Dashuria e Arkitekt Sinanit dhe Mihrimah-ut

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Tue, 12 Feb 2013 21:08:27 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=1AyiTgpsgSv=2tsQWk-ypNZXaM-Y+pSw=3r-nzOwjbQ@mail.gmail.com>
DASHURITË E MËDHA NË HISTORI 3

http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=cbf29391-77fa-448e-b38e-6cf1815a0289
Dashuria e Arkitekt Sinanit dhe Mihrimah-ut, vajza e vetme e Sulltan
Sulejmanit të Madhërishëm.
[image: Dashuritë e mëdha në histori 3]
                 Postuar më 11.02.2013 07:43:06 UTC
 Përditësuar më 11.02.2013 07:46:52 UTC





‘Të dashurosh dhe të të duan është një gjë që dihet historikisht”, thotë
Baki, poeti më i madh i kohës së Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm. Dhe
ashtu është me të vërtetë.

Dashuria, për të cilën do t’ju flasim është një nga dashuritë më
enigmatike. Ajo është dashuria e këndshme dhe elegante ndërmjet Arkitekt
Sinanit me Sulltaneshën, Mihrimah, vajza e vetme e Sulltan Sulejman
Kanuniut, i cili ka jetuar në periudhën më të lavdishme të Perandorisë
Osmane.

Mendohet sikur dashuria mbaron kur të dashuruarit bashkohen me
njëri-tjetrin, por në fakt ajo që merr fund është rrëfeja. Tani nuk ka
mbetur më gjë për të përgojuar. Sepse të dashuruarit e vazhdojnë në
privatësi dashurinë e tyre. Por në qoftë se nuk bashkohen, pikërisht
atëherë ata i kapërcejnë vendet, ambientet, kohën dhe e shkruajnë dashurinë
e tyre në histori. Në qoftë se Ferhati me Shirinin nuk do të kishin çarë
malet, në qoftë se Mexhnuni nuk do të ishte kthyer në gojëdhënë sepse
kishte folur me ujqit dhe zogjtë duke ecur në shkretëtirat pa fund, në
qoftë se nuk do të ishin ndërtuar me përmallim për të dashurën sa e sa
vepra të shenjta arkitekturore si Taxh Mahall, në qoftë se të dashuruarit
nuk do ta shprehnin me zë të lartë dashurinë e tyre me anë të vargjeve duke
u shndërruar në poetë, ne sot nuk do të kishim dijeni për historinë e
asnjërit prej tyre!

            Një klithmë e tillë e qetë janë edhe veprat e menduara dhe
projektuara me një finesë mjaft të hollë të xhamive që ndodhen në lagjet
Yskydar dhe Edirnekapi të Stambollit, të ndërtuara për vajzën e Sulltan
Sulejmanit të Madhërishëm, Sulltaneshën Mihrimah, nga Arkitekt Sinani,
gjeniu më i madh i arkitekturës së të gjitha kohërave.

Sulejman Kanuniu (i madhërishmi) u gëzua shumë kur gruaja e tij,
sulltanesha Hyrrem solli në jetë pas disa princave edhe një vajzë.
Padishahu emrin që nëna e sulltanit (Valideja) kishte zgjedhur për vajzën e
tij ia pëshpëriti vetë në vesh foshnjës. Ky emër ishte: Mihrimah; që do të
thotë ‘diell’ dhe ‘hënë’.

Vitet kaluan dhe kur sulltanesha e bukur u rrit, ashtu si femrat e tjera të
familjes së dinastisë edhe ajo do të bënte një martesë politike.
Pavarësisht se ajo ishte vajza e Sulltanit, ardhmëria e shtetit renditen
para prioriteteve të saj. Kështu që sulltanesha Hyrrem (gruaja e
sulltanit), e cila kishte ndikim në politikën shtetërore, e kishte caktuar
me kohë kandidatin për dhëndër. Ky person ishte Rustem Pasha, valiu i
provincës së Dijarbakirit, një nga njerëzit e besuar të sulltaneshës
Hyrrem.

