[AlbClub] Lehte e keni ju t'Shqipnise...

Ardiani <[email protected]> Tue, 19 Feb 2008 17:21:13 +0900
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***



...me na urue neve t'Kosoves pavarsine. Hajde burra e po ju uroj edhe
une, n'krye t'heres, e tash po e vazhdoj m'i nda me ju dy cashtje qe
po m'brengosin n'ket dite.

E para asht puna e flamurit. Lehte e keni ju, e keni flamurin ma
t'bukur n'bote, t'kuq e t'zi, me shqipe n'balle. E per mue? Po m'duket
vetja si do tipa t'para nja 20 vjete qe e kishin frizuren e mbrapshte,
floket perpara t'preme e t'hujdisun thue se do me shkue n'mbledhje
biznisi, e floket mrapa t'gjate, bishta bishta bishtaleca, ready for
party. Kta t'Amerikes i quejne redneck tipat me ksi frizura. Njajte
edhe une, nji flamur per zyre e nja tjeter per qejf.

E dyta asht puna e punes. Bre burra, deri tash kam pase kuj me la lane
fajin per cdo deshtim temin. Po tash e tutje? A e dini bre qe e kemi
marre veten n'qafe me ket pavarsi e tash s'ka ma arsyetime, po duhet
me ju perveshe punes?

Po sidoqofte, masi qe u gzue poplli me dinjitet t'nalte (populli me
dinjitet, po edhe gzimi ke i dinjitetshem), mire asht puna.

T'fala e tana t'mirat,
Ardiani
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club