Dashuria e Sheh Galibit dhe Bekhanes

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sat, 23 Feb 2013 14:41:13 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFkoqEzS9VrAfr81_doOzzyzPrsCGF85anQ1WPo6WNxP6A@mail.gmail.com>
DASHURITË E MËDHA NË HISTORI 4

http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=1bf6f5c5-cebb-41df-b5b7-9ccc25c10a1a
Dashuria e poetit, dijetarit të misticizmit islamik, Sheh Galip dhe
Bekhanes, motra e sulltan Selimit.
[image: Dashuritë e mëdha në histori 4]
               Postuar më 22.02.2013 15:47:04 UTC
 Përditësuar më 22.02.2013 15:47:04 UTC

’Çfarë nuk është e jotja nuk vjen tek ti. Askush nuk do të ta japë në dorë
atë që nuk kësmet për ty...”

Përballë fatit edhe dashuria, që është ndjenja më e fuqishme mbi rruzullin
tokësor, është e pashpresë. Ngandonjëherë të dashuruarit marrëzisht nuk
arrijnë të bashkohen me njëri-tjetrin, madje kur sakrifikojnë edhe jetën
për këtë. Rrjetat e fatit u thuren përreth dhe pengojnë bashkimin e tyre.

Historia që do t’u tregojmë në këtë shkrim ka të bëjë me dashurinë e dy
njerëzve të mirë e të bukur që nuk arritën të kapërcejnë muret e fatit të
tyre. Ajo është dashuria ndërmjet vajzës së Sulltan Mustafait, motra e
Sulltan Selimit, sulltanesha Bekhan e famshme me bukurinë e saj dhe Sheik
Galipit, një poet që eci në rrugën sofizmit, misticizmit islamik, autori i
një kryevepre në historinë e letërsisë turke me titullin “Hüsn-ü Aşk”
(Dashuria e Bukurisë).

Dashuria e tyre është jetuar në Stamboll, kryeqytetin e shtetit që kishte
nisur të lëkundej nën hijen e luftërave dhe trazirave të brendshme në fund
të shekullit të 18-të. Në këtë periudhë Shteti Osman mundohej të ruante
pozicionin e tij ndërmjet vendeve që ishin përfshirë nga rryma si
Revolucioni Francez, ndërtimi i kombit, të drejtat dhe liritë e njeriut si
dhe kolonializmi.

Sulltanesha Bekhan ishte një nga Sulltaneshat Zonja të këtyre viteve të
vështira për perandorinë. Me mençurinë, edukatën dhe bukurinë që kishte ajo
gëzonte respekt pranë babait, xhaxhait dhe vëllait të saj, të cilit kanë
qenë të gjithë sulltanë. Ndërsa Sheik Galipi ishte poeti i fundit që kishte
bërë emër në letërsinë e Pallatit Osman (Divan Edebiyatı). Ai kishte hyrë
në pallat që kur ishte ende 24 vjeç, në moshën 26-vjeçare kishte shkruar
një vepër të mrekullueshme si “Hüsn-ü Aşk”, ndërsa kur ishte 34 vjeç ishte
emëruar si Sheh në Mevlevihanenë e Gallatës. Sheh Galipi ishte një poet aq
i madh saqë një nga emrat e rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore turke,
Nazim Hikmet, kur ia lexoi vjershat e tij shkrimtarit rus, Majakovski, ky i
fundit i kërkoi Nazimit t’ia përsëriste disa herë. Dhe pastaj duke i
referuar vjershës së Sheh Galipit Majakovski do ti thoshte këto fjalë Nazim
Hikmetit: “Në fakt ideali poetik që ne mundohemi aq shumë për ta arritur
është kapur prej kohësh nga poetët tuaj të vjetër”.

 Kur ishte ende 26 vjeç Sheh Galipi kishte zënë vendin e merituar në
kuvendet letrare me veprën “Hüsn-ü Aşk” që kishte shkruar dhe ishte një
poet i famshëm që emri i përmendej me zili. Megjithëse në vjershat e tij
fliste për dashurinë, në fakt ai nuk kishte rënë asnjëherë në dashuri.
Ndërkohë që si një Mevlevian me prejardhje nga familja, ashtu si çdo
mjeshtër i misticizmit islamik edhe për atë dëshira më e madhe ishte të
gjente dashurinë dhe të kapte falë saj dashurinë hyjnore. Edhe pse dëshira
e tij ishte shumë e madhe, kur e pa që nuk po e gjente dot dashurinë shkoi
në provincës e Konjës.

