Re: [AlbClub] 10 Multinacionalet me te Keqija ne Bote

Ben <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***


Shoku Aurel,
Mire po ua ben imperialisteve. Ka ardhur koha qe populli yne, i bashkuar si nje trup i vetem, te ngrihet perseri ne Revolucion Proletar dhe t'i tregoje botes si ndertohet socializmi i vertete. Mbase duhet filluar si ne 1997-ten, nga Vlora jote heroike, e pastaj te shtrihemi ne te gjithe globin. Me mesimet e Partise ne mendje dhe ne zemer, nen drejtimin e te pavdekshmit shokut Enver, ne aleance me forcat perparimtare marksiste-leniniste kudo ne bote (sidomos me ekipin filmues to Michael Moore qe ka qene edhe ne Kube), me punetoret dhe kooperativistet shqiptare, me minatoret tane trima qe mbeten maja e mprehte e shpates se proletariatit, me forcat tona te armatosura, nen udheheqjen e tyre qe kane mbetur nga Byroja Politike - shokun Ramiz, shokun Hekuran, shoqen Lenka, shokun Pali, shokun Vangjush, shokun Simon etj. por edhe me grate revolucionare, shoqen Nexhmie, shoqen Vito, shoqen Fiqeret (ups!), le t'i versulemi imperializmit, t'ua bojkotojme industrine, bujqesine, etj. Forcat perparimtare ne bote, Kuba e fuqishme sociale me mjekesine falas, Korea e Veriut e patundur ne ekonomine e saj te lulezuar, President Hugo Chavez qe ua perplasi imperialisteve m'u ne mes te OKB-se, dhe te gjitha mbeturinat e komunizmit ne bote jane gati te permblidhen e te ngrihen per Revolucionin e madh. Le te shfrytezojme Internetin, kete shpikje diabolike te kapitalizmit, per t'i rene kapitalizmit. O sot, o kurre. Tym e hi ta bejme globin. Shume bukur e thoshe qe ne titull: KILL - KILL -KILL - VRIT, ky eshte humanizmi i vertete revolucionar! Ia nisim nje here nga 10 multinacionalet me te keqija, pastaj vazhdojme me 10 me te mirat. Derisa t'i kemi zhdukur te gjitha, t'i kemi shtetezuar, te kemi kryer reformen agrare, pastaj shtetezimin, kooperativizimin, tufezimin, arrezimin. Le te shkojme drejt tufezave dhe arezave. Rrofte Internacionalizmi Proletar! Poshte multinacionalizmi kapitalist! Lavdi te perjetshme Shokut Pol Poti! Lavdi Stalinit! Poshte Mikrosofti! Poshte kompjuterat! 
Poshte pija e degjeneruar borgjeze Coca-Cola! Poshte çokollatat! Poshte kepucet atletike! Poshte Fast-Food-i! Poshte Mishi! 
Rrofte Uji i ndenjur i Bovilles! Rrofte hallva dhe hasudja! Rrofshin kepucet e Gjirokastres! Rrrofte kukureci vegjetal! Rrofte bari!
Oh, me qe ra fjala, Rrofte Levizja Mjaft!

Date: Mon, 10 Sep 2007 16:56:07 +0200
From: [email protected]
To: [email protected]; [email protected]
Subject: [AlbClub] 10 Multinacionalet me te Keqija ne Bote


 
        
Autori: Aurel Muçaj
Burimi: http://www.qeveria.eu/fun/modules.php?name=Forums&file=viewtopic&p=9128#9128

Qellimi im eshte Informacioni, sepse kam besim tek forca e Informacionit. 
 Nuk mund te jesh i Lire nese je Injorant!!! 
  
 Coca-Cola, kam shkruar shume mbi rreziqet e kesaj pijeje dhe mbi shkeljet qe i bene te Drejtave te Njeriut. 
  
 Pas fytyres se paster te Mc
 Donald fshihet shkaterrimi i pyjeve ne Ameiken e Jugut, shfrytezimi i puntoreve dhe imperializmi ushqimor ne livell industrial. 
 1300 KM katror pyll shkaterrohet çdo vit vetem per imballazhimin e panineve. 
 Substancat Kimike perdoren ne te gjitha produktet ushqimore per ti ruajtur ato dhe per tu dhene nje shije te veçante. 
 Loja behet me e piste kur ne kete kurth futen edhe femijet me ushqimet LORA. 
 Per te mos folur per globalizimin e shijeve dhe vrasjen e produkteve vendase. 
  
