhe padyshim që ai kishte mësuar ta shikonte
të gjithë botën me syrin, ndjenjën e dashurisë për njerëzit, kafshët, bimët
dhe natyrisht më shumë me dashurinë për Perëndinë.

Sa shumë i donte Junusi fjalët “dituri” dhe “e vërtetë”! Sepse sipas tij,
kjo botë nuk është një punë ashtu e kotë. Duhet ta kuptosh dhe t'i
zgjidhësh të fshehtat. Misteret e botës dhe krijimit presin që njeriu t'i
kuptojë ato.

[image: Bust i Junus Emresë në Turkmeni]

Faktikisht dituria për të cilën ai bën fjalë është pak ndryshe nga
historia, gjeografia, fizika apo kimia, që mësohen nëpër shkolla. Ai na
flet për diturinë e të vërtetës (Ilm-i Hakikat). Pra për të njohur
vetveten. Sipas Sheh Junusit, njeriu që nuk njeh veten, nuk mund të mësojë
shumë në këtë jetë, le të vrapojë dhe lexojë sa të dojë.

Vetëm kur njeriu të fillojë të njohë veten, atëherë përpara tij do të
shfaqen sekretet e ekzistencës. Vetëm atëherë do ta njohë Krijuesin dhe do
ta shikojë shëmbëlltyrën e Tij tek krijesat.

Ja pra, kjo është pika ku fillon filozofia e njësimit. Në të gjitha thëniet
e Junus Emresë dallohet ndjenja e këtij njësimi. Gurët, toka, pemët dhe
ujërat në të vërtetë janë të gjitha nga një pamje e po të njëjtit realiteti.

Junusi e vështron çdo gjë “përzemërsisht”, prandaj arrin ta shikojë çdo gjë
kështu si një të vetme. Kur njeriu mëson të shikojë me dashuri, atëherë
atij asgjë nuk do t'i duket e huaj.

Kjo gjendje shpirtërore e Sheh Junusit kishte depërtuar në të gjithë
ekzistencën e tij. Fjalët e tij, që gurgullojnë si një lumë në pranverë,
janë plot thirrje për dashuri dhe solidaritet. Në trupin e tij është
gjallëruar dhe mishëruar mendimi, që njerëzimi e ka kërkuar gjatë gjithë
historisë së tij dhe e ka paraqitur si idealin më të lartë.

Ndoshta prandaj si epilog na duhet të themi këto fjalë: Junus Emreja nuk
është një poet i zakonshëm. Ai s’është një dervish si shumica e të tjerëve,
që kanë thënë 2-3 aforizma. Ai është burim diturie, apogje i letërsisë.
Shumë pak të vdekshëm janë ngjitur në majat, që kishte arritur ai. Vendi i
tij është gjithnjë pranë Rumive, Hafizëve dhe Ikbalëve; shumë më lart
Gëteve, Bajronëve dhe Pushkinëve...