Gjatë kohës që kaloi në Konja, Sheh Galipi kishte lidhur miqësi me princin
e kurorës, Selimin, i cili mbahej larg nga Stambolli për arsye se ishte një
nga trashëgimtarët e fronit. Ky princ me këtë shpirt artistik që pëlqente
muzikën tregohej miqësor dhe i bënte komplimente Sheh Galipit, për emrin e
mirë të të cilit kishte dëgjuar shumë dhe që e donte gjithnjë e më shumë sa
herë që bisedonte me të. Të dy bashkë i binin nejit (lloj fyelli),
recitonin vjersha dhe zhyteshin në biseda të thella për misticizmin.

Kur Sulltanesha Bekhan shkoi nga Stambolli në Konya për të vizituar të
vëllain e saj, Princin Selim, ky i fundit deshi ta prezantonte të motrën,
që e donte shumë pavarësisht se ajo ishte me nënë tjetër, me mikun e tij me
shije artistike Sheh Galipin. Kur Sheh Galipi hyri në pallatin ku qëndronte
princi mendonte se do ta gjente vetëm Selimin, ashtu siç ndodhte gjithmonë,
por kur pa një femër të ulur pranë tij u turpërua duke menduar se ishte një
nga femrat e haremit të tij dhe hodhi një hap prapa. Princi Selim e kuptoi
gjendjen e Galipit dhe kur i prezantoni motrën që kishte pranë Galipi
ngriti sytë nga toka dhe ia nguliti sulltaneshës Bekhan që në atë kohë
numëronte të 18-at.

Edhe pse sytë i drejtoi menjëherë në një anë tjetër në mendje vazhdon të
sodiste siluetën e saj. Buzëqeshja nga turpi e sulltaneshës Bekhan ishte
kthyer në prush zjarri dhe ishte vendosur në zemrën e dervishit dhe me
shkëndijën e saj ia kishte ndezur zjarrin përbrenda. E njëjta ndjenjë
dehëse kishte kapluar edhe sulltaneshën Bekhan.

E ndërkohë që ditët linin prapa javët dhe javët muajt, zemrat e tyre
rrihnin së bashku, edhe pse nuk e shikonin njëri-tjetrin nga afër që kur
Sheh Galipi ishte kthyer në Stamboll pas Sulltaneshës Bekhan. Sulltanesha
Bekhan ishte optimiste për të ardhmen. Sepse Galipi tani ishte një njeriu i
njohur në Pallat, ishte një njeri i dashur jo vetëm për profesionin por
edhe me edukatën që kishte. Edhe Galipi vet, i nxitur nga emocionet që e
kishin kapur kur kishte mësuar që edhe sulltanesha Bekhar e donte atë,
mendonte se nuk kishte ndonjë pengesë për bashkimin e tyre.

Por loja interesante e fatit i ndryshoi papritmas kushtet. Galipi i dehur
nga dashuria kishte ndërmarrë në vetvete një larje hesapesh. Si një
Mevlevian ai dashurinë e kishte kërkuar me qëllim shkurtimin e rrugës që do
ta çonte atë tek Zoti. Por tani ishte i dashuruar me Bakhanin, me një
ndjenjë që ia kishte përvëluar zemrën, ia kishte çoroditur shpirtin. Për
këtë arsye e ndjente veten fajtor ndaj Krijuesit. Kryesorja ishte
mosbashkimi me Bekhanen. Për të harruar zonjën e Pallatit dhe për të
ndrequr gjendjen shpirtërore Galipi u mbyll në Mevlevihane. Pasi kishin
kaluar rreth tre vite tani mendonte krejt ndryshe: Tek dashuria hyjnore
mund të arrinte edhe duke mbrojtur dashurinë botërore (dashurinë në tokë).
U vu menjëherë në lëvizje për të gjetur Bekhanen, por tani ishte shumë
vonë.