Sulltanesha Mihrimah, duke qenë një nga femrat e dinastisë ishte e privuar
nga dhembshuria e nënës së saj, që njihej për rregulla mjaft të forta e të
ngurta, dhe e cila më shumë se gjithçka preferonte të ishte pjesë e
politikës, vuante nga malli për babanë e saj, jeta e të cilit kalonte nëpër
ekspedita luftarake, ishte e vetmuar nën hijen e konkurrencës që bënin
vëllezërit e saj për të hipur në fron, pavarësisht se secilin prej tyre e
donte shumë. Kurse Arkitekt Sinani ndjehej i vetmuar për shkak të aftësive
të tij mjeshtërore në mesin e arkitektëve të tjerë nën hijen e veprave
sublime që kishte ndërtuar në tokat e Perandorisë të shtrirë në tre
kontinente dhe nami i të cilave ishte përhapur nga perëndimi deri në
lindje. Dhe këta dy njerëz të vetmuar për herë të parë u panë në sy me
njëri-tjetrin falë ceremonisë së organizuar në Pallatin e Sulltanit për
ndarjen e detyrave pas ekspeditës në Hungari, ku Arkitekt Sinani kishte
dhënë një ndihmë të madhe në korrjen e fitores duke ndërtuar mbi lumin Prut
një urë me shpejtësi dhe talent, që i kishte lënë të gjithë me gojë hapur.
   [image: Xhamia e Sulltaneshës Mihrimah në Edirnekapi/Stamboll]

Me sa duket Mihrimah kishte kërkuar nga arkitektët që kishin fituar emër në
Perandori me veprat e tyre të ndërtonin për sulltaneshën e vogël një xhami
në lagjen Yskydar. Arkitekti i rrëmbyer tashmë pas zonjushës plot hirësi
nisi të ndërtojë një nga xhamitë më të bukura të tij. Situata ishte e
njëjtë edhe për sulltaneshën Mihrimah. E ndodhur në vetmi nën hijen e
dinastisë edhe sulltanesha Mihrimah gjente ngushëllim për dhimbjen e saj
duke u marrë me punë të tilla. Ndërsa për arkitektin, Mihrimah ishte
sekreti që ai e mbante fshehur nga të gjithë. Ditën ajo ishte ‘mihri’, pra
‘diell’, kurse natën ishte ‘mah’, pra ‘hënë’ që ndriçonte botën.

Kur shkoi në Bursa për të kontrolluar ndërtimet që vazhdonin në këtë qytet
arkitekt Sinani kërkoi takim me Sulltan Sulejamanin duke rrezikuar edhe
humbjen e postit të kryearkitektit të Perandorisë. Qëllimi ishte që të
kërkonte dorën e vajzës së sulltanit, të cilën edhe ai vet ashtu si dhe
Perëndimorët e cilësonte si ‘mrekulli’.

Edhe pse Sulltan Sulejmani e respektoi dhe e dëgjoi kërkesën e
kryearkitektit, të cilin e donte shumë, në fund të dëgjoi të shoqen,
Hyrremin dhe vendosi që vajzën t’ia jepte Rustem Pashës. Këtë Sinani e
mësoi nga vetë goja e Sulltan Sulejmanit dhe u plagos shumë në zemër.
Kështu e kishte humbur përjetësisht Mihrimah-un.

[image: Arkitekt Sinani]Për Sinanin ishte tepër e vështirë të merrte pjesë
si një nëpunës i Pallatit në dasmën madhështore të një njeriu që e donte aq
shumë dhe të përballej me atë në Pallat (Saraj). Ajo që e ngushëllonte
ishte xhamia në Yskydar që ishte duke ndërtuar për Mihrimahun. Vetëm se në
të kundërt me atë që kishte kërkuar Mihrimah, xhaminë Sinani e mbështolli
me brenga sikur donte të shprehte me këtë dhimbjen që kishte përbrenda
shpirtit dhe e privoi atë nga kaltërsia e bregut të Yskydarit dhe drita e
diellit. Por muret e jashtëm të xhamisë i përdrodhi si të ishin fustani i
Mihrimahut, ndërsa muret e brendshëm i zbukuroi me fajanca elegante duke
simbolizuar bukurinë që qëndronte në fisnikërinë e sulltaneshës si mjellmë
zonjë.

Që nga ajo kohë Sinani filloi të fliste me gurët dhe të bisedonte me
mermerët. Tani veten ia kushtoi punimeve ndërtimore që udhëhoqi vetë duke
filluar që nga Ballkani e deri në Hixhaz. Sikur ky përkushtim, i shprehur
në çdo vepër të tij me një talent të befasueshëm për cilindo që i shikonte,
të ishte një monument më vete i ngritur për të dashurën që nuk kishte qenë
asnjëherë e tij.