 Biznesi gjakatar i Shell ndihmon Diktaturen Nigeriane, duke shtypur popullin. 
Piataformat e saj ne Nigeri kane sjelle nje ndotje te ambientit, per te thene pak Katastrofale, duke mos respektuar traditat dhe kulturen vendase. 
 Shell fiton milirda dollare ndersa banoret vendas te zhytur ne varferi e ne gjakun e konflikteve. 
  
 "Po jemi kapitaliste..., dhe nese fitojme ndonje dollare me shume nuk duhet ti kerkojme falje askujt". kjo eshte pergjigja histerike qe Nike Inc. i ka kthyer fushates se Bojkotimit. 
 Kerkojme fundin e punes se Femijeve qe punojne per Nike, pa te drejta Sindakale, te shfrytezuar per pak dollare. 
  
 Nje nga multinacinalet me te fuqishme te planetit qe ka ngritur perandorine e saj me Paperino e Topolino, por sot kane shtrire Tentakulat e tyre edhe ne shume fusha te tjera, nga ndertimet, mediat, komunikacioni etj... 
Nje shembull: nje puntor ne Haiti merr 27 centezim ora, pra i duhet te punoje 100 vjet, 10 ore pune ne dite qe te marri po aq sa merr Presidenti i Walt Disney ne 1 ore!! 
  
 Esso/Exon eshte Multinacionalja me e fuqishme ne bote, prodhon 1/8 e ekonomise boterore. 
 Sponsori krysor i
 luftes se Bush ne Irak, dhe nje nder kundershtaret e Paktit te Kyoto. 
 Esso ka hedhur ne gjyq edhe Greenpeace sepse ka nderruar simbolin e saj nga Esso ne E$$O ne sitin  http://www.stopesso.org/  
  
 Ashtu si shume here ka sinjalizuar UNICEF, Nestlé ka dhunuar kodin Nderkombetar te bere nga Organizata Boterore e Shendetesise qe ndalon reklamimin dhe perdorimin e Qumeshtit Pluhur per te porsalindurit. 
  
 Te gjithe e dine sa i demshem eshte Monopoli Microsoft, nuk kemi alternativa, madje shkon deri ne zhdukjen e konkurrenteve. Komuniteti Evropian e ka denuar me gjobe, por akoma nuk ka shenja per zhdukjen e Monopolit. 
  
 Benetton, ngjyrat e Bashkuara ne Zhfrytezimin... 

 Pas fytyres ekologjiste, umanitare fshihet realiteti i zakonshem Kapitalist, shfrytezimi. 
 Jane te shumta rastet e dhena nga mediat Italiane per femijet Kurde te shfrytezuar ne kushte te mjeruara qe punonin ne fabrikat e Benetton. 
  
  
 Bojkotojme per dhunimin e te rejtave te njeriut, dhe per agrsivitetin e Marketingit. 
 Sipas World Health Organization duhani eshte shkaku numer 2 ne bote i vdekjeve te parandalueshme. 
Mashtrimi qe i behet kosumatorit dhe mosinformimi i tij mbi rreziqet e duhanit, madje duke krijuar me ana te reklamave nje ide qe duhani te jep me shume "Paraqitje", madje ne Shqiperi duke perdorur edhe te rinjte neper reklama per te fituar nje fete te re Tregu. 
 Te gjithe keni pare vajzat e bukura ne plazh qe ju falin paqeta, madje edhe minoreneve. 
  
  
 Lista eshte shume me e
 gjate por ne shkrimet e metejshme do te shkruajme me shume duke shpresuar ne Sensibilitetin tuaj dhe ne Bashkpunim. 
  
  
 Per me shume lexoni: 
  
 http://www.globalexchange.org/getInvolved/corporateHRviolators.html 
 http://www.tmcrew.org/killamulti/index.htm

www.vlora.it 



      L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail
_________________________________________________________________
Discover the new Windows Vista
http://search.msn.com/results.aspx?q=windows+vista&mkt=en-US&form=QBRE


____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.