Sovrani Osman, i cili ishte i detyruar të ruante me një politikë të
kujdesshme ekuilibrin e marrëdhënieve me vendet evropiane, i ndodhur në një
gjendje të vështirë për shkak edhe të luftërave që vazhdonin nga njëra anë,
lëvizjen e radhës e bëri duke përdorur sulltaneshën Bekhan, si nevojë kjo e
interesave të politikës së brendshme. Kishte vendosur që Bekhanen ta
martonte me ish-komandantin e truprojës së tij që ishte nipi i Sulltan
Abdylhamitit.

Ashtu si vajzat e të gjithë sulltanëve të dinastisë osmane edhe sulltanesha
Bekhan nuk kishte të drejtë të përzgjidhte për jetën e saj. Ashtu si
shumica e sulltaneshave të mëparshme edhe martesa e saj ishte për arsye
politike.

As sulltanesha Bekhan nuk ia shprehur dot ndjenjat e saj poetit Galip, as
Galipi nuk shkoi pranë sulltanit në Pallat dhe ti shpjegonte hallin që
kishte. Dy të dashuruarit e ndarë pas martesës së sulltaneshës vazhduan të
digjen në shpirt nga malli për njëri-tjetrin.

Galipi dashurinë e tij e rrëfente nëpër vjershat e poezitë që shkruante dhe
shërimin për hallin që e kishte kapluar e kërkonte nëpër Mevlevihane (teqe
e sektit mevlevi). Ashtu siç kishte arritur të bëhej një poet i madh në
moshë të re, ai ishte bërë shehu i Mevlevihanesë së Gallatës në një moshë
shumë të re për atë pozicion. Padishahu i kohës kishte qenë Sulltan Selimi,
miku i poetit që nga koha kur kishte qenë princ. Edhe pse Sulltan Selimi
tregohej i sinqertë me Galipin, duke i thënë atij “Shehu im borëbardhë”
duke e vendosur kokën tek gjunjët e Galpit sa herë që vizitonte
Mevlevihanenë, Galipi nuk gjente kurajë ti tregonte sulltanit dashurinë e
pafund që ushqente për Bekhanin. Në fakt po të donte Sulltani e
shkurorëzonte Bekhanen dhe e martonte me Galipin. Pasi po aq sa martesat
dhe shkurorëzimet e vajzave të dinastisë i shërbenin politikës së shtetit.
Por Galipi ishte dorëzuar përpara fatit të tij dhe nuk e tregoi sekretin e
zemrës.

Kurse Bekhanja u mundua shumë ta harronte Galipin, herë duke u mbyllur në
vetvete, herë herë duke vrapuar mbi kalë e herë herë duke u marrë me vajzën
e saj, por nuk arriti ta harronte Galipin. Ngushëllimi i vetëm për të ishte
të shikonte dhe dëgjonte Galipin nëpër bisedat mevleviane ku ajo merrte
pjesë bashkë me të motrën Hatixhenë dhe nënat e tyre pranë vëllait të madh,
Sulltan Selimin. Ambientet ku gjenin mundësi të shikonin njëri-tjetrin,
ndoshta edhe të bisedonin sado pak, ishin Mevlevihaneja e Gallatës dhe
ngandonjëherë Pallati i Sulltanit, atëherë kur shkonte për të vizituar
Sulltan Selimin.

Sheh Galipi, ashtu si gjatë të gjithë jetës çdo sukses e arriti në moshë të
re duke fituar reputacion dhe admirim, edhe nga kjo botë u largua herët.
Për shkak të veremit që ia shkatërroi trupin me dashurinë që kishte për
Bekhanen vdiq në moshën 42 vjeç. Poeti i fundit i Letërsisë së Oborrit u
nda nga kjo botë duke lënë prapa vjersha e poezi të cilat më pas do të
bëhet burim frymëzimi për sa e sa vepra letrare. Po jo vetëm kaq, ai la
prapa edhe një grua të përlotur të dinastisë osmane.

Sulltanesha Bekhan e pikëlluar me vdekjen e Galipit u kushtonte më shumë
rëndësi punëve bamirëse. Kishte shpëtuar nga vuajtjen e dashurisë dhe ishte
pjekur. Dëshira e saj ishte që të bashkohej me poetin e saj në botën
tjetër, edhe pse një gjëje të tille nuk ia arriti në këtë botë.