A ke dëgjuar ndonjëherë?
Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sun, 24 Feb 2013 21:05:03 +0100
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFnvG=bSdA6reg-Q_XWCy5z-_9XrVXE_XY20Mo3EzH1_8Q@mail.gmail.com> |
*A ke dëgjuar ndonjëherë?* *Hamdi Nuhiju* Jeta e njeriut përballet me sfida nga të ndryshmet. Ajo ndotet me dëshirën e njeriut e disa herë pa dëshirën e tij nga dashakëqijtë. Bota nuk është e zezë si duam ta shohim. Më shumë është ngjyrë bojë qielli, e hapur, e bukur, e lumtur, sesa e zezë. Prandaj edhe përballë sfidave duhet që të qëndrojmë fuqishëm, e jo të dorëzohemi. Beteja e njeriut në këtë botë, nuk nis me futjen e tij në luftë, po me qëndrimin përballë sfidave pas luftës. A do të mund ta paramendoje veten në një luftë pa mburojë? Ose edhe të jesh pjesëmarrës në karvanin e paqes pa marr me veti mjetet e nevojshme diplomatike? Po hesapet ndryshojnë pas luftës, kur mendon se gjendesh vet. I mbyllur në dhomë, flet me vetveten. Ti e di më mirë se gjithë të tjerët se: - sa njerëz ke mashtruar brenda ditës - sa mysliman ke përgojuar - sa herë sytë i ke çuar në haram - sa njerëz i ke lënduar me fjalë - sa njerëz i ke vjedhur - sa herë je treguar jo tolerantë - sa herë ke përdhosur adhurimet islame - sa herë ke nënçmuar librin e Allahut duke mos e lexuar - sa herë ke bërë mëkate nga dembelia - sa herë ke trokitur në derën e interesit - sa herë ke thyer premtimet ..... Vallë, a mos ke dëgjuar ndonjëherë që: - Pejgamberi a.s. të ketë mashtruar një njeri brenda ditës? - Pejgamberi a.s. të ketë përgojuar një njeri brenda ditës? - Pejgamberi a.s. t`i ketë çuar sytë në haram? - Pejgamberi a.s. t`i ketë lënduar njerëzit me fjalë? - Pejgamberi a.s. të ketë vjedhur? - Pejgamberi a.s. të jetë treguar jo tolerantë? - Pejgamberi a.s. të përdhos adhurimet islame? - Pejgamberi a.s. të nënçmoj librin e Allahut duke mos e lexuar? - Pejgamberi a.s. të bëj mëkate nga dembelia? - Pejgamberi a.s. të ketë trokitur në derën e interesit? - Pejgamberi a.s. të ketë thyer premtimet?! Kalojmë rrugëve dhe nuk i flasim vëllai-vëllait. E Allahu në Kur`an na quan vëllezër. Dytë qajmë dertin e Islamit dhe shpresojmë në sukses nga ana e Allahut xh.sh., ndërsa zemrat i kemi të ndryshkura nga epshi, inati, xhelozia, zilia. Si do ta kthejmë krenarinë e Islamit dhe sundimin e ligjit të Allahut mbi tokë kur: - nuk i flasim vëllait mysliman veç pse nuk ka mjekër - i quajmë prostitute gjitha ato motra që nuk kanë mbulesë - jemi jo tolerantë ndaj prindërve tanë vetëm pse nuk falen si ne - i pengojmë vëllait në xhami për një lëshim të vogël - merremi tërë kohën me myslimanët e jo me gjëra të dobishme - nxisim të rinjtë e të rejat që të mos lexojnë çdo gjë - i pengojmë aktivitetet humanitare veç pse nuk jemi duke i bërë ne - i përgojojmë, i nënçmojmë, madje edhe i shajmë dijetarët islam për disa gabime për të cilat Allahu ka premtuar edhe për to shpërblim - vështirësojmë e nuk lehtësojmë..... Po më tregon një mik i imi: ‘këto ditë isha në një udhëtim prej një qyteti në një qytet tjetër. Autobusi plot e përplot maqedonas ortodoks e ateist, ndërsa vetëm unë isha shqiptar mysliman. Futen dy pleq brenda dhe qëndrojnë në këmbë. Dy vajza maqedonase që në sytë e myslimanëve janë shumë pa edukatë, ia lëshuan vendet atyre pleqve, duke respektuar pleqërinë e tyre.’ Më thuani ju lutem, atë gjë duhej që ta bënim ne myslimanët, apo ato? Si do t`i flasim atyre njerëzve për Islam, kur ne tërë kohën merremi me thashetheme, po edhe me hadithe të Pejgamberit a.s., ku asnjërin prej tyre nuk e kemi venduar në vepër? Ndjekja e Sunnetit të Pejgamberit a.s. nuk është vetëm lëshuarja e mjekrës, po edhe përshëndetja me selam e myslimanëve të njohur e të panjohur. Si e pretendon t`i ndjekjen e Sunnetit të Pejgamberit a.s. kur nuk më përshëndet në rrugë vetëm pse nuk kam mjekër? Bota është shumë e shkurtër për ta kaluar në gjynahe.