Po Mihrimahu që vuante nga mungesa e dashurisë dhe dhembshurisë? Ajo
përballej me një tjetër vuajtje nga ajo e Sinanit, i cili ishte ilaçi i
vetmisë. Por edhe pse nuk ishte e lumtur, ajo ishte e detyruar të vazhdonte
jetën. Në emër të asaj që të dukej sikur merrej me diçka dhe duke marrë si
shembull të ëmën, Mihrimah kishte filluar të angazhohej dalëngadalë edhe në
politikë duke mbajtur anë në rivalitetin mes vëllezërve të saj. Por
megjithatë ajo preferonte të ndiqte aktivitetet bamirëse, të cilat i
krijonin asaj mundësinë për të parë Arkitekt Sianin, edhe pse në mes të
turmës. Xhamia e dytë që kërkoi të ndërtohej në lagjen Edinerkapi të
Stambollit me donacionet e saj do të ishte edhe domethënia më e madhe e
dashurisë së tyre elegante.

Kur i erdhi kërkesa nga sulltanesha Mihrimah për ndërtimin e një xhamie
tjetër, pasi kishte mbaruar xhaminë e Sulejmanit, Arkitekt Sinani kishte
arritur tashmë periudhën e mjeshtërisë së tij. Ai ishte i lumtur pasi do të
ndërtonte edhe një xhami tjetër për sulltaneshën e bukur, malli për të
cilën po e digjte për vite me radhë. Xhamia do të mbante emrin e
sulltaneshës. Me dashurinë që kishte rritur për vite brenda vetes do të
ndërtonte një xhami që rrëfente  Mihrimah.

Në fillim për të lënë të kuptohet se sa shumë kishte vuajtur shpirtërisht
nga mungesa e Mihrimah-ut ai zgjodhi një vend të qetë për ndërtimin e
xhamisë. Xhaminë e bëri të vogël me qëllim që të simbolizonte anën fisnike,
të sjellshme dhe naive të Mihrimahut. Qemerët e kupolës, rrathët e minares
i bëri me forma të përdredhura për të rikujtuar flokët e gjatë të
Mihrimahut. Dëshira e tij ishte që faltorja të simbolizonte hijeshinë e
bukurisë së thjeshtë, por fisnike të vajzës së sulltanit.

Në kupolë ndërtoi një numër të madh dritaresh në një mënyrë që deri atëherë
nuk kishte arritur ta realizonte asnjë arkitekt. Arkitekt Sinani dëshironte
që kur Mihrimah të hynte brenda në xhami, të mbështillej nga një ndjenjë
shpirtërore e pastër, çliruese dhe plot dritë. Në kundërshtim me xhamitë me
dy minare të ndërtuara deri atëherë në emër të femrave të sulltanatit,
Arkitekt Sinani këtë xhami e bëri me një minare me qëllim që kjo të
simbolizonte që të dy të dashuruarit bashkoheshin me njëri-tjetrin vetëm në
vetmi.

Arkitekt Sinani emrin e të dashurës së tij të zemrës, - 'Mihr i Mah', pra
‘diell dhe hënë’ i kishte bashkuar deri në pafundësi në këto dy faltore që
kishte ndërtuar në emër të saj. Sekreti që do të zbulohej shumë vite më
vonë ishte ky: ditën që kishte lindur sulltanesha Mihrimah, pra vetëm në
një ditë të vitit, dielli perëndonte prapa xhamisë së sulltaneshës Mihrimah
në Edirnekapi, kurse hëna lindte mes minareve të xhamisë së sulltaneshës
Mihrimah Yskydar. Sikur donte kështu të aludonte në formën më të bukur për
Mihrimahun, që kishte kuptimin ‘hënë’ dhe ‘diell’, dhe në mënyrë që
vlefshmëria e domethënies të mbijetonte duke kaluar nga goja në gojë në
shekuj.

Dashuria ishte ndenja e fuqishme që Arkitekt Sinani ushqente për
Mihrimahun, që e merrte emrin nga hëna dhe dielli që lartësoheshin mbi dy
xhami që ai kishte ndërtuar në Yskydar dhe Edirnekapi me një përllogaritje
tepër të mençur, dhe vlefshmëria e kësaj dashurie do të vazhdojë të
përcillet brez pas brezi edhe sikur të kalojnë shekuj të tërë.